top of page

Dituria ... dhe Padituria ...


Dituria që i Thonë Shkencë dhe Padituria që i Thonë Krijues

- Esé -

Nga Vedat Shehu

Teologët, si teoricien që kanë për premisë, në logjikën e tyre të arsyetimit, Dogmën Biblike të Krijimit, direkt dhe me marifetet e predikimeve shumë-shekullore të çudirave të rrëfenjave të librave të shenjta, botojnë teori pseudoshkencore, edhe duke u futur në të vërtetat e diturive të natyrës (që diturisë latinisht i thonë shkencë) domethënë “në të vërtetat e shkencave të natyrës, duke lëkundur edhe agronomët, zooteknikët, zooveterinerët me përhapjen e formulimit “pse në evolucionin e specieve të besojmë shkencën dhe të mos besojmë krijimin”. Me një formulim të tillë më është drejtuar ndonjëri “Përse të besoj shkencën e Darvinit dhe të mos besojë fenë, dmth, Forcën e Idesë Krijuese të Fesë në evolucionin e specieve dhe më gjerë”.

Nganjëherë kam sqaruar: “Shkencë” është nocion latinisht që përkthehet në shqip “dituri” dhe dituria arrihet me arsyetim të ngjarjeve në natyrë e në shoqërinë njerëzore nga fenomeni tek shkaku si në proverbin “po bie era hudhër, ke grenë hudhëra”. Prandaj shkenca nuk është besim, sepse nuk është një libër i shkruar nga ndonjë shkencëtar, është punë e panërprerë e studiuesve, kërkuesve dhe eksperimentuesve në mbarë institucionet dhe degëzimeve të tyre që vrojtojnë ngjarjen, dukurinë (“erën e hudhrës”) dhe gjejnë shkakun (“që është ngrnë hudhër. Pra shkenca është dituri, përkufizimet shkencore janë dturi; kurse dogmat fetare janë krejt të pandryshueshme qysh kur janë shkruar shekuj më parë sikur i janë me diktatin e Perëndisë apo që njerëz të posaçëm kanë kuptuar veprimet e Peëndisë dhe i kanë interpretuar si çudira për të besuar njerëzit Perëndinë pra s’ka renda dituri me logjikë por çudira për të qëndruar gojë-hapur besimtarë. Konkluzioni “Shkenca është dituri; Feja është besim palogjikë, dmth., është padituri.

Le të arsyetojmë fatin që shkenca është dituri dhe feja është padituri, për të pririt që të besojnë pa vënë në funksionim logjikën konsekuente në arsyetim.

Njeriu në imagjinatën e vet aktive mund të formojë paralelisht; si ide dhe përfytyrime të objekteve, fenomeneve dhe proceseve reale; edhe ide dhe përfytyrime nga rrëfime për objekte dhe ngjarje joreale, d.m.th., të paqena dhe të pa-ndodhura, por të imagjinuara prej fantazisë krijuese. Në bazë të ideve dhe imazheve që i përgjigjen përvojës dhe realitetit, njeriu mund të planifikojë, programojë dhe të projektojë veprimet e veta imediate, apo për veprimtarinë afat-shkurtër dhe afat-gjatë të shoqërisë në dobi të mjedisit lokal apo edhe global.

Për cilindo është fare e qartë se në natyrë, siç theksohet në këtë esé, nuk ka njëtrajtshmëri dhe qetësi monotone, kudo shprehen vetitë e komponentëve të kundërte të shfaqjes së materies: në kimi, në filozofi, në matematikë, në lartësi mbi dhe nën nivelin e detit, në lëvizjen që përcakton kohën para dhe pas një ngjarjeje; kufiri zero (0) i të kundërtave shprehet me shenjat plus (+) dhe minus (-). Janë këto veti të ndryshme dhe të kundërta të llojeve dhe trajtave të materies që shkaktojnë bashkëveprimet dhe shndërrimet; ekuilibrin dhe çekuilibrin në dukuritë e natyrës.

Njeriu i sotëm, si shoqëri globale e epokës së telekomunikimit, telekomandimit dhe bashkëpunimit në largësi, ka arritur ti njoh shkencërisht vetitë e llojeve dhe trajtave të ndryshme te materies dhe ka mundur, nëpërmjet teknologjisë, gjithnjë e më të përsosur, këto veti t’i verë në përdorim në shumë drejtime të mirënjohura. Pra, njeriu është bëre krijues, faktor transformues, sikurse faktorët natyror të transformimit dhe zhvillimit gjeologjik të kores tokësore që shprehet me gjeomorfologjinë lokale dhe globale të Tokës; nuk është më, si dikur, i shtangët dhe i plogët ndaj ngjarjeve në natyrë dhe shoqëri sikur gjoja i shkaktonte e keqja e padukshme e quajtur “Djall” dhe veprimin e së keqes e ndalte apo e largonte e mira e padukshme e quajtur “Zot”; e largonte nëse njeriu recitonte formula përkatëse në drejtim të Zotit.

