top of page

DJALI I MIRË



Tregim nga Memisha Gjonzeneli


-“Komandat Tofiku, të kërkojnë në komandë!”, i tha një ushtar i sapoardhur.

Tofiku, pasi ju dha ca porosi vartësve të tij, u nis të zbatojë urdhërin. Komanda nuk ishte larg dhe për 20 minuta Tofiku u gjend atje prezent. Nderoj ushtarin që ishte roje dhe shkoj drejtë te komandanti. Trokiti në derë dhe kur i tha “hyr” zëri nga brënda, hyri. Komandanti sa e pa i tha: po hajde more Tofik, se ty po të prisja. Me lejen e tij, Tofiku zuri një vend ulur. Me komandantin ishin edhe si shokë. Kishen vite që punonin së bashku, kështuqë sa u ul Tofiku, ai filloj ta pyes për familjen dhe në përgjithësi për shërbimin. Së fundmi tha:

-E di pse të kam thirrur? -Jo, i tha ai. Ti, para një viti, ke bërë lutje të trasferohesh në Vlorë. Sot, po ta plotësojmë dëshirën. Vendimin e mora me shumë dhimbje, se kemi kaluar si vllezër. Pastaj vazhdoj: Kemi edhe një oficer në Vlorë, që ka kohë i trasferuar për në Fier. Kështuqë do shkosh në Vlorë, të takohesh me oficerin dhe do bini dakord me të për çdogjë e më pas do më lajmëroni mua që të filloj të përgatis dokumentat. I foli shoferit: Merr makinën të shkosh në Vlorë në dispozicion të oficer Tefikut. Mbaroni punë dhe kthehuni!

Tofiku rrinte si i ngrirë dhe nuk e kishte mendjen. Erdhi në vete, kur i tha komandanti: Nisuni, të vaftë mbarë Tofik!

Tofiku u nis për në Vlorë dhe sa e mori veten filloj të bëjë muhabet me shoferin. Mbërritën në Vlore dhe shkuan menjëherë në komandë, ku i priste oficeri që do ndërroheshin. Pa vonesë u prezantuan dhe shkuan menjëherë te shtëpia e tij. Shtepia ishte te “Orizi”, në katin e tretë. Ishin dy dhoma dhe guzhinë, dhe shikonin nga deti. Pra skish ku të vente më mirë.

Edhe unë, i tha Tofiku, kam të njëjtën hapsirë, po e kam në katin e dytë. Do te vish që ta shikosh? Jo i tha ai, jam informuar dhe është ashtu si thua ti.

-Kur bëhesh gati?, pyeti Tofiku.

-Hajde ditën e mërkurë! Unë do i nxjerr plackat, ti do i futësh, sa mbaron ti, ne ngarkojmë makinën. Nuk kemi kohë për kafe, se na presin!

U nisën shpejt për në Fier.

Tani që mbaruan punë po i vinte shumë keq, që do linte repartin dhe shtëpinë e Fierit, ku kishte plot kujtime.

Mbërritën në repart.Tofiku e falnderoi komandantin për ndihmën. Ai i tha që e keni lënë ditën e mërkurë për këmbim, po i tha Tofiku. Merr një kamjon edhe dy ushtarë të të ndihmojnë për çdo gjë, ndersa unë po merrem me dokumentat.

Tofiku u nis për në repart . Në darkë shkoj heret në shtëpi, po per çudi ai nuk ishte entuziast, po dhe as i mërzitur. Në shtëpi gjeti gruan, të motrën dhe dy femijët, njeri i tij, tjetri i motrës. Sa u ul, i tha së shoqes: Të lutem më bej një kafe, më mbush dhe një godë me raki. E shoqja u habit. Burrë, i tha e shoqja, se ke bërë ndonjëherë këtë punë. Çfarë ke? Ai qeshi. Kam një lajm, them se është i mirë. Po, na i thuaj! Mirë, po u a them: Pasnesër do nisemi përfundimisht për në Vlorë. Ata ndenjën një cast si të shokuar, pastaj bërtitën të gëzuar: urra! Atje i kemi gati të gjitha. Motrës i thotë të shkoj të bëjë shkëputjen nga puna, dhe të shoqes i tha shko në shkolle dhe merr shkëputjen e fëmijëve.

Ditën e mërkurë çdogjë ishte gati. Ngarkuan plaçkat dheu nisën për në Vlorë. Kur mbërritën, po i prisnin edhe dy ushtarë. Mbaruan punë shpejt. E uruan njeri tjeterin, dhe makina u nis per në Fier.Tofiku me të gjithë të tjerët ju futën punës për të pastruar dhe lyer shtëpinë. Vonë natën me zi mbaruan dhe fjeten ku gjetën vend. Mbas një jave gjithçka ishte rregulluar, sa kishe qejf ta shikoje shtepinë.

Tofiku u paraqit në komandë. E caktuan në sektorin e xhenjos…

Tofiku, sa mbaroi shkollën e lartë e veshën oficer. Ishte nxënës shumë i mirë dhe shkollën e kishte për zemër. Sa u vesh oficer ai filloi të studjojë për artin ushtarak në përgjithësi. Në fillim i dhanë një apartament me një dhomë dhe guzhinë, mbas pak kohe mori dhe motrën në Fier, të vazhdonte shkollën.

Prindrit, që ishin nga një fshat i Tepelenës, u interesuan dhe i gjetën një vajzë të mire, nga fshatrat e Vlorës, që e quanin Bukuri. I folën Tefikut që të shkonte ta shikonte dhe ai e pa dhe i pelqeu dhe po ate vit u martuan. Shtëpia u gjallrua shpejt: Mbas një viti u lindi dhe nje djalë i bukur dhe emrin ja vun Zabit, për nder të gjyshit.

Tefiku bëri lutje për zgjerim. Pas gjashtë muaj i dhanë zgjerim dy dhoma dhe një guzhinë, kështu që u rehatuan.

Motra e Tefikut e kishte emrin Merjeme. Ajo ishte në klasën e tretë gjimnas.

Me ekonomi ishin mirë, u dilte rroga e Tefikut.

