top of page

Dr. Mehdi Hyseni , me jetëshkriminTuaj, Ju uroj, Gëzuar Datëlindjen, jetë të gjatë dhe suksese!


Mehdi Hyseni

*Mehdi Hyseni, 1948, anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve në New York, një elitë e merituar bashkëkohore i Dardanisë hyjnore.


Fragment nga librit im, “Elitat e mohuara... “f.439-444


Vilhelme Haxhiraj


Mehdi Hyseni lindi më 1 shkurt 1948, në fshatin Burim, Komuna e Vushtrrisë, Republika e Kosovës. Është i martuar dhe ka 5 fëmijë. Zotëron veç gjuhës shqipe edhe anglisht, frëngjsht dhe serbo-kroatisht.

Arsimimi: *Më 1976 Kryen: B.A., Fakulteti Filologjik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Universiteti i Shkupit, Maqedoni ; *Më 1983 – kryen M.A., Shkencat e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Politike, Zagreb, Universiteti i Zagrebit; *Më1986-1990-studion e mbron Doktoraturën me temën; “ Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare”, Zagreb, Universiteti I Zagrebit, Kroaci ; Më 1997, merr :Ph.D.,Shkencat Historike (Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare), Fakulteti Filozofik, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës.

Akademik Prof.Dr. Mehdi Hyseni , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së Përvoja profesionale:

•Nga 1970-1974 – Pedagog i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në shkollën fillore “Liria” të Gllavotinit, Vushtrri, Kosovë; • 1974-1976- Gazetar në të përditshmen “RILINDJA” të Prishtinës, Kosovë; • 1976- 1978 – Profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në shkollën e mesme ekonomike në Pejë, Kosovë; • 1978-1982- Përkthyes, leketor dhe redaktor në Departamentin e Përkthimeve të Këshillit Ekzekutiv Federativ të Jugosllavisë në Beograd; • 1982-1989 - Terminolog në Departamentin e Përkthimeve të Këshillit Ekzekutiv Federativ të Jugosllavisë, Beograd; Komisioni Verifikues dhe Miratues i Terminologjisë Shkencore (Gjuhë Shqipe, Politikë, Drejtësi, Ekonomi, Kulturë etj.): Akademik Idriz Ajeti, Dr.Bajram Krasniqi, Prof.Dr.Shaqir Berani, Instituti Albanologjik, Prishtinë, Fakulteti Ekonomik (Prof.Dr. Hajrullah Gorani) dhe Fakulteti Juridik (Prof.Dr.Esat Stavileci), Prishtinë, Kosovë; • 1989-1993- Redaktor i Revistës “Liria” për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Lubjanë, Slloveni; • 1993-1995 – Anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) nën mandaitn e Kryetarit Adem Demaçi, Prishtinë, Kosovë; • 1995-1999 – Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shoqatës për Edukim, Arsim dhe Shkencë “Bashkimi Paqësor” nën mandatin e Kryetarit Cen Pushkolli, Prishtinë, Kosovë;

• Prej 2000-2017 –Non Academic job ( security business , public information, translation), Boston, MA, USA; • 2000-2001 – Bashkëpunëtor i Institutit Ndërkombëtar, Boston; • 2002-2003 – Redaktor i Gazetës “Ribashkimi Kombëtar”, Tiranë, Shqipëri; • Nga 2010-2017 - Bashkëpunëtor i Institutit të Prognozave Politike Rajonale, Tiranë, Shqipëri; • 1990-2017 – Bashkëpunëtor i këtyre gazetave, i revistave dhe i masmediave digjitale : Rilindja (Prihtinë, Tiranë), Fjala (Prishtinë), Dituria (Prishtinë), Bota e Re (Prishtinë), Z֝ëri (Prishtinë), Koha Jonë (Tiranë), Shekulli (Tiranë), Zëri i Kosovës (Zvicër), Bota Sot (Zvicër, Prishtinë), Kosova Sot (Prishtinë), Telegrafi (Prishtinë), Liria Kombëtare (Nju-Jork), Kosova Press (Prishtinë), Lajm Press (Shkup), Tribuna Shqiptare (Kanada), Albania (Londër)…etj. Vepra të botuara janë dy (2): • UÇK-ja dhe e Drejta Ndërkonbëtare (Recenca dhe Parathënia, Akademik Esat Stavileci), “Kuvendi”, Lezhë, 2010; • Shqipëria e ribashkuar e qetëson Ballkanin(Vëllimi I), Instituti i Prognozave Politike Rajonale (Recenca dhe Parathënia, Dr.Koço Danaj), Tiranë, 2010. Recensione (3): Ka mbajtur tre (3)recensione për librat e tre autorëve. • Autori: Afrim Morina, “Gjurmë kohe, libri IV” (politikë), Prishtinë, botuar më 2014 ; • Autori: Skifter Këlliçi, “Tragjedia e 11 Shtatorit 2001”(roman), Boston, botuar më 2014; - Autori: Tafil Duraku, “ Simbolika e zezë heretike dhe antikombëtare e V.Surroit“(politikë), Prishtinë, 2015. M. Huseni ka publikuar në anglisht një numer të konsiderueshëm artikujsh(55) mbi analiza sociale, politike, kulturore, mbi marrëdhëniet ndërkombëtare mes kombeve, si dhe për të drejtat e kombve të vegjël apo më të ri në hartën gjeopolitike botërore, si Kosova • (AAlbania Press-Londër (850 njësi botuese), Londër : - Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, kur të thotë AMERIKA; - Sikur serbët dhe Vuk Drashkoviqi të kishin qenë si Tucoviqi dhe Willy Brandt-i ; - Propozimideja e Vuçiqit për ringjalljen e Jugosllavisë së Titos, një po.... e ftohtë për Ballkanin; - Nuk ka komb shqiptar e as Shqipëri Etnike pa Skënderbeun dhe pa Ismail Qemalin ; - Vuçiqi demantoi Brukselin dhe lidershpin e Kosovës ; - Kosova ta dëgjojë Presidentin Donald Trump, jo Serbinë e Putinit ;

