
DISA TOPONIME QË LIDHEN ME MITET:LAVANI;BALLËCJAPI;BARAKJA;KODRA ME
EMRA SHËNJTORËSH DHE PERËNDI TË TJERA
Nga Mentor Serjani.
Për malin e LAVANIT.
ka shumë rrëfenja . Shpjegimet e tyre nuk kanë të bëjnë me fonetikën shkencore,me
etimologjinë shkencore dhe ligjet e zhvillimit të brëndshëm të gjuhëve:Psh,-Lavan -lanë --
vanë.Labani-Albani,Arbanët.Emri Lavan s'ka lidhje fare me fiset Ilire dhe emrin e lashtë të
ARBËRISË.Shumë amatorë nisen
nga dëshira e madhe që shprehin sikur kanë zbuluar ndonjë gjë për herë të parë.Këta lloj
studjuesish nisen nga etimologjia popullore, që është shumë largë etimologjisë
shkencore.Etimollogjia popullore u shfaq nga studjuesit gjermanë në shekujt 17-të dhe 18-
të(volksetymologie),e cila mbështetet vetëm në ngjashmëritë fonetike të rastit ,të fjalëve ,
pa marrë parasysh ligjet shkencore.Karakterin e një etimologjie popullore ka edhe spjegimi
që Sami Frashëri i jep fjalës ARBËR.Arbër Arë -bën,ai që bën një ARË, që punon tokën
(Hyrje në gjuhësi:Instituti i Gjuhësisë dhe Letersisë, Tiranë 1973-Dispencë-Grup autorësh
faqe 59).Emri i këtij mali përmëndet edhe nga shkrimtari ynë Dh.Shuteriqi ,në librin me
tregime "Kur rendte hëna nëpër re" ;faqe 110 , por me emrin LABAN.Një informacion më
të saktë marrim nga Bibla,ku thuhet se LAVANI, ishte bir i Perëndisë së Nahorit.Pra nga
bibla del se Lavani ka qenë njeri,frymor dhe banor i parë i këtij vendi,nga i cili mori edhe
emrin.Hamëndje të tjera janë të pambështetura në shkencën e gjuhësisë . Lavani ka
pamjen më madhështore në vargun e maleve dhe kodrave në Bregdetin e Poshtëm
Jonian.Është një mal bujqësorë dhe blegtoral, për dhen dhe për dhi Në Lavan kultivohen
gruri,misri(kseriko -pa ujë),elbi,thekra, tërshëra etj Fara e grurit ishte një lloj fare shumë e
vjetër, që i rezistonte maksimalisht thatësirave.Ky lloj gruri quhej "përcel"ose sic e përdor
Naim Frashëri tek poema "PARAJSA" (pëcel) Pasi rendit shumëllojshmërinë e prodhimeve
bujqësore në Shqipëri,mes të tjerave shkruan :"... pjeshka,thana,vadhja,shega,
ulliri me shumë dega,
gruri,misëri,pëceli
elbi,tërshëra e meli..."(Antologji"Parajsa dhe fjala fluturake:Vorkester Mass,SHBA 1919
faqe 50)Mali është hijerëndë dhe mjaft madhështor në lartësinë e tij prej 954
metra,përballë detit Jon.Ky mal mbështetet rreth e rreth nga kodra e LAVANIT,e
Shënkollit,e Hundëvigut,e Cingarit,e Harcalës,e majës së Kashtares etj, duke formuar një
luginë të bukur në formën e një krateri vullkanik,me emrin gryka e Sase ose e Bunecit.Pra
Lavani i biri i Nahorit,i kulloste me bagëti gjithë këto vende,si edhe Shullërin e Mestranit, të
Plëthit,arën e Zhupës, të Vashës,Vathrat,Përjelën,Palmazhin,pra grigjën e tij.U jepte ujë në
burimin e Dafeve, të Gërthënjës,në Rrëkezat e Përroit të Shpuzës etj .Pra Lavani është në
formën e një grope vullkanike, bashkë me malin e Konjakut në formë koni,malin e Lugjeve
në formë lugareje dhe mali i Bardhë që mbyll bukurit e këtij vargmali.Spjegimi vulgar
primitiv se këto male dikur kanë qenë vullkanik,nuk qëndron shkencërisht.I gjithë mali i
Lavanit është i shenjtë,pasi edhe në gjirin e tij ka vende të Shenjta ku ndihet akoma edhe
sot fryma e shënjtorëve.Këta , që nga kohët e vjetra i dhanë banorëve,ujëra,kafsh
shpendë dhe prodhime të shumta.U dhanë djemve dhe vajzave bukurinë, trimërinë dhe
madhështinë e tyre,u dhanë forcën e shpirtit dhe kulmin e intelektit që nga shekujt e kaluar
e deri në ditët e sotme.Shënjtorët janë:Shën Mërkuri,Shën Duka,Shën Nikolli,Shën
Thanasi, Shën Nifoni etj.
