top of page

DIMRAT


DIMRAT E KADARESЁ

NGA SPASSE THANASI

Pёrditshmёria e mёrzitshme nё lartёsinё e njё balade…

Mbёshtjellё me pallton e madhe, nёn atё peizazh tё bardhё dёbore ku natyra dukej mjaftё e ndritshme, ISMAIL KADARE kishte dalё rrugicave tё qytetit tё Korces sё bashku me disa kolegё tё tjerё shkrimtarё dhe pas njё shёtitje tё shkurtёr iu drejtuan njё rrugice tё kalldrёmtё qё tё con nё kodrёn mbi qytet.

Nё atё ndjenjё ngazёllyese, qё vetёm shpirti e frymёzon, KADAREJA nga hapёsira e njё lёndine vёshtronte vёrtetё njё qytet tё bukur, qё kishte thellё pamjes sё tij tё magjishme edhe kёngёn e serenatave… I pёlqente mjaftё ky motiv, por edhe dimri pёr tё kishte njё tёrheqje tё fuqishme. Jo se ishte ftohtё, jo se lozte me topin e dёborёs, as edhe pse kjo stinё “finte” nёpёr ёndrra…Sec ndjente zemra kadarjane nё kёtё vezullim dёbore !. Shpirti I tij, me njё fantazi disi tё kthjellёt,mori me vete njё mbulesё tё natyrёs dimёrore, njё pamje gri tё qiellit tё paanё, njё “vёshtrim tё egёr” tё maleve rreth e qark kurorёs sё Fushё-Korcёs, me pamjen e pёrhimtё e tё mjegulltё tё Malit tё Thatё,qё dukej sikur pёrcillte kёtё meditim tё bukur deri nё thellёsi tё brigjeve tё Prespёs, ku gjithashtu ishte shtrirё mantel i bardhё i bukurisё vezulluese, si njё fustanё nuseje i mendafshtё !...

Nxitja e krijimtarisё ishte e fuqishme. Pas“Pallatit tё Ёndrrave”, me njё saga shqiptare mbi gjumin e thellё tё kohёs,KADARE eksploroi nga vetёdija e vetё universal njё “rrёfim historik”, qё i ngjan shumё bukur dimrit tё madh…Njё dimёr vёrtetё i gjatё, qё vazhdon magjishёm nё vetёdijen e ftohtё e nguruese tё njerёzve, sado qё shpirti kёrkon hapёsira e ngazёllim…

- “Mbi gjithcka qёndron qielli i ftohtё qё bёnё dritё, por pothuajse nuk ngroh”,- vazhdon tё konstatoj autori si gjithmonё nё veprёn e tij…

Dhe kjo hiperbolё e akulltё e njё regjimi totalitar e tё izoluar nё burkracinё mё tё skajshme tё relacioneve zyrtare, ёshtё kёnduar me “frymё ballkanike”, me njё fatalitet tё vetёkuptueshёm. Gjuha e Kadaresё, e ngarkuar nga pёrditshmёria e mёrzitshme, risjell “Kёshtjellёn e Kafkёs” nё Tiranё dhe fikson anёn e erёt tё vetёdijes nё shtet me anё tё ankthit


Vatra ku lindi gjeniu i letrave shqipe

Si qytet i pasur, i mahnitshёm me arkitekturёn ndёrtuese me bukuri mbi gur, me kёshtjellёn monumentale tё ruajtur nё zgrip tё kohёs, GJIROKASTRA ka lindur njerёz qё kanё bёrё historinё e Shqipёrisё. Nё njё faqe tё gurtё tё qytetit,atje ku mbaron tatёpjeta e “Sokakut tё tё marrёve”, fillon shtёpia e Kadareve. Pamja e saj ёshtё hutuese sa e sheh nga afёr,pёrpara ke portёn e madhe me njё hark rreth 3m ku nё njё pllakatё tё vitit 1779 shkruhen emrat e tre ustallarёve qё e kanё ndёrtuar atё, si tё Mihos, Gjikas dhe Kolas. Kёta ndёrtues tё hershёm i dhanё arkitekturёn e zgjedhur pёr tё qёnё njё simbol pёr Gjirokastrёn, ashtu sic ёshtё nё tё vёrtetё ajo, si “zonjё me histori pa komplekse”. Sic shkruan diku gazetari Mero Baze : “Shtёpia e Kadaresё ёshtё fati i qytetit qё e lindi, dhe fati i Shqipёrisё me hipotekёn e njerёzve tё shquar tё kёtij vendi…”.

Me zemrёn - zjarr dhe fjalёn - shkёndijё !

Nё Palorto, tek “Sokaku i tё Marrёve”

Gjirokastra ka njё shtёpi me gurё tё argjendtё

Harkuar me pamje tё hijshme plotё dritё

Ruan ndjesitё e vecanta nё dhomёn ku lindi Isamaili…


Vatёr me “ gjurmё” e relike tё rrallё

Ku shkrimtari pёrjetoi fёmijёrinё dhe rininё

Gjer nё horizonte kapёrcejnё imazhet

Si “magji” qё shfaqen nё pёrralla…


Kёtu Isamail Kadare u pёrkund nga “Kukulla –Zonjё”

Trazoi ndjenjat me “Kronikёn nё gurё”

Nёn strehёzёn e catisё nisi udhёn e poetit

Me zemrёn - zjarr dhe fjalёn – shkёndijё !....


Fillimet e Kadaresё…

Djaloshi - poet studjoi nё gjimnazin e qytetit “Asim Zeneli” dhe mё pas shtegёtoi pёr studimet e larta nё Tiranё ku mё 1958 mbaroi Universitetin e Tiranёs, degёn e Gjuhё Letёrsisё. Mё tej, i etur pas universit tё dijeve, pёr dy vjet ( 1958 – 1960 ) studjoi nё Institutin e Letёrsisё Botёrore “Maksim Gorki” nё Moskё ( Rusi ) bashkё me shkrimtarin e talentuar Sterjo Spasse. Kurdoherё me dёshirёn pёr dije dhe horizont kulturor pa menduar se fama e tij do tё ishte groteske dhe e pёrbotshme. Kurdoherё me vezullimin e qytetit tё lindjes nё vetёdijen krijuese, duke i thurur njё himn madhёshtor me romanin “Kronikё nё gurё”…Njё roman ndjenjash nga vendi i njerёzve tё pavdekshёm. Peizazhi i ashpёr dhe pamja e gurtё e qytetit janё hiperbola e njё krahasimi tё madh artistik dhe Gjirokastra mbetet gjithmonё nё faqen e malit si njё transoqeanik qё lёshohet prej kullave tё larta tё Kalasё. Prandaj dhe quhet me njё togfjalёsh metaforik tё vecantё : “Gjirokastra – kronikё nё gurё”; “Gjirokastra – kronikё nё kёngё”; “Gjirokastra e lashtё – kronikё nё histori !”…Jo mё kot thuhet me krenari nё vargjet e kёngёs popullore tё Petrit Lulos “ kur thua Gjirokastra, i ke thёnё tё tёra !..”.

Si ёshtё qyteti pёr Kadarenё nё ndjenjёn e mirёfilltё tё dashurisё pёr vendlindjen ?

- Qytet zemre, qё ngrihet shkallё – shkallё mbi kurrizet e Malit tё Gjerё, qytet “magjiplotё” qё mbёshtet kryet hitorike mbi Kalanё e Argjirosё; qytet i freskёt dashurie qё pёrcjell vёshtrimin e syve tё ndjenjёs nё valёt e lumit tё Drinosit. Pra, qyteti i ёndrrave, si njё model nё refleksionet e mendimit !.

Po vitet e bukura nё Universitet ?

- Kujtim i pastёr i viteve nё lulёzim, njё ngrehinё rinore me dashurinё e brishtё nё zemrat e prushta. Jam i bindur se pendari ynё do tё shtonte edhe pёrcaktime tё tjera, qё ai i ka bёrё tё ditura edhe nё romanet e bukura ku dashuria nuk ka numra tё pёrcaktuara, por mbetet e pafundme. E pafundme dhe e gjerё si shpirti artistik i zemrёs, si ndjenja bleruese e vonё nё rrugёn e vёshtirё tё artit…Do tё shtoja se nё kёtё moshё rinie tё Kadaresё, ditёt ishin gjithnjё tё ndritshme, netёt vinin plot me yje…Por, atij nuk i pёlqente fare ideja e dashurisё qё rrinte pezull si njё pallat dimёror…Ai vetё ishte njё “furtunё”, njё “stuhi” nё frymёzime dhe ёndёrrime, ashtu sic ishte dhe rruga e krijimtarisё latrare qё nisi si poet nё vitet e gjimnazit.

Letёrsia brilante e KADARESЁ filloi pikёrisht nё qytetin e Gjirokastrёs, pёr tё cilin pati njё ndjesi tё fortё qysh fёmijё dhe me sytё e ndjenjёs e shndёrroi nё njё qytet grotesk ku nuk ka fund pёrkushtimi dhe dёshira. Sic e cilёson Dritero Agolli, bashkёkohёs dhe mik i Kadaresё qё nё rininё e hershme, “Gjirokastra, pёrvec bukurisё magjepsёse tё peizazhit qё tё mrekullon, kur e sodit, ёshtё edhe njё qytet me vlera tё larta intelektuale”.


DUKE SHЁTITUR NЁ QILIMIN PREJ GURI…

Qyteti i Girokastrёs ngjan si yll qё ndricon nё supin e maleve plot kёngё, si njё qilim i veshur me kalldrёme shumёngjyrёshe gurёsh radhё – radhё…

Gjirokastra kacavjerrur nё faqen e malit

Muk shqitet qё aty sikur qameti tё bёhet

Bregu i lartё pёrbri Grihatit

Pёrcjell castin e lumtur gjithё krenari

Tek kulla e lartё e Kёshtjellёs

Me teqe tё vetmuar rrethuar me qeparisa…


Lagjet, pёrrenjtё dhe urat qё lidhin pjesёt e qytetit

Lёshojnё mallin prej majёs sё Malit tё Gjerё

Fluturojnё kohrave duke shndritur e vezulluar

Rrezet e diellit si para argjendi hedhur nё qiell…


Sfond gurёsh i qendisur

Nё pёlhurё rrugёsh tё pjerrёt

Nё sheshin e Pazarit plot ngjyrime

Peizazhet bёjnё heshtur serenata dashurie…


Frymon bukuria

Me pirgje tё mjegullёs mijёvjecare

“Gostia e yjeve” nё sytё e mi

Ka agimet e shekullit nё “trokitjen” e qytetёrimit !...


Nёn petkun e “traditёs sё dikurshme”

Bukuria e peizazhit me “dashuri tё dehura”

Sjell nёn dritёn e praruar tё hёnёs

Lёvizje universale nё “lёmshin” qё mbёshtjell rruzullin !.

Kur e filloi krijimtarinё letrare me poezi nё moshёn 12,ishte atёhere njё djalё i hollё, si njё “ syth” dhe nё pjekjen e moshёs. Kur u nis me studime universitare pёr letёrsi nё Rusi(Moskё),iu fut seriozisht jetёs krijuese tё pandёrprerё. E tёrhiqte letёrsia dhe u magjeps pas saj. Mrekullohej pёrpara artit. Mundёsinё e tё shkruarit e ka kёrkuar natyrshёm me gёzimin qё s’ka kufi nё periudhёn midis fundit tё fёmijёrisё dhe fillimit tё adoleshencёs. Dhe gjithcka ndodhi si njё aventurё nё atё fluturim e guxim tё marrё plot paradokse e dramacitet njёkohёsisht. Moshё e rrёmbimeve dhe e ёndrrave !...Kishte gjithmonё njё ёndёrr, njё “pikё vlimi” nё ndjesinё e triumfit. Nuk ishte njё “hic i papёrfillshёm”, por njё rrugёtim drejt “magjisё” me ёndrra tё fisme nё shekullin“tronditёs”. Pishtarin e shpresёs e mbajti gjithmonё ndezur me gjithё atё nxitim tё ngadaltё e capraz nё atё udhёtim drejt “piedestalit”. U mundua gjithmonё tё gjej “Itakёn” e vetё, ёndjen mitike tё Uliksit, por edhe tё krijojё dicka tё re, mё tepёr ndjesa nё “kullёn e fildishtё” tё letrave tё arta shqipe. I rrёmbyer pas ёndrrёs nё auditorin e gjerё tё shkrimeve e botimeve, ai shkruan romanin e parё “Mjegullat e Tiranёs”, qё nё tё vёrtetё kishte titullin“Dashuria Nr.2”. Pёr shumё e shumё vite kjo vepёr mbeti e mohuar prej autorit. Sidomos pas romanit “Qyteti pa reklama”, qё e shkrojti gjatё studimeve nё Moskё, ai roman i dukej krejt i prapambetur. Mё vonё ai tekst i parё i shkrimeve serioze letrare rezulton novela e shkurtёr “Nё dheun e huaj”, shkruar nё vitin 1953, kur Kadareja ishte ende gjimnazist 17 vjec. Nё kёtё mёnyrё, nё moshёn e rrёmbyer me pёrfytyrime tё mahnitshme dhe ёndrra sublime, gjejmё tek Kadareja njё sasi reklamash nё sprovat e para pёr tё shkruar njё roman : - “Doli nё shitje romani madhёshtor, i pashoq i I.Kadaresё”. Sic thotё vetё Kadare pёr kёto momente tё para entuziazte tё krijimtarisё sё tij : “teksti i reklamave e kalonte zakonisht edhe vetё tekstin e romanit, madje shpesh i lodhur prej tyre, s’kisha durim tё shkruaja veprёn e shpallur me aq bujё”. Ndoshta ёshtё i vetmi Njeri qё shpalli qё nё moshёn e re entuziazmin krijues pёr tu bёrё shkrimtar i madh !...Pa e nxitur njeri tjetёr, pa e shpallur plotёsisht nxitjen e brendёshme, pa marrё lavdata dhe mbёshtetje prej tё tjerёve. KADARE iu mbajt thellёsisht vetvetes qё premtonte njё tё ardhme optimiste prej talentit dhe guximit tё moshёs pёrmes letrave…


Poeti i ardhshёm, qё priste tё shpёrthente…

- Atё e kam parё tё rritet pёrpara syve tё mi. Jemi takuar sё pari nёn shkallёt e gjimnazit “Asim Zeneli” nё Gjirokastёr. Isha emёruar mёsues nё Lunxheri, ato kohёra, Ismail Kadare gjimnazist nё vit tё dytё…

Poeti i ardhshёm s’qe vec njё “syth” atёhere, qё priste tё shpёrthente. Edhe pse adoleshent, ai kishte besim nё vetvete. Dhe, mereni me mend, unё 19 vjecar, ai 15 vjecar. Katёr vjet diferencё. Nё vitin shkollor 1951 – 1952 ai hasdisi…krijoi disa cikle poezish qё s’ishin punё adoleshentёsh. Ato vinin si pranverё e gjenialitetit artistik. Apo nuk shkroi njё vjershё tё gjatё pёr “ 1 Majin” atё fund prilli. Por, edhe cikli i poezive pёr “Rrugёn e dritёs s’ka qёnё i pakёt…

Unё erdha pёr pushime atё verё. Nё Elbasan solla prej Gjirokastre vargjet e Ismailit tё vogёl. I recitova me nge tek “Parku i qytetit”. Mё pёlqente fort ajo vjersha pёr “ 1 Majin”, cikli pёr “Rrugёn e dritёs”, njё mpleksje e 12 rrokёshit me 9 rrokёshin, njё rritёm melodjoz qё tё bёnte tё kёrceje…Ismaili ishte nёn influencёn e poezive ruse, sidomos tё Isakovskit, mjeshtёr i ritmikёs….

