TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA
DROBONIKU
Droboniku
Është fshati më i bukur i botës
Jo pse njerëzit
Ftojnë nga rruga dhe të huaj
Për nje kafe, një gotë raki, një gotë dhallë…
As për qershitë.
Që stolisen me vëthë të florinjtë
Më keq se arixheshkat.
As për ullinjtë
Që kur fryn erë
Përplasin krahët dhe duan të fluturojnë
Si fazan gjigant pa e ditur për ku…
As për marrokun e fshatit
Që në një natë pa hënë
Hodhi në qiell një kokërr mandarine
Dhe yjet u lajthitën pas saj,
Thjesht për MAKON
Të vocklën, të rrudhurën, “këmbështrembrën”
Nënën time…
Droboniku është më i bukuri i botës.
ZYRA E VARRIMEVE…
Rendnim, putheshim, qeshnim
Nëpër rrugicat e qytetit.
Befas,
Ti ndale para një vitrine,
Flokët t’i zbukuroje,
T’i krihje…
Një zyrë varrimesh ishte!...
Qysh atëherë,
Mbi flokun tënd dhe timin
Shoh arkivole të vegjël
TË ZINJË…
VARREZAT
Pranë çdo qyteti një qytezë:
Me shtëpiza të vockla
Me mermer të kuq a të bardhë
Dy herë një dy metër katror.
Rrugica të ngushta
Trëndafila
Qiparisa…
Një rreze dielli
Ngrin mbi shtëpizën e një bebeje
Një rreze hëne
Mbi shtëpizën e një nëne!
Kalon nxitimthi një zog
Dhe klith me dëshpërim…
I nderuar shkrimtar dhe poet N. Abilekajn! E tille eshte jeta, nje postulat enigmatik
i frikshem, i dhimbshem i bukur si ne romanin tuaj dinjitoz: " NJERIU HIC" Dhe ne
disa tregime dhe poezi. N uk duhet te trembemi nga tragjikja, ajo ka brenda te bukura dhe te hidhura. E tille eshte bota.
Te faleminderit shume per komentin. Shkrimtaret dhe poetet jane bebe te vockla dhe kane ne voje per karamele. Ekuivalenca e mendjes me shpirtin i dehin dhe i mashtrojne shkrimaret...
Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.
Droboniku me praninë dhe gjurmët e nënës ë Myslim Maskës ka joshur autorin dhe e shkëputur për disa çaste hija e vdekësisë që e shoqëron. Le të klith zogu, vegimi i nënës frymon jetë.
I dashur Mik! Nder per mua qe nje poet dhe prozator si ju, zberthen, interpreton dhe vlereson
me pergjegjesi artistike dhe ngrohtesi shpirti, poezite e mia. Faleminderit, suksese dhe per Ju.
Me shume respekt, Myslimi.
I nderuari Mik, fillimisht të përgëzoj për "hallatet" poetike që vijon t'i kesh tejet në formë në këtë "dashuri" të ethshme e përvëlonjëse me bukuroshen Miss Muza, fryt i së cilës janë dhe tre poezitë. Ashtu si më të arriturat e mëparëshme, edhe këto shquhen për një akustikë uji e ajri drobonikase, fierake, athinase; për ritmin e timbrin gati hyjnor, që e ekzaltojnë fjalën dhe i bëjnë vargjet të vibrojnë dritë. Më pëlqeu në veçanti poezia "Droboniku", mbase ngaqë është edhe më intime dhe e mëmësuar. Urime! K.Gjergji.