top of page

DJE IKU …

  • Jul 16, 2022
  • 1 min read

DJE IKU …


Nga Fatmir Terziu


Dje ai iku në botën e verbër

në heshtjen e tij që u kacafyt

brenda verbërisë funebër

iku, se do të ikte një ditë.


Qyteti nuk këputi asnjë lule

nuk bëri arkivol të shtrenjtë

askush nuk bëri ndonjë kuje

thjesht u varros në një vend.


Nuk u mbajtën për të fjalime

nuk i hapën dyert e tyre kishat,

hoxha nuk u lut as i dha bekime

thjesht u varros aty tek pishat.


Ai mbërriti aty ku fle vdekja

kur u zgjuan dashnoret e tij

në motele ishte vetëm lemza

mallkonte për vonesën e tij.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page