Ismail Kadare nuk kishte lindur vec artist, por edhe njё karakter i vecantё. Nё atё moshё tё rinisё sё hershme, s’desh t’ia dinte pёr fuqinё e pushtetarёve. Ishte i ndёrgjegjshёm qё zotёronte forcё talenti dhe energji kritikuese. Nuk donte t’ia dinte pёr asnjё forcё prepotence. Kёtё ndёrgjegjёsim kёrkonte ta nguliste edhe ndёr shokё. Adoleshenca e “viganit” tё letrave shqipe u shёrbeu grigjave tё krijuesve qё nisёn rrugёn e artit. Pa shpirtё demokratik, pa karakter tё fortё, pa tё kaluar tё pastёr, “vatha e letёrsisё” nuk tё qas pёrbrenda. Kadareja i ri ka qёnё i ndёrgjegjёsuar pёr gjithё kёtё atmosferё !...Dhe vinte i hollё, i tretur nё mendime. Dёrmoi vёrtetё trupin nё tё ri, por ngeli energjik pёr tёrё jetёn !...

HYJNI CEKA, Elbasan

( Nga artikulli :“ KADARE, njё demokrat i lindur”, botuar nё

gazetёn “SHQIP” ).

Poet dhe prozator modern…

Ishte viti 1961…Nё atё kohё tek gazeta “Zёri I Rinisё” u botua njё tregim i Ismail Kadaresё me titull “Ditё me shi”. Tregimi ishte nё dy faqe dhe ishte sinjali qё po dilte njё talent i madh qё do tё kishte njё krijimtari tё madhe edhe nё prozё. Ai nuk u tregua entuziazt. Ishte modest pёr kohёn. Disa gjera tё tij nuk mund ti pёrkufizoja atёhere. Por, talenti i tij po shpёrthente…

Si poet Ismail Kadare hodhi hapa tё mёdha, si vazhduesi mё i denj dhe mё progresist i poezisё sё Migjenit. Ai u bё pёrfaqёsues i poezisё moderne tё asaj kohe me stlin e tij.

Krijimtaria e Ismail Kadaresё nuk do tё ishte kaq e larmishme, kaq evidente, kaq e suksesёshme, nёse nuk do ti ishte kthyer prozёs…Vetёm me prozё ai shprehu mё qartё, mё kuptueshёm,nё mёnyrё mё bindёse idetё e tij tё mёdha filozofiko – letrare. Por edhe poezia e ndihmoi atё jashtёzakonisht nё prozё. Prandaj edhe proza e tij ёshtё sintezё, frymё poetike, ёshtё sintezё dhe cdo sintezё pёrcakton njё nga gjenialitetet krijuese tё Ismail Kadaresё.

“Gjenerali i Ushtrisё sё vdekur”, qё bёri bujё nё botё, pёr 24 orё pushtoi Parisin dhe mё vonё botёn letrare. Shumё i bukur si roman. Njё poemё e shkruar nё prozё. Kёtu ёshtё gjenialiteti i tij. Ky roman ёshtё sintezё poetike, njё ide e madhe e kthyer nё ngjarje, qё pёrkufizohet vetёm me njё shprehje : “Ja pasqyra e vёrtetё se cfarё ndodh, nis e ndjek kёtё rrugё, cdo shtet nё botё !...”

AGIM CERGA, Shkrimtar

( Nga intervista nё gazetёn “Telegraf” datё, 29.09.2014 ).

Prozator modern dhe poet i vargut melodjoz…

Vargjet e poezive tё kthjellta nё kalldrёmin e qytetit tё gurtё,lindёn nё mendjen e Kadaresё si njё “trokitje” e ndrojtur nё shtёpinё trekatёshe. Kёtё motiv tё pёrjetshёm,si valё ёndrrash nё sy, ai e ka ndjerё edhe nё kinemanё e vjetёr tё qytetit, si njё “copё bote e madhe”; tek pullazi i llamarinёs ku rrjedh njё pёrrua i madh; tek telat e kitarёs qё zgjaten nё mugёtirё; tek llambat e mesnatёs me “ mendime tё mёdha”; tek flladi e degёt qё lёkunden si gёrsheta tё shthurura; tek mendimet e blerta tё drurёve nё pranverё dhe nё vjeshtёn e vonё ku shkulen rrёnjёt e shirave tё kristalta…Me ndjenja tё ripёrtёrira u drejtohet shpirtit plot shkёlqim :

Poezi,

Udhёn gjer tek unё si e gjete ?

Mamaja ime shqipen mirё s’e di,

Letrat si Aragoni i shkruan pa pikё dhe presje

Babai u end nё rini nё tё tjera dete

Po ti erdhe

Duke ecur nёpёr kalldrёmin

e qytetit tim te gurtё…”(“POEZIA”,1959).


Kurse me tingullin e gёzuar nё biletari apo dhe nё afishet tek Xhamia dhe Qafa e Pazarit, shkruan titullin ndryshe me copё tё “botёs sё gjerё” :

- Kinema e vjetёr

Kinema e braktisur

Stola tё rёndё,tё gjatё,tё vithisur

Nё cdo moshё qё tё hyj

Nё cdo vend qё tё vete

Si hamall kёto stola

Do ti marr me vete…( “Kinema e vjetёr” )



Shqiponjё e letёrsisё dhe e kulturёs sonё, jo vetёm nё qiellin shqiptar, por edhe nё qiejt e botёs !...

Shumё vite mё parё, shkrimtari Sterjo Spasse, nё njё letёr falemderimi pёr sukseset nё letёrsi, i shkruante Kadaresё :

“ I dashur Ismail,

Pak nga muzeumi i sёmundjeve, pak nga mosha e shtyrё (mos kujto se jam si tridhjetё vjet mё parё nё Moskё), pak edhe nga mukaeti, jam penguar tё takohem shpesh me shokё, si dhe me ty. Por e kam ndjekur me shumё kujdes fluturimin tёnd lart e mё lart si shqiponjё e letёrsisё dhe e kulturёs sonё, jo vetёm nё qiellin shqiptar, por edhe nё qiejt e botёs dhe mё ёshtё bёrё zemra mal qё ke hyrё nё bibliotekat tona kombёtare e familjare,por edhe nё bibliotekat e mbarё popujve tё botёs si njё kalorёs fisnik e ballёlart, pёrfaqёsues i shkёlqyer i kulturёs shqiptare tё ditёve tona.

Tani, me rastin qё u bёre anёtar korespodent i Akademisё sё Shkencave Morale dhe Politike tё Francёs, kam gёzimin tё tё uroj me gjithё zemёr kёtё nder qё tё bёri Franca – atdheu i kaq gjenive tё kulturёs sё pёrbotshme. Dёshiroj me gjithё zemёr qё njё ditё,shpejt a vonё,kjo s’ka rёndёsi,tё uroj edhe ti tё rreshtohesh ndёr ata gjenialё krijonjёs tё pёrbotshёm qё kanё me tё drejtё edhe cmimin NOBEL…Pёrshёndetje e urime tё pёrzemёrta familjes tёnde Pёrqafime

Sterjo Spasse

Tiranё, mё 04.03.1989


RREZATON DIELL SHQIPЁRIE NЁ BOTЁ !...

Mjeshtri KADARE flet pёr tё gjithё, kjo ёshtё njё gjё evropiane. Unё si dikush qё ka interes pёr letёrsinё shqiptare, kam bёrё si hobi pёrkthimin e poezisё shqipe. E admiroj krijimtarinё e Ismail Kadaresё. Zona muzeale kёtu nё Gjirokastёr ёshtё vёrtetё njё vlerё e cmuar e traditёs shqiptare, e vyrtyteve tё historisё sё saj. Kadare ka shumё gjera pikante nё veprat e tij.

Robert Willton

Zv/ Ambasador i OSBE-sё nё Tiranё (Nga intervista nё gazetёn“Nacional”,datё 31.01.2016)


Atdheu ynё i vogёl i ka tё pakёt njerёzit e vyer si diamante. Sic shprehet Spartak Ngjela :“Tё shenjtёt nuk preken”. Dhe KADARE i sulmuar, nuk preket aspak, pёrkundrazi ngrihet mё lart, rrezaton mё shumё diell Shqipёrie ne botё !..


ROMANI QЁ E BЁRI TЁ FAMSHЁM KUDO…

Mbi shpatullat e qytetit

nё ngjyrat e kalldrёmit historik

rreth lagjeve me mbulesё mendimi

vargjet e mia pёr “Gjeneralin”

i gjeta shpёrndarё si fenomen i trishtё

nё rrokadёn e kohёs, kur ISMAIL KADARE

solli plot fuqi pёr lexuesin shqiptar

romanin “Gjenerali i Ushtrisё sё Vdekur”…

Ngjarja merr frymё mbi mbulesёn e ndjenjave

kur lufta i dha rrugicave tё gjalla

njё botё tё mbytur kujtimesh

njё shpirtё tё ftohtё ankthi

kur dicka e re vdiste me ёndrrat e pakthyera

dhe historia e lirisё mbetej vetёm frymё…

Njё muzikё qё buciste nga kambana njerёzore

zgjonte e zgjonte mendimet e maratonёs maramendёse

nё pёrballim tё zёrit tё Nazim Hikmetit - poet

“ Njё gjendje e trishtuar e lirisё !...”

Kjo poezi mbartur me luftё e jetё

ka brenda “shpirtin e shenjtё” tё gjigandit

qё kurrё s’do tё vdes

S’do tё preket kollaj nga endacakёt pa mend tё letёrsisё

zёri i tij nёpёr kohё

do tё jetё frymё e gjallё e lirisё

e ёndrrave dhe e dashurisё !...

Pёr romanin qё e bёri tё famshёm kudo

tё skalitura vijnё mendimet

me vargjet e poezisё kushtuar “Gjeneralit”

hero i “kohёs sё vdekur”.




KAPITULLI I

Udhё dimri…

Nё njё intervistё “ DITЁ DIMRI” gazetarja Eni Vasili, kur foli pёr dimrin qё mbulonte vendin nё njё vit tё vёshtirё, pёrmendi gjithashtu shkrimtarin Ismail Kadare. Jo rastёsisht !...Duke kujtuar poezinё e tij tё bukur “ Plazhet nё dimёr” u shpreh se : - “Nuk e zgjodha pa qёllim, sepse veprёn e tij e njoh mjaftё mirё, sic njoh edhe dimrat e tij. Nuk di nё ka shkrimtar tjetёr qё tё ketё dimrin nё veprёn e vetё aq sa Kadareja. Kёto kohё pёr shkak tё shirave papushim, tё dёborёs dhe tё ftohtit, u jam rikthyer poezive tё tij, komunikoj me to, mё pёlqen tё humbas nё to”…

RЁNIA E DЁBORЁS

Ty ndoshta nuk tё shkoi ndёrmend

Se qielli rastёsisht s’u mbyll

Se kjo dёborё qё shtroi kudo

Nё tё vёrtetё ra pёr ty.


U projektua cdo Kristal

I saj nё qiell tё madh diku

Dhe nuk pushoi sё rёni ajo

Gjersa i gjeti flokёt e tu.


Qё ti ta shkundje me njё gjest

Shkujdesshёm krejt e gjithё gёzim

Njё natё tё tёrё qielli punoi

Me ernat nё bashkёpunim.


Dhe nё mёngjez, i zbehtё ai

I ftohtё hapej madhёrisht

Ndёrsa shёtisnim ne tё dy

Nёn alturizmin e tij tё hirtё !...


Dhe vёrtetё, njeriu duke u vёrtitur nёpёr stinёt e vitit, gjithcka e pёrfundon me ёndrrёn e tij, me dimrin, i cili sjell pёrherё gjёrat qё kёrkon apo fantazon. Me metaforёn e kёsaj stine tё vёshtirё e “ tё ashpёr” shkrimtari Ismail Kadare ka veshur ngjarjet e mёdha historike tё vendit dhe ka zbuluar relike tё vecanta tё shpirtit tё njeriut, kur situata e jetёs nuk ёshtё njёlloj…

Nё dimrin e vitit 1960, kur marrёdhёniet e Shqipёrisё me BRSS-nё u “ftohёn” dhe u prish i gjithё ekuilibri politik i ideologjisё socialiste midis dy vendeve pёr shkak tё demokracive tё reja qё po sillte Perёndimi, KADAREJA kompozoi “atmosferёn e krisur” tё qiellit socialist me romanin “ Dimri i vetmisё sё madhe”, variant qё u censurua rёndё nga regjimi pёr shkak tё imazheve joreale. Romani sipas frymёs sё kohёs komuniste nuk duhet tё kishte ketё titull, sic e kishte vёnё Kadareja. Sic shprehej atёhere Isuf Vrioni ishte “mundim i kot”. Duke kapёrcyer me inat kёtё kundёrvёnie, nga dora e Kadaresё u fytyrzua variant i dytё, sic u mendua “DIMRI I MADH”…Njё roman qё sundoi ndjenjat e lexuesve me peshёn e kohёs, me sfondin gri e pa formё tё Shqipёrisё socialiste. Pa e prekur tekstin fillestar “Dimri i madh” u botua nё Francё dhe gazetat do ta krahasonin Kadarenё e Shqipёrisё me Homerin antik !.


