top of page

Diva e skenës Margarita Xhepa në rezidencën “Strehë dhe shpresë”


Dita Ndërkombëtare e të Moshurave -Diva e skenës Margarita Xhepa në rezidencën “Strehë dhe shpresë”


Përkujdesja për moshën e tretë


Halil RAMA*

· Qendra Rezidenciale “Strehë dhe Shpresë”, nën drejtimin e Shoqatës humanitare “Kuka”, është bërë tashmë vokacioni jo vetëm i të moshuarve, por dhe i profesionistëve të kujdesit për të moshuarit në të gjitha institucionet përgjegjëse si dhe në shoqërinë civile


Njëqintegjashtëmbëdhjetë të moshuarit e Qendrës Rezidenciale “Strehë dhe Shpresë” në Tiranë e festuan ndryshe këtë 1 Tetor. Mes tyre, në këtë ditë të shënuar që njihet si Dita Botërore e të Moshuarve ishte diva e skenës dhe ekranit Margarita Xhepa – Nderi i Kombit. Me fjalën e saj të ngrohtë dhe interpretimin me ndjenjë e mjeshtri të lartë artistike të disa poezive të zgjedhura, ajo ua bëri më të këndshme këtë ditë feste. Nëse moderatori i mirënjohur i eventeve kulturore e artistike Defrim Methasani do ta konsideronte këtë si shtëpinë e çdo njeriu në nevojë, e madhja Margarita Xhepa do t’i jepte asaj madhështinë e duhur duke shprehur kënaqësi të veçantë. Kështu, kur ajo u shpreh: “Ndjej kënaqësi të veçantë sot në festën tonë, e juaja dhe e imja”, duatrokitjet e të pranishmëve qenë të fuqishme. Më tej ajo e ndezi atmosferën festive me interpretimin e pozive “Mall” të Kadaresë dhe “Atdheu” të Podrimjes. Sepse malli për njerëzit e kësaj shtrese është magjiplotë. Mall për njerëzit që na kanë humbur, mall për njerëzit që s’i kemi më. Ndaj dhe kjo ikonë e aktrimit shprehet se “Kemi kënaqësinë që kemi punuar me dashuri, që kemi lënë dhe lëmë kujtimet më të mira edhe në ditë të tilla” .



Diva e skenës Margarita Xhepa në rezidencën “Strehë dhe shpresë”


Dhe duke vlerësuar punën e shpirtin fisnik e human të këtyre njerëzve që shërbejnë në këtë rezidencë komode, ku në 26 dhoma u shërbehet më së miri 116 të moshuarve të braktisur, Margarita Xhepa vlerëson se çdo njeri në punën e vetë është artist, i shërben shoqërisë. Ndaj dhe e përgëzon drejtorin ekzekutiv të kësaj qendre rezidenciale, Zotin Hysni Kuka, njëherësh themelues dhe kryetar i Shoqatës Humanitare “Kuka” për zemërgjerësinë, shpirtin fisnik e human dhe për vizionin bashkohor që e shfaq ne çdo aspekt. Përgëzimet dhe mirënjohjen për këtë mrekulli të zotit Kuka i shprehin para sëgjithash ata që ai dhe stafi i tij ju shëbejnë me dashuri të zjarrtë njerëzore. Njëra prej ryre, Haxhire Gurakuqi thotë e entuaziazmuar: “Kjo është shtëpia ime, kjo është shtëpia jonë. Që kur erdha këtu më pritën mirë…kemi zonjat që na shërbejnë me dashuri dhe dhembshuri njeherazi.. Dhe nuk janë pak, por 16 kujdestare e sanitare, një mjek e një psikologe.

Mjeku pathollog Xhelal Ahmetaj ndjen kënaqësi të veçantë teksa prej vitesh e dekadash ju shërben njerëzve të kësaj moshe në këtë qendër rezidenciale. Po ashtu edhe doktorja e shkencave, psikologia Irma Thoma. Ndërsa Antia, mjeke në Qendrën Shëndetësore Nr.10 Tiranë thotë se shumicën e tyre i ka në kujdestari dhe këtu vjen si në shtëpinë e saj t’ju shërbejë këtëre njerëzve.



