Tregim nga Kozma Gjergji
Unë dhe time shoqe u integruam shumë shpejtë këtu në Kandelora falë njohjes paraprake të gjuhës dhe përgjithsisht shoqërisë italiane nëpërmjet letërsisë, muzikës, kinemasë, kulturës.
Për koeçidencë fqinjtë ndodhën të gjithë italian, por më kryesorja janë marrdhëniet me ta. Na trajtojnë si të barabartë. Kanë respekt për njerëzit e punës dhe të sjellshëm, pamvaresisht kombësisë. Dhe këtë e manifestojnë që në shikim, buzëqeshje, përshëndetje dhe ndihmën pa interes.Kësisoi s'ke sesi mos t'i duash pa kufi, madje edhe tërë mjedisin e tyre.
Më e gjindëshme dhe e afruar me ne tregohet zonja Nerina, një beqare tek të gjashtëmbëdhjetë e pesat, sepse siç thotë, edhe ajo kohë më parë kishte jetuar e punuar në Gjermani për rreth një dekadë.
E ka bërë zakon që në festat kryesore të na sjellë dhurata. Dy fëmijtë tanë të vegjël i kënaq shpesh me lloj-lloj lodra e ëmbëlsira.
E shtoi akoma më tepër miqësinë me ardhjen e Jonidës, vajzës së vëllait të bashkëshortes, e cila na qe lutur vazhdimisht ta tërhiqnim për të punuar e ndjekur studimet e larta. Ja ofruam me dëshirë mundësinë, se veç të tjerave e pati mbaruar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera.
Mbase me zgjuarsinë a pamjen fort tërheqëse ja rrëmbeu krejt zemrën zonjës, sa kjo e do dhe trajton si bijën e saj. E fton hera-herë për në supermarkete dhe i blenë veshje. Gjithashtu sajon punë të ndryshme, që i kryejnë të dyja, dhe ja paguan një orë sa për pesë.
Vemë re me kureshtje se tek ajo po i shpeshton vizitat një djalosh mbi të tridhjetat i quajtur Roberto. Mendja na shkon tek Jonida dhe shqetësohemi. Megjithatë prapseprapë qëndrojmë të qetë duke pasur parasysh kujdesin dhe ndjeshmërinë e Nerinës.
Në një prej ditëve, kur këto punojnë bashkë, ja behu pikërisht ai. Zonja e pret me potere fjalësh e të qeshurash. E prezanton menjëherë.
-Është ndër kushërinjtë më të mirë, djalë xhentil, artist i lindur…
Vajza buzëqesh përmbajtur. Tiparet e saj goditëse, hijeshia rinore, sytë e mëdhej dhe shprehës bëjnë te i sapoardhuri një efekt befasues. E shikon dëshirues dhe në çast i jep karar të luajë rolin e një çapkëni të pasur e artisti të gjithanshëm. Zënë vend në soxhorno. Zonja ofron lëng frutash dhe pas pak tërhiqet në dhomën pranë e nis të merret me diçka.
-Gëzohem që iu shoh… Më ka folur Neri… I meritoni vlerësimet e sajë…, -nis bisedën djaloshi.
Jonida shpreh kënaqësi duke ruajtur neutralitetin. Robertos i shkrep befas një mendim absurd dhe dëshirë e egër për ta përdhunuar e zotëruar të tërën që këtë moment me vrazhdësi e paturpësi rrugaçi. Por në vend të kësaj i pohon:
-Jam habitur para do kohe, kur mësova se dhe raca shqiptare qenka superiore. Në një legjendë për popujt gjermanikë tregohej që një nga degët e gjakut qenkeni pikërisht ju, shqiptarët.
-Nuk kam dijeni. Tani për tani e kemi vështirë të mburremi…, -ia kthen ajo e tërhequr.
-Gjëra kalimtare… Kështu ka ndodhur dikur dhe me ne…, -justifikon ai e del ku dëshiron.
-A ju pëlqen muzika?
-Sigurisht, -gjegjet ajo.
-Këndoni?
-Sa për veten… Po ju? -guxon ta pyes, duke i treguar sytë e manushaqtë plot mistere, ku pasqyrohet jeta e saj e pastër.
-Unë pikturoj, këndoj, kompozoj, aktroi…
Kur Robertoja shikon që dërdëllitjet e tija po i bëjnë përshtypje vajzës -ia lëshon frerin fantazis, duke i dhënë të kuptojë, se jeta me të është muzikë, film, pikturë ,parajs e vërtet. Një ndjenjë e përflakur u jep shkëlqim dhe gojtari të holl e tërheqëse gënjeshtrave që end si merimanga për të gllabëruar viktimën.
