top of page

DRAMËSI I ÇAMËRISË


DRAMËSI I ÇAMËRISË Dramessi është një fshat në Thesproti/ Çamëri, në Rajonin Epirit. Nndodhet në një lartësi prej 190 metrash mbi nivelin e Detit Jon. Vendndodhjet pranë Dramessi përfshijnë vendbanimin e Rrëzanjit ( Agios Georgios Thyamidos); fshatin Koriqan; Dhërmicë. Sot në Drámesi jetojnë 132 persona, nga këta 65 burra dhe 67 gra. Mosha mesatare e një banori të Dramesit është 46 vjeç (kështu raportohet në dokumetat zyrtare. Pak e habitshme!). Raporti i burrave dhe grave në Drámesi, është meshkuj 64% deri 48%, femra 67% deri në 51%. —-------------- Aeroporti më i afërt në Greqi është Aeroporti Ndërkombëtar Ioannis Kapodistrias në një distancë prej 24 mi (ose 39 km), në Perëndim. Në afërsi të Dramësit ndodhen edhe vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Vendi më i afërt i trashëgimisë është Butrinti në Shqipëri, në një distancë prej 24 mi (ose 39 km). Më i afërti në Greqi është Qyteti i Vjetër i Korfuzit në një distancë prej 24 mi (ose 39 km), Veri-Perëndim. Nëse shkoni ndonjëherë në Dramës, mund të bëni vizita në disa nga vendet e mëposhtme: Gumenica, Filat, Paramëthi, Pargë, Prevezë (të rajonit të Çamërisë); në Konispol, Markat, Saranë (të Republikës së Shqipërisë). —---------- Pse i duhej Çamëria kishës dhe shtetit Grek? Po përgjigjem me një shkrim që vetë kisha ortodokse e Dramësit ka shpalosur pse e donte Çamërinë: "Kush jemi ne? Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit po i shërben komunitetit të Dramësit dhe po angazhon dhe inkurajon të tjerët përmes një udhëtimi që ndryshon jetën në Dramësin e Çamërisë. Misioni ynë është të ushqejmë një komunitet të larmishëm dhe mikpritës, të përkushtuar për të ndjekur pa frikë kudo që Zoti na drejton dhe të bëjmë dishepuj të Jezu Krishtit për transformimin e Dramësit dhe botës". Më tej vazghdon: "Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit mirëpret të krishterët dhe ata që kërkojnë të kuptojnë krishterimin në zonën e Dramësit. Qëllimi ynë është të krijojmë kontakte dhe të inkurajojmë të tjerët që të bashkohen me ne në udhëtimin tonë të krishterë që përmirëson jetën. Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit në Dramës, Thesproti është një komunitet miqësor i krishterë ku ne mirëpresim të tjerët të bashkohen me ne në adhurimin dhe shërbimin tonë ndaj Zotit. Theksi ynë është në mësimin dhe kuptimin e Biblës dhe ndjekjen e shembullit të Jezusit dhe të ndjekësve të tij. Vizioni i Kishës Ortodokse të Shën Gjergjit është të ndikojë për Zotin, këtu në Dramës, Thesproti duke i ndihmuar njerëzit të kuptojnë mesazhet pasuruese të shpresës së përjetshme që na ka dhënë Jezu Krishti nëpërmjet fjalëve dhe veprave të Tij. Ejani ashtu siç jeni - do të donim të njiheshim më mirë". Ky ishte mesazhi i Kishës, që tashmë dihet nga të gjithë se krahina e Çamërisë u dogj, u shndërrua në vatër të predikimit ortodoks bizantin. Ishte dhe mbetet mision, jo vetëm i një kishe në Dramës, por në të gjithë Greqinë dhe ata që pasojnë ideatorët e krijimit të shtetit Grek, për ringjalljen e perandorisë bizantine në dëm moral, fetar, etnik e territor, kryesisht në hapësirën Shqipërisë natyrale. Ky objektiv misionar i ortodoksisë greke, nuk duhet nënvlerësuar, as harruar. Është synim i tyre afatgjatë, i cili është drejt përmbushjes, nëpërmjet formave të reja të kamufluara. —--------------------- Largësia e disa vendbsnimeve me Dramësin Ku është Dramesi në krahasim me vendet e tjera?. Disa nga vendbanimet në Çamëri dhe largësia nga Dramësi. Qyteti Popullsia km milje Gumenica 9.496 8 5 Paramithiá 2.569 14 9 Filiátes 2.129 11 7 Arpica-Perdika 1.875 16 10 Grikojori 1.264 6 4 Varfanji. 1.126 5 3 Pllatarea. 1.044 10 6 Vola. 973 14 9 Picari (Aëtos) - 8 5 Bedeleni - 1.9. - Rrëzanji - 2.5. - Koríqani - 3.5 - Dolani. - 4.1 - Shqefari (Kryevisi) - 4.2 - Salica (Llaka ) - 4.8 - Picari (Mýloi) - 5.2 - Disa vendndodhje të rëndësishme që lidhen me Dramësin dhe zonën e prefekturës së Gumenicës: Bedeleni; Rrëzanji; Koriqani; Shqefari; Dolani; Salica; Picari; Nuneshati; Koleshati; Varfanji; Sklavi; Pjadhuli; Kushovica (Agia Marina); Shënmëriza; Skopiona; Nista; Manxhari (Kiparizi); Vërsela; Psaka; Nikolici; Grikohori; Mavrudhi; Kodra; Galbaqi; Sideri; Agios Pandaleimoni; Minina, Picari, etj. —----------- Unë jam rrëzanjot, por kam qenë shumë herë në Dramës. Kur isha fëmi 4 deri 6 vjeç, edhe në vitin 2004, 2007, mbas 60 viteve që ishim masakruar dhe dëbuar. Kam banuar me dramsiotët edhe në Çermë-Biçak të Lushnjës nga viti 1949 deri në vitin 1956. I njoha ata banorë, njerëz të urtë, punëtorë, dashamirës dhe besimtarë. Ruaj respekt të veçantë për të gjithë, të rinj dhe të vjetër. Me këtë rast i kujtoj me nderim të gjithë ata që kanë ndërruar jetë, u qoftë dheu i lehtë, u prehshin në paqe. Uroj më të mirat për pasardhësit e tyre, të kenë shëndet dhe mirësira. Fahri B. Dahri. Londër, më 23/12/2022.- ReplyForward


17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page