Në këtë kohë u ndodhi diçka që nuk e prisnin. Merjemeja e kishte shkollën afër shtëpisë. Herë shkonte me shoqe, herë edhe vetëm. Ajo kish ca ditë që shikonte një djalë që i shkonte nga pas. Në fillim tha me vete edhe kjo më duhej. Donte t’i thosh të vëllait, dhe po i shtynte ditët. Erdhën edhe pushimet, mbaroj viti dhe tha me vete që ai do shkputej. Atë ditë që do merrte deftesën ai po e priste. E mori deftesën dhe po kthehej në shtëpi, kur ai djali i doli përpara, i preu rrugen dhe i tha: Të lutem më fal një minutë. Çfarë do, i tha ajo e friksuar dhe e hutuar. Ai vazhdoj: Ka kohë që po të ndjek dhe me kë pëlqyer shumë. Që kur të kam parë, më ka ikur edhe gjumi edhe qetësia. Merjemeja nuk e la që të vazhdonte: Të lutem hape rrugën, se më presin në shtëpi dhe u nis. Gjithë rrugës në mendje i venin plotë gjëra, disa të trubullta, pastaj tha me vete nuk mu duk djalë i keq. Ai ishte trup mesatar me flokë gështenjë edhe sytë po gështenjë. Fytyrën e kishte të verdhë dhe kur e shikoje, sikur trembej. Dhe kështu, duke menduar këto gjëra, mbërriti në shtëpi. Po diçka kishte levizur te Merjemeja. I dukej sikur ishte rritur menjëherë. Ajo ishte afro 18 vjeçe.

Të nesërmen nuk ja kishte qejfi të shkonte gjëkundi, pastaj tha të dal se dhe këtu do mërzitem. Mori ca lekë, pyeti dhe kunatën mos donte gjë. Ajo i tha kemi, po ti me që po del, na merr ca speca dhe domate. Merjemeja shkoj në Pazar, mori çfarë i duhej dhe po kthehej në shtëpi, kur përpara i doli prapë ai djali. Në të vërtetë ajo po e kërkonte me mendje dhe kur e pa, diçka ndjeu dhe u lehtësua.

Sa u afrua ai djali foli: Merjeme (ja kishte mësuar emrin) me ke lenë gjithë natën pa gjumë. Vetëm për ty kam menduar!

Merjemeja i tha: More djalë as të njoh dhe as të kam parë ndonjëherë dhe më thua që të kam lenë pa gjumë. Do bësh mirë që të shikosh punën tënde.

-Unë nuk të ndahem ti më ke hyr në zemër dhe unë nuk mund të largohem prej teje. Merjemeja u nis për në shtëpi. Po prapë mendoj nuk mu duk djal i keq dhe duket që me do, nuk do jetë genjeshtar. Ai tha sërish: Unë po të pres më kthe pergjigje!

Mbas ca ditëve Merjemja doli prapë në Pazar. Ai djali prapë i doli para sikur e ruante dhe i tha: Të lutem më thuaj një fjalë, më jep një përgjigje, më jep një shpresë! Mirë, i tha së fundmi ajo, do mundohem, do mendohem dhe do të kthej përgjigje. Nesër i tha ai, këtu te ky vend, në këtë orë. Mirë dakord, i tha Merjemeja me gjysëm zëri.

Merjemja nuk bëri gjumë atë natë priste mengjezin edhe të shikonte djalin, po edhe çfarë do bënte. Në mengjes u vesh dhe u rregullua mirë dhe u nis për te vendi. Shkoj në orar, mbasi ky ishte takimi i parë. Ai po e priste, ajo i dha dorën. Kur u takuan e pyeti: Të lutem më thuaj, i tha ai. Po prit i tha ajo, pastaj vazhdoj … të dua. Ai deshi ta përqafoj po ajo u largua. Kur u ndanë, lan takim në një vend që nuk kishte shumë qarkullim. Mbas dy ditëve u ritakuan. Ai nuk priti po i hodhi dorën e afroi dhe e puthi, ajo u tremb, po i erdhi edhe mirë kur ai i nguli buzët. Kur u ndanë ai e kishte mbytur me të puthura.

Kjo dashuri nuk zgjati shumë, afro dy muaj. Xhevati, kështu e kishte emrin, u zhduk pa lenë adresë. Pas dy muajsh Merjemja e kuptoj se kishte ngelur me barrë. Dhe nuk shkoj më në shkollë. Disa herë mendoj t’i jepte fund, po më së fundi fitoj jeta. Gjëja e parë që bëri, foli më të villain. Atij i tregoj çdo gjë. Bile dhe atë që deshte t’i jepte fund jetës.

-Tani me thuaj, vëlla i dashur, se ti nuk je vetëm vellai, po dhe prindi im.Ti më ke rritur.Vëllai u mërzit shumë po ai ishte njeri i fortë dhe me shumë provojë, i arsimuar dhe me shumë kulturë. Kështu që e mblodhi shpejt veten. U kthye nga e motra, që e mbante kokën poshtë dhe i tha: Dëgjo motër, kjo ndodhi. Të mos ndothte, do qe më mirë po tani mos u shqetëso, mua do me kesh gjithmonë pranë për çdogjë, kështuqë, mos u mërzit. Po, të lutem mu beto, që nuk do mendosh keq për veten dhe për bebin, se as zoti as unë nuk do të të falim. Tani po mbyllim këtë temë dhe nuk ka nevojë ta hapim më. Jeta do vazhdoj dhe ne do jetojmë.

Më kot u përpoq Merjemeja të gjente ndonjë informacion për Xhevatin. Ai ishte zhdukur pa nam dhe pa nishan.

Merjemeja shkoj dhe nja tre muaj në shkollë dhe e la atë, duke qarë dhe u mbyll në shtëpi. Mbas ndonjë muaj Tofiku gjeti kohë dhe vajti te prindrit në fshat. Bisedoi dhe këtë problem. U vendos që Merjemeja të shkonte në fshat për të lindur. Ashtu u bë. Merjemeja shkoi në fshat dhe atje lindi. Në fshat ishte babaj dhe nëna. Lindja e fëmijës i mërziti shumë, po me kalimin e kohës edhe ata u zbutën. Kështu nëna filloj ta ndimojë, mbasi Merjemeja nuk merte vesh.

Merjemeja lindi një djalë të bukur. Kur djali vajti një vjeç, të dy pleqtë nuk e lëshonin më nga dora, po gjithë ditën loznin me të. Pleqtë ranë dakord që Merjemja të ikte në Fier dhe djalin ta linte në fshat. Dhe kështu u bë. Ajo një dite u nis për në Fier dhe gjithë rruges qante. Merjemeja në fillim shkonte çdo jave, pastaj një herë në 15 ditë, më vonë, një herë në muaj. Nuk donin që djali të mësohej me të ëmën. Kur djali vajti dy vjeç, ai i binte rreth e rrotull shtëpisë pa u ndalur. Ishte shumë i lëvizshëm dhe e mbushte shtepinë gjithë jetë me të bërtiturat e tij. Djali emrin e kishte EDI. Edhe kur mbushi tre vjec u bë i pa përmbajtshëm dhe nuk linte gjë pa prishur. U lutej që ta nxirrnin jashtë të lozte. Shtë pia ishte e rrethuar me mur rreth e rrotull, po ata nuk e nxirrnin se mos vritej. Po ja një dite e nxorrën. Gëzimi i tij nuk kishte kufi. Një dite Edi kishte dalë në oborr kur klloçka kishte ndonjë jave që kishte nxjerrë zoqtë. Edi me vrap shkoj dhe e rrëmbeu nje zog. Klloçka gjithë zhurmë, ju hodh për kokë dhe e godiste me sqep. Edi bërtiste po zogun nuk po e lëshonte. Dolën me vrap pleqtë dhe rrëmbyen Edin po ai e kishte mbytur zogun. Kështu e mbanin Edin Brenda, kur nxirrnin klloçkën. Pleqtë u lidhen shumë me djalin dhe kur ai mbushi 7 vjec Merjemeja vajti në fshat ta merrte, se djali do vente në shkollë. Pleqtë u mërziten shumë, sidomos gjyshi, ai u largua nuk donte ta shikonte kur të ikte. Mezi e ndanë Edin nga gjyshja, të dy qanin. Merjemeja e gënjeu dhe ai u nis me të ëmën. Edhe ne Fier po i prisnin. Kur e panë u gëzuan shumë, po Edi rrinte ngjitur me të ëmën se nuk i njinte. Djali i Tofikut ishe 10 vjeç, ndërsa Edi 7vjec dhe për çudi ata u miqsuan me njëherë dhe kjo miqësi dhe dashuri zgjati për gjithmonë.

