top of page

Drejt s’ardhmes komuniste ngadhnjimtare


Drejt s’ardhmes komuniste ngadhnjimtare

Shevqet Musaraj

Stalini në timon nuk është më.

Planeti rrotullimin thua ndali;

Por jo! Se vrull Ai e drit’ i fali

Planetit për në rrugën ngadhnjimtare.

Stalini në timon nuk është më.

Po atje Partin’ e Madhe Ai la,

Partinë që fuqi e drit’ i dha

Njerzimit për në rrugën ngadhnjimtare.

Stalini në timon ësht gjithënjë

Mësimet stalinjane atje do ndrijnë

Në shekuj njerëzimit do i prijnë

Drejt së ardhmes komuniste ngadhnjimtare.

“Letërsia jonë”, nr. 3, muaji prill, 1953, faqe 41.

48 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page