top of page

E gjej një arsye të kthehem


E gjej një arsye të kthehem Një tjetër ndjesi më përcëlloi në fyt, Si një e djegme pas diçkaje të prishur, Të tjetërsuar njerëz t'kthyer aljenë, Me zemër t'gërvishur. Takova të nakatosur nga dashuria, Të vegjël në shpirt bark mëdhenj, Disa të tjerëve s'ua pashë fytyrat, Sy si të shterurit lumenj. As atë që e kam gjak s'e takova, Nuk erdhi ta pinim as dhe një kafé, Atë që në mërgim kurrë s'e harrova, Më paska harruar për be. Kemi ngrënë në një tepsi trahana, Kemi kafshuar të dy në një mollë, Me mburrje i thosha të kam si vëlla, Tani në shpirt vetëm një njollë. Tani në mendje një hapësirë bosh, As trarët e shtëpisë më s'po i njoh, Mu përshesh malli, u bë për në kosh, Po më erren sytë e s'po shoh. Po iki me një zemër të ngratë, E pangopur dhe e deshpëruar, Nuk "më njeh më guri i thatë", Nuk ndesha njerëz të malluar. Por prapë, e gjej një arsye të kthehem, Zbutem pa patur më të voglin pendim, Askush në këtë botë s'ma mohon, Pak ajër melhem të Atdheut tim. Arjana Fetahu Gaba, New Jersey, Shtator 2022

145 views3 comments

3 comentarios


Dhimiter Xhoga
Dhimiter Xhoga
13 sept 2022

Mbylia ketij prifrazimi shprehur shpirtin tuaj ATDHETAR.Ju prift mira Ana Fetahu Gaba! Si gjysh 86 vjcar ju Uroj-vite EMIGRACIONI perjetoj-e THWNIEN tuaj REALIZOJ!


Me gusta

desigaba
13 sept 2022

Si gjithmone fjale te ngrohta te mbushura me dashuri dhe ndjenje ne poezite e tua e dashur Arjana! Komplimente zemer!👏👏👏

Me gusta

mich.maska
12 sept 2022

Me pelqeu poezia jote, per freskine dhe konceptimin origjinal. Urime dhe arritje te tjera.

Me respekt, Myslim Maska, Athine.

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page