top of page

Diu – talenti që ngriti peshë Tetovën


Mjeshtri Ruzhdi Veshi

Fatmir Terziu


Ndërsa rezet e fundit të diellit u strukën matanë Ladorishtës, një tufë të tjera të argjendta të përziera me strëkalat e Liqenit të Ohrit shkriheshin dhimbshëm në faqen e gjelbërt e mbushur me larushi lulesh ku varrej pankarta e madhe që lajmëronte këtë ardhje të shumëpritur. Në sallën e madhe ku shfaqeshin filmat e ndryshëm dhe bëheshin herë pas here risi të ndryshme kulturore së pari hynë ata që kishin zënë radhë që në orët e para, të ardhurit nga Frangova, Livadhia, Zaeci, Llabunishta, Popradniku, Radika, Leskoeci dhe tërë rrethinat e Dibrës së Madhe. Më pas organizatorët dhe personat e ftuar. Nga ana tjetër ku ishin vendosur flamujt në fillim si për mbarësi iu drejtuan më të riut, të bënte kapërcimin e parë në atë prag të pashkelur nga ana tjetër e kufirit, për kushedi sa vite. Kënga dhe vallja shqipe tashmë do të ishin aty dhe në raste të tilla dihej entuziami dhe zhrma që përcillej deri në sheshin e madh nga përpjasjet efuqishme të duarve. Kjo shfaqje ishte e paparashikuar. Dhe pse e tillë ajo i kishte lënë njerëzit e pranishëm me gojën hapur.

Dhe kështu më pas 30 km rrugë nuk u ndjenë deri ata kaluan përpjetën malore që të shpie në Tetovë, nga ku kishte ardhur dhe ftesa zyrtare. Kur ansambli artistik amator „Isuf Myzyri“ i Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Populore të Elbasanit vizitoi në qershorin e vitit 1980-të disa qytete të Maqedonisë së Veriut, në përbërjen etij ishte dhe Diu i vogël, Ruzhdi Veshi që nuk ishte më shumë se 15 vjeç. Dy shfaqje njëra pas tjetrës bënë që emri i Diut të mësohej jo thjesht nga mosha e tij, por nga zelli dhe talenti me të cilin ai mbajti gjallë tërë sallën, që mbushej e zbrazej pa pushim për të kënaqur artdashësit e shumtë të folkut shqiptar të Shqipërisë së Mesme.


„Interesimi i tetovarëve“ – më thoshte në një intervistë të hershme, i paharueshmi i shtypit dhe medias, publicistikës së Elbasanit e më gjerë, Mefail Pupuleku, „dhe i artdashësve të Gostivarit, qyteti i dytë ku u dhanë koncerte të tjera brenda ditës ishte i jashtëzakonshëm“. Këngët dhe vallet popullore të mbledhura me kujdes nga gurra popullore dhe daullja e mjeshtrit të talentuar, Ruzhdi Veshi, bënë për vete ciilindo.

Atëherë, jo vetëm nga malli i dyfishtë i izolimit, por dhe nga dashuria artistët elbasanas dhe Diu në veçanti u bënë yjet e netëve të paharruara festive. Një distinktiv me dedikim Diut, një fletë programi një autograf, ishin dhurata shumë të çmueshme për ta.

Më tutje mbi 1500 spektatorë nga Shkupi shkruan histori. Kur doli Diu në skenë ata bërtisnin… „Edhe një, edhe një…herë“. Në këtë rast Diu dukej se ishte në një vijë respekti me Zeliha Sinën, Flutura Hidën, Albert Tafanin, etj. Kështu u bë dhe në Shtip dhe Titovelesh. Kështu ndodhi dhe në Prilep, Resnjë, Kërçovë, Manastir, Dibër



40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page