top of page

Do të shoh e ndjek udhën tënde në ferr


Fatmir Terziu

“Ka kohë ku asgjë nuk ndodh, por ka kohëra ku ndodhin dekada”, tha Lenini. Kjo ishte një nga ato kohëra. Deri në kohën kur lexoni këtë shkrim, shumë gjëra mund të kenë ndryshuar në luftën e përgjakshme Ukrainë-Rusi. Por siç shkrova më parë, udhëheqësi ukrainas Zelensky dhe qytetarët e tij të guximshëm kanë fituar dhe futur tashmë vendin e tyre në histori. Ne kishim edhe mjaft shkrime, se pse Ukraina duhet të fitojë. Miq të „Fjala e Lirë“ flasin, se si lufta po riformëson gjeopolitikën. Mjaft të tjerë flasin mbi marrëzinë vdekjeprurëse të një Zone No Fly. Dhe së fundi na duhet të shkruajmë, edhe se pse nuk duhet të harrojmë atë që ka ndodhur me ne shqiptarët në shekuj... Lexoni të gjitha ato pjesë dhe më shumë në hapësirën e „Fjala e Lirë“.


Do të shoh e ndjek udhën tënde në ferr


Mos u shqetëso për mua. Unë u përpoqa të lehtësoja shqetësimin tim, por askush nuk do të donte ta dinte. Fëmija qante, Bota flinte. U përpoqa ta mënjanojë dhimbjen time. Ujku përtypte kafshën, fëmija lotonte kafshatën. Frika të kallte datën. Errësira kishte harruar pritjen. Dita zbardhte dhe zgjonte ikjen. Fundja dhe mërzitjen. Dhe zemërimin. Dhe hidhërimin, dhe këtë të fundit u përpoqa ta hiqja qafe. Por ishte vetëm përpjekje. Ishte si një tekst i shkruar rishtas për këngë. Përpjekje të ulem të ngre në këmbë trupat e rënë. Përpjekje dhe të përpiqem t'i bashkoj gjërat, por asgjë nuk po ndryshon. Ndonjëherë pyes veten nëse po humbas kohën time kot dhe duhet t'i kthehem gënjeshtrës në vetvete për këtë mort. Të gënjej vetveten dhe të them aq sa mund t'i thuhet një gënjështër vetvetes: "Po, jam mirë. Pse?"

Qetëso bashkëudhësi im! Qetësohu! Apo do të fillosh të qash. Të tregosh dobësi. Nëse tregon dobësi, atëherë nuk do të mund t'i shikosh kurrë të Tjerët në sy. Dhe thua me mendjen tënde të strukur në vetvete: këtë e prisje pa siklete? E Ti e quan krisje? Tashmë pyete veten nëse do të ishte më e lehtë të vdisje?!

Ndoshta atëherë nuk do të jesh këtu duke u përpjekur të dëgjohesh. Po ndjenjat e tua budallaqe, s'ka kush ti kuptojë. Ky nuk është një shkrim thjesht për ty. Oh! Ky nuk është një lot në sy! Këto nuk janë emocione që me dashje dhe pa dashje i fsheh. Jo!

Unë nuk jam duke u përpjekur të lë të kuptohet për diçka. Nuk më intereson nëse mendon se nuk më kupton. Jam këtu me letër, laps dhe me zë, edhe pse ti thua se jam asgjë. Nuk më intereson nëse më urren. Nuk më intereson që të gjithë rreth meje po ndryshojnë. Dhe nuk më intereson nëse ngrihesh dhe më lë në pikën e fundit të gjakut. Sepse nuk jemi ne të parët, e gjithë familja dhe miqtë e mi po shuhen. E fundja lindjet, jeta dhe vdekjet pse duhen?

Mos u shqetëso për mua. Unë do të jem në tokën time. Do të sakrifikohem duke u përpjekur aty. Nuk do të dridhem, nuk do të fshihem, nuk do të arratisem, nuk do të kem lotë në sy. Por dije do të mbrojë dhëmbë për dhëmbë, do të luftoj me ty. E do të më duhet të të shoh e ndjek udhën tënde në ferr, i panjerëzishmi Putin, i 2022-shit Hitler.

36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page