top of page

DORËSHKRIMI I PARË SERB PËR GJERGJ KASTRIOTIN- SKENDERBEUN MË 1778



Akademik Prof dr Hakif Bajarmi


Parahistoria, shkaqet, shkasi dhe pasojat-çka, si dhe pse u provua të përvetësohet

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

TEODOSIE, HISTORI PËR GJERGJ CRNOJEVIQ-SKENDERBEUN, (Dorëshkrim 1778 ,f 206;Autori I dorëshkrimit vrehet se ka për qëllim permanent përvetësimin dhe serbizimin e historisë shqiptare, e si konsekvencë e atij përvetësimi, e kishte prosinë që të pason okupimi I trojeve shqiptare, për të dal Serbia në det. Mjrishtë ky orientim politik dhe kishtar Serbian, është përkrahur nga politika koloniale Evropiane deri në ditët e sotme, dhe, nuk ka shenja se do të pushojë!.

Disa shkrolagji Serbian e të tjerë, Skenderbeun kanë filluar ta trajtojnë si: I krishterë, ostodoks, katolik apo muslian, pa ia permendur përkatësinë nacionale, që ishte vizion i tij jetësor. Këtij realiteti të kohës ia shtojnë faktin se e ama e Gjrergjit, kinse, nuk ishte arbanase. Po shtrohet pyetja kush e kurorzoi Stefan Nemanjen. E kurorëzoi emisari I Vtikanit. Po cilat ishin nënat dhe gjyshet e sundimtarëve serbianë, bullgarë, grekë apo turqë në Mesjetë. Ishin gati të gjitha bashkshortet: greke, sllave, dhe italiane. Po a ishte çdo principatë serbiane aq harmonike me tjetrën. Jo nuk ishin. Madje vllau I Shen Savës dihet se ia nxorri sytë, se ka pasë vrasje në mes tyre; se Car Dushani e ka helmos babain për karrikë dhe kështu me radhë. Dihet se Princ Dushani u bë Car më 1346. Carevina e tij ka zgjatë deri më 1355. Pra 4 muaj më pak se 9 vjet. E vërteta edhe para tij, Kisha Serbe (1219) ishte me një autonomi. Por shtrohet pyetja kush i kurorzonte në një hapësirë prej 23000 kilometra katror siperfaqe nga “gjashtë mbretër”, prej të cilëve asnjëri nuk është quajtur serb. Edhe më sakt, në Kodin e Dushanit i publikuar më 1349 (i posedoi TETË (8) varianta në origjianl dhe të përkthyera serbisht, në asnjë vend nuk shkruhet fjala serb me germë të MADHE. Ndërsa fjala ARBANAS kudo që shkruhet në të TETË VARIANTAT shkruhet me germë të madhe. Në këtë vegë filozofike, mshihet një misterje e që është çështje publike- e njohur se në sundimin e shkurtër të Car Dushanit si “CAR SRBA, ARBANASA I GRKA” pati filluar një etapë shumë e egër e KONVERTIMIT, e NDRYSHIMIT MASIV të emrave të arbansëve në emra sllavë. Edhe më keq, askush nuk kishte të drejtë të fasi në gjuhën e vet, publikisht. Madje, edhe në familje. Ishte kjo e mundur sepse të gjithë princat serbë nga dy e tri herë janë konvertuar, herë kalonin me Romën e herë me Bizantin. Këtë metamorfozë fetare e kanë konsumuar edhe princat arbanas. E për moszbardhjën e realitetit tyre fetar fajtor është robëria dhe mosinteresimi i Arbanasëve që të kanë alfabet dhe kishë e shtet të përbashkët autonom, e kjo për faktin, sepse u mjaftonte latinishtja e cila ishte gjuhë zyrtare e komunikimit me të tjerët në nivele në tërë Kontinenetin. Fajtor për ngecjet arbanase është edhe shkrimi arab, ndaj të cilit u krijua një fetish sepse KURANI ishte i shkruar arabisht me germa arabe dhe çdo gjenratë ia përcillte asaj vijues se: “Të mjfton dituria që është në KURAN, të mjafton shkrimi me germa arabe”, do të mësojnë dijetarët e pakët. Në këtë drejtim Skenderbeu i ka përjetuar të gjitha shkrimet, atë arab, atë latin dhe atë biznatin. Po mos t` i njihte të TRIA shkelqyeshëm, nuk do të bëhej SKENDERBE, aluzion e LEKËS –ALEKSANDRIT MADH, që kishte origjinë ILIRE.

Kur studiohet nomentimi: PRIMUS INTER PARES dhe PRIMO GENITURA, për ta trashëguar dike, martesa nuk guxonte të ndodhë në mes veti, për shtresën princore me gjininë e njejtë, dhe me ata të principatës (brenda fisit). Pra baba i Skenderbeut nuk ka pasë leje të martohet me një arbanase. Dokumnetet shpiejnë se bashkshortja e Gjon Kastriotit ishte vllëhe (ilire gjysëm e romanizuar, ose bizantine e romanizuar). Edhe në kohën moderne (sot) asnjë mbret apo princ nuk martohet me femrën e popullit-kombit vet.

Atëherë si mund të përjashtohet martesa e një princi shqiptar me një arbanase. Jo atëbotë një mundësi e tillë ishte jo e lejuar nga kanonet, adetet dhe zakonet e popullit.Ne do të përqëndrohemi këtu për ta zbardhur një përpiekje serbiane për ta përvetësuar Heroin Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotin- Skenderbeun. E të gjithë ata që provojnë, nuk do t` ia arrijnë, sepse ky vigan është promovuar me luftën e tij dhe tërë epoka e tij quhet në historiografi, Epoka e Shtetit të Skenderbut. Ta mësojmë më detalishtë.

ANALIZA

Dorëshkrimi serb për Skenderbeun, pas leximit të vëmendëshem, vrehet se është shkruar me kërkesë të Kishës Ostodokese Serbe, me qëllim që Gjergj Kastrioti- Skenderbu të sllavizohet, duke e ditur fare mirë se Heroi Kombëtar I Shqiptarëve ishte Kapidan-Mbret i shtetit shqiptar 1443-1468 me qendër Krujë. Autori I dërëshkrimit Serbian me qellim e pshtejllon-mjegullon Gjergj Kastriotin –Skenderbeun me Gjergj Crnojeviqin –Sknderbegun që ishte sanxhakbe malazez me qendër në Zhablak nga viti 1513-1529.1(1.Istoriski Leksiokn, Beograd 1976, f.639).

Në dokumente thuhet se Gjergj Kastrioti Skenderbu bëri TRI here marrëveshje me Padishahun. Nëse mbështetemi në Sheriat, duhet të shtrojmë pyetjen ato marrëvshje a ishin armapushuim apo cilsoheshin si paqësore. Nëse kanë qenë paqësore, atëherë Sulltani nuk ka pasë të drejtë me një të krishterë të lidhë paqe, por vetëm armëpushim. Nëse ka lidhur paqe, Skenderbeu ka m undur të lidhë atë vetëm si musliman, asesi ndryshe. Turqit sot duhet t` I publikonjë teksetet e atyre marrëveshjeve për hir të histories. Nëse Sknderbeu ka lidhë armpushim, atëherë ai ishte I krishterë dhe këtu nuk ka çka të bisedohet.

Me që fillim e mbarim vrehet në dorëshkrim fryma prepotente kishtare sebiane, po i themi dy fjalë për jetën e asaj-kishës. Më 1219 pas mizorive në mes princave Serbian, themlohet nga Rastko (Shen Sava) Kisha Autoqefale Serbiane me qendër në Zhiçë. Autoqefalia e saj do të pushojë me shkatrrimin definitiv të Perandorisë Dushanit më 1355. Pas kësaj kohe kjo kishë vetëm ishte nominalisht “reale”, sepse princat Serbian as që e pranonin të gjithë, duke aspiruatr dikush kah Konstandinopoja, dikush kah Roma, që ishte një luftë permanente e që vazhdon pa nderprerë. KAS (Kisha Autoqefale Serbe) rithemelohet1557 nga partiku Makarie , e lejuar nga Mehmed Sokolloviqi (sllavë I islmaizuar). Më 1776 Prtikana e Pejës sërish shuhet , për ta riaktivizuar sulltani më 1830. Pas kësaj kohe drejtues të saj ishin kryesisht me origjinë grekë. Mjafton të thuhet se masakra e Valiut Manastirit më 1830, kundër 500 politikanëve (bajraktarëve) shqiptarë ishte bërë me intriga të Kishës serbiane, kinse ata po përgatiteshin hakmarrje ndaj Stambollit, për shkak të sielljes ndaj Ali Pashë Tepelenës (1820) dhe ndaj Bushatlive të Shkondrës (1828/30). 2

.(2.Istoriski Leksikon, f. 639;AS, Koleksioni I Manastirit 1804-1844, që sherbeu për përpilimin e Naçertanisë 1844.).

Në arkivat e Stambollit, Vatikanit, Dubrovnikut, Venedikut, Wjenës, Parisit dhe Londrës gjindet një dokumentacion I pazbuluar për EPOKËN E GJERGJË KASTRIOTIT SKENDERBEUT. Jo vetëm në arkiavt e theksuara, por edhe në Arkivin e Peterburgut, Athinës, Sofjes, Beogradit dhe Budapeshtit gjënden dokumente të pabotuara (dorëshkrime) për Heroin Kombëtar të shqiptarëve. Ato dorëshkrime (dokumente) nuk janë botuar, sepse ka ekzsituar shpresa se Shqiptarë nuk do të ketë; se Shqipëria nuk do të themloeht kurrë dhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun do ta përvetësojnë si person popujtë dhe shtetet fqinje. Kurse shtetet ballkanike dhe evropiane do ta përvetësojnë veprën e tij 25 vjeqare si histori brilante, të një lufte për liri dhe pavarësi; një lufte të drejtë që Vatikani apo Kisha Fanariote, do t` ia adresojnë Epokës së kryqzatave 1096-1270.3.

(3. Krstaski ratovi, dorëshkrim në A. V. I pabotuar me shifër 1054/1096.).

Të gjitha rreshtimet e lartëthekuara janë bërë, sidomos nga Kisha serbe, për të treguar se Arbanasit janë vetëm një episodë e histories që duhet harrohet nga çdo civilizim. Por, nuk ka munguar edhe çasja për ta thenë të vërtetën troç, nga disa skriboman të shkollave të ndryshme evropiane. Lidhur me këtë, ata që e thonë të vërtetën me fakte e kanë bërë dhe e bëjnë distingcionin se kur kanë ardhur Sllavët në pjesën verilindore të Danubit dhe e ndajnë kohën treshekullore, kur janë instaluar “Beli srvi (çergaxhi) i beli hrvati” si okupatorë në Ballkan.Emrat tjerë të sllavëve në Iliri janë trema gjeografik. 4.

(4.Prof dr Relja Novakoviq, Odaklje su Srbi dosli na Balkansko Poluostrvo, Beograd,1978, f.5 “Kao deo velike slovenske skupine I Srbi se na istoriskoj pozornici jasnije javljaju relativno kasno, tek na samom poçetku srednjeg veka evropske istorije… sva nastojanja kada su sloveni krenuli na Balkan ostali su bez jasnijih odgovora; Vizantinski izvori za istoriju naroda Jugoslavije III, Beograd 1966,f. 393; shiqo: Dr Relja Novakoviq, Odaklje su srbi dosli na Balkansko Poluostrvo, Beograd 1978, f. 107; K. Jireçek, J. Radoniq, Istoria Srba, K. 1 Beograd 1981. F. 10-“ Na gornjem Vardaru, Belom Drimu, Kosovu Polju o okolini Nisa bila je otadjbina Dardana, koji se pominju od 284 god, pre Hrista kao hrabri nepriatelji Makodenonaca a docije I Rimljana”).

Trevat iliro-arbanase ishin për shekuj të tërë nën okupimin bizantin. Lidhur me këtë K. Jireçek dhe J. Radoniq konkludojnë se nën sudimin e Stevan Nemajes rasianët lajmërohen në Dardani tek më 1180.5.