Zonjusha, ndërsa e dëgjon me kureshtje e interes, vë re që ai e përpin me ca sy epshor xixëllitës. Një ndjesi e hareshme e mbulon të tërën, madje i pëlqen të ëndërroi. S'ka faj. Është në moshën kur lulëzojn iluzionet.
I vetëtin befas një mendim, një pandehmë: A mund të ndodhte çudia që ky djalosh të bëhej ai idhulli i ëndërrave që do t'ja praronte ditët me lumturi?
Artisti përpiqet të lexoi sa më qartë në sytë e saj nëse e pëlqen. Dhe mendon se kushedi ç'mrekulli do jetë të digjesh në flakërimat e një dashurie vullkanike me këtë të huaj!
Nuk e zgjat më tej nga meraku mos bëhet i mërzitshëm dhe i pabesueshëm. E përshëndet përzemërsisht e pasi përqafohet edhe me zonjën largohet.
Teksa ecën për në shtëpi bie në mendime: Ja, një vajzë që më duhet. Ta shtie në dorë sa më shpejt, se po filloi punën e shkollën rrezikoj ta humbasë. A mos bëra gabim që i thashë tërë ato rrena? Po ndryshe si do e joshja dhe tërhiqja?!…
Është gjithë qejf. Sapo hynë në dhom vihet para pasqyrës dhe duke shijuar fillimin e mbarë sodit gjatë veten. I pëlqen fytyra e hijeshuar dhe balli i lartë, mjekra qimeshkurre, flokët me krela. Edhe kombinimi i xhaketës me pantallonin, këmishën, kravatën, këpucët. I shkel syrin shembëlltyrës së tij e me mburrje i thotë: "Qerrata! "
Jonida e vazhdon bisedën në mendje. I tregon djaloshit se dhe ajo ka ëndrra e synime të bëhet dikush… Qesh pa ndonjë shkak. Gjithçka i duket e zhytur në ëndërrim. I bëhet sikur dhe sendet e shtëpisë i pëshpërisin fjalë dashurie dhe e nxitin, e ftojnë, e pyesin: "Hë, çdo më?!… "
Nuk e shpjegon dot sesi lumturia mund të vijë kaq papritur. Nis e këndon. Qesh përsëri. Pastaj papritur e kaplon një trishtim i paan dhe shumë pyetje zënë t'i vërtiten në kokë. Një ndër to është mos vallë dhe ajo po gënjehet e beson mendjelehtësisht te dashuria me shikim të parë? Frikësohet se ka dëgjuar që dashurinë e komandon shejtani, i cili të gënjen e mashtron pabesisht.
Ngrihet në këmbë dhe hedh vështrimin tej dritares ku jeta shpalos ngjyrat dhe e thërret me plotë premtime. Ka dëshirë të madhe të puthë fortë-fortë zonjën Nerina e falënderoi me mirënjohje.
Habitet sesi ky i huaj qyshë në përballjen e parë po i bëhet i afërt, madje i domosdoshëm. I faniten dashnorë të librave e filmave dhe me naivitet mendon se dhe ai e ajo iu përngjasojnë. Që me nat zgjohen ndjenjat e saj si ato lulet e harlisura në pritje të agimit. Një zog i padukshëm këndon dhe e mbush dhomën me tinguj magjepsës. Nuk e kupton qartë nëse ata tinguj vijnë nga dritarja apo kraharori. Kënga gazndjellëse e zogut e tërheq në një arrati të shfrenuar largësive të panjohura. Dhe ajo është gati të hidhet në krahët e asaj aventure pa pyetur për asnjë rrezik.
Robertoja i fton zonjën e zonjushën për një shëtitje në qytet. Pasi Nerina merr dakortësinë e bashkëshortes për Jonidën nisen gjithë kënaqësi. Shëtitja koeçidon me festën e panairin e çokollatës, ku reklamohen e serviren gratis tërë llojet e përgatitur nga mjeshtrit.
Ndërkohë që i shijojnë, koha fillon të trazohet dhe vetëtimat sinjalizojn stuhi. Me mbresa të këndëshme shpejtojn të kthehen në shtëpi.