Përkundrazi, tashmë cilido e di, veprues i vullnetshëm i të keqes është njeriu i lig dhe veprues i së mirës është vetëm njeriu i mirë. Për sa u përket ngjarjeve të dëmshme natyrore, njeriu i epokës tonë i njeh dhe i studion proceset që shkaktojnë ndodhitë në natyrë dhe nxjerrë konkluzione për të marrë masa mbrojtëse ndaj shfaqjeve të fenomeneve dëmtuese si stuhitë, përmbytjet, ortekët, rrëshqitjet, tërmetet, si dhe arrin të projektojë e zbatojë projekte të vegjël dhe madhështor në shumë drejtime marramendëse me synim për të përsosur biosferën globale për të formuar një mjedis jetësor globale në dobi të mbarë njerëzimit.

Kështu p.sh., nëpërmjet studimit kërkimit dhe eksperimentimit me metodë konsekuente shkencore dhe përmirësimin progresiv të teknologjisë ka arritur, me udhëtimin e par të kozmonautëve në Hënë dhe uljen e telekomanduar të laboratorit lëvizës në Mars, të hedhë hapin e të qenit në pragun e epokës të udhëtimeve kozmike brenda sistemit diellor.

Në sytë tanë, në përgjithësi, simboli i Krijuesit nderohet si çdo simbol tjetër, por nuk mund të besohet se ka krijuar Tokën me kupolë qiellore dhe njerëzit nën kujdestarinë e vet hyjnore dhe që orienton gjoja edhe jetën personale te secilit deri “jetën e shpirtit” pasvdekjes. Prandaj, në shkrimet e shenjta gabimisht Perëndisë i janë dhënë tipare mbi-kozmike, si krijues i Tokës, njeriut, mjedisit jetësor dhe hapësirës me yje në galaktika dhe vargje galaktikash.

Klerikëve të epokës industriale dhe shkencës, si profesionistë për të qetësuar besimtarët nga imazhet apo depresionet negative, që diplomohen nga universitete të posaçme fetare, u takon të orientohen me arsyetimin e tyre logjikë dhe të kuptojnë se Perëndisë duhet t’i jepen atributet, aspak si Krijues i Tokës brenda Qiellit, por vetëm si të një simboli shpirtëror të padukshëm tokësor të super-fuqishëm i tërë njerëzimit të shpërndarë në shtete të veçantë; do të duhej të quhej Perëndi e njerëzve të Tokës, pak a shumë si quhej Perëndesha Athiná, simboli i Perëndisë të Athinasve; të qytet-shtetit të lashtë Mesdhetar, Athinë, ashtu do të duhej të ishte konceptuar Perëndia nga Senati i Perandorisë Latine për popujt me gjuhë të ndryshme në territoret e Perandorisë me një Zot dhe Një fe për tërë shtetet që dolën nga shembja e Perandorisë Romake të ndarë më dysh.

Kështu, po të mos i jepej Perëndisë etiketimi Krijuesi, do të kuptohej lehtësisht evolucioni i specieve nga besimtarët, sikurse u kuptua rrotullimi i Tokës rreth boshtit dhe rreth Diellit dhe, teologëve do t’iu mbyllej shtegu për pseudo-teori kundër realitetit shkencor, sepse nuk do të kishte më besimtarë që të mos kuptonin proceset e natyrës që shfaqen kudo dhe gjithashtu të mos kuptonin besimin tek një Perëndi për qetësimin e turbullirave të ndërgjegjes së tyre.

Besimi i njerëzve në mënyrë masive në dogma fetare të ndryshme dhe shpesh gjoja divergjente, është besim ndaj shkruesve të ndryshëm, sikur gjoja libri i çdo besimi është përpiluar sipas porosive që Perëndia, nëpërmjet engjëjve i’a ka diktuar ndonjë të zgjedhuri të Tij për t’i shkruar, apo që klerikë të tjerë kanë shkruar vetë dëshmitë për ekzistencën e Birit të Perëndisë Qiellore të lindur nga virgjëresha në prag të martesës me të fejuarin; lindje si mision hyjnor për shpëtimin e njerëzimit nga të këqijat e vetvetes nëpërmjet veprimeve të Tij prej shfaqjes së forcës së vitalitetit hyjnor.

Ironia e besimeve fetare divergjente shprehet me konfliktet e politikave të tyre të njohura, duke u justifikuar mbi bazën e disa formulimeve rituale me përmbajtje pothuajse të njëjtë, por të kompozuara në forma të ndryshme qysh nga epokat e themelimit të monoteizmit, tashmë, arkaike dhe anakronike.

