top of page

E braktisur


E braktisur Astrit Lulushi Legjionet romake ishin forca më e mirë luftarake në botën e lashtë, por nuk mund ta pushtonin dot Gjermaninë; ishin gjermanët që i shkaktuan Romës humbje dërrmuese. Shqipëria mund ta kishte marrë Kosovën, Çamërinë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, dhe më tej,…po të kishte dashur. Por udhëheqja e saj është treguar e aftë vetëm për ta shtypur, izoluar e vjedhur popullin e vet. Nëse Shqipëria, që në fillim, do të kishte dalë plotësisht hapur për të mbrojtur trojet e veta, nuk ka dyshim se sot do të kishim një Shqiponjë më të madhe. Tirana zyrtare nuk u përpoq kurrë për ta bërë këtë, që nga formimi i shtetit më 1912, deri në vazhdim. Pushteti nën princ, mbret, e diktaturë, dhe sot në gjoja demokraci, ka jetuar gjithmonë me frikën se një njeri e fuqishëm me një ushtri të fortë do të vinte dhe do ta rrëzonte. Në këto pak kthesa historike, me lavdinë e bashkimit të kombit ky njeri do të ishte një rival i frikshëm për këdo; mbret, tiran, autokrat. Në Romën e lashtë, senati dhe perandorët kishin arsye për t'u mohuar gjeneralëve mandatin dhe forcat e nevojshme për të pushtuar Gjermaninë. Në kohën e Republikës, disa gjeneralë të fuqishëm përdorën ushtritë e tyre për të marrë pushtetin: Marius, Sulla, Pompeu i Madh, Julius Casesar, Octavian. Ata ishin në gjendje ta bënin këtë sepse ushtritë e tyre ishin besnike ndaj tyre, jo ndaj shtetit, Ata që shërbenin nën një gjeneral të suksesshëm, mund të bëheshin të pasur, mund të plaçkisnin qytete dhe fshatra të pushtuara dhe gjenerali shpesh do ta ndante me ushtarët një pjesë të plaçkës së tij. Perandoria e hershme filloi me Cezarin dhe Augustin. Romakët u rritën me historitë për Pompeun, Cezarin dhe Mariusin. Statujat e tyre ishin në pallat. Teatrot dhe tempujt e ndërtuar nga këta njerëz ishin në qytet. Ata ishin për romakët siç janë për ne Napoleoni, Churchilli, Uashingtoni. Kur një perandor shikonte gjeneralët e tij, pyeste veten: "A është ky njeri një Cezar, që pret të më rrëzojë?" Dhe një perandor i mençur nuk u jepte gjeneralëve ambiciozë komandën e ushtrive të mëdha.

Natyrisht, perandorët mund të kishin shkuar personalisht për të pushtuar Gjermaninë. Ata mund t’i kishin udhëhequr vetë legjionet. Trajani pushtoi Dakinë dhe Mesopotaminë kur ishte perandor. Por pushtimi i Gjermanisë do të kërkonte vite luftimesh të vështira dhe të rrezikshme. Kjo ndoshta ishte tërheqëse për një gjeneral ambicioz, por jo për një perandor. Nëse një perandor do të shkonte për në luftime ai do të ishte larg Romës, ndoshta për vite me radhë. E rrezikshme të jesh kaq larg nga qendra e pushtetit kur ka shumë njerëz të etur për të provuar të marrin fronin. Është e mundur të imagjinohet një perandor që do sfida të tilla, dhe kështu romakët nuk e pushtuan kurrë Gjermaninë. Shqipëria, Kosova e Çamëria nuk u bënë dot bashkë. Udhëheqësit e liq shqetsohen vetëm për kolltuqet, rehatinë, dhe duan një shtet sa më të vogël, ku kryeministri bën sikur punon, dhe mikro-menaxhon furrat e bukës. Të kundërtën bëjnë fqinjët; Athina zyrtare - pa pranuar të përmendet çështja Çame - e quan Himarën greke; dhe Serbia - pa asnjë fjalë për Luginën e Preshevës, Medvegjën e Bujanocin - pretendon Kosovën, e cila ndjehet e ndarë nga nëna - ose Shqipëria gjithmonë ka pasur bijë plangprishës në udhëheqje të saj.

12 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page