Djaloshi e përsërit ftesën edhe dy herë të tjera. Bashkëshortja ime nuk e pengon Jonidën. Në shëtitjen e fundit Nerina shkëputet enkas për pak gjoja për tek një mikja e saj. Robertoja e shfrytëzon. Kalojnë nëpër parkun e madh të qytetit. Përkrah tij vajzës po i forcohet bindja se ata të dy kanë ardhur në këtë botë vetëm për njëri tjetrin, se ky i ri fisnik e i talentuar ka nevojë për të. Ka dhe plot enigma të tjera që nuk i shpjegon dot, si për shëmbull një diçka e papërcaktuar e tërheqëse që e shtynë të rrijë me të dhe e këshillon se nën pushtetin e tij prej mashkulli do jetë e kënaqur, e sigurt dhe e çliruar nga përgjegjësia për veten.
Robertotoja i shprehet më drejtpërdrejtë.
-Nuk e di pse të dëshiroj kaq fort… Ndoshta ngaqë më besohet se kam gjetur tamam atë që më përshtatet…
Jonida ja kthen me një pozë krenarie.
-Mos dikush tjetër do t’i shkonte më mirë profilit tuaj prej artisti?
-Mundet, por s'jam i sigurt nëse do ta doja si ty….
Zëri i prushtë dhe fjalët e ëmbla e të mençura të tij kanë te zonjusha një fuqi sugjestionuese.
-Të dëshiroj, -i përsërit dhe vetëtimthi e puthë në buzë.
-Mos! -i thotë ajo, duke tentuar t'i shmanget me një kundërshtim të fikur. Ai e rrok shtrëngimthi i gëzuar që tanimë gjithçka në atë qenie të brishtë do t’i përkas. Të nesërmen i dhuron një skulpturë në dru, ku është gdhendur një çift lejlekësh puqur sqep më sqep.
Djaloshi avancon në synimet e tij. Bashkë me zonjën Nerina vjen te ne e kërkon dorën e Jonidës. Dëshiron menjëherë të bashkëjetoi ose fejohet. Gjendemi të papërgatitur. E falenderojmë dhe i themi që vajza ka ardhur së pari për të vazhduar shkollën… Premton se nuk do ta pengojë për asgjë. E përfundojmë takimin, duke e lënë në pritje gjersa të bisedojmë me prindërit e vajzës.
Ashtu veprojmë. I vemë në dijeni shpejt dhe ju kërkojmë përgjigje. Befasohen, megjithatë duan të dinë sa më shumë rreth rastit. I informojmë që është një italian mbi të tridhjetat, djalë i vetëtëm e jeton me prindërit pensionistë, artist i suksesshëm. Nëse i ngjan të kushurirës, zonjës Nerina, që ne e kemi mike të ngushtë, iu themi se ky shans s'duhet humbur. Dakordohemi, por mbi të gjitha presim ç'do thuaj Jonida, e cila si mezi të priste e jep menjëherë pëlqimin gjithë kënaqsi.
Kështu pa asnjë pengesë për ndonjë paragjykim, ngurrim apo frikë nga e panjohura dëshira e dy të rinjve legalizohet. Shpejt ata nisin jetën e re në shtëpinë që Robertoja mori me qera. Gjithçka aty zonjushës i duket më e ndritur, e bukur, përfshi edhe disa instrumente muzikore e partitura, kamera e aparate fotografike, kostume rolesh, maska e paruke që i dashuri përdor.
Robertos pasi iu fashitën valët epshore kryeneçe i rikthehet më me furi pasioni e frymëzimi për të krijuar. E fillon me pikturën, duke hedhur në telajo një motiv që e ka ngacmuar prej kohësh: "Grindja e bubulliave dhe rrufeve me natën".
Në një nga intervalet i shfaqet partnerja si ëngjëll i muzës. Asaj i bën mjaft përshtypje mjedisi tejet i rrëmujshëm në studio. Ngado materiale pikture, shirita letrash, zhele të ngjyrosura, foto, copëra revistash, kavalete, që çuditërisht në atë parregullsi kanë gjetur arsyen e ekzistencës.
Përqëndrohet në disa prej pikturave të sapofilluara, të papërfunduara apo në mbarim e sipër mbushur me gjithëfarë njolla, shkarravina, elemente shënjues, skicime objektesh të deformuar e figura njerzore të turpshme, të cilat ajo i merr si shprehje të stilit rebel e novator të Robertos.