Ironi; ithtarët e një dogme klerikale, duke u ballafaquar me tjetrën, stimulojnë politika sundimtare agresive për çekuilibrimin e nivelit të arritur te demokracisë, shkencës dhe teknologjisë, ngjan sikur jemi në epokën e fillimit dhe vazhdimit mesjetar të sundimit të monoteizmit në politikë, kulturë, shkencë dhe teknologji; epokë, në të cilën u shfaq Kleri shtetëror me Dekret Perandorak (395 e.r.) dhe, pas masakrimit (415 e.r.) të Hypati-s së Aleksandrisë me famë; profesorësh në filozofi matematikë dhe në astronomi; nga turma e drejtuar nga kleriku predikues i Ungjillit, u konsolidua me autoritetin e plotë të përcjellësit të vullnetit të Zotit për sundim dhe mbeti sundues për më tepër se 12 shekuj, deri në fillimin e Rilindjes Evropiane, që u zhvillua deri në konsolidimin e demokracisë së shteteve më të industrializuara, kur në drejtimin e shtetit, doli nevojë e tolerancës demokratike që të bashkëjetonte e vërteta e konkluzioneve shkencore me predikimet stereotip të dogmave fetare (kushtuar Zotit dhe Djallit).

Demokracia Industriale është tolerancë me pazotësinë ideore të njeriut mesatar, besimtarit të zakonshëm, për të njohur dhe kuptuar funksionimin: 1) e organizmit të vet; 2) të shoqërisë njerëzore; 3) të organizmave të gjalla; 4) të Tokës si planet.

Kjo pazotësi e ka ulur nivelin e njeriut mesatar ne nivelin e një qaramani, që, i frikësuar prej imazheve të rreme, kërkon shpëtim tek Krijuesi nëpërmjet klerikut, duke u kapur tek formulimet e shenjta, si ai që, duke u mbytur, ne përpjekjet e vetvetishme për të shpëtuar, kapet tek flokët e vet.

Simbolet dhe imazhet joreale shfaqen te besimtari si në një ekran të mjegullt ëndërrimesh; janë si mbresa që lë zbërthimi dritës në shfaqjen e ylberit si gjoja objekt fizik i pakapshëm. Kushdo që arsyeton mbi baza të vërteta e ka të qartë se edhe simboli i pakapshëm i Të Plotfuqishmit Zot dhe i çdo simboli tjetër, të cilit i atribuohet ndonjë aftësi imagjinare, është rishfaqje mbresash nga ngjarjet e përditshme të lëna në imagjinatë të individit në trajtë imazhesh, të tilla që kanë qenë regjistruar në imagjinatë prej mënyrës së perceptimit të realitetit nga ndijimet, shqisat tona; d.m.th., të mënyrës sesi perceptohen objektet materiale dhe flukset e rrezatimeve energjetike, si ngacmime që lenë gjurmë të ndryshme në imagjinatën tonë të ndikuar edhe nga gjendja jonë anatomike, funksionet fiziologjike dhe mbresat emocionale. Imazhe të tilla nuk janë shfaqje te ndonjë vullneti të ndonjë krijese të mbinatyrshme, mbinjerëzore që mund të dëgjojë dhe vlerësojë ndjenjat dhe dëshirat tona dhe të ndikohet prej tyre për të ngacmuar imagjinatën dhe për t’a orientuar ndërgjegjen tonë drejt pranimit të Perëndisë me aftësinë çudibërëse për të penetruar në ngjarjet, ndjenjat dhe mendimet tona, aftësi që mund të pranojë lutjet tona për të ndryshuar ecurinë e natyrshme te proceseve të pakthyeshme, ne favorin tonë. Absurd!

Janë të regjistruara lutjet e mitingjeve masive “me kërkesën për të rënë shi”, apo “për të shpëtuar nga epidemitë”; etj. Absurd; nuk mund të ketë qenë përpiluar asnjë Projekt Inteligjent që të ketë programuar dhe të telekomandojë si me kuante fluksesh energjetike krijimin e materies në trajta dhe lloje të diferencuara dhe veti për të bashkëvepruar dhe për tu transformuar; aq më tepër të perceptoje lutjet e çdo individi në Tokë dhe të përkujdeset për secilin nga Qielli me Diell Hënë planetë dhe yje. Aq më tepër, dalin shrime gazetarësh, sikur ka individë, që gjoa parashikojnë ngjarjet e regjistruara nga Perëndia si magjistari Nostradamus.

Një ironi tjetër e epokës sonë kozmike, është besimi që u vishet arritjeve shkencore në telekomunikim, telekomandim nëpërmjet teknologjisë së sofistikuar të shfrytëzimit të valëve energjetike elektromagnetike, d.m.th., të shfrytëzimit të materies në trajtën e energjisë, apo rrezatimit të kuanteve valore-korpuskulare, sikur imazhet e imagjinare të një besimtari janë transmetime energjetike nga Krijuesi në formë shenjash apo kodi që mund të deshifrohen nga klerikët e posaçëm, apo magjistarë. I jepet Krijuesit imazhi i një energjie të koncentruar të padiktueshme me mëndje e forcë mbi - dhe - jashtë tokësore që vepron për të ndihmuar, nëpërmjet klerikëve, secilin besimtar që i lutet.

18 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page