Mbas një jave filloi shkolla. Edi i veshur bukur me të ëmën për dore, shkuan në ditën e parë të shkollës që dhe të mësoheshin. Merjemeja ja dorzoi një mësusje dhe i tha të lutem mbaje afër se nuk është mësuar me shokë. Të nesërmen Edi nuk donte të vente në shkollë, vajta dje u thoshte, mezi e bindën. Nja dy javë e patën problem, mezi vente në shkollë. Nuk kishin kaluar as dy javë kur në shtëpi vjen Edi i gjakosur dhe me rroba të grisura. Kush të bëri kështu birr, e pyeti e ëma nuk i njoha, me kapën dhe më rrahën, i tha të ëmës. Tofiku që e pa ashtu, filloj dhe po qeshte dhe tha me vete nipit tim, ta dini, nuk do ja hajë qeni shkopin. Nipit i lëshonin sytë xixa nga nevriku, po nuk qante. Edi shpesh zihej me femijët që i kishte qejf të qenë pak më të mëdhij se vetja. Një mbasdreke vjen në shtepi një grua me një femij me rroba të shqyera dhe fytyrën gjithë gjak. Djali ishte pak me i madh se Edi dhe qante. Nuk ka mundësi tha Merjemeja, ta ketë bërë djali im. Ja ti flasë djalit. Edi erdhi shumë i qetë, i hodhi sytë djalit, që kishte rrahur, i drodhi sytë dhe i tha të ëmës: Unë as që e njoh këtë fëmijë. Të thashë, i tha Merjemeja. Nuk benë djali im nga këto gjera. Hajde mami te ikim, se nuk është ky ai që më rrahu dhe shikonte Edin i friksuar. E ëma e mori djalin dhe iku. Djali e ktheu dhe njëherë kokën mbrapa dhe iku shpejt. Merjemeja nuk u bind me ato që pa. Po ajo nuk e dinte që i biri ishte berë tmerri i femijve. Tofiku, kur e pa që iku gruaja me fëmijën dhe që i kishte dëgjuar të gjitha, i tha Edit hajde te daja. Edi shkoj me frikë. Tofiku e mori në krah dhe e puthi në të dy faqet fort. Nipçe të lumtë, kështu të dua. Kështu doja të bëhesha edhe unë kur isha në moshën tënde. Po unë isha qull, të gjithë më rrihnin dhe shkoja duke qarë në shtëpi . Po ty të pash kur ja ndrite sytë atij djalit, të them të vërtetën edhe unë u trëmba. Daja kishte të drejtë. Kush e di sa herë e kishin përzënë nëpër baça të botës dhe në bostane. Edhe e kishin rrahur, po të nesërmen ishte më i vendosur se më parë. Në klasë të pestë, nga fundi shkoj me dy shokë për të vjedhur te një punishte ëmbëlsirash nga ora tre e natës, dhe u futën brenda. Në fillim fëmijët filluan të hanë kuleçët dhe amaretat që gjetën. Gjetën edhe një fuçi të hapur me reçel, futën edhe turitë në të, u ngopën dhe u shtrinë mbi thasët. Edi mori sa mundi dhe u tha shokëve hajde te ikim, se po zbardhet dhe do na zënë. Po ata nuk e dëgjuan. Edi doli dhe iku. Në mëngjes krye puntori shkoi shpejtë në punë dhe gjen të dy fëmijët: Njeri te fuçia e reçelit, tjetri te kuleçët. Lajmëroi drejtorinë dhe ata policinë. Nga të rrahurat treguan edhe për Edin. Policia shkoi në shtëpi të Edit dhe e morën. Merjemeja u lut që mos ta merrnin se ai nuk ka berë gjë. Sa e çuan Edin në polici filluan ta rrihnin. Ai nuk pranonte gjë. I prunë dhe shoket po ai prap nuk pranoj dhe ata i rrahën më keq. Ai shikonte shokët qe ishin gjith gjak po nuk pranonte. Ai as qante as nuk bërtiste. Policia donte t’i çonte në shkollën e bagabondeve, po një officer, që u gjend aty, u tha s’kini turp, ishin të uritur fëmijtë, duhet të dënohemi ne, që nuk i ngopim në darkë. I lëshuan. I nxorën para shkolle, i thyen dhe një notë në sjellje. Kur vajti Edi në shtëpi u tha që ma ngjitën kot. Unë nuk isha me ta, po njeri më kishte inat. Dhe vërtetë e bëri Edi atë që brenda dy javësh iku nga shkolla dhe shkoj në një shkollë tjetër dhe nuk u duk më.

Edi ishte nxënës shumë i zgjuar. Ai kishte një memorje të rrallë. Pak mund ta kenë atë memorje. Ai, sa degjonte shpjegimin e mësusit e regjistront në memorje. Po ai kish një të metë, që nuk e kalonte dotë jetën pa aventura. Kur ishte në klasën e tretë gjimnas, së bashku me dy shokë, shkuan të grabisnin një dyqan që ja kishin venë syrin që më parë. Hynë brenda në dyqan, morën çfarë gjetën, veç pare gjetën pak, se si duket i zoti i dyqanit, i merte paratë në çdo darkë. Ky, nuk ishte dyqani i parë që grabisnin. Ata edhe më parë kishin grabitur. Ata bënin më shumë dëme se merrnin. Në të ikur Edi u tha shokëve: Mua nuk me njihni dhe nuk më keni parë. Policia ishte në kërkim, po nuk po binte në gjurmën e hajdutëve. Po ja çfarë ndodhi: Nje nga shokët që e quanin Sabri, kishte futur në këllëfinn e jastukut disa stilolapesa dhe gjera të tjera. Kur vete e ëma që ti rregullojë krevatin, i gjen dhe thotë: Ku i ka gjetur djali im këto dhe me njëherë njofton të shoqin. E pritën djalin sa erdhi nga shkolla dhe e pyetën ku i kishte gjetur gjithë ato gjëra. Ai në fillim nuk tregoj, po më vonë, tregoj çdogjë. I jati e mori djalin dhe e çoj në polici . Atje ai tregoj gjithçka edhe për shoket. Kështu që i arrestuan edhe ata. Hetusia zgjati tre muaj.