“ Dimёr si ky s’ishte parё

S’ishte parё stuhi si kjo

Si yll qё shuhet mbi botё

Yll i Kremlinit u ftoh…”


Cdo shpirt shqiptari kishte udhё dimri…Mbi shpresat e ngurtёsuara tё kohёs, avionёt iknin pёrmes reve si fantazma qё nuk sillnin ndonjё vezullim nё brigjet e Adriatikut. Nёn atё kёrcёnim tё kёndshёm dёbore me drita dhe hije misterioze, me rrymёn e kalimtarёve dhe telefonatat e zemёruar tё dikastereve tё rёndёsishёm tё shtetit, me ngjarjet fluide dhe mjegullёn qё mbёshtillte gjithcka ; me zhurmёn e cuditshme dhe hapёsirat me copa dialogjesh tё pakuptimta, me diellin e ftohtё e tё pakapshёm nё brinjёn e qiellit, nёn atё mosbesim tё gёzueshёm me shёnjat simbolike tё unitetit komunist, atdheu ishte nё trishtim dhe i ngjante aq shumё fushave tё ftohta mbuluar me dёborё.

Stinё vetmie…Dimёr i ashpёr, i madh dhe i stёrgjatur…Rrethim tronditёs !. Sytё njerёzor iu drejtuan dilemёs rrёnqethёse : “A do tё ndricoj qielli ?!...”. Drita e ditёs dimёrore, qielli i veshur me ndricim uniform prej humnere, shtrirja episodike gri gjer larg mbi dimёrimin e maleve lёkundnin si lavjerёs ekuilibrin e vendit. Njerёzit mbanin mbi supe ngjarje epokale. Brenda tyre kishte lёvizje pёr tё mos thёnё stuhi !...

Nё lёvizjen e zezё e tё mundimshme tё lokomotivave nё stacionin e trenit tё Tiranёs, ditёt e ftohta tё dimrit, dukeshin me ca re budallёqe nё qiell dhe me copa shiu tёrё nerva. Nё zjarrminё e panatyrshme me valё mallёngjimi, hakmarrja e shtetit dukej njё copё tokё dimёrore me njё reliev tё cuditshёm tё krijuar nё njё natё pa gjumё. Njё roman me iso e jehona qё mbёshtjellё e mban gjallё traditёn e epikёs popullore, solli ngjarjet fluide si mjegullat e atij dimri me terr stepash e lёkundje tё globit …

Njё dimёr i ashpёr kaploi truallin shqiptar. Si qiri i mekur ngjante edhe dielli. Ishte lёkundur fort njё shtet i madh, ishte ngrysur njё “qiell miqёsie” nё zemrёn e shekullit tё XX. Kampi i “predikimeve tё mёdha”, i “ozonit tё miqёsisё” po humbiste drejtpeshimin. Zhgёnjimi i madh i shqiptarёve u drejtua nga “ Orёt e Kremlinit” qё kishin ndalur…Pёr kёto pasione tё goditura dhe prerje rruge edhe Cobo Skёnderi do tё shkruante pёr “ Dashuri tё ngrira” kёtej dhe andej tek Lindja ku u celnikos miqёsia me “Nёnёn e Madhe”…Atje ku nisёn grahmat e njё bote tё madhe shpirtёrore me njё moral tё dhimbshёm nё monstruoz tё kohёs…

Vdiq Bashkimi Sovjetik !... Humbi hyjnorja nё skenёn e miqёsisё,u dashuruam me dhimbjet, me hijet, me pelerinёn e zezё, me ligёshtinё shtypёse nё njё hapёsirё tmerri dhe frike.

Ka pllakosur gjёma !.. Aeroportet nuk do tё zhurmojnё mё dhe studentёt me studime universitare nё Moskё do tё cёnojnё gёzimin e vetёdijes e do tё kthehen mbrapsh nё atdhe. Sa dashuri tё humbura ?!

Kohё shungulluese fatesh !... Misionarёt e sigurimit tё shtetit tё veshur me njё moral pa kompromis u thoshin tё porsakthyerve nё atdhe me fёmijёt dhe gratё ruse : “ Lini vajzat ruse – putanat”. Lemeri e mbushur me shqetёsime dhe alarme…Dikush guxoi tё thotё : “ Nёse ne vrasim familjet, a do tё shkrijnё akujt para dhe prapa Antraktidёs ?...” .Kjo pyetje e guximshme shpёrndahej nёpёr tё gjitha zemrat e atyre familjarёve qё ishin lidhur fort pas atyre vajzave me tё cilёt kishin krijuar familje e kishin lindur fёmijё ёngjellorё…Tё gjitha dashuritё dhe ёndrrat mbetёn “ kuturisje” e kotё dhe njё “vetёdije e coroditur” dhe bashkё me to u turbullua dhe shpirti. S’ka mё liri tё vullnetit tё mirё !...

Nё realitetin – jetё ciklojnё erёra tё ftohta tё veriut planetar, me ngrica dhe shterpёsi ndjenjash. Nё cdo mendje studenti tё asaj kohe qё merrte dije nё “kokёn” e kampit socialist, nё cdo zemёr shqiptare kishte zёnё ftohja si “metamorfozё” e asaj carje tё madhe.

Ftohja....Pёrcarja….Carje tragjike….E pabesueshmja…

Kafshim i titanёve….Shkёputja….Kriza…Acari….Requiem pёr unitetin !. Tё gjitha kёto fjalё “notonin” ngadalё ngathёrisht, si trupa pa jetё nё ndёrgjegjen njerёzore.

Njё qiell plumbi varej kudo !...Ndёrtesat po nguroseshin, trotuarёt humbisnin zhurmёn e zakonshme, gjithcka rrotullohej dhe tretej. Pamja e grumbujve tё dёborёs ndanё xhadeve ishte shtypёse. Dukej pёrnjemёnd qё kishte njё dёborё qё kishte kohё qё nuk shkrinte e nuk merrte frymё. Tamam dёborё e vdekur, sic thotё Kadareja pёr ketё peizazh.

Pas dritareve dita dimёrore e kish mbuluar botёn me njё gri tё pafundme. Ishte njё qiell djerr, me njё mbulesё tё madhe qё e pёrshkonte tejpёrtej.. Njё qiell i veshur me njё ndricim uniform prej humnere . Kishte “dicka” epokale nё shtrirjen e tij gri gjer mbi dimёrimin e maleve…


D I M R I

Dhe vjeshta i shkoi “fletёt e saj”

I vёrtit era, i pёrpjek

Dimri si perandori kinez

Ngjyrёn e verdhё kudo e ndjek.


Dhe kёto re qё tani vijnё

Ndryshe nga retё e gjertanishme

Tё shkretat janё pa vetёtima

Porsi djerina tё mёrzitshme.


Vecse nёn to qyteti zien

Me drita, zhurma dhe trafik

Dhe flokёt e tymta tё uzinave

Mbi supe i bien madhёrisht.


Ja horizonti i bardhё i dimrit

Pёrball peizazhit qё lёviz

Harxhon tё fundmen vetёtimё

Si reporteri tё fundit blic…


“Dimri i madh”, kishte pushtuar zemrat e lexuesve !...Njё libёr pёr zemrat e lёnduara dhe arsyen e mendimit njerёzor qё modelohen si njё “apokalips” nё rrjedhёn evoluese tё zhvillimit tё vendit…Me njё deduksion mjaftё tё nevojshёm nё genin e lashtёsisё sё kombit, Ismail Kadare portretizon njё “vendnumuro” tё dukshme pёr prapambetjen e vendit. Diagrama e kohёs “devijon” trajektoren nё rrёnimin dhe zhgёnjimin e njё populli. E pakuptueshme kjo “filozofi e mirёfilltё” e mirёkuptimit dhe bashkёekzistencёs nё njё “plasaritje kozmike” qё ka bariera tё cuditshme tё mosnjohjes dhe tё fshehtёsisё…Nё ketё shtrirje, me dhimbje mendimesh, pёr njё qendresё epokale tё njё populli tё thjeshtё, shkrimtari hedh dritё me mendimet e veta pёr jetёn nё pёrballim tё sfidave. Ai kёrkon pёrgjigje e reflektim nё “vakumin e ditёve” dhe pёrndjek “hakmarrjen e shtetit” si njё model klasik me goditje tinzare e marrёzi tё lodhshme.


“ SHTETI NЁ DIMЁR”

Kishte hyrё dimri. Pasi kishte mbuluar shtete tё tёra me erё dhe dёborё, ai zbriste gjithmonё mё poshtё, duke synuar tё arrinte kufijtё e dikurshёm tё akullnajave, ashtu si cdo pushtues tё ri, qё pёrpiqet tё arrijё kufijtё perandorakё tё pushtuesve tё mocёm. Si gjithmonё, duke parё dimrin e madh, pothuaj nё tё gjitha vendet kishin dalё njerёz qё thoshnin se kishte lёvizur boshti i tokёs.Ky ishte njё thashethem i vjetёr qё dihej se pёrhapej midis popujve, sa herё qё pllakosnin stina tё jashtёzakonshme ose nё mbarime apo fillime shekujsh, gjysёm shekujsh, e sidomos mijёvjecarёsh…

Megjithёse i pёrgёnjeshtruar qindra herё, si cdo thashethem i stёrlashtё, ai vazhdonte tё ishte cuditёrisht i besueshёm dhe kjo ishte njё gjё e kuptueshme pёr njerёzit, tё cilёt ishin tё prirur tё besonin se lёvizte ekuilibri i botёs, sa herё qё lёvizte dicka brenda tyre. E gjithё kjo ndodhte nёn njё qiell Dhjetori me pafundёsi uluritёse, tё pёrshkuar nga njё lloj pikёllimi me pёrmasa oqeanike, qё tё zgjon pёrherё dicka pa brigje, shkretёtirё pa njё frymёmarrje, bubullima e mijёra lёvizje rreth e rrotull… (Kap. XII, faqe 229 – 230 ).

Mёngjezet dimёrore hidhnin mbi ёndrrёn popullore njё ndricim tё turbulltё gёlqeror, njё akullsirё tё padurueshme. Informacioni i pёrgjithshёm i Partisё vazhdonte ngutshёm si “ rrёnkimi i portёs sё hekurtё” dhe mijёra diskutime, mendime e zёra tё vecuar kundёr vinin “rrёkeshёm” notonte midis njё grushti tё vogёl njerёzish me hije misterioze dhe mjegull qё mbёshtillte gjithcka…

Moska, e mbuluar me dёborё xixёllonte. Vargjet e dritave mbi Muzeun Historik, mbi ndёrtesёn e gjatё tё GUM-it dhe akoma mё larg, mbi kupolat e Katedrales sё Shёn Vasilit, krijonin njё diagram tё cuditshme. Makinat hynin nё territorin e Kremlinit nga ana e Aleksandrovskij Sad… (faqe 127 nё roman ).

Kosingeri buzёqeshi nё mёnyrё tё pёrmbajtur duke pritur qё edhe tjetri (Enver Hoxha) tё buzёqeshte. Por sytё e mysafirit mbetёn tё palёvizur. C’ishte ky dimёr nё sytё tuaj ?. Kёshtu i kishte thёnё Hrushovi dy javё mё parё njёrit prej zyrtarёve shqiptar . Enver Hoxha e kishte kokёn tё kthyer pёrgjysёm nga Kosingini. Atij i rrёzellin dobёt nёpёr mend se midis anёtarёve tё Byrosё Politike, Kosingini kishte qёnё njeriu me tё cilin kishte pasur tё bёnte mё shumё vitet e fundit. Syri i djathtё i Enver Hoxhёs, nё mёnyrё pasive, kapte njё pjesё tё pamjes qё lejonte supi i Kosinginit. Disa karrige mё tutje ishte Brezhnjevi. .Kinezёt rrinin tё heshtur me fytyra tё murosura. Ishte njё paqartёsi e kёndshme, njё mjegull bujare, qё lejonte gjithёfarё shoqёrime idesh nёn tisin e saj… Ja, kjo ishte darka e fshehtё e Krishtit dhe ata ishin apostujt rreth e rrotull tij…

Darka nё Kremlin…Fusha me pluhur…sytё e trishtuar tё ushtarakёve….Fytyra tё zbardhura nga pija….Ditё e ftohtё….Horizontet plot mjegulla…Shakaja e grurit, shakaja e plepave….Ftohja midis dy shteteve i ngjante ndёrrimit tё stinёve. Prishja nuk ishte afruar si njё fatalitet, prapa grurit qendronin cёshtje mё tё mёdha…

Epidemia frynte si njё duhmё mbi gjithё hapёsirёn e kampit socialist. Revolucioni po zinte dhjamё. Mbi trupin dyzetёvjecar tё BS po dilnin “thinjat e perandorisё”…Ishin tronditur nga themelet kupolat e Kremlinit nёn atё qiell tё ngrirё tё Moskёs…Edhe Shqipёria ishte “tronditur” thellёsisht me dicka tё madhe. Ashtu si disa herё gjatё jetёs sё saj tё gjatё. Sa herё qё i kishte ndodhur kjo Shqipёrisё, kishte pёsuar ndryshime tronditёse. Gjaku i saj, gjёndrat e humorit, nervat, psiqika, madje dhe sytё e rrudhat dhe gjithcka tjetёr, po trazohej tani prapё, ashtu si atёhere, kur fatet e saj i qenё afruar supershtetit. Ndeshjet me to ia kishin rritur pёrmasat dhe atёhere kur dukej se trupi i saj qe mplakur nga goditjet…

“ Unё nuk e kuptoj se si mund tё flitet pёr njё vend si pёr njё pavijon ekspozite ndёrkombёtare…Nuk e kuptoj kёtё lloj arsyetimi”, - kёmbёngulte pёrsёri Enver Hoxha…

“ Me kё do tё jetё Shqipёria ?...Kjo pyetje ishte bёrё atje nё Cermenikё nё gjuhёn angleze nё njё kasolle fshati, nё njё tryezё tё gjatё druri. Pёrfaqёsuesi i Anglisё pranё Shtabit tё Pёrgjithshёm, me kёmbёn e ngrirё e tё gangrenizuar, e pёrsёriti pyetjen, duke kthyer nga Enver Hoxha fytyrёn e prerё nga dhimbjet.

E njejta gjuhё, - mendoi Enveri. Kjo pyetje vёrtitej nё erё si mallkim. E kishte ende nё sy pamjen e rrafshnaltave tё Shqipёrisё para disa ditёsh, ndёrsa avioni fluturonte sipёr tyre. Qё poshtё mjegullave dukej sikur malet pyesnin : “ Ku je nisur e po vete nёpёr ketё tё ftohtё ?...”