PANI.
Mbrojtësi i pyjeve, barinjve dhe i gjithë natyrës , i biri nimfës Driope dhe i Hermesit, zotit
suprem të pyjeve Pani ka lindur me këmbë dhie,me bri dhe me mjekër sa edhe nëna e vet
u tmerrua dhe iku nga frika.Një frikë e tmerrshme që quhet "panik".Në mitologji mbeti frika
"panike" . Edhe sot vëndi ku ka lindur Pani,me ballë dhie quhet BALLËCJAP,pasi i tillë
duket në distancë nga fshati .Në këtë vend,ka qenë e ndaluar bërja e druve të zjarrit,me
përjashtime të rralla vetëm për ndonjë kollonë, për ndërtim shtëpie, të ndonjë hallexhiu,ose
furka për kasollet e çobanëve dhe bagëtive.Ishte e ndaluar se po të prekej ky vend,thuhej
se zëmërohej Pani, dhe do të ndodhte ndonjë e keqe, ndaj fshatit ose individit.Ballëcjapi
ndodhet midis dy përrenjvë , që bashkohen në krye të VARDHANIT, afër shpellës me të
njëjtin emër,që i thonë edhe ndryshe Përroi i Vërës , sepse shpella ka një VRIMË ,nga ku
hyhet brënda në të.Atje ka një burim uji .Por mali i Lavanit përmban brenda"LAVËN" e
ftohtë,burimet nga të cilat pi ujë gjithë toka dhe pemët e Bregut të Detit.Të gjitha qafat dhe
kodrat janë "bijat" e Lavanit që mbështeten në gjirin e tij.Të gjitha këto janë ato gjymtyrë
gjigandë,jetikë,shekullorë që i japin aq madhështi këtij mali.Nga maja më e lartë e këtij
mali,majës së Barakjeve (Bajrak-je-ve; që do të thotë flamur) dhe pikës tjetër vrojtuese me
një horizont shumë të gjërë ,LËMIN SERJAN ,mund të soditësh me sy të lirë gjithë
hapësirën detare Joniane,nga malet e Vetëtimës e deri në qafën e Skërficës ,PortoPalermon ,Kapoqefalin,malin e Sopotit dhe Pellgun e Delvinës , fushën e Vurgut e më tej
nga të gjitha anët,veri -jug e lindje -perëndim, që i përshkon lumi i
Kalasës,Bistricës,Bunecit dhe ai i Borshit.
