Diskurset e Gjergj Fishtës në Një
Nga Fatmir Terziu
Lavdi atij prej dhjetëra emrave të Kongresit të Manastirit
për dhuratën e së mrekullueshmes dhe tej të zakonshmes
që për hartimin e alfabetit shqip iu lut qiellit
dhe ua huazoi zogjve
lirinë e bekuar të shkrimit.
Ai që bëri që dielli të na ngrohë në vatrën tonë, qielli të shtrydh shi
në rrjedhë tek Kisha e Gjuhadolit
e eshtrat të mbidhen me shkëndijë
mes Drinit, Gjolit
atje lart në Veri,
që ti shpërndajnë mesazhin ngado Globit
errësira po zbret në Shqipëri.
Ai që bëri që Hylli i Dritës të shkëlqej edhe në Shkodër,
hëna të zverdhet
se mishi i robit ikën,
e kocka e tij mbetet.
Ai që drejtoi erërat, refrenin e zogjve
në vargun e pastër të lirisë
për t'u dhënë fuqinë e pavdekshme të gjithë robve
të këndojnë shekujve Lahutën e Malcisë.
Ai që me eshtrat e tij thyen në dallgë grilat e deteve.
Ai që urdhëron lëngun e hardhisë dhe të grurit.
Ai që iu dashurua shqiptarit në krahët e shqiponjës.
Ai që i dha vargut një sy të zgjuar.
Ai që ende i thërret Botës:
Jam i lirë, jam në ujërat tuaja … mos më keni harruar?!
I dashur Profesor Fatmiri,
Urime nga zemra për këtë “shtatore” të shkëlqyer që i keni ngritur Fishtës së Madh me artin e vargut tuaj poetik. Fishta me siguri që ka qenë i Bekuari i Hyjnisë, e Cila e mori në gjirin e vet në vitin 1940, duke mos lejuar që të binte në duart e kryekriminelit Enver Hoxha për ta torturuar dhe vrarë mizorisht për demaskimin shembullor që u pati bërë egërsirave serbosllave.
Fishta është burrëria dhe lavdia e kombit shqiptar, ai është dinjiteti, nderi dhe krenaria e nacionalizmit shqiptar. Ai është burim i pashtershëm frymëzimi për të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare. Por, në të njëjtën kohë, Ai është edhe shuplaka më e rëndë për të gjithë…