top of page

DY DËSHIRAT E MIA


DY DESHIRAT E MIA

Do të doja të isha në Elbasan me Gaz Kishtën,

T'i dhuroja shokut të tij të përzemërt

Librin më të fundit që kam shkruar

Me alfabetin e rrezeve të diellit në mëngjes...

Kam dhe një tjetër dëshirë,

Që vargjet e mi të ishin bomba

T'i hedhin në erë tanket ruse

Që po masakatrojnë me zinxhirë

Pranverën pafajshmee të fëmijëve të Ukrainës...


LUMTURIA

Lumturinë e shoh te prania e saj,

Kur më buzëqesh me sy të pafaj.


NGA PERVOJA

1.***

Me fatin e një tjetri mos u ha,

Të lehtë a më të lehtë sa s'ka.

2.***

Këpucët e reja shkojnë me rrobat e vjetra,

Po rrobat e reja nuk shkojnë me këpucët e vjetra...


LOJCAKJA

Moj lojcake,çapngadaltë,

Bukureza më t'u faltë,

Era lule,era mjaltë...

Qenke rritur lojcja ime,

Mes aromash trëndeline,

Larg prej hijesh arrahine...

Nga lëndina në lëndinë,

Syri-syrin vetëtin,

Heshtja-heshtjen psherëtin...

Mbi gjinj flokët palë-palë

Hape zemrën,fol një fjalë,

Botës tymi le t'i dalë...

* * *

Buzëgënjeshtare!...

Më paske puthur

Pa më dashur fare...

Në djall puthjet

Që më dhe...

Kthema gjumin që ta fle!...

* * *

Pse m'i fshihesh syrit,syrit që s'të fshihet?

Pse s'e shuan etjen,uji kur të pihet?...

A e di se bora po i çmend përrenjtë?...

A e di se prilli i gazmend lumenjtë?...

A ia ndjen bilbilit netve gushëritjet?...

A ia ndjen çapkënit zemër-përpëlitjet?...

Mos i ik më hijes,hijes ku të rrihet,

Mos iu fshih më syrit,syrit që s'të fshihet...

Jo mëkot s'të hahet...Jo mëkot s'të pihet...


FLOÇKA E KAÇIVELIT


Kaçiveli - gërxhe e mareshta,

Ku s'dëgjohen këngë kumurie,

Porsi zonjë e vendit çel gjineshtra,

Shtatin zverdh me lule xhelozie...

Uturon Devolli i shkumuar,

Ku kam lënë kujtime në të ri,

Ku më je,moj mike?...Përmalluar

Rri e shoh te diga me dylbi...

Përrenjtë grahin ujrat me potere,

Që lart-poshtë,mes brigjesh me hutinë,

Ftoh lëkurën,thekur si kothere,

Ku ermon verdhoshja trëndelinë...

Ngjatjetoj të njohur,të panjohur,

Që të gjithë më shohin me çudi,

Nuk e dinë që malli s'm'u ka ftohur,,

Nuk e dinë se ç'duan sytë e mi...

Mespërmes liqenit unë i rashë

Me një varkë shprese asaj dite,

As si floçkë * në ujra nuk e pashë,

Puthje-ëmblën vashëz devollite...

*Zana mitologjike e ujit

27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page