top of page

Dykuptimësi morale dhe arti



Fatmir Terziu


Për një përkitje historike, sot filmi “Kumbari (The Godfather) mbush 50 vjeç. Premiera e tij e parë u shfaq më 14 mars 1972. Filmi mori materialin bazë të romanit burimor të Mario Puzos dhe e alkimioi atë në diçka madhështore dhe operistike, madje edhe shekspiriane. Francis Ford Coppola dhe shumica e kastit u bënë palë e syve të asaj bote që i shihte me vëmendje të madhe asokohe. Më pëlqen seriali me një pasion që kufizohet me të çmendurit (Po, edhe Pjesa III - është më mirë se sa e mbaj mend!). Por filmat e Kumbarit nuk janë vetëm filma gangsterësh, ata janë art i lartë. Dashuria dhe vdekja, urrejtja dhe obsesioni, mëkati dhe shëlbimi, jeta dhe gjithçka që ajo përfshin, të gjitha janë atje, derisa shkon në pikanten e artit filmik "Sonte familja Corleone i la hesapet".

Kumbari për ata sy, dhe për sytë që ende e kanë zili si art është i mrekullueshëm. Por ndoshta më mahnitëse është se ky ishte, në një fazë, filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Mund ta imagjinoni që të ndodhë tani? Këtu kemi një dramë të turbullt, të zhdrejtë, moralisht të konfliktuar, ku njerëzit e këqij bëjnë gjëra të këqija për arsye të këqija. Ajo lëviz me një ritëm madhështor. Pjesët janë në italisht (në fakt siciliane, pra edhe më e errët për shikuesin mesatar). Dhuna është floktare. Hipokrizia të lë pa frymë. Gjithçka është shumë… e rritur. Dhe më shumë njerëz paguanin për ta parë se çdo gjë tjetër shkon deri në atë pikë tek dykuptimësia morale. Dykuptimësia morale e Kumbarit mund të jetë shqetësuese, por shitja e biletave vërteton se ishte gjithashtu tërheqëse për audiencën. Dhe epika e Coppola-s nuk ishte vetëm.

Dhe kjo dykuptimësi morale nga përqëndrimi art-sjellës mes syve shkon në një skenë relae, të djeshme, të sotme e të perceptuar si të ardhme. Kumbari? Ai kurë nuk mbeti i vetëm. Ai ndodhi të lindte në një datë si kjo e sotmja më 14 mars, në një datë kur në atë vit askush nuk mendohej se kishte festivitet sikurse u bë traditë të festohej Dita e Verës, por në 14 mars 1972 kishte tjetër Godfather në mesin e popullit që nuk kishte sy të lejuar për atë film. Sidoqoftë filmi shfaqej më 14 mars 1972 në një ditë që ishte e martë, një ditë nën shenjën e Peshqve (shih zodiakun më 14 mars 1972), dhe ndiqej edhe nga Presidenti i SHBA, që atëherë ishte Richard Nixon (republikan), nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar që ishte Edward Heath (konservator), ndiqej nga Papa Shën Pali VI që drejtonte Kishën Katolike. Ai shihej me sytë e nënave që lindën personat e famshëm të lindur në këtë ditë Isabelle Delannoy dhe Aris Brimanis. Gjithashtu po shfaqej në një javë të veçantë të marsit, ku shqiptarët dëgjonin fjalën e Enver Hoxhës në Plenumin e PPSH-së, që kritikonte me shpatë mendimin ndryshe edhe në art, kulturë dhe arsim, dhe kur njerëzit në SHBA po dëgjonin Zemrën e Artë (Heart Of Gold) nga Neil Young dhe në UK Without You nga Nilsson, ndërsa në sallën e Plenumit të PPSH-së dhe në mjedise të hapura, shkolla e institucione, këndohej „Enver Hoxha e mprehu shpatën/ dhe njeherë për situatën“. Asokohe Lidhja kineze, me regji të Uei Lo, ishte një nga filmat më të shikuar të lëshuar në vitin 1972, natyrisht jo më në një vëmendje të alencës marksiste-leniniste dhe në kahje të shokut Mao Tze Dung.

Dhe gjuha e Enver Hoxhës shkonte tek kultura sipas ideve m-l, ndërsa Kumbari sillte në skenën Perëndimore pyetjen: A ishte kultura e gjerë shumë më e pjekur atëherë, kur doli Kumbari? Politika ishte ngurtësim i një Lufte të Ftohtë, por Kinemaja sigurisht që ishte. Audiencat, atje ku ishin në fakt audiencat, ishin gjithashtu. Dhe ata e demonstruan atë duke dorëzuar dhe fituar mjaft para në shtëpinë e tyre lokale. Dhe ndërsa shkon në atë datë, si kjo e sotmja e bollokumeve në Elbasan, pikërisht 50 vjet më parë, ndërsa bënte udhën Kumbari, bota mbarë është parë në një udhë të kastruar arti dhe morali. Atje, dhe në fakt në vendlinjen time, arti dhe morali kishin një shkallë tjetër, ndërsa atyku shihej e shfaqej Kumbari shkallët shkonin përtej asaj që ndodhte. A ishte ajo Dykuptimësi morale dhe arti që ka sjell disi shterpësi mendimesh dhe idesh sot?

Këto ditë Politika shqiptare nuk e ka më syrin tek arti, jo e jo tek filmi, edhe pas pesëdhjetë vitesh, e njëjta gjë, dhe Hollyëood-i kënaq impulset më të këqija të shoqërisë drejt infantilizimit. Dhe për ironi, në të njëjtën kohë, ai fut shqetësimet e 'të rriturve' në filmat për fëmijë - shihni përpjekjen më të fundit të Pixar, Turning Red, me temën e menstruacioneve. Cili prind tragjikisht imbecil i keqpërshtatur ka nevojë për një film vizatimor për t'u 'mësuar' fëmijëve të tyre disa 'leksione jete' rreth periodave? Botë e të dy kusureve jetike, thjesht fol me ta, nuk është shkencë raketash që të pjell hemoragjinë e lotëve të këtyre ditëve në Ukrainë.

86 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page