top of page

...e drejtë analiza juaj për thënien e Kryeministrit Edi Rama


Vedat Shehu

Pëshëndetje Zoti Frank Shkreli;

e drejtë analiza juaj për thënien e Kryeministrit Edi Rama. Por Komunizmin, unë e vështrojë nën një kënd tjetër. Thirrjet "Poshtë Komunizmi" nga ndonjë ish sekretar i devotshëm i një organizate baze enveriste i bërë krye-kundërshtar i Partisë Socialiste që është vazhdimsi e Partisë së Klikës makabre Enveriste, nuk kanë cënuar fare bëmat kriminale të Enver Hoxhës dhe as kanë dënuar konkretisht dhe me vendim Partie apo Kuvendi "Luftën e Klasave si shkatrimtare të kombit dhe vijueshmërisë së rikthimit në Demokraci Perëndimore". Mandej do të duhej që të theksohej nga krerët e Partive kryesore dhe shtetit të merrej vendim që si Bolshevizmi Rus (i vetquajtur Komunizëm) edhe Nazizmi Gjerman ishin në atë epokë armiq të Demokracisë Perëndimore; edhe Balli Kombtar dhe Legaliteti, d.m.th., Ballistët dhe Zogistët ishin jo-bolshevik dhe jo-nazist dhe synonin Demokracinë Perëndimore të shpallur Demokraci Borgjeze Armike nga Enver Hoxha. Demokracinë Perndimore synojmë ta vendosim në Shqipëri, qysh 5-6 vjet pas vekjes së Enver Hoxhës. Ndaj duhet Kuvendi të nxjerrë dekret që "Lufta e Klasave ka qenë kunder demokracisë Perëndimore ku ne aspirojmë sot, pikërisht në atë demokraci ku synonin ballistët dhe zogistët që, prej Bolshevikëve Stalinistë Shqiptaro -Jugosllavë, u përjashtuan nga Fronti i Perbashkët Kombëtar i Çlirimit. Pra të gjithë krerë e Balliit dhe Legaliteit Kuvendi i quan Demokratë të mëdhenj të Kombit dhe anti-Bolshevik dhe Antinazist, sikurse Perëndimi Anglo-Amerikan".

27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page