TAKOHEMI NËN HIJEN E THANËS SË BARDHË
Atë ditë më tërhoqi zvarrë një mall i djegur
Të kaloja ditën
Duke shetitur fushës në vendlindje
Të shijoja erën e barit,erën e tokës
Erën e trohave të bukës e duarve të pastra
Aty ku shikoja dikur babain
Krrusur mbi dheun e arës
Aty ku ishte lidhur nyje hija ime
Krrupnajave të dashurisë fëminore
E kur binte shi sigjim,laja flokët e zeza...
Edhe sot po bie shi faqeve të mia,pika,pika
Kujtimet gjaknxehta po e kallin eshkën
Zgorojave të shelgjes së vjetër
Unë e thneglat e kuqe loznim...
Ejani te toka ime që punohet me ngrohtësi
Më gjeni me shat në dorë, i buzëqeshur
Do mbjell arën e gatshme për farë
Bukë e djathë në cakull të bardhë i mbaj
Me tas e gërçak më gjeni në megjë
Kështu e kaloj ditën,përfytyroj babain
Nën hijen e thanës së bardhë...
Tymoj në llullëvenus Shkodre
Si babai dikur me mustaqe të zeza
Estetikë burrërie nëpër shekuj
Kur i përgjakeshin buzët nga etja
Lodhja nuk e tmerronte për jetën
Një dashuri e përmallur shetiste fushën
Lotët po dihasin mjekrrës së djersitur
Heshtja më dhunon dëshirat
Vetëm kujtimet mbesin statujë
Në megjën e arës sime,
Te thana e bardhë...
Mbrëmjeve shkoj kur ikën dielli
Mos më kërkoni te Kulla
Ate e gëlltiti lufta pa mëshirë
Takohemi në arën time të tufuar
Në shtegun e tokës,te thana e bardhë
Me bukën e kripën mbështjellë n’marhamë
Me llullë duhanit tymosi shpirtin e flakruar
Sytë pushojnë në çukinat e lotit
Ara është mbjellë me lodhjen
Me lodhjen shpresë
Po si nuk e zuna kurrë hijen time...
Gjakovë,28 prill,2020
DREKË NË SOFRËN E ZBRAZUR
( -Atyre nënave me sy të paterur rrugëve të gjata pritjeve- )
Sot shtrova sofrën për drekën e familjës
Shtrova çarçafin për ruajtjen e trohave të bukës
Moti nuk guxonim t’i hidhnim,zogjëve ua jepnim
Mbusha sofrën me dhjetë pijata supë të shijshme
Ashtu si përherë, se e dija se u pelqente
Me sy “haja “ botën kur dëgjoja krismë lugësh
Qeshje e kërkesa,”nënë edhe pak supë..”
E sot! Edhe sot shtrova sofrën me supë
Hodha dhjet lugë në sofer, asnjë krismë,
Asnjë e qeshur,as kërkesë
“Edhe pak supë nënë....”
Kështu kaluan njëzet e një vite jetë në pritje
Duke pirë lotët e mi të etur
Me sytë të shqyer gardhijeve me tela,ekspozitave
Duke lëmuar fytyra të humbura ,humbje shperesash
Asnjë shkreptimë rrezje, dilli nuk nxenë zemrat tona
Në sofra të zbrazura nuk rrapllijnë lugët në dreka
Edhe shpirti i vrarë ka humbë shpresat
Lënduar me premtimet mashtruese kriminele
Cilin njeri ka lindë nëna në botë
Që di të m’a lexojë shpirtin e kallur malli....
PA TITULL
Dielli kur ikë,
Po rikthyeka natën e gjumosur
Nuk e paskam ditur
Se edhe zjarri lodhet
As për stinët e viti që nervozohen
Nuk e paskam dëgjuar kurrë
Se ngjyrat e ylberit
Përralla për fëmijë qenkan
E këngët a enjën në lagështi
Kush e dinë,
A stërkeqet kuptimi i mendimit
Kur nuk del nga frika e natës
Se unë, s’po ditkam asgjë....
Ku s’ka diell ,s’ka jetë,
Këtë më mësuan pritjet
Andaj,të dashur miq,
Dy jetë pa ngrohje shpirti,
Qena tepër,tepër rëndë
Nuk do rrij në mëshirën e natës
I verbëri nuk e njeh peshën e territ
Pa diell s’ka jetë....
Gjakovë
Prill,2020
Comments