MERJEMEJA

Merjemeja erdhi kalamake në Fier te i vellai. Ajo e kishte të vështirë të ambjetohej me jetën e qytetit. Kështu pruri me vete edhe disa gjera nga fshati. Kur vinte ndonjë në shtëpi ajo, e ndrojtur, kurrë nuk i dilte ta shikonin. Për të vellai ishte gjithçka. Ajo e respektonte shumë. Në shkollë zakonisht shkonte me një vajzë që e kishte aty afër. Ato e prisenin njera tjetrën çdo mëngjes. Në mbasdite nuk ktheheshin bashkë, se nuk kishin të njëjtin orar.

Merjemeja kishte shum besim te njerzit. Kjo u duk sa shpejt ra brenda në kurthin e dashurisë. Xhevati ishte nje aventurjer i stervitur, në dukje naiv, që nuk ta mbushte mendjen. Kjo njohje i dha drejtim tjetër jetës së saj. Xhevati, sa shpejt hyri në jetën e saj, po aq shpejt u zhduk. Nuk u pa më për shumë kohë. Kaluan vite djali ishte rritur, Merjemeja punonte në një fidanishte.

Një dite, kur u kthye nga puna, doli për të psonisur, kur ju duk njeri si Xhevati. Ishte i veshur ushtarak. Ajo i foli, ai ktheu kokën. Merjeme, ti je i tha. Po unë jam i tha ajo. Po ti këtu? Kam pak kohë që kam ardhur me punë këtu në Vlorë. Qënke dhe oficer. Kam mbaruar shkollën e lart të ministris puneve të brendëshme dhe jam emruar këtu, operativ zone. Jam martuar kam dhe një çupë. Merjemeja iku pa e përshendetur. Nuk donte ta shikonte më. Kur dilte nga puna shpesh e shifte dhe ndërronte rruge ...

Xhevati, sa mori vesh për fëmijët e burgosur, ju fut me njëherë punës të sqaronte të vërtetën. Ngjarja kishte ndodhur në zonën e tij. Shkoj te birruca ku mbaheshin femijët. Sa mbërriti filloj ti rrihte dhe t’u fuste frikën, se kishin bërë një krim të madh dhe do dënoheshin shumë, në qoftëse nuk tregonin. Ai shkonte shpesh në birruca dhe sa herë që vente, nuk harronte ti rrihte fëmijët. Pastaj ja jepte porosi Policit, qe dhe ai, atë priste. Kishte një gomë llastiku, ose më saktë, nje copë, prerë nga kopertoni i makinave, që kur të qëllonte, të ngjitej pas trupit, ku godiste, në çdo pjesë të trupit. Mbas ca kohe Xhevati e mbylli dosjen e fëmijëve dhe ja dorzoj hetusit. Ai shkonte shpesh që të diskutonte ndonjë problem me hetusin dhe prapë ai nuk harronte t’u fuste edhe nga një të rrahur fëmijve. Një dite Xhevati shkoj te hetusi dhe i tha, po sikur t’u fusim edhe ndonjë nen per politikë. Sikur do bënin trakte kunder pushtetit. Hetusi qeshi: Të tre femijët janë me kondita të mira politike. Atë nuk e ha njeri dhe ata nuk e pranojnë. Po ti, ke në lagje plotë, që mund t’i futish brenda, ska nevojë të dënosh kalamaqër. Bjeri këtu, se këtu i rregulloj unë. Xhevati iku, po i mbeti në mendje fjala e hetusit. Mbas katër muaj hetusi u mbylli dosjen dhe pas një jave i nxorrën në gjyq. Dhe i dënuan: Ata dy shokët e Edit me tre vite dhe Edin dy vite e gjysmë, se shumë akuza Edi nuk i pranoj.

Xhevati, shpirt zi, kishte par dy të rinjë që rrinin gjithnjë bashkë. Futi njerëz t’i gjurmonin dhe mbas tre muajsh u a mbushi dosjen. Por nuk arritën që të dënoheshin, mbasi shum gjëra po lëvizin.

Dënimi i djalit ishte një grusht i rëndë për Merjemen. Shkonte në punë me kokën varur. Dhe buzeqeshja ju zhduk. Sa do që vëllai i rrinte gjithmonë pranë. Koha bënte punën e saj dhe Merjemeja u mësua me hallin.

Edin e çuan në Bulqizë të vuaj dënimin. Ngjitur me të ishte një i dënuar që kishte qënë profesor dhe qe dënuar se kishte dashur të përdhunonte nxënsen dhe qe dënuar katër vite. Ai rrinte gjithnjë kur kishte pushim me libër në dorë. Kjo i ra në sy Edit, ndaj e pyeti nje dite: Çfarë bën që mban gjithnjë një libër në dorë? Ai qeshi dhe i tha pse je i interesuar për librin. Pse jo i tha Edi. Atëherë tha ai dhe i tregoj librin ky libër të ndihmon të mësosh Italisht. Po pse ti di Italisht? Pyeti Edi. Po i tha ai. Po unë mund të mësoj po pse jo i tha profesori, po duhet të kesh vullnet. Çfarë do nga unë që të më mësosh Italisht? Një paketë cigaresh partizani në javë, i tha profesori, me të qeshur. Po të më mesosh, do të të jap më shumë, i tha Edi. Po duhet të kesh durim, se unë jam pak i rreptë. E shikoj, që ty të kanë frikë të gjithë, po unë, në punën time, nuk kam frikë. Një javë plotë, ata të dy, sa vinin nga puna, drejtë te mësimi. Edi po mërzitej. Mësusi qe vërtetë shumë i rreptë. Po atë ditë i tha: Boll se më mërzite dhe iku. Mësusi nuk levizi nga vendi, po pas një ore ai u kthye prapë. Po filloj dhe njëherë, tha. Mësusi nuk e qortoi, po punoj me të deri vonë. Kaloj një muaj. Edi kishte filluar të lexonte nga pak në libër dhe ndiente kënaqesi dhe thoshte me vete atje ku shumë veta nuk shikojnë, po unë shikoj. Deri sa i tha mesusi tani po të duash mund të ikesh Edi nuk luajti vendit, po i tha profesorit, nuk kemi mbaruar Akoma. Dua të mesoj gjitheçka për italishten. Dua ta kuptoj dhe të flasë njësoj si Italjan. Mësusi pas gjashtë muajsh i tha Edit: Të gjitha sa dija unë ti e mësove, ti je një nxenes i shkëlqyer, ti munt të mësosh çdo gjuhë pa as më të vogelin problem. Edi e falnderoj ai nuk dinte të fanderonte dhe ky ishte rast i rrallë që falnderonte. Ai i dha dhe 20 paketa dhe i tha: Po të duhen më, më thuaj. Edi u interesua dhe gjeti disa libra italishte. Ai i lexonte ei kuptonte, pa as më të vogelin problem. Kur ndonje fjalë që nuk e kuptonte e gjente në fjalor. Edi ishte shum i lumtur që kishte mësuar Italisht. Dukej sikur ishte futur një dritë në shpirtin e tij.

