top of page

E SOTMJA


E SOTMJA Fatmir Terziu


E sotmja fluturon, skarcohet, harrohet, zhduket ... Ikjet ikin. Nënshkruhen ardhjet dhe ato të përkohshmet enden derisa qasen, derisa mbeten. U zbeha me të djeshmen. U meka në të sotmen u ktheva në kohë. Një kujtim më zgjon. Dhe ti je zhdukur. Përtej kopshtit me pemët e mëdha të jetës, në atë shtëpinë tjetër duke rikënduar ninulla me misërnike e gjumi, sikurse ndodh të dalësh prej tij, me vegimet e asaj dite mundohesh ta ribësh të sotmen, në sytë e gjyshes. Nuk dua të të shoh të heshtur. Dhe unë nuk dua të jetë po një e sotme, nuk ka kush të vendosë duart në zemër, në një fotografi ku syri nuk fle, mendimi ikën shpërngulet, i thellë, i butë, i parevokueshëm ... me të gjithë kohën, me të sotmen. Nuk po ankohem. Dhe unë nuk dua të jetë një depresion. Unë do të përpiqem të mos hesht ndërsa ju jeni larg, sepse mungesa e të sotmes, është rrjeta në një hije misterioze, një tingull, përplasja e të cilit të bën të pakohë, dua të zgjohesh, të zgjohesh edhe sot. Ti nuk je thjesht një ngjyrë. Prandaj mos hesht, por vëre gjumin jashtë ngjyrave, atje, në tokën e Sienës, ngjyrat janë një pigment që përmban oksid hekuri dhe oksid mangani jashtë nga pasionet e një piktori. Dhe në buzëkuq, derdhur për një ëndërr, mos këndo vetëm ninulla bota lëviz të sotmen, nuk fle në ngjyra! Dhe pastaj vizatohet e ardhmja, përqafoje, merre riskun! ...

24 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page