Humbet në përsiatje. I gjithë ai kaos ngjyrash i ngjan herë me rrënoja ëndrrash që thërrasin shpresëhumbur e ngrenë pyetje, herë me shkulme të kërleshura dallgësh në një liri e çlirim marramendës, herë me xhunglën që jep ankth e frikë, herë me qiej ku digjen vegime flakëruese e përleshen pasione të stuhishme, herë me qimitero ku janë varrosur dëshira, besime, iluzione të kota…
Në disa prej tablove i bëhet se ngjyrat urrehen e kacafyten me njëra-tjetrën e krijohet një situatë ferri, në të cilën peneli gjykon e jep drejtësi, se në to ka shumë kryelartësi, mëshirë, absurditet, energji, guxim, anarki, triumf e mbi të gjitha një pushtet të diçkaje hyjnore që e mbart arti i Robertos. Meqenëse s'arrin dot të depërtojë në enigmat e domethënien e pikturave të djaloshit artst, ato i duken edhe më të jashtëzakonshëme e të pakapshme. Si çdo e dashuruar i vesh atij cilësi të paqena.
Ndërsa pushtohet nga këto ndjesi, sepse i vijnë të gjalla në mendje imazhet mahnitëse të ikonave të piktorit mesjetarë shqiptar David Selenica: "Shpërfytyrimi", "Thoma Mosbesuesi", "Vajtimi i mbivarrshëm", "Prehja".
Mbas dy muajsh ndërrohen motet. Jonida dëshiron shumë që për festën t'i bëj Robertos një surprizë. Kur ai të kthehet nga studioja t'i shfaqet përpara me maskën e kaprolles dhe interpretoj diçka gazmore. Pastaj t'i propozojë ta kalojnë natën e Vitit të Ri në ndonjë lokal ku vallëzohet e jepet koncert i gërshetuar me humor.
Vajza kuptojë që bashkëjetuesi gjithnjë e më tepër i pakëson shpenzimet e daljet me veturë. Është bërë më i menduar. Një ditë e dëgjon teksa i lutet pronarit ta presë për pagesën e tretë të këstit mujor të qerasë.
Dhjetori vjen i vërejtur e i ftohtë dhe nuk tregohet aspak bujar me ta për festën e ndërrimit të viteve.Jonida ndjen tepër keqardhje për partnerin. Një artist i madh si ai nuk e meriton këtë. Çuditet sesi s'kujtohet dikush ta ndihmojë. E qorton rreptë brenda vetes shurdhërinë dhe indiferencën e shoqërisë, që për gjeninë janë fyerje e rëndë.
-Kam dëgjuar se në Francë, Gjermani, Izrael për artistët zbatohet parimi: "Shpenzo sa ke nevojë e krijo sa të mundesh." Po këtu përse?!… -e pyet ajo me druajtje.
Artisti nuk i pëgjigjet. Jonida është e gatshme të bëj gjithçka, sepse kur je e dashuruar asnjë sakrificë s'të duket e rëndë. Për të dashuria nënkupton ta duash të shtrenjtin e zemrës më tepër sesa veten, të japësh çdo gjë pa asnjë interes.
I kërkon me ngulm që ta lejojë të fillojë ndonjë punë çfarëdo, qoftë dhe si pastruese apo në shërbim të të moshuarve. Ai rrudh vetullat e i përgjigjet.
-Ti kujton se më pëlqen të pranoj që të kthehesh në shërbetore e unë të vazhdoj i qetë të merrem me krijimtari? Jo de jo!...
Në fakt e pengon se ka tmerrësisht frikë mos e josh ndonjë me xhepat plotë dhe e humbet përgjithmonë. Ndonëse ajo e siguron që e bën nga dëshira e madhe për ta ndihmuar, që të mos i largohet artit asnji çast e shndërrohet në një kopje punësh të rëndomta, artisti është i prerë e krejt kundërshtues. Përballë vendosmëris së tij ajo tërhiqet.
Në pamundësi të gjetjes së ndonjë zgjidhjeje Jonida iu telefonon prindërve ta ndihmojnë. Përshëndetet me të ëmën dhe fillon ta gënjej sikur Robertoja ka qenë në një specializim dhe nga ky shkak gjenden tepër ngushtë për lekë. Qiradhënësi ju kërkon të lirojnë shtëpinë, pasi nuk i kanë paguar qiranë prej tre muajsh. Vjerri e vjerra s'u japin më asnjë çentezë, se i duan që të banojmë bashkë në vilën e tyre.
-Megjithë shpirt dëshirojmë, po ku t'i gjejmë aq të holla?! Ti e di… -i thotë mamaja me zë të habitur e të mekur.
