top of page

Disa risi të përkthimit të romanit " Gusht 1914" të Aleksandër Sollzhenicinit


Vlerat përkthyese dhe historiko- shoqërore të romanit " Gusht 1914" në realitetin shqiptar

Disa risi të përkthimit të romanit " Gusht 1914" të Aleksandër Sollzhenicinit, përkthyer nga Nikolla Sudar dhe botuar nga shtëpia "Fan Noli" Tiranë.

Me përkthimin e romanit epopé të Aleksandër Sollzhenicinit, skeda e veprave të përkthyera nga përkthyesi i palodhur dhe shumë profesional, Nikolla Sudar, arrin në numurin dyzet e gjashtë. Janë këto përkthime të veprave të personaliteteve më të larta të letërsisë më të epërme botërore. Shumë pak përkthyes ( shqipërues, do thoja) e gëzojnë këtë privilegj në letrat shqipe. Nga këto, shuminë e botimeve i ka shtampuar shtëpia botuese " Fan Noli". Nga kjo shtëpi botuese, me një përkushtim dhe profesionalizëm të lartë na erdhi kët vit, në këtë prezantim, romani epopé " Gusht 1914", roman voluminoz prej 1270 faqesh i nobelistit rus Aleksandër Sollzhenicinit. Gama e përkthimeve të Nikolla Sudarit jo vetëm ka një shtrirje të gjërë në llojshmërinë letrare, figurave kryesore në letërsinë botërore, por dhe përfshirjen e ngjarjeve dhe personaliteteve nga më të rëndësishmit të historisë së letërsisë. Ky angazhim, gjithnjë ka patur si suport, përputhjen e plotë të formimit arsimor, kulturor, talentin artistik letrar, e njohjen e plotë të gjuhëve nga përkthyesi Sudar. Bashkëpunimi me shtëpitë botuese nga më seriozet si " Fan Noli", " 0nufri", " Ombra", " Bota shqiptare", " Skanderbeg ", " 55", kërkesat e larta që ato kanë në fushën e botimeve, kanë bërë që Nikolla të jetë më i vëmendshem, më kërkues dhe parazgjedhës i veprave të përkthyera, duke e vënë veten jo vetëm në statusin e një përkthyesi "at literium" por të një shqipëruesi, i cili derdh mes pasazheve romaneske dhe shumë nga shpirti i tij artistik. Në këto përzgjedhje, përkthyesi, duke përfshirë një shtrirje gjeografike, pa paragjykimet, ka përkthyer nga gjuha ruse, serbe, kroat e, autorë nga më të rëndësishmit si Leonid Grozman, Juri Sllaviç, Allen Dallas, Sofia Loren, Nikita Hrushov, Aleksandër Sollzhenicin, Kostandin Paustovski, Stefan Cvajg, Leon Trocki, Osho, Millovan Gillas, Vuk Drashkoviç e të tjerë. Në punën e tij, në shkencë e përkthimit, Nikolla Sudar, është nisur nga mendimi se:"...letërsia ë shtë e përbotëshme, i takon gjithë popujve dhe gjithë kohërave", ( Nikolla Sudar në një bashkëbisedim elektronik.) Duke hapur një dritare goxha të madhe në fushën e përkthimeve me krye vepra të letërsisë botërore, ai është radhitur me dinjitet krahas Treskës, Kokonës, Gjergos, Selfos, Vrionit, Ficos, Zhejit, Jorgonit, Meksit, Tupjes, Shvarcit e Doksanit. Me mjeshtërinë e të thjeshtës shqipëruese, më romani " Gusht 1914", Sudar na sjell simbolin historik të kësaj epopéje romaneske, i cili nuk është vetëm thellësia kohore e ngjarjeve dhe fenomeneve historiko- shoqërore, por dhe mesazhi historik që përcillet te lexuesi në një substancë bashkëkohore. Nobelistit Sollzhenicin, nëpërmjet përkthimit brilant, në letërsinë historiko- shoqërore vjen si një qytetërim, si një përbashkës e një triniteti të autorit, revokimeve dhe lexuesit. Romani, në subjektivitetin e tij rrëfimtar, nuk mban vetëm ngjarjet historike të një kapërcimi kohor por dhe një modelim të ri artistik të fenomeve shoqërore në konceptet e mendimit handikap të një sistemio të egër shfrytëzimi bujkrob ( totalitar). Në shembullin e këtij romani ka dy protogonizma të mendimit, ndonëse në