Mas bëri dy vite burg, u lirua. Gjëja e parë që bëri, u regjstrua në gjimnas. Për vitin e tretë me ndërhyrjen dajos, e futën në provime se dhe në 8 muajt që kishte bërë të gjitha lëndët i kishte kaluese. Provimin e mori me notë të mire dhe u regjistrua në klasë të katërtë natën.

Edi nuk e çante kokën për ndonjë punë. Erdhën lëvizjet demokratike. Edi nuk u aktivizua me politikë. E mblodhi grupin prapë dhe filloj prapë zanatin e vjetër. Edi nuk bënte gjë vetë po urdhëronte. Mirëpo në grup policia kishte futur një spiun dhe çfarë bënte grupi, sidomos kryetari, e merrte vesh. E arrestuan prapë sadoqë nuk pranoj asgje ata prapë e dënuan me dy vite burg, ku takoj edhe shokët e vjetër. Edhe shumë të rinjë që e kishin dëgjuar, dolën dhe e pritën. I rregulluan shpejt vendin ku do flinte. Edhe ato pak plaçka që kish, ja morën nga dora dhe e regulluan. Mbas një muaj Edin e vunë pergjegjës kapanoni

.. Xhevati…

Me ndryshimin e sistemit Xhevatin e çveshën dhe e nxorrën në lirim. Po, ai ishte pelivan. E nuhati situaten dhe me njëherë u interesua, pagoj dhe nxorri dokumenta për Avukat dhe hapi një zyrë në Tiranë për Avokat. Në atë kohë kishte plotë punë. Po gradualisht atij po i paksohej puna se po e njinin se kush ishte dhe çfarë kishte bërë. Kishte kaluar ca kohë . Një dite, duke ikur për në zyrë, takon në rruge një ish i burgosur me emrin Beqir. Ai e pa, po nuk donte as ti fliste. Mirëpo Xhevati i foli -Ore Beqo, pse nuk më flet? Bequa i tha: Më fal shef, se nuk të pash. Xhevati e kishte futur brenda dhe ai kishte bërë katër vite burg, për fallsifikim dokumentesh. Po tani qenë njësoj. Xhevati e pyeti: Ore Beqo, e vazhdon zanatin? Bequa i thotë: Po unë nuk kam zanat tjetër, kështuqë kur gjejë punë, punoj, tha me të qeshur Beqoja. Mirë i tha, se mund të punojmë edhe bashkë. Merre këtë kartë dhe eja nesër nga ora 10 në zyrë. Të nesërme që në mëngjes Bequa i shkon në zyrë Xhevatit. Sa hyri brenda Bequa, ai i tha: Shikoje këtë pashaportë, e benë dot? Bequa e pa. Per tri ditë do të të sjell dy copë. Dhe vërtetë, kur u kthye pas tri ditësh i dha dy pashaporta. Tani i tha ai, gjeje kush është orgjinali? Xhevati u habit. Ato nuk dalloheshin kush qe origjinali dhe kush qe falco. Kështuqë filluan të prodhonin pashaporta, si fillim Amerikane, por më vonë edhe Gjermane e Kanadeze. Për një vit puna u shkoj shumë mirë. Bequa ishte mjeshtër. Bënë plotë para. Po një dite u kap një pashaportë Gjermane. Mbas katër pesë ditësh një pashaportë Amerikane dhe kështu i arrestuan që të dy. I nxorrën gjyq dhe i dënuan: Beqon katër vite Xhevatin tre. Me autoburg i nisin në Bulqize. Në darkë mbërritën në kamp. Autoburgu kishte 20 të burgosur. Kështuqë i ndanë nëpër kapanone. Pesë veta i çuan te kapanoni ku qe Edi pergjegjës kapanoni. Kur po iknin për në kapanon Xhevati se çfarë u tha shokëve që po ndaheshin dhe ata qeshën. Edi e pa dhe i tha Xhevatit hajde këtu. Çfarë u the atyre që qeshën dhe ja futi me shqelm në stomak. Pastaj u tha djemeve që ishin aty: Merreni këtë, çojeni në kapanon dhe u shkeli synë. Për fajin më të vogël që bënte Xhevati Edi shpesh e rrihte vetë, pastaj ua linte djemëve për ta rrahur. Xhevati nuk po gjente derman, ju nxi jeta. Një herë në dy ditë hante dru. Gjithë trupi ju bë plagë. U përpoq t’i gjente mik Edit, po ishte e pa mundur. Kështuqë edhe kur u lirua Edi, ata vazhduan ta rrihnin.

Edi gjeti prapë një professor, mbasi kishte shumë qejf të mësonte Anglishten. Ashtu si herën e parë, ju fut me qejf mësimit. Profesori ishte shum korrekt dhe ekzigjent, po Edi ishte mësuar dhe nuk kishte problem me vështirësitë. Edi, në saj të memorjes së tij të pazakontë, mësoj të fliste anglisht brenda 8 muajve dhe vazhdoj ta përmirësojë, duke lexuar libra, që në atë kohë gjeje plotë. Gjeti dhe një diksjoner të vitit te fundit që e ndimonte shumë. Filloj të lexoj romane që e tërhiqnin. Edi filloj ta shikojë ndryshe botën dhe nisi të kuptojë se ajo kishte plotë gjëra të mira dhe që ja vlen ta jetosh.