Nё tryezёn e bisedimeve asnjё nёnshkrim, asnjё marrёveshje, asgjё konkrete. Fjala “ Bukuresht” e kishte shuar buzёqeshjen fare dhe cёshtjet e doktrinёs ishin bёrё delikate…

Ky ishte casti jonё fatal, casti i vetmisё sё madhe nё botё !






“ D I M R I I VETMISЁ SЁ MADHE ”


Me kultin e vetmisё sё madhe

Dimri u bё parabol e arsyes

Mallёngjim thellёsisht entuziazt me njerёzit

Njё shprehje e izolimit tё ndjenjёs

Larg lavdisё e doktrinёs

Pёrzier me “ditё gjёmimtare”

Nё cdo udhё !...


Kadare pёrballej me dimrin e vёshtirё

Enver Hoxha pёrballej nё Moskё

Tё dy nё njё rastёsi tё mundshme

Irronizim me pelerine tё pёrgjakura

Me psherrёtima tё ankthshme nё shpirtё

Emocione “mitizimi” nё pёrcarjen e madhe

Bekim nё dilemёn e mundimshme shqiptare

“ Ku do tё eci tani historia ?...”

Njё roman qё bёri tё dridhet gjithё bota perёndimore

Fati i autorit u kthye nё ngjarje

Udhёheqja luante pjesёn e xhunglёs

Shkrimtari kishte hapur lirinё e fjalёs

Me kёngё “lamtumire” nё qiellin komunist

Me lajmin “ e bekuar” qё ngjalli dёshirat

Tё shuhet “shija” e komunizmit me hijen e tij !...


Dimri dhe Ismail Kadare

Moska me dyzimin e Enver Hoxhёs

Gjithcka dukej e frikshme

Nё udhё zhgёnjimesh

Propaganda e partisё “gjёmonte” si top

Pёrmasat historike tё situatёs silleshin pa kuptim

Ku endej dimri i vetmisё sё madhe

Nё duart – glob tё shkrimtarit

Qё thёrriste botёn nё dyluftimin e kohёs :

Tё luftojё me atmosferёn e krisur

Tё demostroj afiteatrin e rrallё :

“Shkёlqimi dhe rёnia e komunizmit !...”.


Ismailo Kadare me penё nё dorё

Pёr Shqipёrinё hidhte dashuri

Enver Hoxha me shpatёn e diktaturёs

Priste “egёrsimin” e Kremlinit me apostujt e vjetёr

Dimri, ndriste me dёborёn e kristaltё

Nga bardhёsia e tij, njёrёzve u jepte paqe !...


Stujuesi dhe filologu arbёresh Matteo Mandala risjell diskutimin me njё botim kritik tё doreshkrimeve tё romanit “Dimri i vetmisё sё madhe” dhe rrёfen arsyet qё e shtynё Kadarenё tё merrej me ngjarjet e Moskёs tё vitit 1960 dhe me pasojat politoko-ideologjike qё rrodhёn pas prishjes sё marrёdhёnieve me BS tё Hrushovit.

“Gjurma” qё ka kjo vepёr munumentale nё krijimtarinё e Kadaresё mё tej se letrare, tani merr njё “histori zbulimi” si jashtёteksor,ashtu edhe kontekstuale…Si njё nga romanet kulmore tё tё gjithё projektit letrar tё Kadaresё, “Dimri i vetmisё sё madhe”, do tё mbetet njё trajtesё historike edhe pёr dimensionin qё do tё marrё tani me botimin e kёtij edicioni kritik i dorёshkrimit, tekst i parё realisht nga Matteo Mandala.( Gazeta MAPO, datё 22.05.2016, fq.18-19 )

Vetё Ismail Kadare kujton : “ Dimri i vetmisё sё madhe” u shkrua si roman nё kushtet e “palirisё” dhe unё isha detyruar tё meresha me tё gjitha variantet e ndreqeve tё tekstit.Gjithmonё kam punuar mbi tekstin e daktilografuar. Shkrimi i romanit filloi mё 1971 dhe mbaroi mё 8 Shtator 1972. Kёto kufijё kohor pёrfshijnё punёn pёrgatitore d.m.th tekstin e shkruar e tё daktilografuar dhe fazёn tjetёr, atё tё dorezimit tё tij nё redaksi pёr shtyp. Edhe kёtu kam ndёrhyrё me ndryshime e plotёsime mes rreshtash e anash faqeve e duke shtuar fletё tё reja.

Faza pёrfundimtare ishte koha kur vepra u dorёzua nё shtyp. Ky moment koncidoi me zhvillimin nё Tiranё tё kongresit tё drejtshkrimit (20 Nёntor 1972), i cili miratoi rregullat e drejtёshkrimit pёr redaksitё e shtёpive botuese. Kjo ndodhi edhe me botimin e Dimrit..

Kur shoh se sa kam punuar, shkruar, prishur e ndrequr, mё duket e mahnitshme. Ishte njё tekst delikat, donte shumё kujdes, sepse pёr njё fjalё mund tё ikte gjithё teksti..”


Vitet e shekujt do kalojnё. Atmosfera e viteve ’60 tё shekullit tё XX-tё do tё jetё njё epiqendёr, ku kanё kaluar ditёt shqiptare. Historia do tё shkruaj : “ Dimri, Kadareja dhe Enveri”, “Dimri , dhe lavdia e rёzuar !”, “Dimri, jehona nё sallёn “e provёs” nё Kremlin”, e plot momente tё tjera nga skenat e romanit tё Kadaresё. Edhe vetё Enver Hoxha nuk mundi tё mposht kёtё “sagё” me nota trishtimi, edhe pse autori u akuzua pёr deformim tё ngjarjeve dhe historisё plot instikame…Lexuesi do tё ndjej shijen e bukur tё ndjenjёs dhe brezat e rinj do tё afrohen gjithnjё e mё shumё me njё “portretizim” nё hienat e nemura tё ngjarjeve tё pёrbotshme shqiptare. E them me bindje kёtё konstatim se dimrat e Kadaresё do tё jenё gjithmonё njё “Dimёr i madh…”, qё nuk do tё gjej pёrshkrim tjetёr aq grotesk.




















KAPITULLI II

I. ATMOSFERA E KRISUR SHQIPTARE


PA FORMЁ ЁSHTЁ QIELLI…

Dicka mungonte…Intuita rinore i jepte nё shpirtё sprova tё vёshtira. Si shumё tё rinj Ismail Kadare kёrkonte njё qiell tjetёr, qiellin blu qё tё mbushte pamjen…

I zhgёnjyer nё formёn e ngjarjeve tё jetёs do tё shkruante bindshёm nё vitin 1957 poezinё “ Pa formё ёshtё qielli, si tru idioti”. Njё brejtje e brendёshme qё e linte tё shqetёsuar. Me atё shpёrthim vargu sikur lehtёsoi shpirtin, por ndjenja i mbeti e ndrydhur brenda tё gjithё qёnies :

“ Shteti im i diktaturёs, si Don Kishoti i marrё !...”, - do tё pёrsёriste shpesh nё vetvete sa herё do tё vinte nё vemendje njё zё universal mbi totalitarizmin…

Kishte cёnuar cakun e besimit dhe nё mendje iu vёrvit “shteti qё kёrcёnon” duke ndjerё njё neveri plot stres. Nuk kishte mё “strehё besimi” dhe kjo e mundonte gjithё vullnetin e shpirtit.

“ Shkrimtari nuk duhet tё pres,- iu vёrvit nё tru njё ndjenjё shpёrthimi, dhe filloi tё distancoj prej “ganxhave tё shtetit” me gjithё pёrkushtimin intelektual. Ai duhet “tё fliste”, tё shkruante “ashpёr” dhe tё godiste “me pambuk”…

Nё vitin 1962 ishte tregimi “Ditё Kafenesh”, qё plotёsonte shijen e njё stili tё lirё pёr shkrimtarin. Ndoshta mё i rёndёsishmi qё ёndёrron njё krijues. Botuar nё dy numra tё gazetёs “ Zёri i Rinisё” , kjo vepёr mbeti e izoluar dhe e “fshehur” pёr 39 vjet me radhё…Nё botimin e tanishёm tё kёsaj proze nuk janё bёrё ndryshime “duke gjykuar se ishte e pamundiur tё ndreqte dicka nё njё libёr qё ishte shkruar me njё stil tё ndryshёm nga romanet e mёvonshme dhe qё kёshtu ruante vlerёn dhe shijen e njё kujtimi tё largёt, tё njё reference”.

“Koha barbare” nuk do tё ishte larg. Fund Dhjetori i vitit 1975 erdhi me tёrbim. Endej debati i hapur nё atmosferёn letrare pёr poezinё “ Nё mesditё , Byroja Politike u mblodh”. Ishte kohё me zhgёnjime pёr shkrimtarin Ismail Kadare. Nё tavolinёn e tij krijuese, nё laboratorin pёrpunues dhe imtёsor tё gjёrave, ai shtroi vemendjen e pёrditshmёrisё duke fiksuar tё panjohurёn.

Tashmё, kёtej e tutje ai ishte nё qendёr tё “ciklonit” dhe pakujdesia mё e vogёl ishte vrastare, zhgёnjyese, rrёnqethёse e poshtёruese…Me sytё e ndjenjёs shikonte gjithcka unikale qё shёndёrrohej nё ankth si nё baladat e vjetra. Ndjente thellё shtypjen nga lart dhe hallakatjen nga poshtё. Kurrёfarё ekuilibri nuk kishte shteti, ekonomia qe rrёnuar dhe politika qe vetёm njё mekanizёm fiktiv pёr veprim.Pra, shteti ishte shёndёrruar nё njё gёrmallё qё e priste vetёm humnera…Ja thoshte kёtё miqve tё tij mё tё ngushtё, njerёzve tё arsyes dhe intelektualёve me “gram” qё mund ta kuptonin pa hezitim. Dhe gjithcka “tragjike” ai e ngriti nё art,nё njё njё simbolizim shekspirian pёr tu treguar mё nё imtёsi…

Nga segmentet e larta shtetёrore erdhi vendimi pёr dёnimin e shkrimtarit me transferim nё Myzeqe. Sfida e poshtёrimit u kthye nё frymёzim. Nga Semani nё Agim, deputeti dhe shkrimtari Ismail Kadare kaloi nё dimrin e acartё me dritё nervoze dhe pikёllim tё qetё, dhe kishte shpallur njё konfliktё me shtetin diktatorial…E para herё kёshtu…Iu desh tё pёrballet me survejimin banditesk dhe pёrndjekjen mizore. Jeta pa formё ishte e pranishme kudo dhe barbarizmi komunist “sundonte” ndёrgjegjen njerёzore. Pak mё shumё pёr tё, ai ngriti dhe “sfida” nё thyerjen e karrakterit burrёror...

Ismail Kadare “buciti” edhe nga fushat e Myzeqesё dhe nuk kishte “ortek” qё ta ndalte. Emisarёve tё Tiranёs do t’i vinte “fre” me ngadhnimin e fjalёs, me seriozitetin e punёs, me fuqinё e veprёs…Askush nuk mund ta shkelte mbi ёndrrat e tij. Askush nuk mund ta “pёrvetёsonte” nё emёr tё idealit. Duke i berё autopsinё e brendёshme njё gjendje tё pёrgjithshme tё trupit tё sёmurё tё vendit, ai gjeti rrugё pёr tu shprehur mё hapur, mё ballё pёr ballё, mё i kuptueshёm dhe bёri pёr tё gjithё njё “Ftesё nё studio”.

Koha e kaliti Kadarenё me ndёrgjegjen e kombit dhe jo me cmirёn e sistemit, prandaj dhe doli fitimtar, mbijetoi nё “stuhinё e egёr” komuniste dhe ndёrtoi njё vepёr - simbol pёr diktaturёn si askush tjetёr…



“REZISTENCA” NЁ POEZI

( E bukura dhe hyjnorja e shpirtit nё gjuhёn e Kadaresё )

Ka disa vёllime me poezi nga Ismail Kadare. Por ciklet poetike “ Ca pika shiu ranё mbi qelq” me 40 poezi, “ Kristal” me 60 poezi dhe “ Pa formё ёshtё qielli” me 100 poezi janё njё vullnet artistik qё tejkalojnё prurjen mediokre tё kohёs nё poezi pas viteve 1990.

Jo vetёm romanca e bukur poetike, jo vetёm shkёlqimi i ndjenjave nё tekstin e zgjedhur janё cilёsitё e vecanta poetike tё Kadaresё. Por vizioni krijues nё ketё prurje artistike ёshtё gjithmonё kёrkues dhe gjithnjё nё vend tё parё, kur ёshtё fjala pёr forcёn e gjuhёs dhe peshёn e vargut nё stilistikёn e koncentruar tё poezisё moderne…

E gjithё krijimtaria poetike e Ismail Kadaresё, ndoshta me ndёrprerje, ёshtё njё “rezistencё” e fuqishme letrare nё 50 vjetёt e fundit. Me zakonin e pёrballjes me cinizmin e kohёs, KADARE ёshtё treguar me penёn e tij edhe njё “luan i fortё” nё krijimtarinё poetike, duke mos stonuar asnjёherё me pёrcartje letrare qё nuk i shkon mbarё metodёs sё tij tё lartёsimit tё veprёs…

E gjithё kjo pamje poetike e bёn Kadarenё edhe njё poet me vargje tё arta nё letrat shqipe dhe njё mjeshtёr tё fjalёs sё zgjedhur nё vargun letrar…

Trokitje e ndrojtur nё shtёpinё trekatёshe ёshtё poezia pёr ISMAIL KADARE, qё e pёrkedheli me ёmbёlsi si “stacioni i fundit”.Kёtё motiv tё pёrjetshёm, si valё ёndrrash nё sy, ai e ka ndjerё edhe nё kinemanё e vjetёr tё qytetit, si njё “copё botё e madhe”, tek pullazi i llamarinёs ku rrjedh njё pёrrua i madh, tek telat e kitarёs qё zgjaten nё mugёtirё; tek llampat e mesnatёs me “mendime tё mёdha”; tek flladi e degёt qё lёkunden si gёrsheta tё cthurura; tek mendimet e blerta tё drurёve; nё vjeshtёn e vonё ku shkulen rrёnjёt e shirave tё kristalta; nё buzёqeshjet mbi botё ku vёrtitet zjarri i perёndisё dhe derdhen tё gjitha horizontet…kudo, pra, kudo poeti gjeti rrjeshta poezish tё kthjellёta :

“ Poezi,

Udhёn gjer tek unё si e gjete?

