... DO KEMI DHE NE VARRET TONA!??


Arqile V. Gjata

TREGIM I JETUAR!!!



Vitet e jetës në emigracion më dalin tani të gjalla në imagjinatë…

Disa prej tyre dhe më janë fshirë, por shumë nga ato më kanë lënë dhëmbje të rëndë dhe mbytëse.

Të tilla përjetime nuk i kisha ndier, apo prekur vite më parë.

Tek Sheshi “Komunduru”, në pjesën veri perdimore të qytetit, kam dy miq! Ata, para disa vitesh ishin njerëz të etur për jetën, familjar të devotshëm dhe emigrant të vjetër.

Papuli, (kështu e thërras tani unë) miku im, dikur ish drejtor shkolle. Sot është nga ata frymorë që flasin, bërtasin e grinden me veten e tyre. Në çaste të caktuara reciton me zë të lart vargje nga krijimet poetike të gruas së tij. Jeta e tij tragjike e shkuli dhunshëm nga rrënjët.Nga një aksident automobilistik humbi fam