* * *
DAFET:-Nga personazhi Dafnis/i, që sipas mitologjisë greke,ishte një bari siçilian ,me një
bukuri të jashtëzakonshme ,bir i Hermesit dhe një nimfe.Ishte me nam si këngëtar i
këngëve baritore.Sipas një versioni mitik i hodh nga shkëmbi dhe vdiq . Qysh atëherë
njerëzit e shquar nderoheshin me kurorën e "dafinës " mbi kokë nga fjala" lari,Laureatë" ,
që do të thotë i nderuar me degën e"Dafinës". Këtë degë dafine e përmend edhe Fan Noli,
tek "Rend,or marathonomak".Por,më tej akoma,Dafnisi përmendet nga poeti
romak,Alkuini,në qytetin e Parmës ,në oborrin e Karlit të Madh, në vitin 871,pas
Krishtit.Ja ,se si shkruan,ndërmjet të tjerash Alkuini,në vjershën:-Grindja me fjalë midis
pranverës dhe dimrit:
-Aty erdhi edhe Dafnisi djaloshi,
-E sëbashku me të Palemoni,
-I moçëm e me përvojë të madhe,
-Kur,ja dhe gjeniu i pranverës,
-Rrethuar me griande prej lulesh,
-Me barinj e të tjerë i bashkua...
Mbreti i Parmës, Karli i Madh tërhoqi në oborrin e tij poetë dhe njerëz të ditur të të gjitha
fushave, për të ngjallur lavdinë romake.Kjo letërsi,ku bënte pjesë edhe Alkuini,u quajt
Rilindja Karolinge (nga Karli -Karolos -Karoling)¹Tek ne Dafnisi ekziston si toponim në
Sasaj,në vendin e quajtur Përroi i Dafeve.Por edhe një version tjetër:Dafina,e ndjekur nga
Apolloni, i dashuruar,pas saj, perëndisë së lumit PENEUS (Lodonit),sipas një miti tjetër,
dhe u shndërruara në një pemë dafine.Dafnisi që nuk është besnik,ndaj,dhe si hakmarrje
ajo e verboi përgjithmonë.Si rezultat përroi i Dafeve u shndërrua në tokë djerrë dhe burimi
i ujit u tha ,nga ndëshkimi i nimfës Po kështu në Lavan kanë jetuar Orestiadat,në Vardhan
e Bunece, Nerajadat,në Moçale Lumnadat.
-1)Shën Mërkuri -Ndodhet në ish -vendbanimin e Harcës , vazhdim i kodrës së Bregut të
Pusit.Festohet më 25 Nëntor.Është mbrojtës i kufinjëve.Në latinisht Mërkuri është
Hermesi,zot i tregëtisë dhe oratorisë .Hermes rrjedh nga fjala greke "herma"(grumbull
gurësh). Kështu është edhe Harca jonë
dhe Harcala.Pikërishtë këtu është përpunuar LISI (valanidhi) të ruajtur nga Shën
Mërkuri.Vendi i shenjtë i Harcës shtrihet midis Përroit të Shpuzës dhe Përroit të Harcës që
bashkohen në lumin e Bunecit.
-2) Shën Duka:-Ose Dukesha,festohet më 24-prill .Emri rrjedh nga latinishtja
DUX(Udhëheq, udhëheqës, rregullator,titull ushtarak në ushtrinë romake).Shtrihet në fund
të kodres -Bregu i së Butës,brënda fshatit Sasaj.Kufizohet nga Përroi i Harcës dhe ai i
Seroguzit, që bashkohen në Memoshkurte (Përroi i Katineronjeve).Duka sipas
ortodoksisë është një rrobaqepës nga Mitilina,, që u vra nga turqit,më 1564 Dy
koinçidenca rreth kësaj kishe:Në Rrah të Duke kemi dy luftëtarë:Sali Duka i parë, luftëtarë
që ka luftuar në ushtrinë turke në Bullgari dhe Abaz Ahmati, luftëtarë në çetën e Rrapo
Hekalit,por që kishte edhe rrobaqepës,Mexhidja e Ahmate dhe Xhemua e Duke,pra
luftëtarë dhe terzinj.Kjo kishë kishte një formë poligonale,me themele të dukshme,deri në
fund të viteve '70-të, të shekullit të XX-të .