(5. K. Jireçek, J. Radoniq,Istorija Srba II, Beograd 1981, f. 146-“ ..Posle srpske OKUPACIJE pod Nemanjom 1180 god.brzo su bili naseljeni ovi od prirode bogati krajevi, a osobito tople kotline Belog Drima i Sitinice…”). Lidhur me këtë, me themelimin e Zhupanive sllave, do të fillojë njëherit edhe një luftë speciale e përkrahur nga Bizanti që popullsia vendase në trevat e Arbërisë, të stabilizohet në ortodokësi, sepse lufta për dominim të Romës përmes pagzimit të zhupanëve, princave dhe kralëve sllavë kishte marrë karakter të rendomt, por me pasoja tragjike sidomos për princat që luftonin për fron, ndersa për vendasit (ARBANASIT dhe VLLAHËT) e lodhur nga sulmet barbare të: Gotëve, Vizigotëve, Hunëve, Avarëve, Sllavëve, Mogolëve, Noramnëve ishte diçka “normale” të ndodhin plaçkitjet dhe diegjet për çdo dhjetë vjetë. Më vonë kur popujtë barabrë u kthyen në bujqë dhe blegtorë, duke i kopjuar vendasit, historia do të “punojë” për ta, sepse nga natyra ishin rrezistent ndaj çdo smundje ngjitëse-infektive.

E vërteta, sultanët Osman nuk janë të parët që do të provojnë dhe arrijnë ta shkatrrojnë Bizantin, kryekput me forcat elite arbanse. Kryaqzatën e katër (1202-1204 e kanë drejtuar feudalët francez nën drejtimin e Republikës Vendikut. Në ofenziven e tyre është okupuar Konstandinopoja dhe është themluar Perandria Krishtere Latine. Në këtë kryqzatë kanë marrë pjesë edhe disa shtete të vogla, me qka u legalizua shembulli se Bizanti nuk është i pamposhtur. 6.

(6. Enciklopediski leksiokon, Beograd 1970, f. 359;.K.Jireçek, J. Radoniq, Istoria Srba I, Beograd 1981, f. 71 “-U Deçanskoj povelji (oko 1330 godine) postavlja se princip, da planinama niko ne moze imati bastine sem kralja I onih crkava kojima su kraljevi dodelili bastine. Bude li neki vlastelin ili Vlah ili Arbanas tvrdio sa je PASNJAK u planini bio ranije njegova bastina, ima da plati za kaznu kralju 500 ovaca”.).

Nga këto fakte që I prezentuam, më lartë Serbët, historinë e tyre aq e kanë falsifikuar gjatë shekullit XIX, sa që tani mendohet se ajo “histori” është e pakontrstuar, kuptohet prej tyre. Por, në burimet e tyre hasim edhe në këtë kokluzë faktografike:”Kisha e Graçanicës është ndërtuar nga mbreti Millutin (1275-1321) në vednin në të cilin ishte një manstir I vjetër nga viti 930”. Ajo kishë ishte e ritit bizantin dhe frekventuesit e saj (Arbanssit) nuk kishin lidhje me sllavët, por ishin arbanasit autokton.7.

(7. Spiridon Goçeviq, Srbija I Makedonija I- II 1890, f. 228; shiqo Dorshkrimin, Teodosije, Povest Skenderbega 1778, f.12;f.16-aty).

Historia serbiane që pretendon në një Perandori rasiane nga 1346-1355 vërtetë del qesharake se për më pak se dhejtë vjetë Car Dushani, “paska bërë çudira”. Po le të shiqohet Kanuni I tij I vitit 1349 dhe aty do të mësohet se çfar terrori po përjetonte populldia që nuk ishte rasiane e që ishin arbanasit, edhe pse në Shkup u kurorzua (1346) si car I Serbëve, Arbanasëve dhe Grekëve. 8.

(8. Spiridon Gopçeviq, Gornja Arbanija…f 7/8.; Për terrorin ndaj Arbanasëve dhe ndaj atyre që nuk ishin rasianë ortodoks shiqo: Zakonik Cara Stefana Dusana, Struski I Atonski rukopis,Beograd 1975; Studeniçki, Hilandarski, Hodoski I Bistriçki rukopis, Beograd 1981, kapitina popujtë jo “shtetformues dhe pozita e tyre kanunore” me një qëndrim racist shfarosës).

Princat arbanas e lusin sulltanin për t` i okupuar se për ndryshe janë kah shuhen si popull

nga dhuna sllave

Çka mbeti pas vdekjes së dyshimt të Car Dushanit më 1355, dihet se ajo “Perandori” u bë cop e grim në shumë principata, të cilat ishin në luftë të egër për pushtet. Në këto rrethna disa princa shqiptarë duke e parë rrezikun nga sllavizimi do t` I drejtohen Fuqisë së re Osmane me lutje që t` u ndihmojë duke pranuar vazalitet të plotë më 1338 dhe 1348. Pra arbasit vet i kanë lutë zyrtarët turq t` i okupojnë. Se Arbanasit ishin në pozitë kritike të shfarosen, vërteton një thënje e popit Nikollaj Velimiroviq më 1942: “Atë që po e bënë sot (1942) Hitleri kundër Jahudive, atë e ka bërë Shën Sava kundër Arbanasëve gjatë viteve 1210-1235”.9.

(9. Gjergjë Gashi,Vatikani dhe Arbëria 1700-1992, 1998, f.9 shkruan: “Historikisht është një fakt I dokumentueshëm që sultanët e parë erdhëm në këtë vend me ftesë të princërve arbror, pra jo për të pushtuar e zaptuar Arbërinë, por për ta shuar konfliktin dhe luftën civile ndërmjet princave”, sllavë dhe Kishës rasiane me një anë dhe arbansëve në atën tjetër –aty; Nexhip P. Alpan-Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, Tiranë 1997, f. 11 “ Një kerkesë e madhe e epirotëve nga shkaku I egersive serbe u detyrua të mërgonte në More dhe Peleponez.Lidhur me këtë arbanasit për të shpëtuar nga Bizanti kishin kërkuar ndihmë prej princit Krahinës Ajdinit (Anadoll) Umur Bejit në Anadoli ndihmë kjo që pasoi më 1336. Nga këto kontakte do të lindë në fillim një miqësi arbaso-osmane sa që në bazë të dokuemnteve në librin etij T. W.Arnold, Përhapja e Islamizimit, 1971, do të shkruaj: “Bashkësinë otomane e kanë siguruar dy krahët: turqit në Lindje (Anadoll) dhe shqiptarët në Perendim (Ballkan).Lidhur me këtë fakt Prof dr Ihsan Dogramaxh, I cli I fliste TETË gjuhë do ta japi një inforamtë se për shqiptarët do të thot: “francezët I quajnë Albanais, anglezët Albanian, kinezët arpania, Italianët albanez, rusët albaniec, grekët alvanos, ndërsa turqit arnavut që do të thot nga PERSISHTJA e vjetër, njeri që nuk KTHEHET PRAPA, e Shqipërisë I mbeti emri Arnauvutluk”; Kur shtrohet pyetja kush I joshi osamnlinjët të I hyjnë idesë për depërtim në Ballkan? Askush tjetër përpos Kryqzatat, të cilat aq e dobësuan Bizantin, sidomos më 1202-4 kur e themluan në Konstantinopojë shtetin etyre.Me këtë fakt Bizanti u tegua se është I plagosur dhe sultanët osamnli do të përgatitën deri më 1453, kur pushoi së egziatuari Perandoria byzantine. Mu për këtë mos rënja e Krujës për 25 vjet është një fenomen histiorik, sepse Bizanti bje e Kruja shqiptare JO. Madje Aleanca krishtere pësoi katastrofë në Betejën e Maricës më 1371 nga Ushtria e Sulltan Muratit; Edhe një fakt, “Luftën e Kosovës” e ka prodhuar si fantazi armiqësia Rasiano-Bullgare duke u krekosur Princ Lazari se: “Ju bullgarët humbët luftën e ne nuk do ta humbim”).

Çuditërishtë gjatë lindjes së nacionalizmit modern në shekullin XIX dhe XX e nuk ka gjasa se një dukuri morbide po shuhet as në shekullin XXI, prandaj po shtrohen dilema se: “Skendebeu a ka qenë I krishterë, a ka qenë ortododks, katolik apo musliman”?. Asnjë prove në këtë rrafsh nuk është dokuemntuar me saktësi se cilit rreligjion i përkiste Gjergj Kastrioti- Sknederbeu. Një pjesë e tyre provojnë të nxierrin teorira se vllai I Gjergjit është varrosur në Hilandar, se Babai I Gjergjit u aka dhuruar fëmijëve emra sllave e terma tjera, të cilët për kohën nuk ishin kurrfar befasie.10.

(10.Shiqo: Teodosie, Dorshkimi për Skenderbeun, ...f 25.f.82, analiza.)

Në anën tjetër një lagjë e tërë diejtarësh provoin dhe provojnë, ta shpallë Gjergjin KATOLIK, sepse me te “paska koamnduar” Papa; se Skenderbeu është varrosur në Lezhë si katolik e prova tjera që shpiejnë ujë në rreshtim rreligjioz, e që Heroi kombit më së pakut e ka shfaqur, që kurrë nuk ka pranuar me asnjë shenjë të identifikohet me marrinat e kryqzatave 1096-1270në rend të parë, e sidomos me dy kryqzatat që i drejtuan fëmijët fëmijë. Nuk ka luftuar Skenderbeu për fe, por për lirinë e shtetit arbëror, të cilin mendonte, fliste dhe verpoi, se ia ka lënë babi testament, për ta qeverisur dhe pse t` I sherbejë sulltanit, kur kishte mundësi t` I sherbei edhe popullit të vet.11.

(11. Dorshkrimi që e konteston përkatësinë e Skenderbeut; Dionisije, Povest Skenderbega 1778, f.66, vetëm renditje fjalësh për të krijuar mjegulli se “Skenderbu është sllavë” është një prrallë e soijit të këtyre që sot provojnë ta “avansojnë” Kryeheroin e Shqiptarëve në “luftëtarë” mbrojtës të rreligjionit cili do çoftë. Kjo ndodhë thua se në shekullin e infrmatikës (shek.XXI), ku informata është fuqi prodhuese, mund të kthehet një realitet në kohën e Kryqzatave dhe prralalave të romantizmit. E vërteta, edhe sultanët kanë luftuar për pushtime imperial, por jo për përhapje të fesë islame në një masë të thkesuar. Po të ishte ashtu, se lufta bëhej vetëm për fe, kush do të mbetej I krishterë në Edrene, në Sofje, në Selanik, në Nish, në tërë Greqinë dhe Bullgarinë, në Serbi, në Arbëri, në Bosnje, në Mal të Zi, në Konstandinopojë etj.).