Mamaja ime shqipen mirё s’e di,

Letrat si Aragoni i shkruan, pa pikё dhe presje

Babai u end nё rini nё tё tjera dete,

Po ti erdhe

Duke ecur nёpёr kalldrёmin e qytetit tim tё gurtё…”

( “ Poezia”, viti 1959 )

Dhe gjithё kёngёn melodjoze tё shpirtit, Ismail Kadare ja kushtoi gjeneratёs sё tij, brezit tё mesit tё shekullit XX-te plot ndjenja tё ripёrtёrira dhe u drejtohet plot shkёlqim :

“ Se s’mё erdhi natёn si lugat frymёzimi,

Kjo kёngё mё erdhi sic vjen e djela

Pas njё jave mbushur me pёrpjekje dhe shqetёsime…”

(“ Shenime per brezin tim”, viti 1961 )

Po kёshtu ngazёllehet edhe kur ngrihet njё qytet i ri, pa mure tё lashtё dhe muze antike; edhe kur mёngjeset trotuareve tё qytetit tё porsazgjuar kanё “trokitje shekujsh”; edhe me tokёn e lashtё qё ka mё shumё heroizma se sa grurё dhe mediton me vёrshim nёpёr malet e larta, ndёrsa muzgu bie tutje nё xhade :

“ Pёrse mendohen kёto male tё lartё,

Kёto enigma me kurriz qё zgjaten jug – veri ?

Vazhdoj udhёn time

Nёn hijen e pushkёs sё gjatё….

……………………………………………………..

Nёpёrmjet shёnjestrёs sё pushkёs sё tij

Shqiptari vёshtronte horizontet dhe kohrat

Vёrshёllima e vetmuar e maliherit tё tij

I detyronte shekujt tё ulnin kryet !...”

( “ Pёrse mendohen kёto male”, Poemё, 1962 – 1964 ).

Edhe poezia “Tirana nё dimёr” (2005) gjithashtu nuk ka humbur kurrё tek Kadareja thyerjen e fjalёve. Tingёllimi i saj ёshtё realitet, pavarёsisht vrapit tё kohёs :

- Mesnata shkon, Tirana nuk fle dot

Po flet pёrcart si shput qё kёrkon ndihmё

Njё metropol me kryet krejt nё re

Kryqyteti me emrin krejt enigmё


Frynё erё e dimrit, si ulkonjё e ngrirё

Ajo qё s’jep pёrgjigje pёr asgjё

Frynё erё e dimrit, fishkёllen si bishё,

Qё nga Gjykatё e Lartё nё Parlament

Tirana gdhin, aq pabesisht e hijshme

Sa s’di si ta marёsh, dёlirё apo qytet…


KRIJIMET E PANJOHURA

- Ende vazhdon misteri : “ Tekste tё palexuara kurrё mё parё…”

Korpusi i krijimtarisё KADARE, nuk ёshtё i thjeshtё ku mund tё hysh lehtё. Vepra vargёzon mes shumё tё panjohurash, e certifikuar tashmё nё mё shumё se 40 gjuhё tё botёs. Nё ketё mёnyrё ISMAIL KADARE ёshtё i vetmi shkrimtar qё nё cdo gjeneratё ka lexuesin e vetё. Pra, ai mbetet absolutisht njё klasik i gjallё.

Njё seri e vecantё janё edhe krijimet e panjohura , qё janё njё “befasi sublime” nё karakterin krijues tё Kadaresё. Ai gjithmonё sjell supriza, vonesa, pёshtjellime, pse jo rishikime e ribotime. Shija e indiferencёs nuk ёshtё risi nё letrat kadarjane. Ai pёrballet vetёm me “shijen e bukurisё” dhe cilёsinё artistike nё veprёn e tij gjigande ku shumё lexues mbeten entuziaztё dhe tё kёnaqur nga cdo “befasi hyjnore” e veprёs letrare nё kёrkim tё pёrsosmёrisё…

“Provokacioni”, “ Leximi i Hamletit”, “ Bisedё pёr diamantet nё pasditen e Dhjetorit”, “ Djegja e Voskopojёs”, “ Sorkadhet e trembura”, “ E Hyjnueshmja”,- ja kёto janё veprat e reja si tregime, novela e romane tё pabotuara deri tani, qё do tё vijnё nё vitrinёn e librit shqip pёr herё tё parё dhe si njё eveniment i madh letrar , pёr njё krijimtari tё pandёrprerё asnjёherё nё largёsinё e viteve… Tё gjitha nё njё bashkёpunim me Shtёpinё Botuese “ ONUFRI” si vepra tё palexuara kurrё mё parё, duke vazhduar ende “misterin e bukur” dhe tё pakapёrcyeshёm pёr tekste e krijime nga labirinti antik e historik tё vendit , tё panjohura mё parё…


II. NDЁRGJEGJA E SHQETЁSUAR

SHQIPTARЁT NЁ KЁRKIM TЁ NJЁ FATI TЁ RI…

I gjithё libri – sprovё i shkrimtarit ISMAIL KADARE “ Shqiptarёt nё kёrkim tё fatit tё ri”, me dhjetё nёntitujt nё 55 faqe, ёshtё njё dёshmi pёr Shqipёrinё e cila kalon nga Lindja nё Perёndim, aty ku ёshtё edhe fati i ndryshimit tё madh historik nё jetёn e popullit shqiptar.

Shumё shёnime dhe opinione shpirtёrore e publike tё shkrimtarit lexohen pёr herё tё parё. Ёshtё njё sprovё origjinale e stilit krijues tё shkrimtarit qё le shumё pёrshtypje e mbresa pse jo edhe njё universalitet ngjarjesh nё historinё e zhvillimit dhe pёrparimit tё Shqipёrisё drejt demokracisё sё vёrtetё…Sic shkruan Anjez Hyfner nё vlerёsimin e krijimtarisё kadarjane : “ Pёr ato ngjarje qё s’ia vlen t’u hedhёsh sytё nё anё tё botёs, ai ( Ismail Kadare) i shёndёrron ato nё letёrsi botёrore…” Dhe vёrtetё, Shqipёria dhe Kosova , njё komb unik shqiptar, hyn pёr herё tё parё nё njohjet dhe pёrkrahjet botёrore lidhur me lirinё dhe demokracinё. Nё aleancat me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, Shqipёria militon aktivisht nё evropianizimin e Ballkanit dhe Kosova do tё fitojё integrimin evropian me mbёshtetjen e fuqishme tё Perёndimit dhe SHBA-se…”.

Tjetёr “sfond” krijon sprova letrare “ BALLKANI NЁ KЁRKIM TЁ EVROPЁS”, qё ёshtё njё “metaforё gjeniale” pёr raportet e Shqipёrisё dhe Ballkanit me Evropёn : - “ Tani pesё vende ballkanike, Sёrbia, Mali i Zi, Shqipёria, Kosova dhe Maqedonia, presin verdiktin e kontinentit – mёmё. Tё pesё vendet e mёsipёrme ende e mbajnё “ unazёn” , shenjёn e skllavёrisё !...( artikull i botuar nё “ Neё York Times” dhe i ribotuar nё gazetёn italiane “ La Republica”).

“PRISHTINA NЁ DHJETOR…”

Edhe pёr Prishtinёn Ismail Kadare ka shkruar nё Dhjetor. Nё njё ditё jashtёzakonisht tё ftohtё, me pamje plot rrёmujё, me trishtim e pezmatime shqiptarёsh. Ai i referohet librit me titull “ I izoluar” qё tregon pamjet e terrorit nё Kosovё nё pranverёn e vitit 1989 duke pёrtёrirё rrёfimet nga “tunelet e tmerrit” me mbulesё tё zezё dhe spikamё gardianё burgjesh…Janё mbi 60 dёshmi, njё listё prej 253 intelektualёsh tё burgosur, tё izoluar e tё torturuar. Gazmend Zajmi nё parathёnien e librit shkruan se “ Nga ana e njё pushteti u dёshirua jo vetёm mposhtja e njё vullneti tё njё populli, por edhe shembja e tёrё trashёgimisё sё civilizimit juridik nё botё…”.

E tёrё dosja e Kosovёs ёshtё me pyetje tё pashmangshme :

Cili ёshtё shkaku i vёrtetё qё i shtyu sёrbёt tё kryenin kёtё aksion” ?...

“ Si guxuan ta kryenin” ?...

“ Si guxojnё ende sot tё mos dёnojnё “?...

Dёshmitё vijnё njera pas tjetrёs, njera mё e hidhur se tjetra.Nё ditёt e Marsit 1989 castet e arrestimit ishin nё mёngjez pa gdhirё. Pastaj rrugёtimi te burgu apo hetuesia. Mё pas zhveshja, rrahja mes britmash. Dhe mё nё fund e panjohura nё tjetёr burg…

Grima e tmerrit fillon me arrestimin nё mёnyrё brutale duke trishtuar fёmijёt,, me krisma nё derёn e banesёs, me rropallimat e cizmeve, , me milicё tё armatosur gjer nё dhёmbё etj…Dhe ngjashmёria vazhdon me udhёtimet nga njё burg nё tjetrin, nёpёr terr, nёpёr ankth…


MARSI I VETЁVRASJES…

Populli shqiptar as ka kryer krime, e as ka faje pёr tё larё pёrpara botёs.Ndonёse ka 2000 vjet qё ekziston nё kёtё botё, ai as ka sulmuar kёnd, as ka zhdukur kёnd e as ka pjell doktrina pёr zhdukjen e tё tjerёve. Mbi drejtpeshimin dhe ringritjen morale ёshtё “celsi i shpёtimit” nga vuajtja e kompleksit i “vendit tё mallkuar”. Shqipёria ёshtё Zonjё, qё u nis nga njё shestim me njё projekt tё madh tё sё ardhmes. Imazhi nё familjen e popujve evropian kёrkon qё tё kapёrcejmё “thyerjen”e momentit e tё qendrojmё nё lartёsinё e dёshiruar si “bijtё e shqipes”,krenarё e tё pamposhtur nga era e ligё e vetёvrasjes !...

Rajoni i Evropёs ёshtё shquar gjithmonё pёr grindje dhe acarim. Shqiptarёt, ashtu si tё tjerёt, janё gjendur nё qendёr tё njё rivaliteti dhe mosmarrёveshjeje pёr gjithcka. Ndёrkaq, ka kohё qё nё Ballkan ёshtё shfaqur njё rivalitet i ri, qё lidhet me hebrenjtё. Mё saktё, me mbrojtjen e hebrenjёve gjatё luftёs.

Prej shumё kohёsh shqiptarёt ngulin kёmbё se ёshtё vёrtetuar qё nё mbarim tё luftёs, ndёrsa nё gjithё Evropёn hebrenjtё ishin rralluar krejt, si pasojё e gjenocidit, nё Shqipёri pёrkundrazi, ishin shtuar dukshёm. Arsyeja ishte e thjeshtё : hebrenjtё, qё nga dita e parё e luftёs gjer nё tё fundit ishin tё mbrojtur nё Shqipёri….Do tё ishte njё gjё e rrallё qё mbrojtja e hebrenjёve tё bёhej shkas pёr njё vizion tё ri, afrues e pozitiv.

Bota ka nevojё pёr kёtё vizion. Popujt kanё gjithmonё nevojё tё mbrohen. Duke mbrojtur tё tjerёt, ata mbrojnё veten. Jo vetёm kaq. Duke njohur natyrёn e vёshtirё tё popujve ballkanas, brezat mё tё rinj, qё hyjnё nё jetё nё Gadishull, ёndёrrojnё natyrshёm tё sjellin njё frymё tё re, tё ndryshme dhe pajtuese.


III. PAMJA E NJЁ GJENIU

Me njё pamje tё pёrhumbur nё sy, plot buzёqeshje dhe fisnike njёkohёsisht, ёshtё shfaqja e portretit tё Ismail Kadaresё sa herё hapet nё Tiranё Panairi Kombёtar i Librit . Ta shohёsh me vemendje, kёtё korife tё letrave shqipe, zbulon detaje tё karakterit tё tij stoik si i hedh autografet, si i pёrcjell njerёzit me buzёqeshje dhe mirёnjohje, si vёshtron me vemendje dashamirёt e vetё qё ndjekin krijimtarinё e tij. Por, sidomos ideale ёshtё pёrballja me tё teksa tё vёshtron imtёsisht, paksa zyrtare, por me ndjenjё lehtёsuese : tё inkurajon qё me fjalёn e parё, tё entuzizmon me pёrshёndetje tё mrekullueshme, bile tё afron mbёshtetjen maksimale nё njё kohё tё shkurtёr dhe shpejt kur i propozon dicka.

Takimi me Kadarenё mё 1985 nё Durrёs…

Ka qёnё vjeshtё, Tetor 1985. Konferenca Kombetare e Talenteve tё Reja qё zhvillohej nё sallёn e Teatrit “Aleksandёr Moisiu” miqёsoi krijuesit nё njё atmosferё tё re pёr vendin. Nga diskutantёt e parё qё merrnin fjalёn sipas njё rregulli tё paracaktuar, nuk dёgjova asnjё gjё tё re qё tё ngjallte kureshtje, pёrvec dogmёs sё zakonshme “tё jetojmё me realitetin”, “ tё krijojmё sfondin socialist” etj. Midis atyre qё “ndezёn” sallёn, vecoi Ismail Kadare me njё ton disi tё vecantё nё kёndvёshtrimin e gjёrave tё zakonshme.Pasi vlerёsoi arritjet nё letёrsi, mbaj mend se bёri njё “kritikё tё ashpёr” pёr burokracinё e redaksive, pёr pengesat qё u sillnin ato krijuesve e shkrimtarёve nё botimin e librave, duke thёnё hapur se ato i ka zёnё myku. Pёrfaqёsuesit e udhёheqjes sё Partisё Nexhmije Hoxha e Foto Cami kishin ulur kokat dhe ndiheshin jo mirё. “Shuplaka” e shkrimtarit tё madh ishte e drejtёpёrdrejtё dhe domethёnёse nё guximin e fjalёs, njё trajtim me nerv i gjendjes krijuese, pa petkun e kuq dhe entuziazmin socialist. Nё sallё filluan pёshpёrimat dhe krijuesit nё vёshtrimin e njeri-tjetrit po cliroheshin nga njё turllosje e madhe tё metodёs sё realizmit socialist, qё Kadareja ja “zhveshi” paraqitjen e rreme…

Kadarenё e kritikuan menjehёrё pёr fjalёn qё mbajti, i veshёn epitete armiqёsie dhe ai nё pushim tё seancёs ecte i vetmuar nё heshtjen e tij. Ne, njё grup krijuesish nga Universiteti Bujqёsor i Tiranёs ku ishim unё, Shefqet Meko, Mujo Bucpapaj, Marash Mirashi, Jakup Gjoca, Jak Pёrpali e Altin Haxhinasto, e shoqeruam pёr njё fotografi dhe i dhamё mbёshtetjen tonё. Njeri nga shokёt tanё,poeti Jak Pёrpali shkroi poezinё “ KOHA”, qё u botua edhe nё gazetёn “Drita”, edhe pse gjykohej e mjegulltё. Shefqet Meko pёr ketё ditё botoi njё reportazh tё gjerё nё gazetёn “Studenti i Bujqёsisё” me foton e Kadaresё me krijuesit e UBT-sё, si njё evenimentё i vecantё nё rrugёn e letёrsisё.