-3)Shën Nikolli :-Është mbrojtës i detarëve, tregtarëve,bakërxjinjve dhe fëmijëve e brezit të
ri. Emrat që lidhen me këtë shënjtor tek ne është Shënkolli (në
Nënëkronje),Gjinikolli,Kollotai,Nikollaqet.Ndoshta si mbrojtës i bakërxhinjve, pasi në
Shënkoll digjej në kazanët e rakisë pjesa më e madhe e mushtit të rrushit të fshatit.Kisha
ortodokse e feston më 6 dhjetor, ndërsa ajo katolike,më 18 dhjetor.Shënkolli është
vendosur në kodrën që fillon nga Guri i Gjatë,Lisi i Njomë,Hunda e Norinaftit,Bregu i
Gjeshtrave,midis Përroit të Gjokondit dhe Përroit të Kroit të Madh (në vazhdim të
Katineroit)
-4)Shën Thanasi:-Ndodhet në fund të kodrës së Argëlesë.Mbrojtës i farkëtarëve dhe
themelues i Murgjërisë në Evropë.Katolikët e festojnë më 2 Maj,kurse ortodoksët,më 18
Janar .Figurë e shquar e Krishtërimit.. Është kundër herezisë dhe Arjanizimit.Fillon në
majë të Lavanit,në të djathtë të Lëmit Serjan midis Përroit të Dafeve, Përroit të Thellë,në
atë të Gadrecit nga njëra anë dhe midis Përroit të Zalleve, Përroit të Buneceve,atij të
Qëndromave nga ana tjetër duke përfunduar në Lumin e Sasajit (ose Bunecit).
-5)Shën Marina :-Festohet më 17 korrik.Mbrojtëse e drejtësisë dhe ligjshmërisë.Ndoshta
nga kjo mbrojtje, shpëtoi edhe burimi i Kreit të Vijës,nga pasojat e hapjes së Tunelit.Kodra
e Shën Marinës fillon poshtë Lavanit midis Përroit të Rraptheve nga njëra anë dhe Përroit
të Shmarinave nga ana tjetër dhe përfundon mbi Kroin e Bunecit.
-Shën Nifoni:-është një patriark i Kostandinopojës . Është i vendosur në mesin e kodrës që
fillon nga Kodra Çukë, poshtë Lavanit, midis Përroit të Notarit dhe Përroit të Vigjave,quhet
ndryshe edhe Hunda Vig.Feston më 11 Gusht, ishte vëllam me Gjergj Kastriot
Skënderbeun .Lindi në More të Peloponezit në fund të shekullit të XIV -të nga baba fisnik
shqiptar dhe nënë fisnike greke (Andrea Llukani "Sinaksari i Madh"faqe 244-246).Nifon në
greqisht do të thotë;i gatshëm,i kthjellët
-7) Shën Mitri:-po dhe Shën Pjetri janë të vendosur në fund të Kodrës së Gjeraqinës ,midis
Përroit të Mitrogjineve dhe Përroit të Valanidheve e në vazhdim Lumi i Bunecit . Shën
Pjetri, një nga të dymbëdhjetë apostujt e Krishtit.Më 29 qershor katolikët, bashkë me të,
festojnë edhe Shën Palin.Me këtë emër tek ne lidhet toponimi (Pjetraze), çelësi i
mbretërisë qiellore.Këtë çelës Krishti ia besoi Shën Pjetrit.Shën Pali (Pali Mazh, toponim
në malin e Lavanit)feston po më 29 qershor.
-Shën Gjoni dhe Shën Gjini janë të njëjtë,themelues të fshatit tonë Sasaj ,Lindi në Damask
të Sirisë, më 675 pas Krishtit.Njihet si filozof dhe kompozitor i shumë hymneve që
këndohen edhe sot në Kishë.Kemi edhe" lëmenjë "me emra shenjtorësh (lëmi Lazër; lëmi
Prift), Llaka e Kriqit.Pra,kodrat,ku ishin vendosur shënjtorët, dukeshin si gjymtyrë të
"Olimpit"Lavan,ku maja e Barakjes ushtron gjithë pushtetin me përfaqësuesit e tij. të
shenjtë .
Comments