DY MËSUES TË TALENTUAR TË FSHATIT
Nga Mentor Serjani
Kemi pasur, dy mësues të talentuar të fshatit, njëri si regjizor, tjetri si muzikolog, të dy drejtues të për
mirëfilltë artistikë. Që pas Çlirimit të vendit e deri në vitet '80, të shekullit të XX-të, jeta kulturore-
artistike në fshat, ishte në një nivel të lartë. Organizoheshin mbrëmje tematiko-dëfrimi, kishte
shfaqje estrade, jepeshin koncerte me këngëtarë me muzikë të lehtë dhe polifonike. Bëheshin
darka festive me mish të pjekur. Në drejtimin e aktiviteteve të tilla kishte një rol të
jashtëzakonshëm mësuesi i fshatit. Mbaj mënd, festimet e 30-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
Mësuesit tanë kanë qenë me talent. Rinia e fshatit e asaj kohe dha një variete me skeçe,
parodi, këngë, kuplete etj. Salla e Vatrës së Kulturës, ishte e mbushur plot. Në fund ishin disa të
rritur, ku mes tyre, ishte dhe Qëndro Kola, nga Nivicë-Bubari, dhëndërr në fshatin tonë. Më
kujtohet që ai shkroi një letër dhe ua dha konferencierëve, që të përsëritej një parodi eJaho
Serjanit «Po ndërgjegjen ku e ke?» - «E harrova në bufe!», si dhe skeçin e Margarita e Kristaq
Tutulanit, që luhej nga Xhelil Bashari, Dashuri Memi e shumë të tjerë në role të ndryshme.
Luanin rolet e tyre edhe shumë të tjerë, si Trifon Ahmati, Myftar Ahmati, Dragushi, Nadiri Duka,Fildesa Bashari etj,sepse
këta u pëlqyen më shumë dhe u duartrokitën. Kështu ishte tradita atëherë. Vatra e kulturës ishte
plot me libra dhe abonime në revista e gazeta të ndryshme. Meritë të veçante ka këtu mësuesi i
fshatit në atë periudhe Sezair Qejvani, si regjizor dhe drejtues artistik, të cilit fati, më vonë do t'i
rezervonte një fund tragjik duke u djegur me '’napalm’’ në zbor (stërvitja e rezervistëve) e asaj
kohe. Me këtë rast, nga lartësitë e moshës dhe kohës, kujtojmë me nostalgji ato ditë të arta të
fëmijërisë dhe mësuesin e dashur e të apasionuar.
Por fshati ynë, si pjesë e Labërisë, kishte si traditë këngën dhe vallen polifonike. Ndërsa për
vallet, vallen labçe, si ajo e burrave, ashtu edhe ajo e grave janë të veçanta: e para, e zbuluar
dhe dokumentuar në kinofilm nga muzikologu i talentuar shqiptar, Prof. Ramazan Bogdani e
Agron Xhagolli, në vitin 1983, ndërsa e dyta e zbuluar, (për disa nuanca të veçanta si
valëzimi,etj) nga valltari i njohur Sotir Qirjazati, dhe e dokumentuar nga Instituti i Kulturës
Popullore (Folklorit) dhe Radiotelevizioni Shqiptar, në festivalin kombëtar në Gjirokastër, me
1978. Në këtë festival, nuk ishte e lehtë nga ana emocionale, të dilje para mijëra e mijëra
shikuesve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora. Dhe këtë përgjegjësi e morën përsipër dhe e
çuan deri në fund, i gjithë grupi i grave dhe veçanërisht, heqësja, prirësja e valles Luftije Duka, e cila në këto
momente që poshkruaj nuk jeton më. Por kush do të punonte me aq pasion për këngën dhe
vallen, për ta konsoliduar, dhe përcjellur më tej në breza? Sigurisht, një mësues tjetër i talentuar
i fshatit tonë, një njohës pasionant dhe interpretues perfekt i polifonisë…dhe ky ishte i
paharruari dhe shumë i dashuri, mësuesi i fshatit tonë, një nga normalistet e Elbasanit…Rakip
Memi.
Grupi polifonik i fshatit, mori pjesë në disa festivale në rang ndërmarrjeje, (ish-NB Lukovë), ku
janë nderuar edhe me çmime. Si këngëtarë janë dalluar: Fildesa e Margarita Bashari, Nafiz
Xhaferi, Burim Xhaferi, Besime Memi, Godo Xhaferi, Nail Ahmati etj, etj.Në korin e ansamblit të NB
Lukovës kanë marrë pjesë Shkëndije Memi, Jaho Serjani . Fatkeqësisht, këto pasuri, me vlera
kaq të mëdha, për historinë dhe kulturën e fshatit nuk janë të regjistruara, apo edhe të
dokumentuara me fotografi apo me ndonjë shkrim, në shtypin e kohës, pasi autoritetet e Partisë
dhe të pushtetit në atë kohë, nuk I kanë vlerësuar.
Pasuri të tëra kulturore e shpirtërore, të humbura, të përvetësuara apo të shpërdoruara, nga
mosdija, nënvleftësimi e indiferenca. Shumë gjëra sot nuk ekzistojnë më: (gramafoni),
biblioteka etj. Qëndra e zerit, me altoparlant për kohën, ishte ngjarje e madhe, se jo të gjithë kishin
mundësi për ta blerë, mungojnë radjoja, magnetofoni (i ardhur nga KQBP të Shqipërisë),
fizarmonika etj. Këto nuk mund te shërbenin më, në kushtet e reja të krijuara, por ama mund të
shërbenin si një bazë muzeale, për të treguar kulturën, historinë, folklorin, etnografinë e fshatit
për atë periudhë. Sidoqoftë , mësuesit, si përçues të dritës dhe të dijes, falë edhe aftësive të
tyre, duhen falënderuar nga ne brezat pasardhës, që kemi qenë bashkëkohës dhe kemi punuar
me ta, duhen falënderuar nëpërmjet këtij shkrimi, duke dhënë kontributin tonë në dokumentimin
e historisë. Mirënjohje për këta mësuesa që kanë dhënë ndihmesën e tyre, jo vetëm në
edukimin e brezave, por edhe në fushën e artit dhe të kulturës. Një punë kolosale që i shërben
fshatit, por që ata nuk u shpërblyen, kurrë veç «ndonjë» dekorate, edhe kjo për Sezairin, pas
humbjes së jetës në mënyrë tragjike.
Comments