Erdhi dhe dita që Edi do lirohej. Më shumë nga të gjithë u gëzua Xhevati. Xhevatit diçka i kujtohej si nëpër mjegull për fëmijët që kishte torturuar, po nuk ishte i sigurt. Po dhe Edit i dukej se diku e kishte parë, po dhe ai nuk e mbante mend saktë. Edi shkoj në komandë të merte lekët dhe dokumentat. Shokët e prisnin jashtë. Ata kishin porositur edhe një shofer saureli që ta merte Edin dhe i thanë atij çfarë do harxhosh për Edin të gjitha do t’i paguajmë ne. Ai u premtoj. Shoferin e quanin NIK. Edi doli dhe eci pak në rrugë. Në dorë kishte një çantë sportive, në më të shumtën me libra. Për së largu pa një saurel që po ecte ngadal dhe shoferi po shikonte njerzit. Kur u afrua qëndroi te këmbët e Edit dhe e pyeti: Ti je EDI? Po, i tha ai. Hajde hip, se po ty po të kërkoja, i tha shoferi. EDI e mori me mend që shokët e kishin porositur shoferin. Sa hipi Edi shoferi i tha: Përshëndetje, gëzohem shumë që u lirove. Mua më quajnë NIK dhe jam prej këtyre anëve dhe i dha gaz makinës. Niku ishte llafazan, ndërsa Edi fjalë pak. Mbërritën në rrugën kryesore që lidh Shkodrën me Durrësin. Niku hapi krahun dhe qëndroi afër një lokali. Sa hynë në lokal Niku e përshendeti të zotin e lokalit, ata njiheshin. Niku porositi. I tha të zotit të lokalit në bejë ndonjëgjë të mirë, se na ka marrë urija, kam me vete dhe një mik që e kam amanet nga shokët. Kur ishin në mes të bukës, para klubit, qëndroj një veturë e bukur dhe e shtrenjtë. Prej andej zbriten tre burra dhe një grua. Kur vajtën te banaku përshëndetën në Anglisht. Edi i dëgjoi dhe u gëzua që mund ta vinte në provë atë që kishte mësuar. Miqtë folën prapë, po i zoti i lokalit nuk kuptonte asgjë. Edi i tha Nikut: Mund t’i ndihmoj ? Po ata flasin Anglisht! Po i tha Edi, prandaj them që t’i ndihmoj. Po të mundesh, pse jo! Edi u ngrit shkoj te banaku dhe i përshendeti me një Anglishte të pastër. Amerikan je ti, thanë ata një goje. Jo jam shqipetar, u tha Edi. Të katër i dhanë dorën Edit dhe u prezantuan. Mbaruan punë dhe para se të ndaheshin ajo gruaja pyeti: Më fal i tha, di ndonjë gjuhë tjetër, po i tha EDI, di edhe Italishten. Ajo me njëherë i foli Italisht dhe mori një përgjigje të shpejtë dhe të saktë, sikur po fliste me një italjan. Qeshi me shpirt dhe u gëzua shumë. Ata u larguan dhe thanë që u kënaqën shumë dhe do vijnë sërish. Po, pyetja e fundit që bëri gruaja, mbeti pa përgjigje. Ajo i tha: Ku e ke mësuar kaq mirë këto gjuhë.

Edi u kthyje te Niku që po e shikonte shumë i habitur. Mor mik, i tha, po na nderove! Po, ku dreqin i ke mësuar kaq mirë këto gjuhë? Edi nuk i ktheu përgjigje. Vetëm ngriti supet. Niku i gjeti një makinë që do shkonte në Vlorë dhe e hipi Edin në të. Kur zbriti nga makina Edi futi dorën në xhep, po Niku i tha mos e fol, more burrë, ti tash je miku im. Shokët e tu ë kanë paguar të tana. Atëherë, i tha Edi me respekt, a më pranon të jem përgjithmonë miku yt. Po more burrë, është nder për mua, me pas një mik si ti. U përqafuan dhe u ndanë.

Merjemeja, ditën që do lirohesh i biri, nuk vajti në punë. Ajo, gjithë ditën u muar me rregullimin e shtëpisë dhe me gatime. Ajo gatoi të gjitha ato ushqime që i kishte për zemër i biri. Vuri një vazo me lule të bukura dhe të freskta në tavolinë. Kur pa që çdogjë ishte në rregull, mori një shall të math leshi, që ja kishte bërë e ëma, e hodhi në krah dhe në qafë dhe doli jashtë. Aty, para shkallëve ishte një si stol. U ul aty dhe po priste të birin. Ai erdhi vonë, po nëna nuk lëvizi nga vendi. Kur, më së fundi, e pa nga larg, që po vinte me kokën varur dhe sytë poshtë. Kjo ishte skena më e vështirë për të dy. Merjemeja sa e pa filloi të qajë. Në fillim ngadal, pastaj me zë. Edi, i zbehtë në fytyrë, ju hoth nënës në qafë, mbushur sytë me lotë. Të lutem mami më fal. Po ajo nuk pushonte . Të lutem mos qaj, e di që të kam nxirë jetën dhe shumë të kam shqetësuar, po të lutem, më fal. Të betohem se do bëhem djalë i mirë, të lutem pusho. Unë tani e di si të bëhem djalë i mirë. Të lutem..., po ajo nuk pushonte. Djali u bë gati të ngrihej : E shoh që nuk po më fal. Unë do shkoj të mbytem në det. Merjemeja pushoi në ças dhe ju hodh të birit në qafë. Ajo vetë kush e di sa herë kish menduar t’i jepte fund jetës, se kishte dështuar në çdogjë. Merjemeja filloj ta puthte të birin me mall, se kishte vite që nuk e kishte puthur e tani po çmallej. Ashtu të qafuar u futën brenda ku i priste një darkë e mirë. Në mëngjes Merjemeja i bëri bukën gati të birit dhe iku në punë. Edinin e zgjoj zilja e telefonit. Kur ngriti dëgjoj zërin e ëmbël të kushëririt, Zabitit. Ai, po mbaronte shkollën në Danimakë. I tha: Të keqen o vëllai im, që po të dëgjoj zërin! Sa më ka marrë malli të të shoh. Si je, vëlla, po halla, si është? O vëlla, si do ja bëjmë, sikur t’u pres bileta dhe të rrini sa të doni këtu te unë? Une do kenaqem shumë, vëlla. Po, kam bindje se edhe ju do kënaqeni.

-Të faleminderit, vëlla! Do flas me mamin dhe do të kthej përgjigje në darkë!

-Ju lutem ju thoni po, se të gjitha i rregulloj unë!

Kur erdhi e ëma në darkë, Edi i tha për ftesën që u kishte bërë Zabiti.

-Mirë birr, do mendohem dhe do të them. Ajo u mendua dhe tha me vete të shkojmë, që të shikojë edhe Edi, sa i mirë është bërë i kushëriri. Ajo i tha të birit: Telefonoi Zabitit, që ne pranojmë të vemi. Ai po i priste me gëzim dhe u tha ta bej sa më shpejt se mos bëheni pishman.

Merjemeja, sa do që ishte e lodhur nga puna, i tha të birit: Vishu, se do shkojmë nga daja. Kur i thanë dajës që kështu ndodhi, ai u gëzua shumë, po më shumë u gezua për Edin që të shikonte sa mirë kishte ecur i biri. Daja e donte shumë Edin, dhe shpesh i thoshte të motrës: Djali yt është shumë zgjuar.

