top of page

DY FJALË DHIMBJE


Ermira Isufi dhe Murat Gecaj


Sot ishte një ditë e rëndë për mua, se humbëm mikun më të dashur dhe shumë të veçantë, Prof. Dr. Murat Gecajn! Lajmi për vdekjen e tij ra si një bombë që më tronditi shumë, po kështu e ka jeta! Një ditë të lënë edhe miqtë e veçantë dhe duhet të pajtohemi me realitetet! Ishte i veçantë në çdo aspekt, këshillues, pedagog dhe mbi të gjitha njeri i vlerave sublime. Ishte njëri ndër redaktorët e dy librave të mi, që do t'i kem edhe më të veçanta, se aty është shpirti dhe vlerat e Prof. Muratit! Emri dhe veprat e tij do të jenë gjithmonë udhërrefyese për mua! Ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe të gjithë komunitetit krijues që e deshën, bashkëvepruan dhe e adhuruan veprën e tij! Do ta kujtojmë përgjithmonë si njeriun që na deshi, do t'na mungoj fizikisht, po asnjëherë larg zemrave dhe dashurisë sonë! U preftë në paqe shpirti i tij! Lavdi!

27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page