Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.
Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh.
Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit.
Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim.
Shumë punë na presin, vërtet.
E Nderuar Zonja Donika,
Shënimin tuaj e lexova me shumë kënaqësi dhe u mallëngjeva aq fort, saqë m’u mbushën sytë me lot. E kam pasë theksuar ca kohë më parë në një analizë me titull “Kujt i hyn në punë dialogu me Serbinë? (Serbia e konsideron Dardaninë si Greqia Epirin e Veriut), se pas 14 shkurtit nuk do të vazhdojë më vetëposhtërimi 20-vjeçar i Dardanisë për shkak të bandës tradhtare të Thaçit, argatit të regjur të Beogradit. Jam i bindur se Ju, si një Zonjë shumë e Nderuar dhe me dinjitet të lartë kombëtar, në bashkëpunim të ngushtë me Albinin, Vjosën dhe Glaukun, do ta vini në vend plotësisht autoritetin e Dardanisë.
Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju shtëngoj dorën for…