-Shitni shtëpinë e banoni me qira si plot të tjerë , -i sugjeron fare lehtësisht dhe shton: -Pak më vonë ju blejmë ne tjetër më të mirë. Roberto është duke hedhur në treg një disk me we
Hkompozime të zgjedhura dhe do çel ekspozitën me pikturat më të veçanta, nga të cilat presim miliona…
E ëma e shushatur si ta kish goditur rrufeja s'di si t'i përgjigjet. I premton ta bisedoi me të shoqin. Kërkesa e së bijës bën tek babai efektin e bombës. Atje ai pa qartë humnerën ku ajo ishte gremisur. Vendos në moment të shkoi menjëherë dhe t'i kërkoi që të largohet sa më shpejtë prej bashkëjetuesit, të rikthehet tek halla, të fillojë punën dhe universitetin.
E di që s'do ta ketë të lehtë, sepse tanimë vajza është bërë e varur nga ai njëlloj si nga narkotiku. Përfytyron kur t'i sugjeroi të braktisë atë mjerim, ajo do t'ja kthej se është e lumtur; kur t'i lutet që të ndahet prej tralalasë mashtruese e parazitare, do i pohoi se është talent që s'arrini ta kuptoni, dhe së fundi që nuk ka ankesa për të dhe me jetën e saj bën ç'të dojë. Ja, kështu. Ec e gjeja kuptimin të tillë arsyetimi.
Sipas tij e vetmja gjë e errët e dashurisë është verbëria, e cila ose nuk e shehë hiç fare të keqen e idhullit, ose e merr për virtytin më të lartë.
E shumërespektuara Valentina, edhe ne ju shprehim sentimentet tona
më të përzemërta e miqësore. Më preku dhe emocionoj konsiderata Juaj dhe
riktheu vite të shkuara, kur unë e Myslimi, ashtu siç e thotë ai mjaft bukur në
opinionin për tregimin, ishim të verbuar pas letërsisë tamam si fluturat me dritën.
Nuk mund t'i harroj sa e sa kujtime, që shikuar nga e sotmja marrin më tepër
vlera e kuptime. Edhe pas kaq kohe miqësia jonë mbetet e shtrenjtë.
Ju urojmë gjithë të mirat juve dhe dashurive tuaja të mëdha Laurës, Orgesit, nipit.
Përqafime, Natasha, Kozmai.
Shume te nderuar miqe shpirteror te rinise se hershme, Natasha dhe Kozma. Mbaj mend, qe atehere Myslimi me thoshte: Kozmai eshte nje talent i lindur per letersine. E besova! Dhe vertete jam mrekulluar me poezite dhe tregimet e tij. Me pelqeu shume tregimi i fundit
"E ERRETA E DASHURISE" C'te them me teper se sa ka thene Myslimi. Urime, suksese.
Ju perqafoj me mall juve te dyve, dhe Albanen dhe Alketin dhe niprit dhe mbesat.
Me shume dashuri dhe respekt Valentina Maska, Athine.
Miku im Myslim, të përshëndes dhe falenderoj shumë për vlerësimin dhe
mendimet rreth tregimit, të cilat ia shtojnë edhe më tepër hijeshinë. Teksa i lexoj më
ndëmenden plotë krijime të shkurtra që për nga emocionet, mesazhet e filozofia që
përcjellin e tejkalojnë dhe një roman të tërë.
Të uroj shëndet e frymëzime për të tjera kulme në krijimtarinë tënde cilësore.
Përqafime, K.Gjergji.
Koleg i respektuar, z.Minush, ju falenderoj për angazhimin, mendimet e sugjerimet
e dobishme rreth tregimit. Edhe unë, ashtu siç e thoni dhe ju, e kisha shqetësim se duhej ta
ngarkoja më tepër me negativitet personazhin kryesor, Roberton, për ta bërë situatën më dramatike, gjë të cilën e kam plotësuar tani. Mundet që variantin e përpunuar ta publikojë në një kohë të mëvonshme. Ripunimi nëse është i nevojshëm veç e përmirëson krijimin.
Ju uroj shëndet e krijimtari sa më cilësore, K.Gjergji.
C'te them me teper se vleresimi qe i bejne tregimit tuaj Prof. dr. Eshref Ymeri dhe Z. Minush Hoxha ? Megjithate, do te deshiroja te shtoja se ky tregim ka te vecanten, te shkruarit pak ndryshe nga tregimet e meparshem te autorit. Ka analizen psikologjike te personazhit (Aq sa duhet)
E sakte: Fluturat marrosen pas Drites, aq sa verbohen dhe me tej nuk dine se c' bejne...
Faleminderit per kenaqesine estetike, per zhbirimin e nje pamjeje tjeter te dashurise.
Te fala. Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.