ballinë, në simbolizëm na shfaq vetëm simbolikën e ndodhive e fenomene shoqërore. Por në mjeshtërinë e krijuesit dhe të përkthyesit, ky simbolizëm vjen i jetësuar në një simptomë të re kohore sepse gjithçka ushqehete nga vizionet që u ka dhënë autori aktualitetit që nuk ka moshë. Autori dhe përkthyesi janë udhëhequr me pasionin bazë që qytetari, nënshtatasi, shtetari, ta ndjejnë veten të ringjallur si binjakë të brezave historike të “ Gusht 1914” Të ringjallet ai shpirt luftarak mospajtues e protestues. Sigurisht që kjo vjen në saj të magjisë që ka arti, i cili bën që ngjarje të tilla të ngjallin në shpirtrat tanë jetën, e cila në sistemin e mendimit është apriori e njerëzores. Në këtë rrugëtim letrar, me modestinë dhe thjeshtësinë e komunikimit shoqëror, me një bisedë me mua, me ish nxënësin, “profesori” Nikolla më thotë: “ U ndjeva shumë i nderuar kur drejtori i shtëpisë botuese “Fan Noli”, njëkohësisht shqipëruesi i mirënjohur Rexhep Hida, më besoi përkthimin e dy veprave më në zë të letërsisë bashkëkohore ruse: të nobelistit Aleksandër Sollnezhicin :”Pavionin e kancerozëve” dhe “Një ditë e Ivan Denisoviçit”. Pikërisht kjo qe një sprovë e madhe për mua, për të bërë më të mirën.” Sikundër në fushën e krijimeve, edhe në fushën e përkthimeve, funksionojnë shkolla të ndryshme përkthimi me kërkesa të shumëllojshme, gjer në standarte të ulta kompjuterike. Të gjithë, në mënyra të ndryshme në thelb kanë të njetjën përmbajtje; besnikërinë ndaj origjinalitetit. Për përkthyesin Nikolla Sudar kjo kërkesë përbën “thembrën e Akilit” në të gjitha përkthimet. Por sipas konceptit të tij për të arritur te ky objekiv, e për të mbajtur sa më të njehësuar në atë çka arriti artistikisht e çfarë mesazhesh, ideshë ka dashtë me përcjellë te lexuesi, autori, dominojnë dy kërkesa bazë: e para ka të bëjë me njohjen shumë të mirë të gjuhës amtare dhe e dyta: me njohjen sa më mirë të gjuhës së huaj. Sigurisht, që përshtypja e parë që lexuesi krijon gjatë leximit të romanit “ gusht1914” është njohja e jashtëzakonshme e dy gjuhëve; gjetja e përbashkësive fonetike, vokabolarit të tyre në shprehitë artistike. Përkthyesi ynë i nderuar këtë e ka realizuar përmes një angazhimi e përkushtimi njohës, sepse siç definon në biseda mes krijuesish “profesori” Nikolla Sudar, shprehet: “Unë ngulmoj që një përkthyes i mirë duhet të jetë dhe një lexues i mirë, madje njohës i një literature sa më të larmishme dhe në vazhdën e kësaj, për një përsosmëri të vërtetë, afirmimin qoftë edhe në publiçistikë do të ishte një plus i madh.” Duke u udhëhequr nga këto koncepte, sa shkencore aq dhe si domosdoshmëri artistike, përkthyesi Sudar, në këtë vepër madhore, sikundër dhe në dyzet e pesë veprat e tjera, i qëndron besnik origjinalitetit por…por… duke ruajtur parametrat e domosdoshëm të gjuhës shqipe, duke futur dhe diçka nga shpirti i tij artistik. Ai ka arrit, kësisoj të na japë atë pritshmëri e cila përbën thelbin e suksesit të përkthimit duke e afirmuar dhe veten si një përkthyes i niveleve të larta. Shkolla ruse e përkthimit te ne është konsoliduar, ka krijuar traditën dhe vazhdimësinë e saj, kryesisht në letërsinë klasike me sjelljen në shqip para viteve “90 të autorëve të mëdhenj si Pushkin, Tolstoj, Turgenjev, Gogol, Çehov dhe më pas realistët Gorki, Aleksei Tolstoi, Shollohov, Fadajev. Pas viteve’90 fillon një bum përkthimesh ruse duke e zgjeruar njohjen e letërsisë botërore dhe ruse me përkthime të shumta, shoqëruar me botime të plota të autorëve të mëdhej ku spikasin