Me Kadarenё fiksuam kujtime nё fotografi. Na afroi njё dashamirёsi tё cuditshme. Ishte plot pasion, edhe pse kishte shpёrthyer njё debat i gjerё si personalitet i letёrsisё shqipe qё ёshtё.Kritikohej pёr shpёrfillje tё metodёs sё realizmit socialist. Kishte njё metodё tё tij tё tё shkruarit qё rebelohej me realitetit shqiptar, me sfondin e vendit e me pamjen e jetёs qё gёlonte nёn sundimin e “pashallarёve tё kuq”. Shёnimet e atyre ditёve i kam tё plota, tё hedhura me mjaftё konsiderata dhe mbresa rinore, por vecoj tani vetёm “ngacmimin” qё ndjeva thellё nё shpirtё nga “sulmi” komunist mbi Kadarenё. Ja si ёshtё reflektimi im nё kёtё “ditё torturuese”, qё humbet shkёlqimin e unitetit dhe bindjeve njerёzore :“ Kadare “sulmon” hapur regjimin e rreptё shqiptar…”

Ne nje nga seancat plenare te Konferences, ndёrsa shkruaj pёr ketё ngazёllim nё letёrsi, mendoj dhe ndjej se fryma e regjimit dhe pamja e shtetit nuk e kanё kёtё ngazёllim njerёzor nё “kuadratin udhёheqёs” tё realizmit socialist…Ndjesia e librit “ Koha e Shkrimeve” e Ismail Kadaresё apo dhe ajo “ Ftesё nё Studio” me njё intensitet ngjarjesh qё bien “ndesh” me kohёn tonё krijuese, mё ngacmojnё me rebelimin e autorit nё realitetin e vendit tonё, qё kёtё fund shekulli tё XX-tё ka aq shumё “stuhi” dhe shpёrthim tё izolimit komunist….Ёshtё guxim tё shkruaj kёto reshta, por ja qё dёshiroj tё shfaq mendimin pas atij “rebelimi” tё shkrimtarit edhe nё seancёn plenare tё Konferencёs Letrare ku ai doli hapur me lirinё e fjalёs dhe kapёrcimin artistik tё regjimit me rreptёsi maramendёse!.. Ne tё rinjtё e pёrshёndetёm dhe e duartrokitёm, por partia- shtet e kёrcёnoi dhe ja ndёrpreu fjalёn….Vetёm Mehmet ELEZI guxoi tё qendroj i fortё nё krah tё madhёshtorit – KADARE nё keto kohё tё rinjsh me kёrkesa tё reja…. Kёtu Kadare para tё rinjve letrarё bёri “sulmin e hapur” kundёr regjimit tё mbyllur qё nuk ka fuqi vepruese e ndryshimi….Kёtu eshtё dhe mendimi i parё demokratik i dhёnё nga Kadareja nё konceptimin e gjithё universit letrar e krijues tё vendit…Dhe kjo ёshtё e vecanta dhe ndryshe nga raporti – klishe i Konferencёs plot partishmeri dhe unitet ndjenjash….

( shёnime 21 Tetor 1985, Durrёs nё Konferencёn e Talenteve tё reja .Salla e pallatit “ RINIA”)

Krejt ndryshe ishte atmosfera e takimit tё dytё nё Panairin e Librit nё Tiranё nё vitin 2009 (Nёntor), ku Kadare ishte shpalosur i plotё me veprёn e tij letrare nga Shtepia Botuese “UNUFRI” me botues Bujar Hudhri, qё ka ekskuzivitetin e kёtyre botimeve madhore me forcё universale. Pёrsёri Gjeniu mё shtёngon dorёn me buzёqeshje, mё vёshtron me dashamirёsi dhe nuk nguron tё mё pyes: “ Cfarё tё re na ke shkruar, Spasse i vogёl ?” ( Mua kёshtu mё quante gjithmonё “ Spasse i vogёl”, ndёrsa Sterjo Spasses nё Lidhjen e Shkrimtarёve dhe Artistёve tё Shqipёrisё i thoshte me krenari “Spasse i madh”).

Madhёshtori mbetet madhёshtor dhe mua mё pёlqeu ti them atёhere se nё vend tё autografit pёr librin e tij “ E Penguara”, tё cilin e kisha blerё pak mё parё, kёrkoja njё autograf prej dorёs sё tij mbi kopertinёn e njё libri qё po shkruaja : “ Dimrat e Kadaresё”. E vёshtroi me kujdes sentencёn e zgjedhur mbi fotografinё e librit “udhё dimri…” dhe duke mё buzёqeshur i kёnaqur pёr ketё zgjedhje tё vecantё nё krijimet e mia mё tha : “ Ja, po ta firmos miratimin tim, ёshtё shumё bukur !” dhe ndёrkohё iu drejtua Bujar Hudhrit : “ Botoje pa pёrtesё nё kohёn e duhur, se shpenzimet janё tё justifikuara”…Me kёtё atmosferё krijuese bёmё edhe fotografinё e vecantё tё kujtimeve tona. Kisha mundёsinё nё kёtё mёnyrё tё bёj dhe fotografimet e plota mbi pamjen dhe angazhimet letrare tё shkrimtarit Ismail Kadare tё cilat i kam paraqitur nё ketё libёr nё njё ekspozim tё ilustruar plot bukuri me kёnaqёsinё se “gjeniu i letrave shqipe mё dha nё mёnyrё fisnike ndjeshmёrinё e duhur, por edhe lartёsimin e shpirtit krijues me flatra pegasi…”

Emri i Kadaresё ka vite qё ndodhet nё listёn e kandidatёve pёr Cmimim e Madh “NOBEL”. Nuk ka dyshim se ai do tё vijё patjetёr dhe Shqipёria do tё ketё lartёsinё proverbiale tё njё piedestali unik tё gjenisё krijuese tё kombit ku brezat do tё pёrballen me madhёshtinё e “Njeriut tё madh” tё letrave, me “shqiptarin gjigand” qё nёnshkroi “fermanin” mё tё madh shpirtёror tё shqiptarёve nё shekuj…Unё e kam kёtё besim, ia uroj Ismail Kadaresё qё nё gjallje tё tij, se kёshtu ai do tё jetё mё i qetё nё misionin e lartё qё kreu nё “ Shtёpinё e letrave” shqipe me lartёsinё e njё “ambasadori kulturor” nё botё. Ai mbetet pёr mua “idhulli” mё i madh nё letёrsi dhe le tё jetё kjo esse e larmishme letrare njё mirёnjohje pёr mbёshtetjen, inkurajimin dhe falemderimin e tij vigan nё rrugёn e vёshtirё tё letёrsisё qё mё ka dhёnё nё njё kohё tё gjatё, qysh kur isha student nё Tiranё. Le tё mbetet njё krenari dhe poezia ime pёr “Nobelin” qё presim pёr Kadarenё e madh shqiptar. Sic i shkruante shumё vite mё parё shkrimtari Sterjo Spasse nё njё letёr falemderimi pёr sukseset nё letёrsi….

“ I dashur Ismail,

Pak nga muzeumi i sёmundjeve, pak nga mosha e shyrё (mos kujto se jam si tridhjetё vjetё mё parё nё Moskё), pak edhe nga mukaeti, jam penguar tё takohem shpesh me shokё, si dhe me ty. Por e kam ndjekur me shumё kujdes fluturimin tёnd lart e mё lart si shqiponjё tё letёrsisё e tё kulturёs sonё jo vetёm nё qiellin shqiptar, por edhe nё qiejt e botёs dhe mё ёshtё berё zemra mal qё ke hyrё nё bibliotekat tona kombёtare e familjare, por edhe nё bibliotekat e mbarё popujve tё botёs si njё kalorёs fisnik e ballёlart, pёrfaqёsues i shkёlqyer i kulturёs shqiptare tё ditёve tona…

Tani me rastin qё u bёre anёtar korespodent i Akademisё sё Shkencave Morale dhe Politike tё Francёs,kam gёzimin tё tё uroj me gjithё zemёr ketё nder qё ta bёri Franca-atdheu i kaq gjenive tё kulturёs sё pёrbotshme. Dёshiroj me gjithё zemёr qё njё ditё , shpejt a vonё, kjo s’ka rёndёsi, tё tё uroj edhe ti tё rreshtohesh ndёr ata gjenialё krijonjёs tё pёrbotshёm, qё kanё me tё drejtё edhe cmimin NOBEL…

Pёrshёndetje e urime tё pёrzemёrta familjes tёnde !

Pёqafime !

Sterjo Spasse

Tiranё, mё 4.03.1989


TRIUMFI I KADARESЁ….

Presioni i mendimit dhe ajo ndjenja e shqetёsimit qytetar si njё verb mbrojtёs tё vetvetes, e shtynё Ismail Kadarenё nё vendimin pёrfundimtar “ tё qendronte i qetё nё tavolinёn e krijimtarisё”. Madhёshtia e pritshme pёr Nobelin edhe ketё herё shmangu “gjigandin” shqiptar tё letrave…Nё dorё mbante gazetёn e ditёs ku njoftohej se Boriz Pasternak paskёsh fituar cmimin NOBEL..Ra menjёherё nё heshtjen e tij tё thellё e tё gjatё dhe nё fytyrёn e tij endej njё buzёqeshje e lehtё. Bёri disa shёnime,shfletoi disa botime dhe mendoi : “ s’ka asnjё ndryshim nё qendrёn e Nobelit”. Hija e saj ёshtё e mbyllur me celёs dhe ёshtё vёshtirё pёr tё hyrё nё esencёn e gjёrave tё cuditshme.Nё pragun e kёsaj shtёpie tё pёrbotshme tё artit Ismail Kadare ka kohё qё ka startuar mbёrritjen pёrfundimtare dhe prej kohёsh duhej tё kishte marrё Nobelin. Por…ende nuk ёshtё eficente pёrzgjedhja, sado qё emrat e shpallur pёrfaqёsojnё njё letёrsi tё pёrbotshme, tё asimilueshme nga popujt.Nё mesin e tyre Ismail Kadare, e meriton vemendjen e Akademisё dhe Shqipёria do tё marr herёt a vonё mesazhin e fortё tё ndjenjave tё paqes e prosperitetit nё mijёvjecarin e ri…Do tё marrё pёrfaqёsimin dinjitoz nё letёrsi me gjuhёn e bukur shqipe nga njё penё tё sprovuar nё muret e kёsaj “keshtjelle” shpirtёrore ku mbretёrimi ёshtё “kult” i fitimtarёve…

NOBELI NE PRITJE. . .

ISMAIL KADARE fitoi cmimin “Lerica Pea” nё Itali

Ende nuk ёshtё lauruar me cmimin “NOBEL” nё letёrsi

Koha do ta sjellё edhe nё Shqipёri

Nё formёn e dashurisё qё i pёrkushtohet plot liri !...



Bota do ta shlyej “gabimin”

Shqiperisё do ti afroj pёrjetimin

Letёrsia do te ngrihet nё piedestal

Me Kadarenё -fisnik qe ka vetёm njё ideal !....




Koha shqiptare ka imunitetin “KADARE”

Fuqinё e fjalёs sё shkruar nё njё HISTORI

Dashurinё e artit si Bibla qё flet me hare

Vyrtytin e bukurisё nё tё shenjtёn SHQIPERI !

Penёarti ynё ecёn i sigurtё drejt triumfit

Me stuhinё e ndjenjёs qё nuk thyen krenarinё

Sfidon kohёn nё heshtje tё plotё

Rrezaton mirёsi pёr tё gjithё krijuesit !...


Nobeli do tё pёrshёndes

Gjeniali do tё vulos vlerat pёr kombin

Bota do tё shpalos me admirim mirёnjohjen

Kadareja nё jetёn e gjatё 80 vjecare

do tё jetё pёrjetsёisht yll i Universit !.


Ndjenjё e lavdisё dhe krenarisё

Mbi supet e brishta tё gjeneratave shqiptare

Do tё ngejё lart kushtrimin e pёrbotshёm

“ pёrshёndesni, shqiptarё piedestalin,

Njeriun e triumfit, - KADARE !”


















Kadare - nje univers i gjalle i botes njerezore, nje entuziazem sublim i krijimtarise letrare shqiptare ne boten moderne.

KAPITULLI III


SHQIPTARI GJIGAND



Nёse ENVER HOXHA ёshtё “shqiptari dinak”, qё sundoi me dorё tё hekurtё pёr gati 50 vjet jetёn politike tё Shqipёrisё komuniste, ISMAIL KADARE ёshtё pёr Shqipёrinё demokratike “shqiptari gjigand”, qё i dha vendit rrezatimin e emrit nё botё…”



BALLSAM NЁ SHPIRTIN SHQIPTAR…

Ismail Kadare ёshtё dhe mbetet mё i prekshmi dhe mё i freskёti personalitet shqiptar i letrave i pranuar nga bota. Reputacioni i tij botёror hedh shtat kudo dhe vjen si “ ballsam” nё shpirtin shqiptar.

Me “magjinё” e artit tё tij ai u bё faktor i fuqishёm emancipimi pёr letёrsinё tonё, pёr drejtimet qё ajo duhet tё ndiqte, u bё orientues pёr autorёt e letёrsisё qё duhej tё lexonin e tё asimilonin shumё, sidomos tё rinjtё, tё paktёn nё fillimet e tyre. Gjithё dashamirёsit e vёrtetё tё letёrsisё edhe ca mё shumё ata qё shkruajnё, kanё gjetur tek KADAREJA shkrimtarin modern, emancipuesin e trajtave bashkёkohore tё shprehjes letrare nё shqip.

