top of page

Dy shkrime


Kasolle

Astrit Lulushi


Fjala "casa" do të thotë "shtëpi" në shumë gjuhë romane. Por fjala kryesore për shtëpi në latinisht ishte "domus".

Ka shumë fjalë latinishte të përdorura rastësisht që u bënë më të specializuara në gjuhët romane ose u zëvendësuan plotësisht nga një fjalë tjetër.

Domus i përshtatet kategorisë së fjalëve që kishin një dallim semantik të humbur, ndoshta për shkak të jo domosdoshmërisë. Fjala "domus" në përgjithësi u përdor për shtëpi të rangut të lartë, e lidhur me një shkallë të pasurisë dhe konsideratës. Në të vërtetë, termi "Dominus" rrjedh nga sardenishtja dhe ilustron idenë se "burri i shtëpisë (Domus)" ishte mjeshtri. Për më tepër, në latinisht, fjala casa (që dha fjalët italiane, spanjolle dhe portugeze) është një term që përshkruan një ndërtesë zakonisht të bërë nga materiali i dobët dhe që aludon në atë që mund të jetë “kasolle”.

Nëse nuk gjëndet se cila ka qënë gjuha e parë, të gjithë, amatorë e gjuhëtarë vetëm do të spekullojnë se cila gjuhë është më e vjetër. Këta të fundit, gjuhëtarët, kanë më shumë zë sepse mbrohen nga diploma. Ideja e një elementi paleobalkanik brenda gjuhës sarde nuk është e re; ajo u shpreh nga gjermani Max Leopold Wagner në vitin 1933. Kohët e fundit ideja e tij u ringjall nga profesor Alberto G. Areddu, i cili flet mbi disa lidhje midis botës paleo-sarde dhe trako-ilire. Edhe burime të historiografisë greke flasin mbi fise ilire e beotiane që u vendosën në ishullin e Sardenjës. Banorët e Shardanës, sipas interpretimeve të studiuesve Schachermeyr dhe Bonfante, ishin me origjinë ilire që u shtynë nga nevoja për t’u hedhur në deltën e Nilit dhe më vonë në Palestinë. Ishte koha e vërshimit të popujve të detit, kur qytetërimi mikenas u shemb. Janë të shumta detajet që kjo dyndje të ketë ndodhur; qyteti i Sardës (Shudah sot), fisi i Sardeatëve ose Ardiei, qyteti i Pelastave nga i cili vjen etnonimi i Pelaestinëve ose Pellazgëve dhe gjëra të tjera.

Edhe fjala franceze 'maison', nga latinishtja Mansio "bujtinë" (e marrë nga manere "me qëndrue"), kishte kuptimin e një vendi të caktuar - “stacion”.


Centum dhe Satem

Astrit Lulushi


Tukididi është i qartë kur thotë se Dardanët, Paionët dhe Brygët ishin pasardhës të Trojanëve. Shqipja nuk është as centum as satem, ashtu si edhe gjuhët rreth Anatolias. Por a mundet që shqipja të jetë pasardhëse e këtyre gjuhëve?

Centum dhe Satem ndahet nga një izogloss i vetëm. Kjo do të thotë se gjuhët satem janë të lidhura nga një zhvillim i përbashkët, ndërsa Centum nuk janë të lidhura domosdoshmërisht me njëra-tjetrën,

Greqishtja është shumë më afër indo-arianes, pavarësisht se e para është Centum dhe e dyta është Satem. Isoglossi i një varianti “k” që përfundon si “s” nuk është inovacion. Pasardhësit modernë të latinishtes e kishin kthyer “k”centum në një dentare “s/ts”. Disa gjuhëtarë tani kanë vënë në pikëpyetje nëse mund ta klasifikojnë shqipen si Satem apo jo. Nuk dihet asgjë për shqipen para shekullit XV të erës sonë. Shumica e studiuesve të tjerë argumentojnë se shqipja është gjuhë Satem.

Gjuhët e Anatolit nuk janë as Centum dhe as Satem. Pra, jo çdo gjë që nuk është Satem është Centum. Në bazë të kësaj, gjuhët e Anatolit janë Centum.

Trojanët janë anatolas gjuhësisht. Por nuk ka asgjë për gjuhën trojane. Ajo u përmend nga Arkivat Hitite (Vilusa në këto arkiva përputhet me Trojën dhe emrin e saj të dytë Ilion. Por nuk ka dëshmi të drejtpërdreja të vetë gjuhës troiane.

Edhe kontinenti hitit ishte plot me njerëz që nuk ishin indoeuropianë (hititët ishin vasalë, por që ne i quajmë hititët dhe flisnin Hattili një gjuhë që nuk ishte indoevropiane (hittitët morën emrin e sundimtarëve të tyre). Dihet edhe më pak për gjuhët e brigjeve të Azisë në shekullin e 12-të p.e.s.

Pra, edhe nëse dardanët ishin pasardhës të trojanëve, thjesht nuk mund të dimë nëse ata ishin gjuhësisht anëtarë të grupit të Anadollit. Kemi pothuajse zero burime gjuhësore edhe për gjuhën dardane.

Në përgjithësi, ekziston një shans i vogël që shqipja mund të ketë lidhje më të ngushtë me gjuhët rreth Anatolit, sesa me degët e tjera indoevropiane. Vërtetimi i vonë i shqipes është një pengesë e madhe në kategorizimin e saj brenda degëve të IE, megjithëse i përket kësaj familje të gjuhëve. Gjithashtu, siç qëndrojnë dëshmitë e gjuhëve të Anadollit, nuk ka ngjashmëri që të vërtetohet se në to përfshihet gjuha shqipe.

Përcaktimi i degëve të veçanta të indo-evropianes është përgjithësisht më i lehtë se gjetja e hiper-degëve. Greqishtja dhe indoarianishtja kanë izoglozat që lidhin dy degët, por tani teoria që një degë greko-indoariane ekzistonte në të kaluarën është vënë nën shqyrtim. Pra, ata janë më afër njëri-tjetrit sesa me degën e afërt latine, por nuk janë domosdoshmërisht pasardhës të së njëjtës degë indoevropiane.

Përdorimi i Gjuhësisë Indoevropiane për arsye politike është diçka vërtet e pazakontë pas rënies së nazistëve. Ideologjia dhe politika mund të përkulen sipas dëshirës, ​​prandaj arianët (Ciganët) e vërtetë u vranë nga pasardhësit e gjermanëve, të cilët nuk e quanin veten kurrë arianë para ardhjes së nazistëve.

Teoria më e përhapur për shqipen është se ajo i përket hiperdegës greke armene që në fund i përket të ashtuquajturës degë greko-indoariane. Mbani parasysh se edhe dëshmitë për ekzistencën e degës së përbashkët greke dhe indoariane dhe Nëndegët greke dhe armene janë të pakta dhe të diskutueshme.

22 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page