DORA QË ZBULON SIMBOLIN 12 000 VJEÇAR TË BESIMIT ARBËR


Fatbardha Demi

Ky popull (shqipetar) (…) i vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrënjëve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundërshtueshëm i tokave të veta.

At Gjergj Fishta në Konferencën e Paqes, Paris (1919)

Duke folur për origjnën e Kombit tonë, analisti Mustafa Nano shprehet : « Ka ndonjë autor që i quan (shqipetarët-shën im) Ilirë, por ka edhe ndonjë tjetër që i quan Trakas (...) Në këtë rrethanë do na duhej të provonim që shqipetarët rrjedhin prej ilirëve apo, me fjalë të tjera, që ka një vijushmëri të pandërprerë iliro-shqipetare. Mirëpo edhe historiani më budalla e di se kjo gjë është ende e paprovuar 100% ». (1)

Risjellja e debateve të dy shekujve të kaluar, siç është teza e mësipërme e M.Nanos është bërë një dukuri e përsëritur në masmedia, ku qëndrimi dogmatik (dhe jo kritik) ndaj botimeve të disa autorëve shqipetarë dhe të huaj, dëshmon mungesën e njohurive mbi Lashtësinë e Kombit tonë dhe të Europës parahistorike në përgjithësi.

Që në shk 18, historiani dhe gjuhëtari Johann Thunmann (1746-1778) ishte i pari që mbështeti fort, tezën e vijëmsisë Ilire të shqipetarëve, në trevat ku shfaqen si arbër në mesjetë. (2) Autorë të tjerë, veçanrisht vepra e Eduard Shnaiderit « Pellazgët dhe pasardhësit e tyre » (Tiranë 2009), sjellin fakte mbi origjinën dhe vijushmërinë e Arbërve , që nga zanafilla e formimit të bashkësive të para të njeriut primitiv dhe përdorimin e gjuhes pellazgo-shqipe , shumë përpara gjuhës sanskrite të Vedave indjane (Petro Zhei Shqipja dhe Sanskritishtja, ). Megjithatë, kjo vlerë e veçantë e Historisë së Shqipetaro-Arbërve të sotëm, nuk njihet nga shkenca botërore, çuditrisht edhe nga Albanologjia zyrtare, të cilat, në përgjithësi e quajnë jashtë çdo llogjike, të gjurmohet lidhja e popullsive moderne me fise të një periudhe “pa shkrime” dhe “pa data”.

Fustel de Coulanges (La cité antique) duke shtruar pyetjen : « Ç’kujtim na mbetet nga brezat, të cilat nuk kanë lënë as edhe një tekst të shkruar? - përgjigjet se - Fatmirsisht për njeriun, e kaluara nuk vdes kurrë plotësisht. Edhe pse njeriu mund të harrojë (...) është vetë ay, që në çdo epokë është prodhim dhe përmbledhje e të gjithë periudhave të mëparshme ”. (3) Këtë mundësi, na e jep sidomos shkenca mbi BESIMIN , e cila është në gjëndje të zbulojë periudhat më të hershme të zhvillimit të botkuptimit të njeriut, për rrjedhojë edhe zanafillën dhe vijushmërinë e popujve të mbijetuar deri në ditët e sotme. Sigurisht ky kërkim vlen, vetëm për popujt e lashtë (natyral) , origjina e të cilëve nuk vjen nga popuj të tjerë, siç është rasti i Kombit Shqipetaro-Arbër.

Domosdoshmëria e kërkimit të ndonjë forme të besimit (në parahistori-shën im), pohon Angelo Carcagni (Arte Religione e Magia -Grotta dei Cervi a Porto Badisco) është e lidhur ngushtësisht me çfaqjen dhe thelbin e qënjes së njeriut mbi tokë. Një grup, një klan, një tribu, një shoqëri, nuk mund të mbijetojë pa një formë besimi që t’i udhëheq dhe t’iu jap mbështetje » (4) Po të shohim nga afër ritet që njeriu ndjek apo formulat që ai thotë, vëren F.Coulanges, atëhere do të gjejmë shënjat e asaj që njerëzit besonin pesëmbëdhjetë apo njëzet shekuj para tyre. (5)

Nisur nga sa u tha më sipër, për të dëshmuar vijushmërinë e Kombit Arbër nga fiset e para europiane , do ta nisim rrugëtimin tonë mbi historikun e BESIMIT me pyetjen se :

Nga e ka zanafillën simboli i ritit të BEKIMIT kristian ?

