top of page

Dukjet tragjikomike në ekrane


Pajtim Çaushi


Surrogato komunikimi në televizione. Talebanizëm "i mjeshtrave" të kudo ndodhur që ekranet i kanë bërë banka eurosh e altoparlant mashtrimesh. Njeriu i thjeshtë pyet: - mos vallë po shohim një shfaqja teatrale pa cak etike dhe vetëdije njerëzore?... Nëse i nxjerr nga palimpsesti i kujtesës, bindej se atë ke parë për vite me radhë dhe arrin perfundimin se ke qënë prezent në teatrin e komedisë. Buzëqesh nga e keqja dhe kaq.Mirëpo e qeshura nga e qara një hap ndahen prej njera tjetres. Pra, kur gjasme si kokoshët ngrenin pendët me sharje për votat e për pazare të prishur, njerëzit e mjerë mbase edhe buzëqeshnin e heshtnin nga halli servil i kokrrës së misrit. Po sot?... Sot jemi ballë të keqes dhe në kufirin pranë qarjes. Balozi i zi me emrin koronavirus ka dalë nga deti e nga qielli. Pra, në situatë tragjike ndaj dhe skenat komike duken absurde e s'mund të shihen e përtypen. Nga mendjet e paraardhësve ka mbetur një e thënë pēr këtë rast: "Qeni, sado të mundohet e të betohet që nuk e ha më, s'rri dot pa e ngrënë jashteqitjen e thatë". Edhe keta tanët që mbajmë mbi këtë kanë pesuar. Dhe ja... Kryeministri dhe Kryeopozitari të keqen si Bajlozi e ndanë në dy pjesë: virusin e mori i pari, ndërsa koronën e rrembeu i dyti. Të kuptohemi, jo për t'u bërë derman shqiptarëve, por vetëm e vetëm për krijuar batuta duke hedhur pjesët si topa me lecka: unë virus ti koro, unë koro ti virus, ti kaq minus dhe vet kaq plus, ti s'ma fut dot, unē ta fus! Si ne koret antike plotësohen zërat pro e kundër. Diku në ekran ministrja e Shëndetësisë me pamje serioze thotë se ka dhënë urdhër për kontroll rigoroz 24 orësh ndaj mikrobit të rrezikshëm. Disa të zbriturit prej Italisë nga qielli e deti thonë se askush as u foli e as i pa me sy. Në ekranin tjeter një ishminister shëndetësie s'e ka merakun të jap ndonjë këshillë për njerëzit e thjeshtë që i japin rrogë deputeti edhe pse ka një vit që i ka braktisur. Jo, halli i tij ështē ta kthejë bisedën në fushatë elektorale që të mund t'i mashtrojë sa të mund ata që presin t'i shpetojë nga mikrobi. Tek ekrani i tretë një drejtore Drejtorie betohet se vendi është i gatshëm të karantinojë gjithë numrin e mundshëm të te dyshuarve nga Bajlozi koronavirus. Kur e pyesin ku janë caktuar vendet e karantinave, dredhon dhe hesht. Pra, ku janë?... Janë - s'janë! Në ballinat e gjithë televizioneve shkruar me shkronja të mëdha: KORONAVIRUSI PO TROKET!... e të tjera të këtij lloji. Vargani i "mjeshtrave" karagjozë, i studiove mefistofeljane, i shkrimeve kobzinj, i zyrtarëve mashtrues dhe i "liderëve" shakaxhinj vazhdon marshin e vet të Barabait biblik.

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page