Brenda javës Zabiti u dergoj biletat, bashkë me vizat. Mbas dy ditëve u nisën. Edi kishte veshur një kostum në ngjyë kafe që i rrinte pas trupit, po ai edhe trupin e kishte shumë të bukur. Edhe Merjemeja u vesh bukur po gjithmonë sipas moshës. Në aroport po i priste Zabiti me të fejuarën dhe nëna e të fejuarës. Ata kishin vetëm një valixhe me vete, dhe po tu duhesh ndonjë gjë, nuk ishte problem, kishin para dhe e blinin. Ata i pritën krahë hapur. Edi me Zabitin nuk ndaheshin. Ata dukeshin sikur ishin njësoj me moshë. Shkuan në shtëpi te Zabiti. Ai kishte një vilë të bukur, afër qëndrës me dy kate dhe e kompletuar edhe brenda po edhe jashtë. Sidomos brenda kishe lezet që të rrije. Kishte katër dhoma gjumi. Sa vajtën u sistemuan me njëherë. E fejura e Zabitit dinte Anglisht, kështu që merreshin vesh fare mirë. Edhe vjehrri i Zabitit fliste pak Anglishte po më shumë merrte vesh Italisht. Kur foli me Edin u habit, po jo ai, po edhe e ëma. Po ky, ku i ka mësuar këto, thoshnin me vete. Edi u ambjetua shumë shpejt te Zabiti. Dukej sikur kishin kohë që rrinin bashkë. Ata ndenjën 15 ditë te Zabiti. Po çdo ditë ishte më e bukur se tjetra. Një ditë, nga fundi,vjehrri i Zabitit, kur ishin mbledhur të gjithë për darkë, ngriti godën dhe tha: As ne, nuk mendonim, se kjo vizitë do na jepte kaq kënaqësi. Ne, kishim shumë nevojë për këtë vizitë. U falnderojmë se na zgjuat nga gjumi.

Para se të largoheshin vjehrri i Zabitit e mori mënjanë Edin dhe i tha: A ke qejf të vishë të jetosh këtu? Unë të rregullojë një bursë, që ti të mbarosh unversitetin këtu. Do të të gjejë edhe një punë të mirë, që dhe të studjosh edhe të punosh ngapak. Ti i tha ai, më pëlqen, prandaj të dua këtu. Edi pyeti të ëmën për ato që i tha krushku. Ajo fluturoi nga gëzimi. Boll që i biri të ikte nga ai ambjent dhe të vinte këtu. Edi e takoj krushkun dhe i ktheu përgjigje që ishte i gateshëm që të vinte. Ai i kërkoj kopjon ose dipllomën që kish mbaruar gjimnazin dhe i tha tani do të flas unë, kur t’i bejë gati. Nisen për në Shqipëri mbasi u përqafuan dhe i thanë njëritjetrit që do shiheshin prapë. Mbërritën në Rinas. Kur u nisën, kishin vetëm një valixhe, tani ata kishin tre valixhe të mbushura me dhurata.

Tofiku vajti në Rinas dhe i priti të motrën me gjithë nipin. Ata flisenin shpesh në telefon dhe ai e dinte që vizita kishte përfunduar me sukses dhe meritë, pa tjetër, kishte Edi. E ëma për herë të parë që ishte e kënaqur me të birin. Ajo tani pa te i biri shumë anë të mira dhe për herë të parë ishte krenare. Merjemeja filloj punë. Edi e kishte mendjen në Danimarkë, kur do i vinte lajmi që çdogjë ishte gati. Për herë të paër që ëer Edin ishte hapur nëe dritare e re për jetën. Me atë vizitë që bëri i ndryshoj krejt rrjedhën e jetës. Te faleminderit, vëlla Zabit!

Një mbasdreke Edi po priste të ëmën të dilte nga puna dhe sa e pa që zbriti nga autobuzi shkoj dhe e përqafoj. Filluan të ecin ngadal, duke bërë muhabet, kur nga ana tjetër e trotuarit, Xhevati po i shikonte dhe për një çast u bë xheloz. Pa shiko, Merjemeja qënka pleksur me një djalë të ri, tha me vete. Nuk duroj dot dhe i foli Merjemes. Ajo sa e pa i tha: Hajde këtu. Ai erdhi e njojti Edin. Ai ishte tmerri i tij. Desh të kthehej po qe vonë. Merjemeja e nxori djalin para Xhevatit dhe u tha të dyve: Ju të dy jini babë dhe birr. I tha të birit s’te kam treguar më parë bir, më fal, nuk ia vlente, se ti nuk e munt ta meritosh një baba si ky, që ka marrë dynjanë në qafë, bashkë me ta edhe mua. Ky edhe ty ndofta të ka torturuar kur të arrestuan. Xhevatit me një herë ju kujtua, prandaj thoshte ku e kishte parë. Xhevati u nis për të ikur, po një zë i prerë e ndaloj në vend: Ktheu! Xhevati u kthyje i tronditur. Ai kush e di sa herë e kishte dëgjuar atë zë, kur qe në burg. Birr, ky është babaj yt. Është fatkeqësi, po kjo është e vërtetë. Nesër shkoni dhe bëni analizat, tha Merjemeja, si me urdhër dhe pastaj të shohim. Edi birr, nesër që në megjez, shkoni bëni analizat. Edi ishte bërë dyll i verdhë dhe tha me vete mase qysh nesër më vjenë pergjigja, të zhdukem prej këtej, mbase fati me ndimon.

Erdhi ne shtepi kur pa që i kishte ardhur një zarf . E hapi me njëherë. E lexoj ku shkruhej që për një muaj fillonte shkolla. Duhej të gëzohej po nuk mundej, ajo që mesoj sot e kishte tronditur.

Merjemeja shkoj te djali dhe i tha: Birr, hajde këtu te nëna. I mori kokën dhe e vuri prehrin e saj, pastaj i tha: Ke qënë gjithenjë i fortë, se ke kaluar plotë gjera. Edhe këtë që ndofta është e fundit, do ta kalosh pa problem. Edhe për mua nuk është e lehtë birr. Kur pa Edin, e kishte zënë gjumi në prehrin e saj. Ajo nuk lëvizi nga vendi, se mos e zgjuante djalin. Pas nja dy oreve u zgjua. Në faqe kishte akoma gjurmë nga lotët e nënës. Edi, sa u zgjua, vuri dorën në faqe dhe e kuptoj që nëna kishte qarë, bile ajo ende po qante në heshtje. Ai u ngrit dhe filloj ta puth të ëmën në sy, në ballë dhe në faqe dhe i lutej të pushonte. Pastaj i tha: Nënë e dashur, shumë nga këta lot që po derdh t’i kam shkaktuar edhe unë, po ti pusho se unë, të kesh bindje se do t’i shlyej me të mirat e kësaj bote.Të premtoj dhe të faleminderit për besimin. Ajo pushoj dhe i tha: Ti birr, ke qenë gëzimi më i madh që më ka falur zoti dhe puthi.