Në anën e polit të TRETË janë rreshtuar ata dijetarë që Osamnëlinë e shohin si “shpëtimtarë”, edhe sot, e ai “shpëtim” në fillim kishte të bënte me realitetin, vetëm në shekullin XIV. Pra kur të miren në argumentim dokumentet, sidomos vetëm nga Kodi I Dushanit 1346, atëherë del se denacionalizimi I arbanasëve ka qenë realitet I mundëshëm. Ai realitet tregohet edhe me faktin se më 1330 në një dokument të botuar nga K. Jireçek tekstualisht thuhet se: “ Nëse një Arbanas ose Vllëh vetëm thot se kullosa ose ara ka qenë e imja, do të denohet 500 copë dele”. Ky fakt tregon se toka ishte shpallë me kanonet e kishës sllave dhe rregullat e zhupanëve e ma në fund e carit për nëntë (9 vjetë 1346-1355), pronë kishtare ose shtetërore. Rrjedhimisht ardhja e Osmanlive si okupator, këtë strukturë të qeverisjes sllavo kishtare e ndryshon rrënjsisht, dhe Arbanasit dhe Vllëhet, bëhen pronarë të tokave të veta, ashtu si kishin qenë dikur edhe pse prap “toka mbeti e sulltanit në kuptimin ekstrem, sepse manifestohej prafuqia e një okupatori tjetër, I cili nuk bënte dallim në etni, por as në rreligjion në fillim, e më parë dallimet ishin të shumfishta, për mos me thenë se arbanasi ishte një gjysëm skllavi nëse NUK ISHTE VAZAL i kishës sllave, pra jo pse nuk ishte dhe nuk pranoi islamin. Dallimi është në mes okupatorëve se nuk kishte të drejtë të flasi shqip as në rrugë e as në familje, në kohën e okupatorit rasian. Aq më pare, kur për 9 vjet Car Dushani emroi drejtuas serb në Mitrovicë, Novoberd, Prizren, Shkodër, Vlorë, Durrës, Berat, Janinë, Manastir, Shkup, Krushefc,Nish, Prishtinë dhe Ohër. Lidhur me këtë, në bazë të shënimeve biznatine del se Osmanlinjët së pari shkelën në truallin e Evropës më 1354. Nga kjo kohë Sulltan Murati ( 1875-1389) me gjenralët: Evrenos Begun, Haxhi Ilbekin, Gazi Fazilin, Lala Shahinin, Halik Çenderlinë, Inxhe Ballabanin, Timurtashin me të bijtë e Mihal Qosës, do të rreshtohet hap pas hapi të stabilizohet në Ballkanin lindor. Së pari, do të stabilizohet duke e shpallë Edrenën kryeqytet. Pastaj në Lumin Maricë më 1371, do ta korrë fitorën e parë spektakulare mbi një alenacë të detyrueshme ballkanike (krishtero- pagane sepase mbi gjysma e rasianëve ende nuk ishte stabile a me Konstandinopojën a me Vatiaknin, a po me asnjerën, pra as me islamin-sulltanin!-hb). Aty de fakto dhe de jure (më 1371), do ta marin fund gati të gjitha principoatat ballkanike, që ishin themluar pas vdekjes së Stefan Dushnit më 1355. Në Betejën e Maricës më 1371, do ta marrin fund edhe disa principata arbanase që e kundershtoni fenomenin Osman në Ballkan. Në Maricë do të psojnë legjionarët: bullgarë, hungarezë, boshnjak,serb, vllëh, arbanasë. Aty nuk do të merr pjesë Princ Lazari, sepse e kishte pranuar VAZALITETIN e Sultanit kohë më pare më 1370. Pas triumfit të Sulltan Muratit në Maricë, strategjia e tij do të drejtohet kah nyeja strategjike NISHI, për shtrirje të reja në Ballkan.

Për ta stabilizuar pushtetin në viset e reja më 1365, Sultan Murati do ta lidhë Marrëveshjen e parë tregtare me Raguzën. Dhe më 1375 Sulltan Murati do të stacionohet pa luftë në Naisus (Nish). Aty do ta ndertojë kazermen ushtrake, medresenë dhe për çdo javë gjenralët e tij do të pranojë përfaqsues sidomos arbanasë dhe boshnjakë që aspirojnë ta pranojnë islamin në madhësi familje dhe fisi-feudi. Nga kjo qender S. Murati do ta detyrojë Princin Lazar që çdo vit të paguaj haraq, për çdo vit nga 1000 ushtarë dhe 1000 njësi argjendi. Në vijim një grup gjenralësh do të drejtohet për ta hulumtuar shtirjen kah Smedereva, për ta siguruar Danubin nga neo barbarët; një grup gjeneralët me forca adekuate do të drejtoha kah Sarajeva. Të dy grupet me popullsinë që e hasinin do të komunikojnë lashtosllavisht, pra jo serbisht. Zakonisht komunikimi bëhej me të ashtuquajtur kallugjerë. Prej Nishin në drejtim të Prekupës-Kushumlisë-Prishtinës dhe Shkupit, dhe prej Nishit kah Vraja drejtë Bujanofcit e Kuamnovës kah Shkupi, gjneralët e Sulltan Muratit, nuk do të munden të mirren vesh me vendasit (lokalitetet e shumta arbanse-hb) në gjuhën sllavishte por në një gjuhë të cilën e flisnin mercenarët arbanas në ushtrinë elite të sulltanit, pra në Gjuhën Arbanase-shqipe. Në këto rrethana më 1373, Sulltan Murati do të lidhë paqe me Gjonin e V-të (P), I cili duke pranuar vazalitetin sulltanor ishte I detyruar të paguej një lloj tribute (takes me ushtarë dhe me dukat apo argjend. Ky ishte çmimi-hb). 11.

(11.Shiqo: G. Ostrogorski, Vizantisko Arbanaski odnosi 476-1453 dorëshkrim I pabotuar në DASIPB “A. O”; Mustfa Kruja, Shpalime historike, studim I shkruar më 1913 dhe I pabotuar në DASIPB, “Albanski Odsek-tajni deo”; Teodosije, Spriksi rukopis o Skenderbegu 1778, f.102. f. 119.).

Sulltan Murati I kishte tre djem: Bajazitin, Jakupin dhe Sauxhin (Uruxhin). Ky I fundit ishte vu në lidhje me dajën e vet grek (bizantin) Andronikun, duke bërë mizori mbi një krahinë afër Selanikut.Si denim S. Murati e verboi në fillim Sauxhin, por kërkoi nga Gjoni V-të ta verboi edhe ai djalin Andronik. Androniku nuk ishte verbuar mirë dhe e rrxoi nga froni babain. Si denim Bizantit (Gjoni V-të pastaj) u detyra t` ia dhuroi Osamnlisë viset evropiane: Selembrinë, Heraklenë, Rodosin dhe Selanikun (1380).12.

(12.G. Ostrogorski, Istoria Vizantije, dorësjkrim, pjesa Vizantinsko arbanshki odnosi , e pabotuar; Dorshkrimi Serbian për Skenderbeun:Dinonisije, Srpski rukopis…., 1778, f. 151, dhe teori kishtare tjera se Ajasofia është e pamposhtur nga Zoti NEPËRMJET Krishtit!!!, e prrala tjera që I tregoi koha ku peshojnë në shpatën e sultanëve invador-okupues-hb).

LUFTA NË KOJË (ANADOLLI) MË 1385 dhe pse nuk ka pasë fare luftë të Kosovës më 1389?

Në luftën e Kojës më 1385, do të komandojë personalisht Sulltan Murati. Atje, vazalët bullgarë (1000 ushtarë) do të luftojnë diniteshëm në anën e sultanit. Por ushtarët rasianë që ishin gjithashtu vazal (1000 ushtarë) do të sillen mizorisht ndaj vendasëve selxhukë. Lidhur me këtë, deri sa Murati gjëndej në Kojë (Anadollin lindore) në Toplicë Lazari si vazal, Tvrtko I Bosmjes dhe Shishmani i Bullgarisë, të cilit (Sulltan Murati ia fali jetën, por e detyroi ta pranon vazalitetin) si vihërr dhe vazal i Sulltanit, sepse e kishte humbur luftën më 1371 në Maricë, do të ngrisin kokë. Luftën kundër vazalëve ballkanik do ta nis Ali Pash Çenderliu me 20 000 ushtarë, që t` I sulmojë të gjithë pushtetarët e rrebeluar ballkanas. Në luftë do të vritën 15000 ushtarë të Sulltanit, por beteja do të fitohet. Dhe, duke i bashkuar “fajet” edhe sielljen e ushtarëve vazal serbë në Kojë (1385), të cilëve, 600 ushtarëve do t` ua hek kokën, 200 do t` i verbojë dhe 200 do t` i verbojë dhe shurdhërojë. Ndëshkimi do të ndodhë për të gjithë nga Gjenerali Ali Çenderliu, I cili pastaj komandoi me 30 000 ushtarë në jug të Nishit në Toplicë. Lufta do të zhvillohet në mes Arbanasëve në një anë dhe ushtrisë Osmane në anën tjetër, keskluzivisht për çështje: “ Që Sulltani i shenjët duhet ta ndeshkojë Rasinë (Serbinë) për mizoritë që po i bënte ndaj autoktonëve-Arbanasëve”. Aty, ushtria sulltanore do të hap mundësinë që përseritë luftën në çdo kohë në mes Osmanëve dhe Fallangës ballkanike. E nga kjo luftë do të rrezultoi fakti se 135 djelmosha arbanas do të regjistrohen në Medrese, për t` i sherbyer popullit, në çështje juridike dhe rreligjioze, me të cilat përballej njeriu i rendomtë. 13.

(13.G. Ostrogorski, Vizantinsko Arbanaski odnosi, dorëshkrim në AD të SPJ të J.. “A/O”;Serpski rukopis..f, 61; Teodosije, Dprëshkrimi për Skenderbeun 1778, f. 96.).

Pas Betejës së Kojës (1385) dhe Toplicës (1386),, kur Sulltan Murati filloi t` I denojë një nga një të gjithë kundershtarët, duke e denuar me vdekje ekzkutim në knonop edhe djalin e tretë URUXHIN, pastaj vjehrrin- pushtetarin bullgar Shishmanin (të cilin prap e amnestoi pas një viti izolim në saje të intervenimit të vajzëz së Shishmanit që ishte grua e Sulltan Muratit-hb), në anën tjetër Muratit të Azisë, do t` I kërcnohet vetëm Princ Lazari, për çka “janë masakruar ushtarët e tij vazal”. Duke zabtuar një discipline të hekurt, Sulltan Murati do të lëshojë urdhër që Princ Lazari të sillet para tij në shator dhe të gjunjëzohet, e pastaj kadilerët të japing verdiktin për fatin e tij. Sulltani, me denime do t` u kërcnohet edhe djemëve Bajazitit dhe Jakupit, nëse sillen mizorishtë ndaj vendasëve arbanas, apo të tjerë nëse ka në Toplicë, të cilët filluan të mbajnë qëndrim miqësor ndaj Sulltanit, sepse për dy shekuj ishin detyruar nga princat Servian dhe sidomos nga Car Dushani, të flasin sllavisht edhe në familje, dhe mos të guxojnë të shprehen se nuk janë sllavë. Madje, shumë prej këtyre malësorëve arbanas në Toplicë, do të pranohen në ushtrimet ushtrake osmane në kazermen e Nishit (nga viti 1375) prej kah do të dalin shumë officerë brilant në luftërat e mëtejme. Ata do të gradohen dhe shpërblehen pas shumë ushtrimeve fizike që u ishin nënshrtuar.14.

(14. G. Ostrogorski, Istorija Vizantije, dorëshkrimi I pabotuar, kaptina: Vizantinsko Arbanaski odnosi, f. 281; Teodosije, Dorshkimi për Skenderbeun, “..doklje se prostirala arbanaska plemena prije dolaska turaka, jer Naisus je arbanashki grad..).

Konflikti verbal i Sulltan Muratit me Princin Lazarin, verbalisht, do të metastazojë kur psuan ushtarët vazal në Kojë (1385). Nga kjo kohë Sulltan Murati do ta lëshojë Anadollin dhe pas një udhjtimi të lodhëshëm, do të vëndoset në Jug të Nishit, në vednin Baja (burim i ujit që sheron. Ështja fjala për Bajën e Kushimlisë). Nja dy vite Murati me shtabin e tij, do të qëndrojë në Bajë të Kushumlisë. Ndërsa, në fillim të vitit 1389 do të i vëndosë 3000 çadra në veri- perendim të Prishtinës, në mbarim të rriedhës së fundit të LLapit në Sitnicë. Sulltani aty, me ushtrinë e tij “fantazmë”, vëndosi vrojtore në Kodrën e Vasilit (Vasilefc), pastaj në Kullë të Asqerit, në Kalanë e Ballofcit, në Kulinë. I përforcuar nga të gjitha anët Sulltan Murati qendrën ushtrake e vëndosi në MERQEZ, prej kah I kontrollonte të gjitha anët e Dardanisë. Në vijim u vëndos në fundin e rriedhës së Llpit dhe këtu me 4000 çadra ndërtoi vrojtore në Goleshin e sotën (atëherë Kodra e shpluet; vëndosi vrojtore në Qyçavicë dhe në Kulinë e Popovë të Llapit.15.

