top of page

... duke folur



Shumë kohë më parë kolegu im Chris më tha, se për shumë njerëz ekzistonin vetëm dy gjendje mendore: duke folur dhe duke pritur për të folur. Në fakt siç sugjeron përshkrimi i tij i thjeshtë, askush nuk po dëgjonte ato që kishte dikush tjetër për të thënë. Kjo ishte mënyra para se media sociale të deklarohej si është sot. Në vitin 2017, ne të gjithë jemi bërë transmetues, duke transmetuar mikro mendimet dhe reagimet tona pothuajse menjëherë. Ndonjëherë shqetësohem që njerëzit e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në rrjetet sociale, se nuk mund të kenë kohë për t’u përshtatur me gjërat themelore si ngrënia, gatimi, gjumi dhe kryerja e një pune.

Dëgjoni një shfaqje mediatike dhe mund të provokoheni, informoheni ose të ngazëlleni për një temë të re. Por duke dëgjuar ne po bëjmë diçka që është pak jashtë mode, duke soditur atë që të tjerët thonë, duke mos shkruar ndonjë përgjigje të menjëhershme të zemëruar, apo edhe duke postuar mendimin e parë që të vjen në kokë. Por e habitshme! Në vitin 2017-të në Mbretëri të Bashkuar rreth 48.2 milionë njerëz dëgjonin, dhe e dini ku? Në radiot e shumta të këtij vendi… Pra e folura dhe dëgjimi I të folurës mbetet një arsye më shumë në dy gjendjet mendore, pra tek e folura dhe e pritura për të folur.

Ne si shqiptarë, ku jemi në fakt? Tek e para apo e dyta? Jemi duke folur? Apo jemi duke pritur për të folur? Mediat shqiptare thuhet jo më kot se furnizohen dhe furnizojnë rrjetet sociale. Në të njëtën kohë, sipas Institutit Reuters për studimin e Gazetarisë në Universitetin Oxford, shifrat tregojnë se në shumicën e vendeve, proporcioni i publikut duke përdorur mediat sociale si një burim për lajmet ka ngecur. Në Portugali, Itali dhe Australi ka rënë. Faqet online tashmë konkurrojnë. Madje në disa raste dhe radiot që janë duke folur…, ose pritet që të flasin. Ne këtë synojmë të bëjmë dhe me “Fjala e Lirë”.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page