top of page

E përgëzoj autorin e artikullit


Prof Dr Eshref Ymeri

I dashur Profesor Fatmiri, Lexova artikullin e zotërisë Reis Mirdita, me titull:


Gjuha dhe huazimet shkatërruese”.


E përgëzoj autorin e artikullit për dëshirën e mirë që shpreh për të shmangur huazimet e panevojshme.

Zotëria i nderuar është nisur nga një qëllim shumë i mirë. Por problemi është se në artikull bien në sy ca pasaktësi në kulturën. gjuhësore. Autori është kundër huazimeve të panevojshme, kurse vetë e fillon artikullin me një fjalë të huaj krejt pa vend: Qe ca vite që është bë trend përdorimi i... Pse autori, në vend të fjalës trend, nuk përdor fjalën e shqipes prirje?

Në shembujt e mëposhtëm mungon kultura gjuhësore:

Na i mbajtëm anën e disa popujve (ne mbajtëm anën e disa popujve)

na bëjmë një përjashtim (ne bëjmë një përjashtim)

... a gjuhët e popujt tjerë (a gjuhët e popujt e tjerë)

Më pas vinë (më pas vijnë)

nuk iu dinë as kuptimin (nuk ua dinë as kuptimin)

ai nuk i din të dy fjalët e përdorura (ai nuk i di të dyja fjalët e përdorura)

vet se kupton (vetë s’e kupton)

ai… as mund t’i jep kuptimin (ai as mund t’i japë kuptimin)

do të filloi me një kronikë (do të filloj me një kronikë)

          Autori i artikullit duhet të ketë parasysh se para lidhëses por duhet vendosur presje (,).

Do të kishte qenë mirë sikur zotëria i nderuar, para se t’jua niste artikullin për botim, të këshillohej me një specialist të gjuhës shqipe. Se Portali juaj i nderuar vërtet quhet Fjala e Lirë”, por ai duhet të shërbejë edhe si tribunë e kulturës gjuhësore, në mënyrë që të gjithë dashamirësit e tij të respektojnë normat e drejtshkrimit të Shqipes sonë Hyjnore.

Me respekt.

Eshref Ymeri

Indianapolis, Indiana


04 qershor 2020

73 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page