-Tandemi Ivanov-Gruevski fajtorë kryesorë për galvanizimin ndëretnik dhe për krizën institucionale në Maqedoni ; - Tandemi Ivanov-Gruevski fajtorë kryesorë për galvanizimin ndëretnik dhe për krizën institucionale në Maqedoni ; - Racizmi i Ivanovit izolon Maqedoninë nga BE-ja, nga NATO-ja dhe nga Amerika ; - Diplomacia retorike boshe e Prishtinës dhe e Tiranës ; - Mos e vajtoni Rusinë, por Shqipërinë e copëtuar Etnike(1878-2017)! - Hashim Thaçi nuk ëshë baba i Kosovës; - Kuçi e siguroi Beogradin, se “Shqipëria s’mund ta mbrojë sovranitetin e Kosovës!? -Me dhe për Amerikën përgjithmonë, por, territore shqiptare nuk i japim Serbisë ; - Tirana dhe Prishtina të mos pranojnë as ndarjen e as këmbimin e territorit shqiptar-shqiptar me Serbinë ; - “Këmbimi i territorit”, Thaçin do ta bënte DY HERË HERO dhe SHTETARIN MË TË MADH të Ballkanit ;– “Kosova është Serbi”, do të thotë opsionin e hapur të luftës mes Serbisë dhe Kosovës; - Kozmopolitizmi nuk është substitut i kolonializmit dhe i neokolonializmit . •(B)  Ka botuar në: Kosova sot-Prishtinë  Njohja e Kosovës, interes nacional dhe shtetëror i Serbisë ; - Edhe Shqipëria mund ta mbrojë sovranitetin e Kosovës; - Paradigma e gjysmës së kombit shqiptar të kolonizuar ; - Kapitali nuk e përcakton vetëdijen kombëtare, por ideali, humanizmi dhe atdhedashuria ; - Treni i bukur-modern rus, por me përmbajtje çetniko-nazifashiste serbe, nuk kalon në Kosovë ; - Serbia të burgosë e arreston, sepse nuk ka kush të mbrojë ; - Amerika dhe presidenti Obama mbështetin hyrjen e Turqisë në BE ; - Anashkalimi dhe nxirja e ribashkimit gjithëshqiptar gëzojnë Serbinë dhe Rusinë ; - Humanizmi mbi të gjitha,jo vrasje dhe terrinë mesjetare ; - Vrasja e Halepit - vrasje e humanizmit gjithënjerëzor ; - Muri në Mitrovicën e Kosovës, simbol i aparteidit serb ; - Duke "rrasur" pleskavica dhe duke pirë "shlivovicë" të Shumadisë, nuk zgjidhet problemi kolonial me Serbinë ; - Paskal Milo nuk e njeh Kosovën, por Serbinë . • (C) Ka botuar në Floripress- (Prishtinë): -Babomania" antibashkim kundër ribashkimit - amanetit të baballarëve të Shqipërisë Etnike ; “Simfonia dhe kakofonia” politiko-shtetërore e Kishës Ortodokse Serbe kundër pavarësisë së Kosovës; Formula e re serbe “Kosova nën Serbi, e Serbia në Evropë”, është antievropiane, antidemokratike dhe anticivilizuese ; “Dialektika” e ndërgjegjës së kalbur politike dhe kombëtare shqiptare ; Vojislav Kostunica: “Kosova është zemra e Serbisë”?! ; Pavarësia e Kosovës nuk varet nga VETO-ja e Rusisë ; Nuk ka “Shqipëri të Madhe”, por Shqipëri natyrale • (Ç) ka botuar në: WWW lajmpress.com,(Shkup) : - Madeleine Albright është shpëtimtare e Kosovës, ndërsa Milosheviqi ishte kriminel ; Pse nuk jeni lidhur në kodin telefonik të Shqipërisë, por të Serbisë kolonialiste?! - Pa ushtri, Kosova vazhdimisht është në rrezik ; - OKB-ja ushqen tërë botën me bukë, me liri dhe me paqe ; • 2016 (qershor) -Ambasadori Christopher Hill ka pohuar të vërtetën, se “Shqipëria nuk do të jetë një me Kosovën” ;  *Ka botuar në:www.telegraf (Prishtinë);si: “Syndromi antibashkim”; “As Serbia, as Kosova në BE”; Decentralizimi – standard i obligueshëm vetëm për shqiptarët në Ballkan?!; Kosova nuk është djepi i Serbisë, por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve ; - Amerikë, të paçim përjetë! ;- Konfrontimi me faktorin ndërkombëtar-rikthim i Kosovës nën Serbinë kolonialiste ; • 2010 (prill) - Kosova nuk është djepi i Serbisë, por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve ; • 2009 (shtator) - Zgjimi i vonuar, por shenjëz shpresëdhënëse drejt ribashkimit kombëtar. Work in progress and interest: • Vazhdimi i Projektit studimor për Ribashkimin e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike; • Përfundimi i Projektit kërkimor shkencor versus “Kombit Kosovar” ; • Ribotimi i librit shkencor “UÇK-ja” dhe e Drejta Ndërkombëtare ; • Projekti kërkimor shkencor i përgënjeshtrimit të tezave dhe të elaboratve serbomëdha “Velika Albanija” (Shqipëria e Madhe). Nga  dt.27.04.2017  Profesor Dr.Mehdi Hyseni është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve  Shqiptaro-Amerikane.