Duke ecur “tragave” tё hapura prej Migjenit tё madh, por shumё mё i fuqishёm e mё me fryt se poeti mafёkeq i mjerimit, Ismail Kadare sensibilizoi opinionin letrar pёr domosdoshmёrinё e formave moderne tё shprehjes.Ai hapi rrugёn e universalizimit tё vlerave pёr brezat dhe formoi “epokёn” e kulturёs kombёtare shqiptare pa censurё, pa dogma dhe tabu. Si pёrfaqёsues i njё brezi shkrimtarёsh tё emancipuar ai hapi “dritaren e vёshtrimit” pёrtej ideologjisё sunduese dhe rrёnjosi nё shpirtin e lexuesve njё psikologji tё re pёr jetёn individuale dhe atё shoqerore, pa ngarkesёn e imazheve irreale, sfilitёse e torturuese tё shoqerisё.Nuk ka shembull tjetёr tipik tё kёtij “luftёtari kulturor” nё gjirin e popullit tё vetё. Disidenca e tij me regjimin diktatorial komunist nё Shqiperi doli fituese me vepra tronditese pёr furtunёn e tij mizore. Njё galeri krijimesh nё poezi e romane historik kanё brenda tyre jo vetёm frymёn kundёrshtare tё autorit pёr realitetin e kohёs, por edhe rebelimin e hapur shpirtёror pёr pёrmbysjen e sistemit mizor, qё okuponte jetё tё pafajshme njerёzish. Fuqisё shtetёrore me terror, shkrimtari iu pёrgjigj me fuqi krijuese, me dashuri njerёzore dhe nervё tё ritmit shqiptar. Ai nuk diti tё bёrtas bujshёm, as edhe tё irritohet pa vend kur nuk ishte momenti.

Pёrkundrazi, duroi fortё kanosjen e “riedukimit punёtor” dhe shpalosi pa hezitim “pёrballjen e hapur” jo si revolucionar, por si njё luftёtar i bindur nё luftёn e tij. Thirrjes revolucinare tё partisё ai iu pёrgjigj me sarkazmёn therrёse tё fjalёs poetike “Byroja politike, u mblodh nё mesditё” dhe nuk tundoi tё thotё njeherazi: “ Pa formё ёshtё qielli, si tru idioti”. Ky guxim i shprehjes sё lirё dhe tё hapur nuk u ndalua dot edhe pse iu vunё autorit “frenat e vetёpёrmbajtjes”.

Me rrёfimin nё pallatin e ёndrrave, me fragmentin “Ditё Kafenesh”, me tekstin letrar “ Nga njё bisedё nё njё dasёm”, me poezinё “Pellgu” e krijuar nё vitin 1955, me legjendёn e Prometeut nё dramёn “Stinё e mёrzitshme nё Olimp”, me esenё letrare “Eskili, ky humbёs i madh”,qё ёshtё njё trajtesё filozofike me imagjinatё tё jashtёzakonshme, me dorёshkrimet e veprave “ Vajza e Agamemnanit”, “Ikja e shtёrgut”, “Hija”, “Vajza ruse” etj, ISMAIL KADARE “sfidoi” njё epokё tё tёrё komuniste duke ja nxjerrё dhe rrёnjёt…edhe fytyrёn e egёr, edhe gjithё atё kotёsi tё idealeve revolucionare me imazh tё ftohtё dimri…


LUAJAL ME NORMЁN DEMOKRATIKE TЁ MUNGUAR

Hapin e parё e tё vetёm, me vetёdije krijuese

kur askush nuk guxonte tё sakrifikonte veten…


ISMAIL KADARE ёshtё shkrimtari modern shqiptar, qё shkeli i vetёm tabut e “ realizmit socialist”, kur askush tjetёr nuk e merrte dot ketё guxim imperativ nё vitet e diktaturёs. Qё nga vepra e famshme “Gjenerali…” e deri tek “ Pasardhёsi…”, Kadareja me identitetin fare natyral nuk ka rreshtur kurrё tё vёshtroj deri nё detaje vendin e tij me njё histori mjaftё tё ashpёr gjeneratё pas gjenerate deri nё vitet e hapjes sё demokracisё…

Guximi i tepёruar qё tё flas hapur nё kushtet e pёrndjekjes mizore ka qёnё romani “ Dimri i vetmisё sё madhe” ku autori godet izolimin qё krijonte socializmi. Edhe nё “ Koncert nё fund tё dimrit” ai shikon me dyshim, bile i bёn fatale, marrrёdhёniet e Shqipёrisё me botёn e jashtme, sidomos pas prishjes me Kinёn e madhe. Kёshtu KADARE ka sfiduar dimrin e moteve tё ashpra tё kohёs shqiptare me njё saga stinore qё i ka shkuar pёrshtat fuqisё hyjnore tё qiellit !...

Ismail Kadare ёshtё shkrimtar me emёr tё madh. Njё ndёr gjigandёt e letrave shqipe sot nё Evropё dhe nё Botё…

Shkrimtar i papёrsёritshёm !.

Nderohet botёrisht pёr letёrsinё e papёrsёritshme dhe universalitetin nё prozё dhe poezi. Ёshtё stoik nё qendrimin e tij. Menaxhoi me ndjeshmёri mbijetesёn artistike nёn regjimin komunist ku shkroi e publikoi si askush tjetёr njё krijimtari madhёshtore, qё u ngjan shumё dimrave tё ashpёr me shi e furtunё. Dinamik nё rrjedhёn e jetёs e pёrjeton kohёn si dicka mitologjike, njё vetёdije krijuese qё i jep formё e larmi nё jetё dhe zgjedh kronikёn e rrugёtimit tё vetё me forcёn e shpirtit njerёzor.

Nё romanin “Njё sillё me Kadarenё” autori Dashamir Cacaj tregon nisjen e vёshtirё pёr tё takuar Kadarenё, qё ёshtё unikal e stoik nё tёrё veprёn e tij dhe thotё i befasuar : - “ Si njё ylber , mё i shenjtё se ai i kthjellimit tё motit, apo mё sakt, si njё sfiniks shkёmbor , shfaqet Kadareja me vёshtrimin ёngjellor e shpirtin e trazuar pёr rokadёn e fundit tё kombit tё vetё drejt zgafellёs ku shullohen djajtё…”. Pёrmasat e kёsaj sille plot dritё nuk janё aspak episodi monumental pёr pragun KADARE. Ai nuk ёshtё “partizan” si Agolli, as “komunist” me histori tё bukura nga lufta ngadhnjimtare e socializmit. Tjetёr raport ngjizet nё marёdhёnien e shkrimtarit Ismail Kadare me kohёn dhe kombin.Ai ka “udhёtuar” i plotfuqishёm nё lartёsinё e njё misionari me dritёn e njё meteori…Ka sfiduar “dashurinё e egёr” tё epokёs komuniste dhe ka pikturuar bukur imazhin e Shqipёrisё nё botё. Pёrmes njё letёrsie moderne ai i jep kulturёs sonё shqiptare vlerat qё i takojnё, qё nga lashtёsia e deri tek tradita e sotme dhe ka lartёsuar “monumentin artistik” tё letёrsisё shqipe nё majat mbarёbotёrore ku jepet “Nobeli”…

Kadareja buzёqesh rrallё, por edhe atёhere kur duket se kjo buzёqeshje ёshtё e gёzueshme, ai le habinё e njё klasiku qё edhe me buzёqeshjen e tij sfiduese, ndodhet pёrball trazirave tё shpirtit…Edhe momenti mё favorizues pёr tё flet me “tronditje” sikur do tё largoj shpejt “dalldinё” e buzёqeshjes. Aq forcё ka miti “Kadare” sa edhe shpresat flasin mё shumё se njё buzёqeshje- miratimi, qё mund tё bёj me vetёdijen e tij….

Nёpёr kohra , “durimi” ka qёnё tek ai moment i duhur.Mbi mendje tё nxehta, mbi letrarё tё vegjёl e naivё pa pasionin e madh artistik,ai ka destinuar ftohtёsinё mospёrfillёse dhe njё karakter tё fortё !.

- A nuk ёshtё njё mospajtim real me botёn socialiste vizioni i shkrimtarit tek libri “Pallati i ёndrrave” ?

- A nuk ёshtё revoltuese ndjenja e shkrimtarit tek poezia “Pashallarёt e Kuq” ?

- A nuk ёshtё reflektuese thirrja pёr ndryshim tek libri i hapur “Ftesё nё Studio” ?...

Ёshtё e pakёt tё thuash se ai guxoi tё flas hapur qё nё fillim tё pёrndjekjes mizore nё Shqipёri me romanin “ Dimri i vetmisё sё madhe”!...

Edhe “magjia” e ligjёrimit tek novella “Viti i mbrapsht” shpjegohet me homogjenitetin e sistemit. Ajo ktheu pёrmbys shumё klishe e norma ligjёrimore tё shqipes totalitare, duke cliruar gjuhёn shqipe publike nga “kёmisha e forcёs”…


ISMAIL KADARE hyn nё radhёn e pak shkrimtarёve ballkanas me famё botёrore si Ivo Andric e Niko Kazanzaqis apo dhe Orhan Pamuk qё kanё rrёfyer mahnitshёm pёr pjesёn tjetёr tё botёs : BALLKANIN. Midis librave me prozё universale dhe njё art magjik si “ Legjenda nga Ballkani” (1927); “ Ura mbi Drin” ( 1945 ); “Vdekja dhe dervishёt” ( 1966 ); “Peizazh me caj” (1988 ); “Duke imagjinuar Ballkanin” ( 1997); “ Ditari i njё politike idiote” ( 2000); “Ministria e dhimbjes” ( 2004 ); “ Udhёtime nё jug tё Peloponezit” ( 2004 ); “Stambolli, kujtimet e njё qyteti” ( 2005 ); “ Bastardi i Stambollit” ( 2007 ) dhe “ Rrugё pa emёr” ( 2008), romani i shkrimtarit Ismail Kadare “PASARDHЁSI” ( 2003 ) ёshtё vlerёsuar lart pёr stilin e vecantё dhe u nderua me cmimin e parё nё “ Man Booker Internacional Prize” nё vitin 2005.











EMBLEMЁ SHQIPTARE DHE UNIVERS QЁ TRONDIT.

Ismail Kadare shkёlqen nё letёrsinё shqipe nё mёnyrё tё pazakontё, sepse nisi tё botoj veprat poetike nё njё ambjent kulturor e ideologjik kur metoda e kodifikuar e realizmit socialist ishte njё detyrim pёr shkrimin letrar doktrinor…Kadare me veprat e njohura ёshtё i rebeluari i kёsaj metode dhe ka gjetur gjithmonё metafora tё bukura si tek romani “Kronikё nё gurё” si sagё e fёmijёrisё nё qytetin e lindjes, ёshtё shkruar si nje autopsi e diktaturёs, madje tё tiranisё mё tё egёr. Gjithashtu veprat e tij “Pashёllёqet e mёdha” e “Ura me tri harqe” janё njё metaforё e madhe e antitotalitarizmit, ku talenti i tij arrin tё kaloj kufizimet qё impononte koha…Tek “Dimri i vetmisё sё madhe”, duke bёrё referencё letrare pёr aktualitetin, krijon kryepersonazhin ideologjik tё shtetit. Me racionalizёm ai qendron pranё pushtetit pёr tё shpёtuar autorin, d.m.th letёrsinё e tij…Nё kёtё mёnyrё ai bёhet rast i vecantё, ikonё e lirisё krijuese nё ngrehinёn kulturore-artistike tё vendit. Ai militon denjёsisht me atё qё shkruan dhe nuk shket nё zgjedhje tё rastit. Me njё temperament tё lartё artistik ai maturon njё rrugё tё tёrё letrare, qё nga fillimet e deri sot…

Ymer Ciraku : - “ Ismail Kadare ёshtё bёrё njё emblem e letёrsisё shqiptare dhe tek ai fjala shqipe ka gjetur njё mjeshtёr tё madh tё pёrpunimit tё saj artistik. Madje mbarё kultura dhe mendimi intelektual shqiptar, pёrmblidhen tek ai ku fjala shqipe ka pёrmasat e njё fenomeni qё qendron gjatё.

Ismail Kadare vlerёsohet pёr tё gjitha ato vlera humane, pёr tё gjitha ato vlera universale qё transmeton vepra e tij, me njё pikёnisje nga njё realitet konkret, nga njё realitet shqiptar, madje do tё thoja edhe nga realiteti ballkanik…Atij nuk i mjaftoi vetёm oborri i vendit, oborri i Shqipёrisё, oborri i Ballkanit, por nё veprёn e tij ka transmetuar dhe realizuar njё sёrё mesazhesh, njё mori kumtesh universale…”


Agim Vinca : - “ Ismail Kadareja ёshtё bёrё tashmё njё emblem e kulturёs shqiptare nё botё. Vepra letrare e tij ёshtё njё vepёr e gjerё, e madhe, ёshtё njё vepёr qё i takon mbarё kombit shqiptar dhe madje ka hyrё edhe nё sfondin kulturor tё njerёzimit…

Kadareja u bё shkrimtar botёror, i vetmi shkrimtar shqiptar qё ka fituar nё mёnyrё tё plotё statusin e shkrimtarit botёror, duke qёnё shkrimtar thellёsisht shqiptar, duke bёrё sintezёn e asaj qё quhet kombёtare, locale, me atё qё ёshtё universale, e pёrgjithshme, gjithёnjerёzore…

Duke filluar nga vepra “Autobiografia e popullit nё vargje”, “Ardhja e Migjenit nё letёrsinё shqipe”, “ Eskili, ky humbёs i madh”, “Ftesё nё studio”, “Pesha e Kryqit”, “ Dialog me Alen Boskenё” e gjer tek mё e fundit “Dantja i pashmangshёm”, Ismail Kadare ka treguar se ai jeton me problemet e botёs letrare, kulturore, qofshin edhe politike dhe shoqerore.Ai ёshtё njё zё i kohёs, njё ndёrgjegje para sё gjithash e botёs shqiptare, e cila artikulohet nё mёnyrё tё mrekullueshme nё hapёsirёn shqiptare dhe tё hapёsirёs sё pёrgjithshme botёrore…”

Nuk ka ngjarje tё historisё sё popullit shqiptar, qё nuk e trajton nё njё mёnyrё apo nё njё tjetёr ky shkrimtar, duke filluar nga antikiteti e deri tek periudha post-komuniste, tek periudha e tranzicionit. Nё ketё kompleks, Ismail Kadareja ka trajtuar edhe temёn e Kosovёs, tё cilёn ai e sheh si pjesё tё etnisё shqiptare edhe nё poezi, edhe nё prozё. Vecanarisht tek novela “Krushqit janё ngrirё”, tek “Tri kёngё zie pёr Kosovёn”, tek “Ra ky mort dhe u pamё” etj.,Kadareja ka shqiptuar pikpamjet e tij si pёr cёshtjen e Kosovёs, pёrkatёsinё me historinё e shqiptarёve, pёrkatёsinё ne historinё e Ballkanit nё pёrgjithёsi.