(15. G. Ostrogorski, Vizantinsko Arbanaski odnosi 476-1454, dorëshkrim në “A.O”;Teodosije, Dorëshkrimi për Skenderbun 1778, f. 112.Tregim I Sulejman Xhakës që jetoi 116 vjet; tregim I Bajram Xhakës djal I Sulejmanit që jetoi 105 vjet; tregim I Fejzullah Xhakës që jetoi 85 vjet-ka vdekë më 1965, për ndryshe nip I Murat Xhakës, heroit të luftës antiosmane më 1883.Në këtë shkrim e shtrojmë edhe këtë pyetje për ta shpalosur urrejtjën patologjike serbiane ndaj arbanasëve: si është e mundur që në asnjë “studim” të tyre nuk pranohen në Maricë, apo Kosovë kanë luftuar edhe princat shqiptarë, kuptohet në të dy anën ndërluftuese. Përgjegja është fare e thjesht, se historiografia serbiane vuan nga paranoja dhe shovinizmi klefashsit nga viti 1219 e deri më sot-).

Friga e dejemëve të Sulltan Muratit nga babai shumë I sinçertë dhe i drejtë

Sulltan Murati ishte HALIFE I Muhamedit, I mësimeve dhe virtyteve të tij rreligjioze. Atë rrugë duhej zabtuar me Sheriat. Mu për këtë, pas ekzekutimit nga S. Murati të djalit I tretë –Sauzhi-Uruxhi për paudhpsitë që I kishte bërë e që ishin të denuara nga koha e Profetit Muhamned, nga pozita stretegjike e Kushumlisë, “princi” JAKUP (Djali I dytë I sulltanit-hb) do ta ndërmerr një ekspeditë pa e konsultuar asnjë gjneral, pra as Ballabanin në Fushën e Pollogut, në jug të Tetovës, e as Halifën (Sulltanin), pikërishtë në lokalitetin Vrapçishtë. Aty pasi që popullsia e kishte pranuar ISLAMIN me deshirë, ndaj atyre që kishin rrezistuar princi JAKUP do të sillet me vrazhdësi të paparë. Me të u kthyer Sulltan Murati në trevat e Nishit dhe Toplicës në vieshtë të vitit 1388, jo rastësisht do të informohet për sielljen e djalit Jakup që ishte trasferuar nga një vilajet ku ishte sundimtar, pra jo as në Ballkan; ndaj vendasëve të Rrafshit Tetovës, do të pasojë denimi nga S. Murati. Sulltan Murati si Halife (pra jo kalife)-hb), menjëherë do themlojë një ekip hetues I kadilerëve. Dhe S. Murati do t` ia kufizojë djalit (Jakupit) së pari lëvizjet. Ndërkohë mardhënjet me Princin Lazar dhe Mbretin Shishman (të dy vazalë të sulltanit), do të përkeqësohen sepse nuk kishin tubuar as Shishmani 1000 dukatë dhe as Princ Lazari 1000 njësi argjendi, sa ishin të obliguar, sipas marrëveshjeve për vazalitet. Në këto rrethana, ushtarët “mercenarë” do të kërkojnë shpërblimet e tyre që u takonin me marrëveshje. Në këto rrethana me që Sulltan Murati ishte vëndosur në fillim të prillit në vendin ku sot është Tyrbja e tij, papritmas Jakupi ishte përviedhur nga hetuesit dhe kishte bërë një atentat të “pasuksesëshem” ndaj Babait besnik, intelegjent dhe të drejtë. Në bazë të dokumenteve që i kishte konsultuar G. Ostrogorski, incidenti ndaj Sulltanit famëlartë, nga Jakupi do të ketë ndodhur më 16 qershor 1389. Gjthnjë sipas dorëshkrimit të G. Ostrogorskit, Sulltan Murati do të jetojë edhe pesë ditë. Kështu tërë përgjegjësia do të bie mbi Pajazitin, sepse Jakupi edhe pse do të lirohet, do të mbetet për t` u vëretuar nga delgatët e Pollogut a ka bërë mizori gjithëandej.16.

(16.G. Ostrogorski, Dorëshkrimi…; Teodosije, Dorëshkirmi Serbian për Skenderbeun 1778, f. 69; Filip De Mesie, Histria e Bizantit.. që për dy shekjuj ishte doracaku kruesor në Francë, dhe më gjerë thot se “Lufta e Kosovës është zhvilluar në Albani”, pra jo në Serbi si pretednon një pjesë e historiografisë sllave, por stacionimi I Sulltan Muratit, pra jo lufta, kishte në Fushën e Mjellmave, që do të thot se Mesie e quan këtë trevë me të drejtë Albani, sepse banohej deri te Nishi me arbanas e që nuk guxonin të quhen arbanas sepse sipas Kodit të Dushanit, do të denoheshin pesëfish më ashpër se sa të tjerët-Studio Kanunin e Dushanit në TETË variante, I botuar fototip dhe përkthim në Beograd. Data e botimit është shënuar në këtë studim. ).

Sipas të dhënave sekrete osamane, dorëshkrimit të G. Ostrogoskit dhe Teodosijes, Dorëshkrimi për Skenderbeun 1778, f.72, “Lufta e Kosovës” më 28 VI 1389, as që ka ndodhur ndonjëherë. Ajo “luftë” për qëllime politike është kamufluar dhe është kthyer në prrallë popash në fillim. E gjatë shekullit XVIII është kthyer në tregim popullor romantik gjatë shekullit XIX, kuptohet me falsifikime ordinere, në kohën e lulzimit të kapitalizmit kur për nevoja të tegut ekonimik, krijohet kombi dhe kultura adekvate e imagjinatve realiste. Dhe shtrohet pyetja kush nuk I besonte atij “realizmi” që mbulohej me rreligjion dhe renesansë. Në realitet, Pajaziti me ushtrinë e madhe që erdhi nga Anadollia, do ta privojë nga jeta vllaun (Pajazitin), por edhe Princ Lazarin dhe ndërkohë do ta gjejë një princ arbanaso-vlleh Mlesh Kopilin (si personazh fantazëmë), se kinse ky e ka vrarë Sulltan Muratin, për ta hiek një lloj dyshimi edhe nga vetëvetëja sepse është dashur ta dij qëllimin e valluat, me të cilin jetonin në të njetin kamp nja tre muaj, dhe ndonjëherë edhe në të njetin shatorr. Kjo prralë mesjetare, do të mbulohet nga popat serb dhe kryqatarët evropian të neverikosur nga koha e Kryqzatave për humbjet e baballarëve të tyre. Kjo prralë shumë shepjtë do të mbulohet me ngjarje tjera të Epokës Imperializmit,të Krizës Lindore, kryesisht në vitin histrik 1878, por në një rrafsh mesjtar, me kohë “ngjarja e pandodhur” do të kalojë në “realitet” të fetishizuar në të dy anët, kuptojhet për interesa imperiale.17.

(17.Për “luftën e Kosovës” janë konsultuar këto publikime: Hamer, Istorija O.Carstva 1, 2, , sidomos ‘Lufta e Kosovës’; Ashik Pasha Zade thot se Murati I kishte me veti Bajazitin sundimtar në sanxhakun Katahajes (Anadolli), Jakupin (Çelebiun) sundimtar në sanxhakun e Karesit; shiqo: Bitills, Enveriu, Sallakzade, Saddedin, që shkruajnë se koalicioni krishter I kishte 10 000-20 000 ushtarë; Shukurullahu thot se ishin 100 000, Neshriu shton numrin në 500 000 ushtarë; historiografia serbiane e shekullit XX thot se në anën e Princ Lazarit, Vuk Brankoviqit etj. ishin 13000 luftetar me armatim të rendë për kohën. Ndërsa për ushtrinë e Sulltan Muratit, thuhet se i kishte 45000 ushtarë shumë të profesionalizuar, duke e ndarë “luftën” se është zhvilluar në dy deri tri loklaitete, duke konkluduar se Sulltan Pajaziti me dorë të vet “e vret Princ Lazarin”. Ndërsa Prof Dr Luan Malltezi, Beteja e Fushë-Kosovës…1389 thot se “Koalicioni krishterë I kishte 20-25000 ushtarë, osmanlia I kishte 30-40 000 ushtarë; Po e shënoi këtu një vargnim që këndohet në LLap edhe sot: “Janë mush malet plot me borë, ec Milloshi me krye në dorë”. Mendo tash në muajin qershor, “mbushën malet me borë”. E nëse për këngtarin dhe rimën e tij duhet të bje borë në qershor!). Edhe më pabesueshëm tingllon kur “hecë me kokën e vet në dorë, të prerë, për dhjetë kilometra, amdje deri te mulliri përbri Kulinës;Tani po e llogarisim se janë “vrarë” nja 15000-20 000 ushtarë në të dy anët. Shtrohet pyetja ku janë varret?”;G. Ostrogorski, Dorëshkrimi..f.115, thot se nuk ka varre fare.; Teodosije, Dorëshkrimi për Skenderbeun…f. 162, thot se “varret i shkatrruan turqit”. PO, hajde te tjerëve, po varret e ushtrisë së vet?).

Një parahistori prohoriste për Epokën e Skenderbeut që të kuptohet madhështia e TIJ

Perandoria Romake zgjati 503 vjet; Perandoria Bizantine zgjati 1058 vjet; Perandoria Osamne jetoi 560 vjet.Në këtë kohë janë shënuar PESË periudha të Perandorisë Osmane: Periudha e themlimit 1299-1453; Periudha e lulzimit 1453-1579; Periudha e ngadalësimit 1579-1683; Periudha e dekadencës 1683-1792 dhe Periudha e rrximit 1792-1922.Në këtë perndori kanë jetuar sipas Sheriatit dy popuj (qytetarë):Myleti myslim- qytetarët musliamn- turq, kurd, lazë, çerkezë, arabë, pomakë, abhazë, lezgjit, çeçenët, gjerogjianët, dagestanait, arbanas, helenë, sllavë etj. Në grupin e dytë hyjnë qytetarët-Myleti Zëiim (qytear të krishterë)si:bizantinët, bullgarët, vllëhet, serbët, kroatët, çifutët, mesturitët, syrianët, gjeldanitët dhe shqiptarët (pjesa krishtere-hb). Kjo ndarëje e shqiptarëve I ka pasë dy anë të medaljes në lëminë e mbiejtesës lidhur me pagimin e taksës dhe fitimit të hasëve, zeameteve, timareve, feudeve, të cilat mund të mabnin armë dhe të marrin pjesë në ushtri. Lidhur me këtë turkologu Tunali Hilmi (1863-1928) dëshmon se turqit ishin gjithëmonë PAKICË në Perandrori. Ndërsa etnologu prof, Mehmet Ali Ayni, Milliyetçilik-Kombësia, deshmon ndarjen e qytetarëve (miletit) në baza fetare. 18.

(18. shiqo: Nexhip P. Alpan-Nesip Kaçi, Shqiptarët…1997, f.19 ; f.22/3). Se serbët nuk janë vendas në Kosovë tregon fakti se nuk e kanë asnjë MBISHKRIM VARRESH, se nuk e kanë ASNJË VARR MESJETAR në këtë trevë. Nuk përjashtohet se me falsifikime i kanë përvetsuar disa kisha që i kthyen në manastire. (Lexo librin: Mavro Orbini, mbi joautoktoninë sllave në Ballkan. E kunderta, shqiptarët sipas studimeve të AND kanë varre, kanë mbishkrime varresh dhe ato i pret një studim dubioz shekncor. (Shiqo: Arkivi i Vatikanit, Nominimi i priftërinjëve në trevat e Ballkanit 915-1405, kur fillon epoka e mbishkiemve arabe nepër varre-aty).

