Ndrek Gjini
Berti Duri është banori me i ri në këtë jetimore. Ai është vetëm nëntë vjeç. Ne te vertete ai nuk është jetim sic jane pjesa tjetër e fëmijëve këtu pasi ai i ka gjalle nënën dhe babain. Ai ka dhe plot vëllezër dhe motra gjithashtu, por eshte betuar se kurre më, sa te jetë gjallë, nuk do të shkojë të jetojë me ta. Ai thotë se e urren per vdekje te atin.
Historia Bertit duket e thjeshtë, por ne realitet nuk është dhe aq e thjeshtë.
Muajin e kaluar ai iku tinezisht nga shtepia per disa dite. Te gjithe e shpallen te humbur. Ishte gati mesnatë, kur ai u largua, dhe u zhduk pa nam e nishan për katër ditë e net me radhe. Mediat dhe gazetat nuk i kushtuan ndonjë rendesi te vecante humbjes se tij, por lajmi i gjetjes se tij ne pyllin e fshatit Terran qe ndodhet nje gjysme ore larg shtepise ku ai banonte, dhe refuzimi i tij i prere per tu kthyer ne shtepi per te jetuar me familjen e tij beri buje te madhe në TV, radio dhe gazeta.
Megjithatë, unë nuk kam asnje deshire t’ju tregoj se si historia e ketij femije te humbur per ca dite krijoj furtunë te madhe virtuale ne media, e as mekanizmat se si, dhe pse, kjo ngjarje u perdor, sterperdor e keqperdor nga shume individe, organizata e parti.
E vetmja gje qe une deshiroj te bej eshte t’ju paraqes ketu te riprodhuar me besnikeri biseden e Bertit me psikologun, i cili e mori ne pyetje dhe u kujdes per te ne ditet e para pas gjetjes se tij.
- Pse ike nga shtepia dhe u zhduke pa lene gjurme duke u fshehur ne pyll?
- Sepse unë e urrej, e urrej per vdekje babain tim.
-Po pse e urren ti atë, cfarë të ka bere?
- Ai do të më shesë tek NATO, ashtu siç bëri me Tonin, vëllain tim.
- Pse cfarë ka ndodhur me Tonin?
-Toni ka shkuar në Irak. Babai e ka shitur atë për 3000 euro.
-Si, si e ka shitur, pa he me trego pak te lutem si?
-Gimi, miku babait, i cili jeton në kryeqytet, erdhi në shtëpinë tonë muajin e kaluar. Ai i tha babait tim se në qoftë se ne i japim atij 3000 euro ai mund ta marrë Tonin dhe ta dergoje si ushtar komando në Irak për nëntë muaj. Ata i paguajnë ushtarët shumë mirë, i tha Gimi babait tim. 2500 euro qe Toni do te marre cdo muaj nga sherbimi ne Irak do të paguhen ne llogarine e perbashken bankare qe ti dhe Toni keni këtu ne Poluk, ketu ne qytetin tuaj qe e keni vec nje cerek ore larg. Dhe ti, i tha Gimi babait tim, mund ti përdoresh keto të para te gjitha per vete dhe famijen tende, pasi NATO i jep Tonit ushqim dhe fjetje falas. Ai madje tha se nëse ia japim atj këtë bakshish prej 3000 eurosh, kjo pune mud te kryhet shumë shpejt, pasi sic tha ai dajua i tij është i Minister i Mbrojtjes e ben kete pune tak-fak.
-Dhe pastaj, pastaj cfare ndodhi?
-Po ja ti e di se ne jemi tetë fëmijë ne familje, dhe jemi shumë të varfër. Toni është fëmija i madh në familjen tonë. Babai është i papunë. Ne nuk kishim para për ti dhënë Gimit si si bakshish. Une dhe babai shkuam në qytet dhe shitem dy lopët dhe gjashtë delet qe kishim, për të siguruar parate për Gimin.
Pasi Toni ishte nisur per në Irak, Gimi erdhi për të marrë parate. Ai fjeti tek shtepia jone ate nate. Babai dhe Gimi qendruan deri vone, shume vone due biseduar dhe pire ne guzhine.
