top of page

Duke shfletuar librin e tij të fundit të shkrimtarit Siri Sulejmani (1937-2014)


Siri Sulejmani (1937-2014)

Tundimi i Djallit” një galeri jete

Duke shfletuar librin e tij të fundit të shkrimtarit Siri Sulejmani (1937-2014)


Dr Fatmir Terziu

Tundimi i Djallit” nisi nga një ide. Një ide që u bë fabulë. Një fabulë që u gatua mirë me mendimin e pjekur të shkrimtarit Siri Sulejmani. Një fabulë e pjekur shumëkuptimëshe që solli një tregim. Një tregim që u pasua nga mjaft lidhje e ndërlidhje. Lidhje që sollën mesazhe. Ndërlidhje që zgjuan kurreshtje. Kurreshtje që shtuan arsyen për të rilexuar e ripunuar këtë tregim. Këtë tregim që më pas e stisi librin më të ri të Sulejmanit me të nëjtin titull. “Tundimi i Djallit” kësisoj është një psikologji më vete. Ka aspektin e jetës por edhe të traditës, por ka edhe dominimin fallik(phallic) që forcon aspektin e njohur të psikoanalizës së Frojdit. Një psikoanalizë që nxit funksionin teorik të procesit Oedipal. Është një ndodhi tunduese. ‘Djalli’ me të cilin autori cilëson tradhëtinë, simbolin mashkullor, ndjesinë dhe arsyen e përhumbur përballë elementit femëror, në këtë proces të ndërlikuar kapërcen në një sfidë. Një sfidë që rrënjoset e nuk shkulet nga procesi idiomatik e kulturor i figurës së ‘babait’ që nën trysni anormale arrin të fiksojë atë pamje të kofshëve, fustanit, ‘brekëve rozë’ dhe të kalojë në fiksacionin me të cilin fabula gatuhet. Në një situatë të tillë rolin e ‘katalizatorit’ figurativ autori me një guxim të radhë e gjen tek elementi seksual mashkullor dhe me këtë ‘ngritje’ të tij kryen një funksion psikoanalitik për të detyruar arsyen e tradhtisë. Ja se si shkruan autori vetë: “Ai ishte shtrirë në një divan përbri dritares dhe po shfletonte gazetën e ditës. Ndërkohë e bija tetëmbëdhjetëvjeçare u ngjit në parvazin e dritares dhe po pastronte xhamat. Krejt instinktivisht atij i shkuan sytë poshtë fustanit të saj, gjatë kofshëve të bukura e deri te mbathjet rozë. E largoi shikimin me nervozizëm, por për habinë e tij në çast ndjeu reagimin e menjëhershëm të organit seksual. Kjo gjë e tronditi dhe në çast u ngrit dhe kaloi nxituar në kuzhinë ku e shoqja po merrej me përgatitjen e darkës. E rrëmbeu për krahu gruan dhe e kaloi në dhomën e punës së tij. Ndërsa ajo po e shikonte e habitur, ai hapi sirtarin e një komodine, nxori që aty pistoletën dhe pasi ia mbështeti tytën në ballë i tha me kërcënim dhe një pamje të frikshme: -Më thuaj se me kë e ke vajzën, përndryshe të hodha trutë në erë…”

Është kjo një retorikë turbulluese. Një retorikë që mundet nga arsyeja. Një retorikë që tendoset tek Gishti në këmbëzën e pistoletës. Një retorikë që vjen nga arsyeja e bazuar tek morali. Morali që pasqyron traditën. Tradita që zbulon identitetin. Një identitet sa shqiptar, aq edhe global. Nderi i familjes! Nderi aq simbolik dhe i shtrenjtë për mjaft kombe. Aq i domosdoshëm për një familje të shëndoshë…

Siri Sulejmani për këtë ‘tundim djalli’ gjeti qysh në adoleshencë atë që e ndjeu mes asaj që ai vetë e quan ‘më rrëmbeu vorbulla e jetës për të më përplasur në të katër anët e Shqipërisë.” Më pas e shtyu edhe më larg. Për rrjedhojë ai njohu nëpër vite dashurinë dhe urrejtjen, sinqeritetin, hipokrizinë. Në rrjedhën e jetës së tij kështu ai njohu punëtorin endershëm. Njohu edhe spekullatorët. Fiksoi në letër të heshturin e munduar nga presioni i ndërgjegjes, por edhe portretizoi në memorjen e tij edhe guximtarin e ndëshkuar për të vërtetën nga dhuna. Siri Sulejmani, pra njohu të gjitha ngjyrat e jetës. Kur papritur u gjend në fushën e letërsisë, atij iu desh të thërriste fantazinë. Atë fantazi që e shoqëroi ditëve me kusure dhe netëve me batanije të vjetra të kantiereve, për të pasqyruar në kohë dhe në hapësirë, atë lidhje dialektike, metafizike dhe psikologjike në shërbim të kulturës, artit dhe identitetit, duke pikturuar mjeshtërisht individin dhe tërësinë që e rrethonte, për të bërë portretin e shoqërisë, përkrah të cilës kishte jetuar. Në këtë portretizim artistik ai nguli talentin e tij pasi aty rridhnin të vërtetat e jetës.

Është kjo arsyeja që “Tundimi i Djallit” vjen si një libër për lexuesin, por me një ndryshim nga librat e tjerë të shkruar më parë; vjen nga një lexues jete, nga një penë që ka përjetuar dhe stërlexuar të gjitha këto ndodhi shumë kohë në mendjet dhe pamjet e trazuara njerëzore, duke na prurë kështu një veçori të reales sublime ku çdo lexues gjen një pjesë të jetës së tij, në mos të tërën.

Vlerësimi nga njërëz të panjohur gjatë viteve të krijimtarisë i ka prurë autorit kënaqësinë e veçantë. Madje kjo ka përbërë kryevlerën.

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page