Doni të dini se cili është Akademik Mehdi Hyseni? Mjaftojnë këto 3 citate të shkëputra nga mediat dhe njeh pedagogun, historianin e Mesjetës dhe të kohës së re, studiuesin, sociologun, diplomatin dhe filozofinë politike dhe largpamësin Mehdi Hyseni, i cili meriton të renditet mes Elitave bashkëkohore mbarëkombëtare !

* wwwShqipëria natyrale,.com:Ndaj, duke mbajtur parasysh një gjendje të tillë të fenomenologjisë së filozofisë së mjerimit kombëtar, etik dhe profesional, Akademiku ynë i lartënderuar R.Q. nuk ka arsye pse të jetë i indinjuar e as i ofenduar nga një gjest i tillë negativ dhe iracional i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sepse edhe ajo për mëse 20 vjet, nuk ka mundur të qëndrojë imune ( e pavarur) ndaj interesave të ndryshme të politikave partiake dhe shtetërore, ashtu siç është edhe rasti i Akademisë “Mëhallore” në Kosovë. Nuk ka asnjë dyshim se, politizimi dhe abuzimi i këtyre institucioneve më të larta shkencore, kombëtare dhe shtetërore nga individë dhe nga grupacione të pandërgjegjshme, për interesa të ndryshme egoiste dhe klanore përfituese, promovuese, karrieriste, politike dhe partiake, shënojnë kulmin e shpërfilljes së vlerave shkencore, kulturore dhe kombëtare të shoqërisë së sotme shqiptare. Akademikë dhe akademi të tilla të politizuara, me orientim dhe me veprim politiko-partiak, klanor dhe provincial, që dëmtojnë vlerat e vërteta kultutore, shkencore dhe kombëtare mbarëshqiptare (duke improvizuar dhe shpërfytyruar të vërtetën mbi vlerat dhe mbi arritjet shkencore), nuk u nevojiten as shqiptarëve e as Shqipërisë Etnike.”

*Prof.dr. Mehdi Hyseni, Voa,23 janar 2018: “Deri më sot, qëkur ekziston shteti serb në Ballkan,  liderët politikë të saj kanë nënshkruar ndonjë marrëveshje a traktat me Shqipërinë dhe me Kosovën, vetëm atëherë, kur është përfillur interesi i tyre i plotë nacional dhe shtetëror hegjemonist dhe militarist kolonial.  Me një fjalë, nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq  nënshkruan ndonjë marrëveshje kompromisi polik me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi në Bruksel, kjo do të jetë vetëm FITORE për Serbinë dhe për presidentin Hashim Thaçi, JO  për SHQIPTARËT e as për KOSOVËN.”

*Prof.dr. Mehdi Hyseni, Voal, 19 dhjetor 201:Në këtë rast, logjika  e shëndoshë shtron prapë të njëjtën pyetje, si është e mundur që Serbia e paska kolonizuar pjesën e saj jugore, duke qenë se deri më sot, asnjë shtet në botë nuk ka kolonizuar vetëvetën, por ndonjë shtet, territor apo popull të huaj, ashtu siç ka vepruar edhe Serbia (1878-2016), duke pushtuar, kolonizuar territoret e Shqipërisë Lindore dhe Verilindore, por për të fshehur para Evropës dhe para botës këtë krim, që përbën  vepër penale ndërkombëtare, duke përdorur eufemizma të tjera absurde siç është titulli i këtij libri (Platformë  strategjike) për kolonizimin e tokave autoktone shqiptare)  të Shqipërisë Etnike në Ballkan.”

106 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page