edhe të njëzet e gjashtë përkthimet nga rusishtja të përkthyesit tonë të nderuar Nikolla Sudar. Sipas koncepteve gjuhësore, shqipëruese, të Sudarit , gjuha shqipe, dita ditës po e bën më të plotë njohjen e letërsisë e kulturës kontemporane ruse. Në këtë drejtim, një punë të mirënjohur, tashmë të vlerësuar me dekortaën e lartë të Lidhjes së Shkrimtarëve rusë si dhe titulli i lartë “Fisnikëria e qyetit të Tiranës,” i takojnë dhe “profesor” Nikolla Sudarit. “Profesor “ e kam quajtur që kur më ipte mësimin e gjuhës ruse në vitet 1963-1967. Nikolla Sudar me punën këmbëngulëse, plot dinjitet e kulturë, universal në koncepte dhe njohje, larg tam-tameve partiake është udhëhequr nga aksioma e famëshme: “Atje ku politikës i vihen barriera, kultura çan me dinjitet”. Në përkthimin e romanit epope “ Gusht 1914” përkthyesi Sudar, në shpërvjelejen e aftësive shqipëruese, reflekton një aftësi të jashtëzakonshme të bio- diversiteteve të dy vendeve, si dhe një shkallë të lartë njohjeje jo vetëm të shkencës ushtarake, për të cilën më ka surprizuar, por dhe njohje ekselente të shkencave natyrore duke mbajtur me dinjitet aftësitë artistike të krijuesit. Ndaj dhe gjatë prozadorisë romaneske, kronikat, pjesët e lajmeve nga ngjarje dhe ndodhi, marrja kopje nga origjinalet e shtypit të kohës e bëjnë më të këndshëm, më të besueshëm prozën romaneske. Në konceptin alegorik, romani vjen në shqip me vlerat e aktualietit ku në rertospektivë, lexuesi futet në botën shqiptare të viteve ’90. Lexuesi përjeton ngjarje e fenomene shoqërore. Të krijohet psiokoza sikur romani është shkruar sot duke pasqyruar edhe ato vite të shndrimeve social – politike shqiptare. Në të drejtën time, këtë roman epope, edhe i yni, në substancë të ngjarjeve e fenomeneve, mund ta quaj roman vizionar, të pakohë. Romani qëndron i palëkundur në subjektivitetin letrar, sentencës së Leon Tolstoit në bisedën me studentin Sanja në vëllimin e dytë, faqja 30 ku autori definon rolin e veprës letrare: “ T’i shërbejë së mirës dhe nëpërmjet saj të krijojë Mbretërinë e Zotit mbi tokë.” Sipas dramaciteteve e gjenerimeve shoqërore që përqas romani, fanarët e revoltave popullore janë për të paralajmëruar ndryshime cilësore dhe shoqërore. Ata ndizen në errësirën e absurdit shoqëror, ndaj si simbolkë, autori i ka vendosur që në ballinë si një tamburanë për të lajmëruar një rrezik të përheshëm që nuk ndriçohet, por vetëndizet si feniksi nga hiri i vet. Alegoria e dytë e kësaj metafore vjen nga mendjet e lexuesit si një fanar ndriçues e na thotë: “ Ajo kohë nuk ka ikur, por është brenda nesh si kundrainvers i mendimeve të rëndomta, trumbetuar nga sistemet shtetare se ajo kohë ka perënduar.” Sollzhenicini shkroi dhe na la si testament letrar, në formatin e një ungjilli historik, larg konceptimit apokrif, por me frymë njerëzore një epope. I rikthyer në retrospektivë, lexuesi i sotëm në faqet e këtij romani thith botën e njeriut të vitit 1914, duke menduar e revoltuar sikundër ai. Historia e botimeve të shtëpisë botuese “Fan Noli” dhe erudicioni në përkthime i Nikolla Sudarit, kanë pasur si fanarë në dritësirën e botimeve sentencën profetike të Paul Valerysë, kur shkruante që në vitin 1938 se: “ Historia e letërsisë s’duhet të jetë historia e autorëve dhe e të papriturave të karrierës së tyre, a e karierave të veprave të tyre, por historia e shpirtit si prodhues dhe konsumues i letërsisë.”

Korrik 2018

Vladimir Muça Shkrimtar- kritik

31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page