top of page

Dita është Sot...


ADRIANA MYRTAJ

Dita është Sot...


Shkohet për te idea se Vetëdije është tërësia e parimeve njerëzore, etike dhe morale në të cilat sillemi në çdo ditë tonën, siç e diktojnë principet brenda nesh.

Të kesh vetëdijen në punë, në kapacitetin më të lartë, bëhet detyrë jete. Të përdorësh vetëdijen gjatë jetës është si për herë të parë i zgjuar nga një jetë gjumi.

Të urtët, prandaj e quajnë proces: Zgjim i vetëdijes.

Rilindasit erdhën njëherësh, si plejadë, u quajtën të rilindur, dhe epoka e tyre u quajt Rilindje!

Rilindja askujt nuk i është premtuar t’i zbresë e gatshme prej ca qiejsh të ndritur…

Imazhet nga bota këtu poshtë janë të fuqishme, na tërheqin individualisht dhe të gjithëve së bashku, herë në një kah e herë në tjetrin.

Bota me vetëdije, ku gjërat janë në dritën e së vërtetës, shfaqet e zhduket që të rishfaqet përsëri, si në përrallën e fëmijërisë, ku e Bukura e Dheut...!

(nga "Refleksione", vetpublikim, Toronto)

1 Komentar


Dhimiter Xhoga
Dhimiter Xhoga
04 Jun 2021

E nderuara Ardiana Myrtaj, se pari pershendetie te vecanta si zonje apo cupe e nderuar per mua gjysh 85 vjecar, mes Torontos keto vite pleqerie,*Trinitrina*njerez si Ju me shoke e sjoqe,qe me kenaqni sa lexoj,sidomos keto muaj apo vite me COVID-in izoluar. Me kenaqe me kete Refleksion* Dita Sot* vertet *TRINITRINE*qe na zgjon dhe ne te moshuarit. Ju pershendes ju, sa *Falen e Lire*, per mua TRIINITRIN*. Miresite ju shoqerofshin. Na lente COVID-i tiu takojme ne aktivitete te shoqatave, me ne krye Zonjat e nderuara me Ruki Kondaj,Teuta Haxhillari, Drita Sevo Tarifa,etj.deri dobesine time si gjysh; Permetaren- Elbasanase,Alma Cela, me familie ne Toronto,aktiviste atdhetare me *Pasuesit Veterane*,org e krijuar me te rinj e te reja ketu ne Toronto,me prejardhie n…

Suka

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page