PSE PUSHTETARËT E SHTETEVE FQINJE NUK PROVUAN KURRË T` I BOTOJNË DORËSHKRIMET PËR

GJERGJ KASTRIOTIN SKENDERBEUN

Dorëshkrimet për Gjergj K. Skenderbeun janë më të shumta se sa librat e botuara. Lidhur me këtë hulumtimet e vëmendëshme dhe sistematike kanë vërtetuar se dorëshkrimet e pabotuara për Gjergj Kastriotin-Skederbeun janë më të shumta se sa ato që janë botuara, kuptohet deri në fund të shekullit XIX-të. Ka ndodhë ky fenomen, sidomos evropian sepse ka pasë përpiekje serioze “mbipolitike dhe mbiushtrake”, që personalitetin e Skenderbut pushtetet përkatëse fqinje ta përvetsojnë. Duhet shenuar se autorët e dorëshkiemve janë individ për kohën me kredibilitet kulturor, në të shumtën e rasteve. Ata në dorëshkiemt e tyre, në të shumtën e rasteve nuk shprehin qëndrimin e qeverive dhe politikave të shtetit dhe sidomos religjionit të tyre, mos edhe të popullit të tyre, që Gjergjë Kastrioti Skenderbeu i kombit shqiptar mos të ketë fare. Por ky gjeni i luftës për liri të jetë i “sojit tyre”, për t` ua rritur famën edhe ma të lartë të “popujve të qiellit”, si pretendojnë servianët, religjionit të tyre plot ekzagjerime dhe rituale pagane. Kaq largë pra kishte shkuar ROMANTIZMI te disa popujë, sidomos te Servianët, por po them edhe te të gjithë evrpianët, pra edhe te një pjesë e popujve ballkanik, sa që në përpiekjet e tyre gnejshtare, “nga pylli nuk shihet mali”.19.

(19.shiqo: Teodosieje, Srpski rukospis o Skenderbegu, f. 192;f.196; analzë tendecioze më 1890 në publikimin e SANU, seprat e veçantë).

Informatën e pare për Dorëshkrimin Serbian për Skenderbeun e kam pasë nga Çedomir Mijatoviq, I cili e njotonte opinionin më 1890. Kërkesën për ta hulumtuar këtë dorëshkrim e kisha bërë më 1976 në Bibliotekën Popullore të Serbisë. Kërksës sime me gojë më është lëshuar informata ( jo me shkrim) se: “ai dorëshkrim me shumë të tjera libra janë shkatrruar në prill 1941, nga bombardimet naziste. Nja gjashtë muaj më vonë kisha fituar informatë se dorëshkrimi ekziston, por është I dëmtuar dhe nuk mund të jipet për shfrytëzime shekncore. Më 1977 këmbëngula se duhet të më lejohet dorëshkrimi “edhe nëse është I dëmtar sepse do të kujdesëm që mos të dëmtohet mëtej”. Më është lejuar ta lexojë në gjuhën “starosllovenski”, të cilën m` u tha se unë nuk e kuptoj edhe pse e dinin se kuptoj latinisht, por edhe lashtosllavisht. Ma në fund e kuptova qëllimin e tyre, sepse ato ditë kishte ca shkrime të akademikëve që polemizonin për Mesjetën, pikërishtë për dorëshkrimet e pabotuara në Hilendar.Tani (2018) nëse ndonjë shqiptar e kërkon këtë dorëshkrim, nuk e di çka do të ndodhë me që unë mirrem me historinë e shekujve XIX dhe XX. Por, ky shkrim botohet më tepër si informatë që studiuesit t` luftojnë për botimin e dorëshkrimeve të pabotuara për Skenderbeun, qoftë edhe me tendenca antishqiptare, e jo studiuesit të stacionohen vetëm te: Pal Ëngjulli (shkrimi I tij me qëllim kishtar është skajuar diku-hb), Dhimitër Frangu apo Marin Barleti, prej të cilëve janë kopjuar shumë dorëshkrime, pra edhe ky që e prezentojmë si informatë këtu. Në çdo dorëshkrim ka gjëra të reja, edhe ky dorëshrshkrimi Serbian një kohë mednohej se është marrë nga ndonjë dorëshkrim rus, tani dihet se autori I ka pasë në dorë edhe Dh. Frangun edhe M. Braletin dhe shumë dorëshkrime tjera të shekullit XVI, sidomos.20.

( 20. Teodosie, Povest Skenderbega.. nga faqja 8-41).

Këtë shkrim e botoi më tepër me qëllim të nxitjes dhe rreshtim të studiuesve të rinjë që hulumtojnë Epokën e Gjergj Kastriotin Skenderbeun, sepse hulumtimet do të deshmojnë fakte të reja dhe kurrë nuk duhet të mbarojnë, sepse ato janë në arkivat e Vatikanit, Venedikut, Dubrovnikut, e ndonjë manstiri të panjohur, por edhe në Hilandar, Athinë, Peterburg, e sidomos në Stamboll.

Dorëshkrimi Serbian për Skenderbun vërteton

Autori I drshkrimit Servian për Skedrerbeun pretendon objektivitet dhe nuk e mshefë lakminë për të provuar të nxjerr diçka “serbe” te personaliteti që e përshkruan. Por autori nuk mundet të arrijë asnjë levë konvertimi kombëtar apo rreligjioz dhe provon ta pshtjellojë me një emër që ka jetuar kohë më vonë. Dhe serbiani e bën këtë sepse “mali dhe fusha” (realiteti I Kastriotit shqiptar) janë më lartë se qielli, si realitet që mund të preket dhe të tregohet e vërteta edhe nga të tjerët. Kur e heton këtë mundësi, autori I dorëshkrimit Servian (Teodosie) fillon të mendoj, flas e shkruaj më objektivisht, por në fund të çdo mendimi prap sharron edhe më thellë në qëllimin e tij falsifikues. Pra, nuk është realitet se serviani provoi të rrente për herë të parë. Por atë nuk mund ta bënte pa e ngirtur në qiellë nja 70 % të realitetit Skenderbegiuan, e nëse ia arrinë këtij qëllimi, përkatësinë popullore do ta kishte fare lehtë ta “ndryshojë’, mendonte ai. Kështu del falli I tij prej qëllimit që kishte e që e kanë të gjithë popat servian edhe sot. Dhe, në këtë avanturë persiatjesh terthorazi provoi ta ngatrroi Gjergj Kastriotin me një Skenderbe (Crnojeviq), por e vrejti duke përdorur krahasimin dhe pushoi së rrejturi, aty kah fundi I shkrimit. Iu kthue realitetit, por prap pa e harruar qëllimin konvertues kombëtar të kryeprotogonistit që nuk shterret kurrë si shqiptar. PO, nuk pati mundësi të nxjerr diçka nga prejardhja edhe për faktin se e ama e Skenderbeut nuk ishte arbanase. Por kur e kuptoi se Gjoni pretendonte pozitë mbretrore (princore një ditë) dhe me kanonizmat e atij niveli familiar mesjetar, ai nuk kishte të drejtë të “martohet me një arbanase”, sepse sojet e tilla ishin kudo te të njetit realitet, jo vetëm në Ballkan. Bje fjala asnjë sulltan nuk e ka nënën turke. Shembuj të tillë vijnë edhe deri te ditët e sotit për familjet mbretërore dhe princore. Autori e shtrone edhe këtë tezë indikative për të ardhur deri te kërkesa që ia kishte shtruar kisha duke pyetur: “a kanë shqiptarët në prag të shekullit XIX njohuri të mësojnë se kanë prejardhje ekskluzive vetëm: Pellazge, Thrakase, apo vetëm ILire, apo prej të gjitha AND-ve nga pak. Nuk jep përgjegje, por e ulë kokën dhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun e trajton si “arbanas pa rrënjë”, ashtu si kishte luftuar kryeheroi, pra as si ortodoks, as si katolik, e as si musliman, por si arbanas, për ta trashëguar pushtetin e babait dhe për ta bërë Shqipërinë me fuqinë e armës-shigjetës, si armët më moderne të kohës.21.

(21. Shiqo publikimin: Skanderbeg, 1916, broshurë, italishtë në 17 faqe).

Ndrydhëjet fetare dhe plagët e shqiptarizmit në pambarim

E veteta, kur jemi te thyerjet fetare që ma së shumti e kanë coptuar Shqiptarizmin në Ballkan; dëmin më tragjik ia kanë shkaktuar ndrydhjet njëmbdhjetë shekullore a të rreshtohet Arbanasi me unijatizmin, me ortodokësin apo me Vatikanin-katolicizmin (shekuli I parë I Shën Palit e deri më 1054). Këtë ndrydhëje e kanë kthyer në plagë të pasheruar edhe Kryqzatat (për të cilat Gjergj Kastrioti Skenderbeu kishte mendim tejet negative, sidomos ndaj dy kryqzatave që I “drejtuan fëmijët”-hb, (shiqo A. Venedikut, dok, secret 1461/S, e zbuloi B. Hrabak më 1972-hb), që njëherë e shemben e dhe Bizantin (1202). Sipas argumenteve të pushtetit bizantin që ishte më tolerant në kultivimin e rreligjionit, se sa ai Rasian, apo sipas pushtetit Venedikas dhe Napolitan, shtypja rreligjoze në ish viset e Ilirisë, nuk ishte më tolerante, sikurse në viset tjera. Por, shembja e Bizantit nga Perandoria Latine më 1202-4 ( duke I krijuar tri shtete: Perandoria e Trebizantës në bregun juglindor të Detit Zi, e themluar prej lozës Komenëve; Perandoria e Nikesë e themeluar prej Theodor Laskerit ; Perandoria e Epirit e themeluar nga Mëhilli I Parë, i cili mbështetej edhe në faktorin arbanas te lozës së Konstandinit, prej së cilës lozë del stergjyshui I Kastriotit, Gjergji që ishte gjyshi dhe Gjoni që ishte babai I Skenderbeut. Pra ky realitet i coptimit të Peraandorisë Bizantine nuk ishte tragjedi, por ishte pasojë e smundjes së një shoqërie të ndërtuar në intriga dhe afera triviale nga rrafshi I mizorive mbi kundershtarët rreligjioz dhe politik, e që tregoi se ajo prandori është e palgosur dhe Osmanlinjët e freskët të Azisë, e kishin të njohur atë smundje, prandaj shfrytëzuan çdo mundësi; prandaj shfrytëzuan atë shansë, që e krijaun më 1453 dhe Konstantinopojëne kthyen në Stamboll, duke e shndërruar në kryeqytet, pass 99 vjetëve që kishin shkelë në trevat evropiane. Kështu duhet konkluduar madhështinë e Luftës së Kastriotiti-Skenderbeut se ra perandria bullgare e Shishmanit më 1371; ra Pernadria e Car Dushmanit ( më vonë në moshën 7 vjeçare u quajtë Dushan nga ndrikulla Dusha Arbanasi. 22.

(22. DASIP.”A. O”-Dorshkrimi I G. Ostrogorskit, Vizantinsko-Arbanski odnosi…, pad Konstadinopolja 1453, një vit pa u bërë 100 vjet kur këmba e parë turke shekli në Evropë më 1354. Kështu e kishin pelquar këshilltar e Sulltanit, se nëse do të bëheshin 100 vjet pa u marrë Konstandinopoja, nuk mund ta marrim ma kurrë:.).

Konkluzë: Në fillim (si kemi dokumentuar më lartë-hb) për popullin shqiptar ardhja e Osmanëlive si okupator klasik, në esence e ka shpëtuar këtë popull josllavë nga shfarosja si kolektivitet gjuhësor, ku feudali brengosej vetëm për pronën e tij, pra jo për përkatësinë etnike. Mbi këtë nivel arbanasit nuk patën fuqi të ngritën në nivel jashtëfeudal dhe mu për këtë sado që lufta e Skenderbut kundër Osamnlisë ishte e egër, e vështirë dhe në shumë raste tragjike, ajo luftë e themeloi konceptin e përkatpsisë popullore, e nevojës së një treguekonimik dhe kulturor popullor dhe si pasojë do të sherbejë si embrion për krijimin e një tregu unik politik, që në Epokën e kapitalizmit do ta krijojë kombin shqiptar, ashtu sikurse procesi e themlimit të kombeve tjera. Tjeter çështje është realiteti pas dy apo tre shekujve me sielljet e Stambollit (Sulltanëve) ndaj shqiptarëve, e deri më 1922, kur osmanlinjët përdorën çdo mizori dhe çdo padrejtësi ndaj synimeve të shqiptarëve, që të kanë kulturë, gjuhë dhe shtet sikurse fqinjët tanë.22-a.

(22-a.Shiqo vetëm: Kanunin e Dushanit I botuar në TETË variante në Beograd, do të formohet bindja si trajtoheshin abrnasit nga pushtei I tij dhe paraardhsve të tij- trajtoheshin nëse nuk deklaronin dhe veprionin si ostrodoks, se do të shfarosen”.

ÇKA PROVON TË VËRTETOJË DORËSHKRIMI SERBIAN ME POROSI TË KISHËS MË 1778?

Sipas dorëshkrimit servian, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte fëmiu ma I ri I Gjon Kastriotit. Me që fimëjët e tij kishin lindë me një grua që atëbotë për shtresen princore ishte e ndaluar të martohet në fis dhe farë lashto- popullore, që i takonte, nga afërsia e locimit, Gjoni ishte martuar me një princeshë vllehe të cilën propaganda serbe provon ta përvetësoi si “serbiane”. Këtë orvatje Kisha e bëri pas vitit 1557, kuptohet së pari nga popat e Hilandarit dhe ngritu pastaj e demantoe kur nuk kishte mjetet tjera të informimit. E dihet se popat shkruanin, nënshkruanin dhe vulosnin “të vërtetën” fiktive, për një kohë të gjatë, jo vetëm në Ballkan.23.

(23. Shiqo: Dionisije, Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun..f. 193).

Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun mjafton të thuhet se është një fotografi që ishte dje, është imazh sot dhe do të mbetet tragjikisht nesër, se kur është fjala për shqiptarët dhe prijësit e tyre, do të frymojë me një kleronacionalizëm sa që shqiptarëve ua cakton limitet: kur kanë për të lindur dhe sa lindje kanë të drejtë t` I kanë; kur kanë për të vdekur, kur duhet me ra shi e kur bore në tokat e tyre, madje në pikë të verës, asgjë nuk guxon të ndodhë pa thënë popat e Serbisë. Ja deri në këtë nivel ka ardhur sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX çështja e nënçmimiit të shqiptarëve, duke e metastazuar spejgimi me rrena për jetën shqiptare, nga ardhja e sllavëve rasian okupator në Ballkan.24.

(24. Dr Rela Novakoviq, Odaklje su dolazili sllaveni na Balkan, Beograd, f.61/161).

Opinioni evropian një kohë të gjatë do të mirret me kryqzatat dhe pasojat e tyre, duke injoruar depertimin osamn (1354) në Ballkan, nga ngushtica e Dardaneleve. Rrezikun nga ky depertim Evropa sipas dorëshkrimit Servian (1778), do ta vrejë vetëm kur jeniqerët u gjetën para Wjenës, dhe kërcnuan shtetet e vogla në brigjet veriore të Mesdheut.24-a.

(24-a. Çedomir Mijatoviq, Srpski rukopis o Skenderbegu, f. 12/3). Autori i dorëshkrimit në kontinuitet provon ta serbizojë Skenderbun dhe famen e tij shqiptare, prej luftetari trim dhe i pathyeshëm, për ta konvertuar në Servian. Ndërsa serviani në dorëshkrim mundohet ta mbulojë realitetin me faktin se heroi kombëtar I shqiptarëve: “ishte shumë i popullarizuar të populli serb”. Për t` ia dhuruar idesë tij falso forcën gënjeshtare, thot se shkrimin për Skendebun e ka nxierr nga një dorëshkrim I vejtër rus, për të humbur gjurmë se e kopjon nga dorëshkiemet e Frang Bardhit dhe Marin Barletit. Ky falsifikim del sheshazi se autori e ka viedhë përshkrimin nga autorët shqiptar: Pal Engjulli, Dhimitër Frangu dhe Marin Barleti. Autori I dorshkrimit Serbian njëfar Teodosije (murg që ishte shkolluar në Rusi), e thot këtë për dy qëllime: 1. Për ta relativizuar latinishtën (Romën-Papën) dhe 2. Për të treguar se ja “rusët e gjithëfuqishëm pravosllavë janë përkujdesur për Skenderbun sepse “legalisht” I takon sipas “religjionit hemisferës bizantine”, kryekput duke u bazuar në intriga dhe rrena bizantine.25.

(25.shiqo: Teodosije, Dorshkimi I për Skenderbeun, f. 23; 63; 102;Arkivi I Hilandarit për varrosjen e vllaut Skenderbeut, material I siguruar nga B. Hrabak, I pabotuar, 1972/3.).

Dorëshkrimi është shkruar në gjuhën e kishës, pra jo në serbishte, sepse më 1778 nuk kishte gjuhë serbishte e as alfabet serb fare. Por, kishte gjuhë të shkruar lashtosllave (starosolvenski). Në dorëshkrim vrehen shumë rusizma që është një provë se asnjë prift Servian, ato nuk i dinte e lere ma populli serb në komunikimin e tij popullor. Një fakt tjetër që duhet theksuar te autori i dorëshkrimit (Teodosije-hb), është se aty përmendet Maqednonia si “tokë serbe”, “argument ky” që deshmon për një armiqësi në mes kishës ortodokse serbe dhe asaj bullgare, armiqësi kjo që është arbitruar nga Vaselena e Stambollit një kohë të gjatë edhe në mesjetë, por që është peshuar më së shumti nga kisha Ruse, kuptohet për primat të fuqisë. 26.

(26.Teodosie, Shkrimi Serbian për Skenderbeun, f. 43).

Autori I dorëshkrimit (Teodosije-hb), mirret drejtë për derejtë me kthimin e Skenderbut në token e vet shqiptare, sidomos pse u vëndos në Krujë, nga ana e Dibrës. Në vijim autori flet për rënjen e Konstandinopojës më 29 maj 1453, ku koamndant ishte Gjeneral Ballabani me origjinë shqiptare. Në dorëshkrim përshkruhen lidhjet e Gjergj Kastriotit Skenderbut me Arqipeshkvinë e Durrësit, duke I përmednur Rasianët (pra jo serbët-hb), duke nxënë në gojë një smundje të Skenderbut, e cila do ta përcjellë deri në vdekje me metastazime jo evolutive por e aktivizuar sa herë që kishte lodhje dhe probleme me fatin e rreshtimit të tij, përkatësishtë fitoreve të tij, sepse nuk ishte mësuar të humbë kurrë. Gjergj Kastrioti Skenderbeu I kritikonte Kryqzatatat, sepse I njihte fare mire aftësitë në përdorimin e shpatës dhe shigjetës, I kuajëve në lëvizje nga popujtë e Anadollisë, Syrisë, Judesë dhe Arabëve në përgjithësi, sepse me ta ishte shkolluar dhe kishte luftuar në disa beteja. 27.

(27.shiqo: Teodosije, Dorshkrimi…. f. 116; f. 183; Dokumente të Hilandarit, të komentuara nga B. Hrabak, kur e shkroi librin Eksportimi I drithërave nga viset e Skenderbeut gjatë shekullit XV-të- vitet 1430-1492. Po të kishte Skenderbeu origjinë slalve, ai nuk do të shkonte në Krujë, por do të ndalej në ndonjë kala qendër mesjetare serbiane.).

Në dorëshkrimin Serbian (1778) jipet një informatë subskribe se i pari ndër të parët, për Skenderbeun ka shkruar Pal Ëngjulli, dhe se atë dorëshkrim (edhe publikim-hb) e ka pare Lukaria. Por ai shkrim është “zhdukur përfgjithëmonë”, nga shkaku se çdo liber që nuk ishte e shkruar LATINISHT ishte në “indeks librorum”, pra i ndaluar nga Vatikani-Papati. Si i tillë “që do ishte shkruar shqip”, me germa latine, shkrimi i Pal Ëngjullit, do jetë “humbur” si libër heretik dhe si tillë “është diegur dhe asgjë prej tij nuk ka mbetë”, që me siguri diku do të ketë mbetë!. 28.

(28*shiqo aty- Dorëshkrimi…. f. 189; f. 196, f. 201: Mendimi jonë është se ai publikim I Pal Ëngjullit është dikund I ‘varrosur’, por nën embargo, ose në Vatikan, ose në Venedik apo Dubrovnik. Këtë informatë e kam marrur nga Prof Dr Stjepan Antoljak, historian dhe njohës I shkelqyer I burimeve latine dhe shkrimeve në alfabetet latine, siodmos nga arkivat e Vatikanit, Venedikut , Dubrovnikut dhe Zarës. Me siguri thoshte prof. Antolak, Shkrimi I Pal Ëngjullit në gjuhën shqipe ka mbetur në ndonjë manastir dhe i pret hulumtuesit permanent shqiptarë.).

Familja e Skenderbut sipas dorëshkrimit

Shkrimtari Serbian (Teodosie) në dorëshkrimin e tin për Skenderbeun (1778), ka shkruar pa asnjë kaptinë apo pjesë të kompozicionit. Pra ishte dorëshkrim pa kompozicion. Ldhur me këtë, sa I takon Pal Ëngjulit, dorëshkrimi Serbian thot se: “është i pari që ka shkruar liber për Kastriotin, por që librit tij I ka humbur çdo gjurmë”. Do të thonim edhe një herë se ai shkrim sigurisht është anatemuar nga Vatikani, si klerik I të cilëve ishte Pali. Se cili ishte fati I librit tij duhet të zbulohet duke hulumtuar relacionet e tij me Vatikanin dhe Vaslenën. Së treti, për familjen e Skenderbut ndër të parët ka shkruar edhe Dhimëtër Frangu më 1480, I cili shkrimin (kompozicionin) e tij e ndanë në 10 kaptina. Kurse Marin Barleti (1503/5) shkrimin e tij për Skenderbun e ndanë në 13 kaptina.29.

(29.Shiqo: Kato botimet dhe krahasoi me realitetin historik të kohës sonë).

Kariera e Gjergj Kastriot Skenderbut sipas Dhimtër Frangut përshkruhet se ishte djali i Gjon Kastriotit, zotruse I Emantisë ose Umentstisë. Nëna e Skenderbut sipas Dh.Frangut ishte Vojsava, vajzë e një zotëruesi nga Pollogu i Maqedonisë dhe Bullgraisë. Lidhur me këtë, babai I Skenderbeut (Gjon Kastrioti) duke mos u pajtuar që të konvertohet në islam, do të lidhë paqe me S. Muratin, duke pranuar vazalitet dhe duke i dhuruar fëmijët si peng: Reposhin, Stanishën, Kostandini (I cili në pagzim sipas servianit quhej Gjergj.30.

(30.Shiqo komentimet e: Sansovinit, f. 272 cituar sipas Ç. Mijatoviqit. Serpski rukopis o Skenderbegu 1880/90), f. 22).

Marin Barleti familjen e Skenderbeut e plason se ka prejardhje nga Emantia. Ndërsa gruaja babait Skenderbeut (Gjoni) ishte një princezë rasiane, e cila I lindi tetë (8) fëmijë:vajzat- Marën, Jellën, Angjelinën, Vllaicën; djemët: Reposhin, Stanishën, Konstandinin dhe Gjergjin.Dorshkrimi Serbian (Teodosie) shkruan se Gjon Kastrioti e kishte bashkshorte Voisavën me prejardhje bullgaro-vllehe. Me te Gjoni i kishte 3 djem :Stanishën, Gjorgjin dhe Konstandinin.Dorshkrimi Servian prejardhjen e Skenderbut e nxjerr nga thrakasit ose e lenë zvarë, në fillim. Dorëshkrimi Servian thot se Gjoni ndahet nga fëmijët e vet, sepse sulltani e shkeli marrëveshjen duke ia muslimanizuar TRE djemtë. Kallugjeri Servian në dorëshkrim (supozohet se është njëfar Teodosije-hb) qalon në falsifikime glorioze sa që shkruan se Gjergji para se të “lindëte”, është BIRSUAR nga Gjoni dhe Voisava”!!! Kemi të bëjmë pra me një rrenë serviane të radhës dhe shumë origjinale që është veti e popoave serbë. Dhe, rrejnë popat kështu sepse ua ka lënë testament Shen Sava nga viti 1219. Lidhur me biografinë e Skenderbut, M. Barleti shkruan se u muar nga Sulltani si haraq në gjak në moshën 9 vjeqare. Ndërsa Dh. Frangu shkruan se Gjergj Kastrioti u derguan në oborrin e Sulltanit në moshën 8 vjeqare.Sipas dorëshkrimit Serbian, Gjergji u dërgua në Pallatin e sulltanit në moshën 12 vjeqare.31.

(31.Shiqo veprat e autorëve të cekur dhe Dorëshkrimn Serbian f.61.,f.163/5).

Sipas M. Barletit kontakti I parë I Skenderbut me luftën ndodhi në Anadolli në moshën 18 vjeqare. Sipas Dh. Frangut kontakti I Skenderbeut me luftën ndodhi në moshën 19 vjeqare. Ndërsa, sipas dorëshkrimit Serbian kontakti I Skenderbut me luftën padiskutueshëm ndodhi në Anadolli në moshën 20 vjeqare. Lidhur me kët për dallim nga lufta ekipore, në dyluftim sipas Dh. Frangut dhe M. Barletit Skenderbeu doli kundër Jahja Zanpës, Dorëshkrimi Serbian lidhur me këtë thot se Gjergj Kastrioti Skenderbu në dyluftim doli me Adiosin, ndërsa herën e dytë doli kundër Zam Hasanit. Lidhur me këtë dorëshkrimi Serbian thot se Skenderbeu gjatë dyluftimit u sulmua pabesisht (tinzishtë) pas shpine nga Zapsa derisa po luftonte kundër Jahjas. Pra Skenderbu jo vetëm që deshmoi heroizma idviduale, por deshmoi gjenialitet komandues edhe në luftëra vednimtare për Perandorinë, e për të cilat nuk dihet ende, sepse me qellim injorohen. 32.

(32.Shiqo edhe Dorshkrimin Serbian 1778, f. 125; B. Hrabak, Skenderbeg I njihova ratna vestina, dprëshkrim 1972-ligjeratë.).

Në vijim dorëshkrimi Serbian e përshkruan Skenderbun në luftë kundër Ugërve (Hungarezëve-hb) ku manovroi sa që Ugrët u tërhoqën nga lufta kurse Kastrioti u kthye në Edrene me tërë ushtrinë e ku Sulltani e priti me festim të paparë.33.

(33.Dorshkrimi Serbian, f. 125).

Lidhur me këtë M. Barleti dhe Teodosie (autori Serbian?) shkruajnë se Skenderbeu luftoi një kohë kundër bizantinëve dhe kundër Ugërve (Hungarezëve), duke dëshmuar intelegjencë dhe profesionalizëm të paparë ushtrak. Në këto luftëra thot dorëshkrimi, Skenderbeu së jashtmi luftonte si musliman I devotshëm, ndërsa në zemër ishte I krishterë, pra nuk thot as ortodoks e as katolik. 34.

(34. Dorshkrimi Serbian, f. 131).

Dorëshkrimi Serbian e potencon se: “Skenderbeu nuk luftonte kurrë me zemër kundër të krishterëve”. 35.

(35. Dorëshkrimi….f. 182).

Madje, pas vdekjes së të jatit, thuhet në dorëshkrim, Sulltani ia helmos vllazërit e Skenderbeut?. Me këtë rast, Sulltani do ta ketë një bisedë SERIOZE me Skenderbun, sepse ky I fundit e luti seriozisht që ta kthejë në pronën (shtetin) e babait të tij për ta vazhduar “shtetësinë princore”, si vazal më 1441..36.

(36.Dorëshkrimi Serbian , f. 2=127).

Probelmi vijues që shtrohet në dorëshkrimin Servian është pyetja: Pse Sulltani në shumicën e betejave vendimatre për një dekadë e më tepër, ia beson komandimin Skenderbeut. Të përgjigjesh në këtë pyetje do të thot se Skenderbeu, thuhet në dorëshkrim ishte: I dashur nga ushtarët, së dyti ishte me fat, së treti ishte komandnat temperament me refkekse të papara shpejtësie në përdorimine shpatës dhe shigjestës, se Heroi I luftërave të tilla të rrufeshme dhe të pamëshirëshme donte të tregohej dhe të ishte gjithëmonë I PARI. Ky virtyt i krijoi Sulltanit njëherit edhe një FRIGË, se ky personalitet promotor I të gjithë luftëtarëve nga viset e TRI kontinenteve (Evropë, Azi, Afrikë) po imitonte Aleksandrin e Madh dhe do ta tejkaloi, dhe një ditë do ta aspirojë FRONIN, prandaj në luftërat vijese, vet Sulltani ia caktone detyrn që të jetë I PARI duke ia dhuruar emrin SKENDERBE-KRYEGJENERAL, duke ia “krijuar shansën që një ditë në një betejë e ato ishin të shpeshta, të VRITET” dhe të pushojë friga se do t` ia merr fronin. 37.

(37.Dorshkrii Servian, f. 131;Dok. Nga Hilandari të siellura nga B. Hrabak përmes një kallugjeri që ishte denuar dhe ekskomunikuar atje në vitin 1965.).

Dorëshkrimi Servian zbulon se MISIONI I Kardinalit Juliani (misionar I Papës-hb) nuk ishte i përshtashem për të krishterët ortodoks. Në faktë, zbulon dorëshkrimi, se ortodoksët dhe katolikët ma tepër URREHESHIN në mes veti për primat të kanoneve se : Zoti PËRMES Krishtit e jep shqiprtin (ortodoksë); SE Zoti DHE Krishti e japin shpirtin (katolikët). Shqiptarët pra janë ndrydhë skajshmërishtë nga të dy anët, para se të arrinte Islami I cili u tregua më “shkencor”, duke ‘dëshmuar’ se Zoti DREJTËPRËRDREJTË e jep SHPIRTIN, pa ndemejtsimin e askujt, pra pa Muhamedin. Në këtë mjegulli, racionalizmi dhe empirizmi filozofik mazohist, protestant te shqiptarët, shumë lehtë do të konvertohet në racionalizëm emprik islam, në stilin COGITO ERGO SUM, pa një stoicizëm emstrem.38.

(38.Shiqo dorshkrimin Servian dhe parantezat e tij fikse.f.165;175..hb; shiqo: Rene Dekart, Discour de la metode…).

Dorëshkrimi Servian e përshkruan luftën e Skenderbeut në Moravë, duke komanduar që të tërhiqet nga lufta me Ugrët (Ungarezët). Dorëshkrimi jep lidhur me këtë një risi se Skenderbeu do t` i vrasë të gjithë ata jeniqerë (ushtarë) që nuk i binden (1444 apo 1448?), për mos me I treguar Sulltanit filozofinë e DEZERTIMIT, DUKE I GJURMUAR EDHE ATA USHTARë Që KISHIN GJETUR STREHIM TE FSHATARëT VENDAS të cilët e flasin një gjuhë larg asaj sllave, pra shqip në trevën e Toplicës.39.

(39.Dorëshkrimi . f. 201; Dokumente të kometuara nga B. Hrabak 1969-ligjeratë.).

Skenderbeu, sipas dorëshkrimit lajëmorohet përmes Hamzait se do të kthehet në Kruajë. Në vijim fragmentarizohet fjalimi I Gjergj Kastriotit SKENDERBEUT në Krujë. Ai fjalim thot dorëshrimi ishte një nivel ma I lartë se oratoria e Ciceronit, duke akuzuar Sulltanin për robrim të popullit tij, duke treguar se është kthyer për t` u vu në ball të atdheut, se LIRINË NUK UA KAM SIELL, POR E GJETA KËTU TE JU, NË SHPATAT DHE SHIGJETAT E JUEJA.”. 40.

(40.Dorëshkrimi …f. 203; Ligjerata e B. Hrabakut 1969.).

Dorëshkrimi Servian provon ta zbulojë se ku është zhvilluar beteja e dytë e Kosovës më 1448?. Në dorëshkrim theksohet se lufta është zhvilluar në kishë afër Graçanicë. Ky konstaim është i dyshimtë, për faktin se në asnjë dokuemnt të kohës nuk përmendet një mundësi e tillë. Prandaj, ndoshta dorëshkruasi provon të palsojë histori të ngjyrosur, me gravure të rreme dhe për momentin i ka hyrë në përdorim, sepse ishte interesi i Patrikanës.

Dilema a lidhi Skenderbeu paqe apo armpushim me Sulltanin në Shkup më 1463?

Çështje tjetër thelbësore është se Gjergjë Kastrioti SKENDERBEU më 1463 a lidhi Marrëveshje paqësore me Sulltanin në Shkup, apo ajo marrëveshje ishte një armëpushim. Nëse është lidhë Marrëveshje paqësore, atëherë Sulltani e ka thyer SHERIATIN; Nëse Skenderbeu ishte aty si I KRISHTERË, sepse asnjë SULLTAN KURRË, nuk ka pasë të drejtë të lidhë PAQE me një të krishterë, atëherë është fjala se dokumenti i Marrëveshjës duhet të publikohet. Ky fakt përmes dokumenteve autentike që ruhen në Stamboll, mund të zbulohet, por po mbahet qe dy shekuj nën dry, kur dihet se është “skajuar nga hulumtuesit”. PrA, Nëse Sulltani dhe Skenderbeu kanë lidhë marrëveshje PAQESORE në Shkup më 1463, atëherë Kastrioti ishte musliman. Për ndryshe, sipas Sheriatit “çliruesi i Stambollit më 1453, në asnjë variantë nuk ka guxuar të nënshkjruaj paqe me të krishterin. Edhe më kjartë e zbërthyer kjo formulë shtron pyetjën: Nëse Skenderbeu ishte IMAM I ushtrisë që e koamndonte ai së pakut me rregullat e SHERIATIT është dashur që së pakur 15 herë “ta bëjë HATME KURANIN”.

Autori I dorëshkrimit servian në lidhje me këtë me tërë mundësinë prralore PROVON ta falsifikojë luftën e Skenderbeut se ishte me orgjinë serviane. Por, në asnjë pohim autori-Teodosie nuk mund të pajtohej se një shqiptar do të fitonte namë të tillë në tërë botën e civilizuar, sepse edhe atëherë arbanasit konsideroheshin për sllavët “armiqë për vdekje”. Dhe autori servian në shekullin XVIII provonte këtë, si një lloj popi servian që quhej Teodosie, për ta dytësuar të drejtën shqiptare, sepse pikërishtë nga kisha nxitej që një ditë të përtrihet perandoria e Dushmanit (Dushanit) 1346-1355), dhe asnjë autoritet mesjetar nuk mund të ishte mbi te’. E vërteta, nga tërë histiria serbe, mund të nxirret një konkluzë, e ajo ishte: Pse Serbua nuk ka dalje në det. Mu për këtë me kohë popat do të orinetohen që të përvetësojnë sa më shumë mera dhe treva që janë buzë detit, siç ishte Kruja.

Fjalimi I Skenderbeut sipas dorëshkrimit servian kur erdhi në Krujë

Dorëshkrimi Servian zbulon një detal me rendësi kur është në pyetje fjalimi I Skenderbeut, pas kthimit në Arbëri, përmes Nishit-Prekupës-Kushumlisë-LLapit-Kulinës-Caralevës-Prizrenit-Lumës-Dibrës në Krujë. Aty ndër të tjera thot: “Lirinë e kemi në shpatat dhe shigjetat tueja. Ky faktë bëhet më I sigurtë sepse me neve janë vllazërit tanë-Dibranët”.41.

(41.Dorëshkrimi, f. 186).

Lidhur me këtë, Kuvendin sipas Dhimitër Frangut dhe Marin Brletit, Skenderbeu e ka mbajtur në Krujë. Ndërsa, sipas Dorëshkrimit Servian kuvedni është mbajtur në Ulqin. 42.

(42. Dorëshkrimi…f 130;f. 30).

Në Kuvend Skenderbu do të thot se do të kemi vështërsi sepse kemi të bëjmë me amriqë të popullit, prandaj do të ketë deshprime nga nënat dhe baballarët tanë, por liria nuk ka çmim dhe ne do të luftojmë për ta meriatuar atë”. 43.

(43.Dorëshkrimi… f. 196).