Është vëretë një mrekulli kjo qendër rezidenciale, e ndërtuar jo në një vit e në një dekatë por që dunksionon më së miri në 26 vjet që nga viti i mbrapshtë 1997. Dhe jo vetëm kjo vilë madhështore, por edhe një tjetër në Selitë-Mal, po në pronësi të Hysni Kukës.

E paimagjinueshme, por e vërtetë. Këtu kanë ardhur deri edhe njerëz pa identitet dhe sot ndjehen të lumtur e të gëzuar me trajtimin që ju bëhet. Në këtë rezidencë tek ish reparti 3700 në zonën e Kinostudjos shërbehet në mënurë të kulturuar, ku mjediset e fjetjes e ato të argëtimit dhe mbi të gjitha përkujdesja e personelit janë shembullore. Këtë e pohojnë jo vetëm edhe sekretari i Shoqatës “Kuka”, Agron Makishti që i gjendet pranë rezidencës sa herë është nevoja , por edhe Fredi Muharremi, koordinator i pesë qarqeve për qendrat rezidenciale të të moshuarve,

Ina Malhani, që mban titullin “Ambasadore për paqe” që edhe sot do t’i gëzonte banorët e kësaj qendre rezidenciale duke bërë disa dhurata modeste për ta. Edhe Antia, mjeke në Qendrën Shëndetësore Nr.10 Tiranë ndjen kënaqësi të veçantë që ju shërben të moshuarve dhe atyre të shtresave vunerabël në këtë qendër rezidenciale. Po kënaqësinë më të madhe e ndjen drejtori sportiv i Tv Ora news, Altin Sulçe, kur mëson se edhe mes këtyre banorëve të kësaj shtrese ka tifozë të kombëtares sonë. Vërtetë çaste emocionantë kur në këtë ditë të 1 tetorit, ditës botërore të të moshurave, teksa Sulçe flet për kombëtaren, të gjithë këtu shpërthejnë në brohoritjet: Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri…. Sa e zjarrtë kjo ndjenjë për çdo shqiptar që ka në deje ndjenja atdhetarie.

Bashke me ta, kështu do të brohorisnin këtu tek kjo shtëpi e çdo njeriu në nevojë, edhe artistja e madhe Margarita Xhepa, edhe Fatjona Kuka – administratore e Qendrës, edhe Fredi Muharremi, koordinator i katër qarqeve për qendrat rezidenciale si dhe Xhelil Meta, drejtues logjistike në FoodBank (Solidariteti për ushqim)… edhe i kudondodhuri, veprimtari shoqëror shembullor i zonës Hamit Bomi, edhe…. Sepse, të gjithë njerëzit kanë të drejtë të bëjnë një jetë të gjatë dhe vitale. Dhe kjo ndodh këtu në këtë Qendër rezidenciale ku jetëgjatësia po rritet në vazhdimësi dhe ku 116 banorët e këtushëm të moshës së tretë ndjejnë përkujdesje shembullore. Ndaj dhe dita e djeshme, 1 tetori, për ta do të mbetet një ditë e shënuar sepse përjetuan gëzimin e një veprimtarie të larmishme, ku edhe kënduan e vallzuan sëbashku.



Shënimi i parë i kësaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, viti në të cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të Moshuarit, ndërsa në vitin 2002, në Madrid u miratua Plani (II) Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin në kërkim të mundësive për përgjigje të këtyre sfidave. Çdo vit, tematika e Ditës Botërore të të Moshuarve është e ndryshme: Prek të ardhmen, evidento talentet, kontributet dhe pjesёmarrjen e të moshuarve në shoqëri! Kështu ndodh edhe në Qendrën Rezidenciale “Strehë dhe Shpresë”, nën drejtimin e Shoqatës humanitare “Kuka”, e cila është bërë tashmë vokacioni jo vetëm i të moshuarve, por dhe i profesionistëve të kujdesit për të moshuarit në të gjitha institucionet përgjegjëse si dhe në shoqërinë civile.


*Mjeshtër i Madh

73 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif