top of page

DUAM DRITË


Ymrije Beqiri

Errësirë në këtë natë Hëna dembele sonte Nuk na dhuron dritë S' e di pse kjo heshtje Mbretëron në tërë qytetin tim

Rrebeshet e shiut na u kthyen prapshtë Retë e mbulojnë qiellin Pse jemi edhe nga ai kaq të urryer Pse pranojmë ligje të ftohta Nga mallkimet e kohës Për të gjithë njerëzit Në pamundësi për të jetuar

Trandur nga koha e shkuar dhe e tashmja E s'e di si do t'vijë e ardhmja Që po ngadalësohet në tokën tonë

Pamëshirshëm një lot krokodili Çdo ditë thua se qan e vajton për këtë popull Një jetë mashtruese me plot mashtrues

Ymrije Beqiri

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page