-Nënë, mos më bëj të qaj, se unë nuk di të qaj dhe as njëherë nuk kam qarë edhe kur me rrihnin në birrucë me llastikë.

Në mëngjes u takua me dajon dhe ja treguan programin. Ai i aprovoj të gjitha. Kini bërë shumë mirë, u tha. Tani nuk ka me sekrete. Çdogjë të vejë në vendin e vetë. Në mëngjes Merjemeja iku në punë, po ishte shumë e lodhur. Edi u takua me të atin dhe shkuan benë analizat. U thanë hajden merreni pas tri ditësh. Erdhi analiza dhe u vertetua plotësisht qe ishin babë e birr. Edi i tha të atit: Tani dua të më zhdukesh nga qyteti, të mos të të them më. Të mos të të shoh më, as unë dhe as mami. Mirë, i tha ai, hajde shkojmë njëherë te shtëpia ime. Edi e shoqëroj me shumë bezdi. Kur vajtën në shtëpi doli e shoqja e Xhevatit dhe i priti. Hajdeni brënda u tha ajo. Ata hynë brënda. Xhevati i tha asaj: Ky është djali im. Unë deri dje nuk e kam ditur që kam pasur djalë. Xhevati vazhdoj: Pasnesër unë do largohem dhe nuk e di kur mund të shihemi. Kështeu mbas tre diteve ti hajde këtu. Mere dhe këtë çelës, mbaje në xhep, po te lutem, që mbas tri ditëve të vish këtu.

Edi iku dhe u kthyje mbas tri ditëve në shtëpinë e Xhevatit. Mbi tavolinë gjeti një zarf me letra. E hapi: Shtëpinë ja linte Edit, aty ishte edhe tapia: Nuk i kam hequr të gjitha plaçkat ato kryesoret ti kam lenë të gjitha ty. Mos më kërko, se nuk më gjen dot…Shtëpinë e kishte rregulluar…

Nga dreka Edi shkoj te daja. I tregoj për xhestin e Xhevatit. Tani, daj i dashur më thuaj, si të bej me shtëpinë. Daja u mendua pak dhe i tha unë mendoj shtëpinë mere dhe shite. Ajo u takon me të drejtë për sa gjëra që u ka mohuar ai. Pa tjetër ai diçka duhet të paguaj, po edhe ty të mos të të grryjnë kujtimet e hidhura. Edi u tha shokeve t’ja shisnin shtëpinë. Ata ishin mjeshtra për ato punë. Ja shitën me çmim shumë të mirë. I mori paratë dhe shkoj te daja. Daja e priti me qejf: Hë nipçe, ku ke ngecur i tha.

- Shtëpin e shita, paratë i mora, dhe ato do t’i derdh në emër të mamit. Shumë mirë të ka vajtur në mendje, nipçe. Kurrë mos harro : Unë të dua njësoj sa Zabitin! Për pak ditë Edi do nisej, po, shkolla donte dhe një muaj të fillonte.

Në darkë Merjemeja me të vllain, mbasi pinë dhe nga një kafe, përgatitur nga e shoqja , filluan një bisedë interesante. Fjalen e mori Merjemeja: Vëlla i dashur, ti per mua ke qenë edhe prind. Ta shpërbleftë zoti. Tani, që gjrat po vëhen nëpër vendet e tyre, kam edhe unë një punë të vogel. Fol i tha i vëllai. Edi do vejë te Zabiti, unë do ngelem vetëm. Po ka diçka: Atje te puna unë kam njohur një burrë. Kemi punuar bashkë shumë kohë. Ai kishte një problem me të shoqen dhe ka kohë që është ndarë. Një vit më parë më propozoj dhe unë e kam refuzuar. Çështë e vërteta ai mua më pëlqen. Po dua pëlqimin tënd dhe të Edit, që të bëhet kjo punë.

-Merre në një nga këto ditë, bjere ne darkë te ne, se dhe Edi do iki, të takohemi dhe ti japim hajër. Mbas tri ditëve Merjemja erdhi në shtëpi me gjithë Pullumbin. Kështu e quanin. Kaluan një mbremje të kënaqeshme dhe në të ikur Tofiku e mori menjanë Pullumbin dhe i tha: Po ma bëre motrën që të derdh edhe një pikë loti, do ma paguash shtrenjtë. Merjemeja është jotja, mos i thuaj gjë asaj.

Atë dite që foli me të vellanë Merjemeja shkoj në pune dhe takoj Pullumbin dhe i tha: Është në fuqi propozimi që më bëre një vit më parë? Për gjithë jetën, i tha ai. Nesër do vish te shtepia ime per darkë që të njihesh me njerëzit e mi.

Dajua foli me Edin për këtë problem. Edi u gëzua shumë. Boll që mami të jetë e lumtur edhe unë jam i lumtur. Nuk kish nevojë edhe per dasëm. Pullumbi kishte shtëpi të tijën të madhe dhe të bukur. Bënë edhe celebrimet. Kështu, kur të ikte Edi, ata do rrinin bashkë.

Edit i pëlqeu Pullumbi, po ajo që kishte rëndesi ishte që e ëma ishte e lumtur. Zabiti i foli dhe tha nisu se të presim. Edi u nis të nesërmen. U përqafua me të gjithë. Në darkë e prisnin në areoport. Ai filloj shkollën për Ekonomi Biznes. I pëlqente ajo degë, ajo edhe kërkohej. Edi ishte me bursë, po punonte 10 orë në javë, të kishte ndonjë lek. Edi ishte shumë i gëzuar për ndryshimin e jetës. Po njëkoëosisht ishte shumë i zgjuar dhe shumë punëtor. Brenda katër muajsh ai filloj të merrej vesh fare mirë në gjuhën e vendit.

Kaluan katër vite. Në shtëpinë e Tofikut për darkë, kishen vajtur edhe Merjemeja me të shoqin. Të dy burrat kishin vënë para dhe nga një godë raki. Ndërkohë bije telefoni. E mori Merjemeja. Alo mami, u degjua në anën tjetër. Birr, përgjigjet e ëma. Të lutem, mund të më thuash, me kë je aty? Me të gjithë ata që të do zëmra ty. Atëhere më dëgjoni nëne, të lutem, hape autoparlantin, të dëgjojnë të gjithë: Të katërve, ju dua më shumë në këtë botë. Po, ju lutem më dëgjoni:

-Mami, të kujtohet kur t’u betova që do bëhem djalë i mirë? Atëhere ishte vetëm një betim. Sot mami jam bërë vertetë DJALË I MIRË: Mbarova universitetin me nota shumë të mira, më kanë emëruar në kompanin ku punon edhe Zabiti edhe këtu janë mbledhur të gjithë miqtë dhe shokët në një darkë të madhe. Edhe këta ju urojnë gjithë të mirat. Ndofta së shpejti mund të kemi edhe DASMË... JU QAFOJ, ZOTI QOFTË ME JU!

29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page