top of page

Dy vjet pasi u ratifikua marrëveshja




Gazeta britanike „Evening Standard“ shkruan se „200 shkelës shqiptarë të ligjit do të dërgohen në shtëpi nga qelitë e Britanisë së Madhe me skemën e transferimit të burgut“ Sipas kësaj gazete „Kundërvajtësit të cilëve u janë dhënë dënime e prej katër vjetësh, ose më shumë do të kthehen në vendin e tyre të lindjes për të shërbyer pjesën e mbetur, tha Ministria e Drejtësisë (MD).“ Pra Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se 200 shtetas shqiptarë të burgosur në Angli dhe Uells do të dërgohen në shtëpi për pjesën tjetër të dënimit të tyre – mes shqetësimeve se burgjet në Mbretërinë e Bashkuar po i afrohen kapacitetit.

Ndërmjet 27 prillit 2021 dhe 27 prillit 2023, qeveria riatdhesoi 112 të burgosur sipas marrëveshjeve për transferimin e të burgosurve. Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk tha: “I jam mirënjohës homologut tim shqiptar, Ulsi Manja, për përpjekjet e tij për të formuar partneritetin tonë në rritje për çështjet e drejtësisë. Ulsi Manja, ministri shqiptar i drejtësisë, tha: “Kjo marrëveshje e re demonstron partneritetin e fortë mes qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj shqiptare. “Dy vjet pasi u ratifikua marrëveshja për transferimin e të burgosurve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri, ne kemi përfunduar një marrëveshje teknike nga e cila do të përfitojnë të dyja vendet. “Në thelbin e tij, çdo të dënuari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar do t'i jepet mundësia për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri, pranë familjeve të tyre, ndërkohë që shtojmë përpjekjet tona për të siguruar modernizimin e sistemit penitenciar shqiptar.

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page