Në fotot e mësipërme shikojmë : Një pikturë të Krishtit (fig.1) ; Statujë e vitit 452 e Apostulit Shën Pal e punuar me bronxin e shkrire të statujës së Jupiterit (Zeusit të romakëve) (fig.2); Busti i Shën Baudime e vitit 1180/1200; Romanesque (French, Auvergne) (fig.3); Papa në Vatikan, shk 21 (fig.4)

Pavarsisht hapësirës shumë shekullore që i ndan figurat e mësipërme, dora e tyre e djathtë shpreh të njejtin gjest – tre gishta të hapur dhe dy të mbledhur. Të gjithë e njohin këtë shënjë të dorës së njerëzve të Perëndisë, që shoqërohet me fjalët : “ Të bekoj…! ” ose në gjuhën popullore, bekimi për mbarësi në jetë.

Sipas mitit, ritet që duheshin zbatuar në besimin kristian ishin të diktuara nga Krijuesi. Tek urdhëresa me Numrin 6: 22,27 , përcaktohej se - bekimi duhej të kryhej vetëm duke përmëndur emrin e Zotit - (… Duke vendosur emrin tim mbi fëmijët e Israelit, unë do t’i bekoj (rrjeshti 27).

Sipas shkrimeve të shënjta, njeriu tokësor nuk kishtë pushtet për të bërë bekimin , këtë të drejtë e kishte vetëm Krijuesi. Për rrjedhojë, të gjithë shërbenjësit, domosdoshmërisht duhet të vinin në dukje, se bekonin në emër të Zotit, siç jepet ne bisedën e Isakut me Giacobbin : « … Zoti i gjithpushtetshëm të bekon, të bën pjellor që të shumohesh, në mënyrë që të bëhesh një bashkësi popujsh…(Genesi 28 : 3,4) (6)

Në shekujt e mëvonshëm, kur në mitet besimtare rolin e shëmbëlltyrës së Zotit në Tokë e merr Jezusi, fëmija i ngjizur nga një grua tokësore (Maria) me Frymën hyjnore (Zotin), gjatë ritit të bekimit, nuk përmëndet më vetëm emri i Krijuesit. Krishtit duke i bekuar Apostujt , u thotë : « Shkoni pra , drejtoni të gjithë popujt në emër të Atit , Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, duke i mësuar ata të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam udhëruar » (Mattëo 28 : 19,20) (7)

Edhe sot, bekimi bëhet në emër të tre figurave hyjnore (Krijuesit, Birit të tij- Jezusit dhe Shpirtit të Shënjtë), që tregon një fazë të re të besimit hebraik të njohur me emrin Kristianizëm, me simbolin e tij përfaqësues – TRINITA (që shpreh përfaqsimin e trefisht të Zotit-NJË) . Tre gishtat e ngritura të dorës, me të cilën bëhet riti i bekimit katolik dhe ortodoks, shprehin simbolikisht këtë teollogji. Sipas fjalorit teosofik : “Kur një prift kristian bekon duke përdorur tre gishtat e dorës , ay përcjell një shënjë magjike që shpreh pushtetin e trekëndëshit apo të Trinitisë” (8)

Para disa vitesh, duke vizituar parkun arkeologjik të Butrintit, shoqëruesi më pyeti nëse e dija se përse në trupin e statujave të zbuluara të cilëve u mungonte koka, kishtë një vrimë të thelluar. I kënaqur nga heshtja ime, nxitoi të më sqaronte se, për mungesë kohe si rrjedhojë e ndrimeve të shpeshta të mbretërve apo figurave të rëndësishme, artistët e lashtësisë kishin gjetur një rrugë shumë praktike : ndronin vetëm kokat tek statujat e paraardhesve te çfronësuar, të aratisurve apo të vrarë si armiq. Në rast se me « kokat» do nënkuptojmë mitet e reja që zëvëndësuan ato të Besimit të lashtë, do të arijmë në përfundimin se « skeleti » i miteve, gjatë dhjetra e mijra shekujvë të historisë njerëzore, ka mbetur në thelb po ay. Këtë na e dëshmon edhe objekti arkeologjik (fig.1,2 poshtë) i zbuluar në trevat e banuara nga fiset etruske, ku paraqitet besnikërisht simboli i « dorës së bekimit » kristian .