- Per cfare bisedonin?
- Për çdo gjë. Pasi hengren darke ato qendruan zgjuar deri vone, shume vone, duke pire e biseduar gjere e gjate. Ne kemi një divan të vjetër në qoshe të guzhines. Une ate nate isha shtrire ne ate divan dhe me kishte zene gjumi. Babai shkoi dhe mori një batanije dhe me mbuloi qe te mos kisha ftohte. Ndërsa ai po me mbulonte me batanije mua me doli gjumi, por po shtiresha sikur isha ende ne gume
- Cila ishte tema e bisedës së tyre?
- Oh, te lutem mos më pyesni për këtë! Gjerat qe ato flisin ishin te tmerrshme, vertete te tmerrshme. Gimi tha se ka siguruar deri tani mbi 40 të rinj për ti derguar në Irak. Të gjithë ata, tha ai, i kane paguar atij 5000 euro secili, por ti, i tha ai babait tim, je miku im, ndaj dhe ta mora djalin vec me 3000 euro.. Babai tha se i është mirënjohës per ate nder qe Gimi i kishte bere. Por une mezi po mbushesha me fryme nga inati nderkohe qe degjoja bisedat e tyre te llahtarshme. Isha skuqur i teri nga zemërimi. Dhe nuk mjatoi kjo por kur dëgjova Gimin qe i tha babait se sa me fat mud te jete ai ne se Toni do te vritet atje ne Irak. Ai i tha se ne se kjo ndodh, babai do te perfitonte nje pension shume te majme nga NATO per gjithe jeten. Babai u ngrit ne kembe dhe filloi ti lutet Zotit që kjo gje të ndodhë. Ai i tha Gimit se e urren Tonin shume, shume, pasi ai dyshon se Toni nuk është i biri i tij i vërtetë. Ai i tha Gimit se nëna jone vitin e pare te marteses se saj me tim ate bente seks me drejtorin e shkollës ku ajo punonte si pastruese. Babai tha se ai e kishte mbajtur te fshehtë kete sekret, pasi nuk deshironte qe mami te humbte punen.
-Çfarë biseduan tjetër atë natë?
-Oh, po. Gimi tha se ai shpreson qe lufta do të zgjasë dhe ai se do ta bëjë të pasur tim ate, ‘sepse edhe fëmijët e tjere po te rriten’, i tha Gimi babait, ‘dhe shume shpjet do të arrijnë moshën për të shkuar në luftë’. Kur babai përmendi emrin tim, pra tha se ne pak vite dhe une mund te shkoj ne lufte, domethene do te me shiste tek Gimi, për të per te me derguar me pas ne Irak, mua gati sa nuk mu mor fryma. Vec dy minuta pasi degjova kete bisede, u ngrita nga divani dhe u largova nga dhoma duke u thënë atyre se po me shkohet ne tualet. Pasi dola nga dhoma tinezisht hapa ngadale pa bere zhurme derën kryesore te shtepise dhe ika, u zhuka me vrap ashtu neper terr. Pasi eca derisa u lodha permes pyllit qe eshte afer shtepise sone me kishte zene gjumi per disa ore. Kur u zgjova u betova se kurre, kurre më nuk do te kthehem ne shtepi. Dhe kur me gjeten kete gjë u thashe. Kurre, kurre më, nuk dua te shkoj ne ate shtepi. Une e urre,j e urrej per vdekje tim ate. Ai do te me shese tek Gimi. Une nuk dua te shkoj ne lufte, kurre. Kurre. E urrej e urrej shume luften.
S.Athanasi:
Lexoj këtë tregimim jo pa mbajtur pezull frymën. Në fillim nga titulli që të fut dashur padashur në befasimin që të sjell urrejtja për prindin. Por, kur njihesh me rrjeshtat e rrëfimit të djalit, të thuash se skandalizohesh, është pak. Ngaqë edhe moralisht, por sidomos juridikisht është i papranueshëm, për të mos thënë ulëritës shkaku i urrejtjes për BABANË nga Djali. Tregim rrëqerthës. I lumtë autorit! /S.Athanasi/ Athinë.