Dorëshkrimi Servian zbulon se ekspedita e parë kundër Skenderbeut e nxituar nga Sulltani është drejtuar nga Ali Pasha (Barleti), ndërsa Dh. Frangu komandarin që e sulmoi Skenderbun e quan Bali Pasha. Dorëshkrimi Servian më qëllim i pshtjellon vendet dhe emrat për ta promovuar Skenderbeg “Cenojeviqin”, që ishte malazez I islamizuar, e që ishte sanxhakbe gjatë viteve 1513-1929 me qendër në Zhablak, pra jo në Krujë si qendrë e Arbanisë.44.

(44.Dorëshkrimi..f. 173).

Edhe emrat e pjesëmarrësëve në Kuvednin e Skenderbeut me rastin e kthimit në Krujë, dorëshkrimi servan u jep shtrembërim duke I injoruar shumë shqiptarë e duke I vënë në pozitë përparësie despotin e Vlorës-Stepanin, që kishte mbetur si relikt I kohës Dushmanit ( Dushanit) dhe njëfar Ivan Bojanin e pjesë jugore të Ulqinit. Këto supozime janë më tepër se roamntizëm I hiperbolizuar me prapavi meskine lashtosllave. 45.

(45.shiqo gjërësisht makiancionet në: Dorëshkrimi…f.192-201).

Megjithë atë dorëshkrimi e parnon se “Lotët e nënave dhe baballarëve të kreshnikëve të Skenderbut, do të bëhen për herë të parë me dominum dhe imperim, grancion i autoktonisë dhe lashtësisë arbërore, që do të thot ngjizëje mendimi, fjale dhe vepre me popull dhe pushtet të gjithë të bashkuar si albano-shqiptare.46.

(46. Shiqo provat për shtrenbërime të relitetit në:Dorëshkrimi…f.190- 199.).

PËRFUNDIM-KONKLUZAT DISKUTUESE

Dorëshkrimet janë një botë në veti në lëminë e shekncave shoqërore, posaqërisht kur është në pyetje Mesjeta por edhe periudhat tjera. Zakonisht dorëshkrimet që mbesin të pabotuara, janë për tri shkaqe: ose nuk kishte mjete për botim, ose nuk kishte shtypshkronja, ose donin të shtrebëronin të vërtetën dhe me kohë ajo tendencë është mbetur si “mall” për depo, që nuk është kurrfar malli për treg, sepse malli I deponuar nëse nuk çarkullon është zero vlerë. Një dorëshkrim I tillë Servian nga viti 1778, për Sekendebeun ka mbetur I pabotuar sepse politika serbiane e sidomos kisha nuk shfaqi interesim për ta botuar, sepse i prishte marëdhëniet me Portën, sepse provonte Heroin e shqiptarëve ta konvertojë në sllavë, e që vinte në kundershtim me tërë shekncën e historisë botërore.

Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun daton nga 5 janari 1778. Dorëshkrimi I formtit okatvë i ka 206 fletë me germa kaligrafi. Në faqën e parë me ngjyrë të kuqe përshkruhet jeta e të parëve të Skemderbeut. Ky dokument deri më 1890 I ka takuar Mihajllo Vukotiqit. Pas kësaj kohe pronësia e tij ka kaluar në Bibliotekën Popullore të Serbisë. Për ta bërë vlerë të “nivelit”, thuhet se dorëshkrimi është nxierr nga dorëshkrimet e vjetra ruse, e thenë kjo që nuk përkon me të vërtetën. Dilema pra shtrohet a është dorëshrimi original Servian, apo është përshkruar aq më parë kur dihet se Rasianët ishin fqinjë të shqiptarëve nga shekulli XII- në kontinutet.Për ta zgjidhur dielmën mbështetemi në faktin se e tërë literatura Skendebegiane në Evropë, pra edhe te serbët, mbështetet në TRI BURIME shqiptare, të cilat pa dielma I zbulon e tërë ajo bibliografi, e ato janë:

1. Burimi I parë I biografisë Skenderbeut thuhet se është përpiluar nga Pal ËNGJULLIT ( shkruar SHQIP në mes viteve 1469-1475). Pal Ëngjulli ishte pushtetar I “Drivastit”, pastaj arqipeshkv I Tivarit, i afërt I Kryeheroit-Skenderbeut, që njëherit të dhëna arkivore sekrete e njohin si TUTOR të djalit të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut (regjent I Shqipërisë).Veprës se Pal Ëngjullit thonë kronikat serbe, pra edhe dorëshkrimi që e shqyrtojmë, çuditërisht i ka humbur çdo gjurmë në kohë dhe hapësirë. Përgjegja është shumë e thjeshtë për këtë humbje. Së pari Pal Ëngjulli do të ketë provuar dhe e ka shkruar me gjuhën dhe FAMËN e Skenderbut (shqip), dhe ky realitet ishte ANATEMË, në çdo qendër “civilizuese” evropiane dhe aziatike (në Evropë duhej shkruar latinisht;në Azi dhe Afrikë duhej shkruar arabisht. Çdo shkrim tjetër ishte herezi dhe I denuar-hb), sepse duhej shkruar dhe botuar vetëm në ato alfabete dhe gjuhë që i lejonte kleri (në Ballkan),pra në latinishte. (shiqo: Index Librorum!).

2.Botimi I dytë biografik për Skenderbeun, sipas dorëshkrimit serbian, është zbardhur në vijim nga i ndrituri Dhimitër FRANGU, pushtetar I “Drivastit”, prift i Kishs Romake dhe njëherit arkatar i Skenderbeut. Vepra e Dhimitër Frangut, SCANDERBEGI HISTORIA, Venedik (MLETCI) , prill 1480. Shkrimtari në këtë botim nuk është nënshkruar por në fund thekeson se e ka shkruar një Arbanas.(… edita per quondam Albanesem).Kjo vepër është përkthyer edhe në Ilaishte. Një botim I saj daton nga viti 1545.Ndërsa, Sansovi e betoi më 1573 me titull: “Fatti illustri del Signor Giorgio Scanderbegh, d` incerto auttore”. Më vonë do të lajmërohet përkthimi i përmirësuar nga latinishtja në italishte nga Giovan Maria Bonardo, me titull: “ Gli illustri et gloriosi Gesti et vittoriose imprese fatte conta Turchi dal Signor D. Giorgio Castriotto detto Scanderbeg”, Vendeik 1584, duke shkruar në PARATHËNIE se është fjala për vepërn e Dhimitër Frankut, që ishte në sherbim të Skenderbut. Kjo vepër meriton të thuhet se është ribotruar edhe më 1591 në Venedik nga “libraria della fortezza”, me disa risi ku dominon stema e Familjës Ëngjulli.

3.Botimi i tretë i shkruar nga Marin Barleti-Shkodrani quhej: “De Vita, moribus ac. Rebus , praecipue adversus Turcas, gestis, Georgii Castrioti, clarissimi Epirotarum Principis , qui propter celerbrima facinora Scanderbegus, hoc est Alexander Magnus, cognomintatus fuit, libri tredecim”. Mendohet se është shtypur në Romë më 1505; së dyti prap në Romë më 1524,;së treti më 1529 në Firencë; së katërti në Augsburg më 1537.

Si korespondon qëndrimi serbian ndaj këtyre veprave gjatë shekullit XIX si fqinjë të shqiptarëve është pyetje që do të duhej ta kishte kjo historiografi edhe në vijim, por ajo e shkalmuar nga shovinzmi dhe lufta hiensite për përvetsime do të turpërohet nga çdo aspekt gjatë shekullit XX. Mjerishtë edhe një pjesë e shkrolagjive shqiptar edhe sot për intresa fetare dhe ideologjike, është kah manipulon me VEPRËN E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT, disi po i del krah asaj lagje serviane që gënjen që dy shekuj. Se kjo lagjë manipulantësh është në rrugë pa kokë, ma së mri po i referohemi së kaluarës evropiane që është marrë me Kastriotin, që kurrë në esencë nuk ka arritur për t` ia mohuar as origjinën e as veprën, e as “konvertimet” fetare, që janë irelevante për shkencën dhe kombin tonë shqiptar, si ma I lashti në Evropë, deshiroi dukush apo jo.

Ja se çka thuhet për GJERGJ Kastriotin Skenderbeun nepër Evropë gjatë shekullit XVI dhe XVII-të. Citoj besnikërisht shkrimin e kancalerive kryesore evropiane: “ Opinioni publik në Evropë nuk ka qenë në gjendje të VLERËSOJË rrezikun që i kanosej deri sa Sulltan Sulejmani të gjindej me forcat e tij jeniçere rrufe para mureve të Wjenës, dhe i njeti sultan ta provojë FATIN në Malltë dhe Vatikan. Në atë kohë duke vlerësuar rrezikun nga fuqia e Jeniçerëve i tërë kontinenti do të dridhet nga kushtrimi sulltanor”. Atëbotë Sulltan Sulejmani do të klithë: “Do të shkojë në Romë, ati jem do ta pinë ujin në gastarën e Kishës Shen Pjetrit”.Në këtë luftë psikologjike, para së cilës dridhej e tërë Evropa gjatë shekujve XVI dhe XVII-të, në Napoli, Vendik (Mlet), Frankfurt, Augsburg, Amsterdam, Paris, Madrid, Lisabon dhe në Temzë, asnjë emër heroik nuk ka qenë ma i njohur si i famëshmi Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Në këtë nivel të popullaritetit vedin kryesor në letersinë evropiane e zënë padyshim Marin Barletri -Shkodrani dhe kroati Bartollomej Gjorgji; I pari do të fitojë famë për librin për Skenderbeun I dyti për historinë e Perandorisë Osmane.

Bibliografia për Skenderbeun

Bibligrafia më e plotë dhe më pregnante për Skenderbun do të botohet për here të parë më 1881 në frengjishte ngai, Xhorgje T. Petrovich (shiqo*: George T. Petrovich, Essai de bibliographie raisonee, ouvrages sur Scanderbeg ecris en langue française, anglaise, allemande, latine, italiane, espagnole, portugaaise, et grecque, et publies depuis l` invention de l` impremerie jusqu` a nos jour, Paris, “Erenest Lerox”, editor 1881). E tërë ajo bibliogarfi, do të konkludojë ishte ose e përshkruar nga Barleti ose e kompiluar prej librit tij. Dionisije provon nga ky arsenal shkrimesh të përvetësojë diçka se Skenderbeu bënte luftë në fqinjësi me serbët, se nëna e tij kishte prejardhje joarbanase, se fimijëve Gjoni u jepte emra joshqiptar etj. Por, Kryeheroi i Shqiptarëve mbetet arbror për tërë Evropën, nuk kishte shansë teorike që ta përvetësojnë serbët, edhe pse kurrë nuk pushuan në këtë avanturë. Nuk është pra e rastësishme që jo vetëm fqinjët, por edhe të tjerët provuan të grabisin diçka ose ta përvetësojnë të tërin Skenderbeun. Edhe Çeda Mijatoviq, dorëshkrimi serb për Skenderbeun, në “Srpska Kralevska Akademia” nr. XXII 1890 e sjellë Gjergjin buzë torishtës serbiane, por vetëdemantohet, duke argumentuar se TRE biografët e parë të Skenderbeut (Pal Ëengjulli, Dhimtër Frangu, Marin Barleti ishin shqiptar, të cilët për TRE shekjuj rresht e ushqyen Evropën me veprat e tyre si shqiptar.

Ku është logjika infektive e disa maskarenjëve që provojnë ta përbaltin Sknderbeun sot me rreligjionizma, nuk duhet lodhur frotë trurin. Por përgjegjnën ndaj tyre duhet ta japing albanologët e mirëfillët, sepse janë lajmëruar edhe të atillë që kanë pasë emër dhe tani janë shitë o në Stamboll, o në Beograd e Moskë , o në Romë për një afat që u skadon, me siguri. Por do të vijë koha që mallin e tyre askush nuk do ta “blenë”, do të mbetet në depotë e tyre, sepse për çdo vit po dalin burime të reja. Gjergj Kastrioti SKENDERBEU sot është I njohur dhe I pranuar HERO KOMBËTAR i SHQIPTARËVE, pas asnjë dielmë.

(Vrejtëje: Në këtë shkrim kohë pas kohe është punuar nga viti 1968, kur isha student.

Më 6 janar 2022 Prishtinë

52 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page