( Intervistё nё gazetёn “Telegraf”, datё 29 Janar 2006 ).


HULUSI HAKO, Profesor i Filozofisё : “Qendismё e bukur e fjalёs shqipe…”

Krijimtaria e Ismail Kadaresё ёshtё njё model jo vetёm nё planin krijues, por edhe nё aspektin e sjelljes sё qytetarit publik, qё militon aktivisht nё jetё pёr problemet kombёtare. Ai ёshtё ndёr tё paktёt shkrimtarё shqiptarё qё bukur e ve historinё nё shёrbim tё sё sotmes dhe sё ardhmes me njё mendim tё qartё, tё kthjellёt e bindёs. Vepra e tij historike, e gjerё nё planin e identitetit kombёtar e mё gjerё me vёshtrim evropian ёshtё brilante, ndricuese,autentike deri nё detaje, faktike dhe pёrgjithёsuese, njё sintezё e rrallё artistike qё shpreh gjithcka…

Me njё frymёmarrje dhe pёrmasё universale, vepra kadarjane hap njё “tragё” tё re nё letёrsinё shqipe. Me impenjim mahnitёs, me parime tё shёndosha etike, social-filozofike dhe estetike, me mendime madhёshtore tё njё profeti, KADARE ёshtё kёshtu njё “qendismё” e bukur e fjalёs shqipe, njё “mozaik letrar” qё kultivon imazhe dhe shpresё nё konsolidimin e ndёrgjegjes kombёtare.

Kadare ecёn nё njё peidestal te shpalosur si krahёt e shqiponjёs, qё flet me dimensionet mbarёbotёrore tё “Nobelit”. Vepra e tij shumёvёllimёshe, e gjerё dhe e larmishme si njё mozaik vlerash kombёtare,ёshtё nё shёrbim tё emancipimit njerёzor, i pёrket tё gjitha kohrave dhe ka vlerat e njё misioni drejt sё ardhmes.

Mendimi dhe kultura botёrore, vёrejnё me reflektim : “ Se njё shkrimtar brilant shqiptar nga natyra e ashpёr e Gjirokastrёs me klimё tё shёndetshme, Ismail Kadare ka sfiduar kohёn me njё formё artistike plot frymёzim duke celur pёr tё gjithё njerёzit gjykimin racional pёr vendin, pёr kombin, pёr atdheun dhe jetёn.Ai i pёrket simbiozёs virtuale tё tё parёve tanё, qё janё lodhur e cfilitur duke derdhur lumenj gjaku nё emёr tё lirisё, pёrparimit dhe demokracisё…”

KAPITULLI IV

VEPRA DHE SHKRIMTARI

Krijimtaria letrare…Pёrballja me poezinё e madhe

E gjithё krijimtaria nё rreth 70 vjet e shkrimtarit ISMAIL KADARE ёshtё mbushur plot dritё, me pёrmasat e njё fortese artistike nё piedestalin mё tё lartё njerёzor, ku dashuria e ndjenjёs vetёm fisnikёron . Nё mёnyrё kronologjike e gjithё vepra letrare nё mbi 60 vёllime sjell histori e ngjarje me tema tё lashtёsisё, me mite e legjenda, me rrёfime e dёshmi tё ndryshme. Sjell autentike kronikёn e kohёs,aktualitetin legjendar dhe mahnitjen e peizazhit. Tek “Pallati i ёndrrave” truri i shkrimtarit ёshtё nё trazim tё vazhdueshёm, ndёrsa te “Pёrbindёshi” gjithcka ndryshon me shpejtёsi. “Viti i mbrapsht” paraqet gjendjen kaotike tё Shqipёrisё pas daljes nga kthetrat e pushtuesit,nё kohёn kur,pёrvec kundёrthёnieve tё vjetra ishin shfaqur edhe vёshtirёsi tё reja. Me Princ Vidin nuk u stabilizua shteti shqiptar.Ngjarjet e romanit shtrihen nё vitet 1913 - 1914.

Nё triptikun : “ Koha e shkrimeve”, “ Koha e parasё” dhe “Koha e dashurisё” shkrimtari lidh kohёn e rinisё me qytetin e lindjes., Gjirokastrёn. Kurse nё “Ftesё nё studio” ai shpalos kujtimet pёr krijimtarinё e fazёs sё parё, qё ёshtё mjaftё interesante. Aty gjejmё interesimet letrare, sprovat e para krijuese, por edhe fillimet botuese si njё referencё e rёndёsishme e jetёs artistike e kulturore me librin.

Hapёsirёn mё tё madhe dhe kohёn mё tё ngjeshur tё procesit krijues tё shkrimtarit e zenё romanet, sidomos “ Kronikё nё gurё” dhe “Cёshtje tё Marrёzisё” qё janё tё ndikuar nga koha e fёmijёrisё sё kaluar nё Gjirokastёr dhe nga idetё e kohёs tё “zhytura nё mikrokozmosin e letёrsisё”. Ismail Kadare ka shkruar hollёsisht edhe aspekte historike si tek “ Gjenerali i ushtrisё sё vdekur”, “ Kёshtjella”, “Dimri i madh”, “Pasardhёsi” etj, duke dhёnё njё atmosferё tё rёndё epike, si gurёt qё pёrshkruan tek ambjenti i lindjes.Rrёfimi ёshtё modern nga koha me “motive tё mёdha” ku nuk janё zbehur ende “Troja”, “Makbethi”,”Hija e mbretёrisё”, “ ora e nostalgjisё” apo dhe “zёnkat qindravjecare ” tё shteteve…Sfera e ngjarjeve shtrihet nё shumё kontinente, qё nga antika e deri sot, duke dhёnё horizonte tё gjera tё njohjes e tё komunikimit tё personazheve nё vende tё ndryshme…

Botimet e shumta tё shkrimtarit Ismail Kadare mund t’i pёrmbledhim si mё poshtё :


POEZI

1= “Frymёzime Djaloshare” ( 1954 )

2= “ Ёndёrrimet” ( 1957 )

3= “ Shekulli im” ( 1961)

4= “Pёrse mendohen kёto male” ( Poemё) 1964

5= “ Vjersha dhe poema tё zgjedhura” ( 1966 )

6= “ Monologu i sfiniksit” ( 1967 )

7= “ Nё Muzeun e armёve” ( Poemё ) 1978

8= “ Pricesha Argjiro” ( Poemё ) 1979

9= “ KOHA” ( Pёrmbledhje poetike) 1980

10= “ Ca pika shiu ranё mbi qelq” ( Pёrmbledhje poetike)…Ribotim viti 2003.

11= “ Kristal”( Pёrmbledhje poetike)

12= “ Pa formё ёshtё qielli”( Pёrmbledhje poetike )



PROZЁ ( Tregime, novela, esse, sprova… )

1= “ Qyteti i Jugut” ( 1967 )

2= “Motive me diell” ( 1968)

3= “ Linja tё largёta” ( 1971 )

4= “ Autobiografia e popullit nё vargje” ( 1971 )…Ribotim viti 2002.

5= “ Kronikё e Hankonatёve” ( 1976 )

6= “ Kohё e mbrapshtё” ( 1976 )

7= “Emblema e dikurshme” ( 1977 )

8= “ Gjakftohtёsia” ( 1980 )

9= “ Prilli i thyer” ( 1980)…Ribotim viti 2003.

10= “ Krushqit janё tё ngrirё” ( 1981 )

11= “Qorrfermani” ( 1984 )

12= “ Nata me hёnё” ( 1985 )….Ribotim viti 2004.

13= “ Koha e Dashurisё” ( 1986 )

14= “ Koha e shkrimeve” ( 1986 )

15= “ Ndёrtimi i Piramidёs sё Keopsit” ( 1989 )

16= “ Ftesё nё studio” ( 1990 )

17= “Eskili ky humbёs i madh” ( 1990 )…Ribotim viti 2001.

18= “ Ardhja e Migjenit nё letёrsinё shqipe” ( 1991 )

19= “ Ёndёrr mashtruese” ( 1991 )

20= “ Pёrbindёshi” ( 1991 )

21= “ Nga njё dhjetor nё tjetrin” ( 1991 )

22= “ Dialog me Alain Bosquet” ( 1996 )…Bitimi i pare dhe i dyte.(1999 botimi i trete.)

23= “ Legjenda e Legjendave” ( 1996 )

24= “ Kushёriri i ёngjejve”, esse ( 1997 )

25= “ Tri kёngё zie pёr Kosovёn” ,triptik ( 1998 )

26= “ Kombi shqiptar nё prag tё mijёvjecarit tё tretё”, esse ( 1998 )

27= “ Ikja e shtёrgut”, tregim ( 1999 )…nё frёngjisht me titullin “ Kёrcenimi i

diellit”

28= “Ra ky mort e u pame”,- Diar per Kosoven. Artikuj, letra ( 1999 )…Ribotim viti 2000.

29= “ Kohё Barbare” ( Nga Shqipёria nё Kodovё), biseda (2000).

30= “Breznite e Hankonateve” ( 2000 )

31= “ Bisedё mes hekurash”, ( 2000)

32= “ Unaza ne kthetra” ( 2001 )

33= “ Stine e merzitshme ne Olimp”,drame ( 2002 )

34= “ Kater perkthyesit”, dokumente, dosje…(2003 )

35= “Poshtёrimi nё Ballkan”, sprovё ( 2004 ).


ROMANE

1= “ Gjenerali i ushtrisё sё vdekur” ( 1963 )….Ribotim viti 2001.

( qё nga viti 1963 deri mё sot ёshtё ribotuar disa herё me ndryshime dhe plotёsime)

2= “ Dasma” ( 1968 )

3= “ Kronikё nё gurё” ( 1970 )…..Ribotim viti 2000.

4= “ Kёshtjella” ( 1970 )…Ribotim viti 2003.

5= “ Dimri i vetmisё sё madhe” ( 1973 )

6= “ Nёntori i njё kryeqyteti” ( 1975 )

7= “ Dimri i Madh” ( 1977 )

8= “ Ura me tri harqe” ( 1978 )

9= “ Koncert nё fund tё dimrit” ( 1988 )

10= “ Hija” ( 1988 )…Ribotim viti 2003

11 = “ Dosja H” ( 1990 )

12 =“ Pёrbindёshi” ( 1990 )…25 vjet pas hartimit tё variantit tё parё.

13= “ Piramida” ( 1995 )

14 = “ Shkaba” ( 1996 )

15= “Spiritus” ( 1996 )….Botimi i dyte viti 2000.

16= “ Pallati i ёndrrave” ( 1999 )…Ribotim

17= “ Qorrfermani” ( 1999)

18= “ Lulet e ftohta tё marsit” ( 2000)

19= “ Qyteti pa Reklama”,( 2001).

20= “Perball pasqyres se nje gruaje” (2001)

21= “Jeta,loja dhe vdekja e Lul Mazrekut” (2002)

22= “ Vajza e Agamemnonit” ( 2003 ).

23= “Pasardhёsi” ( 2003 )

24= “ Viti i mbrapshtё” ( 2003)

25= “ Cёshtje tё Marёzisё” ( 2005 )

26= “ E Penguara” ( 2009 ).


DISA ZЁRA MBI KADARENЁ

( artikuj nё shtypin e shkruar)

1= “Shqipja totalitare” nga Ardian Vehbiu

2= “ Kadare, njё gjeni i letёrsisё” nga Agron Tufa

3= “ Miqёsia ime me shkrimtarin e shquar, nё katёr vitet e gjimnazit” nga

Kristo Qendro.

4= “ Kadareja ёshtё pishtar qё nuk djeg, por tё ndricon” nga Vangjel

Gjikondi.

5= “ Urrejtja e paguar” nga Minella Aleksi

6= “ Shkrimtarёt mё tё mirё qё rrёfyen Ballkanin” , pёrkthim nga Aida

Tuci…

7= “ Mbi arratisjet e Agollit dhe Kadaresё” nga Pёllumb Kulla.

8= “ Rrёfimi i shkrimtarit pёr poetin Dhori Qiriazi” nga Robert Rakipllari.

9= “Kadare, shqiptari qё “pёrmbysi” imazhin pёr ne” nga Fatmir Velaj.

10= “Universi letrar i Kadaresё” nga Tefik Caushi

11= “ Kadare – Fjalor i personazheve” nga Tefik Caushi.


BOTIME TЁ VECANTA PЁR KADARENЁ

1= Libri monografik i studjuesit PETER MORGAN me titull : “Ismail

Kadare - shkrimtari dhe diktatura 1957 – 1990”.( Vellimi I ).


2= “Kadareja postkomunist : Shqiperia, Ballkani dhe Evropa ne vepren e

Ismail Kadarese”.( Vellimi II ) nga Prof. Peter Morgan.


3= Libri “ Njё dosje pёr KADARENЁ ” nga Prof. Dr. SHABAN SINANI.


4= Botimi i serisё sё veprave letrare tё Ismail Kadaresё nё versionin pёrfundimtar ( shqip dhe frёngjisht) nga Shtepia Botuese “ Fayard” e Parisit - ёshtё njё projekt i madh dhe i rёndёsishёm, i cili realizohet me pёrkushtimin e vecantё tё autorit, tё pёrkthyesve, tё bashkёpunёtorёve tё tjerё dhe tё botuesit. Me ketё botim “pёr herё tё parё lexuesi do tё mund tё kapё krejt globalitetin e saj, pothuajse, si njё libёr i madh tё vetёm, njё nga veprat mё origjinale e mё tё shquara tё kёtij shekulli… (Isak Shema nё “ Studime Letrare” ( 2008).

4= “Nё studion Kadare”, botim kritik i dorёshkrimeve tё romanit “Dimri i Vetmisё sё Madhe”

nga studjuesi e filologu arbёresh Matteo Mandala.( Teksti I ).

V L E R Ё S I M E :

1. “Kadareja - shkrimtar gjeni e takticien brilant, i cili ia doli mban tё mbijetonte nё regjimin mё tё ashpёr. Shkroi romane, qё nё sipёrfaqe nuk e kundёrshtonin diktaturёn, por nёse lexon midis rreshtave, mёson shumё pёr veten dhe pёr situatёn, nё tё cilёn ndodheshe. Ai ёshtё kёngёtar i identitetit tё lashtё dhe zёri i Shqipёrisё moderne…”

( Nga Prof. Dr. PERER MORGAN, studjues kritikё

eminent letrar )

2. “ Kadare ёshtё rrahur nё tё gjitha dallgёt e artit modern bashkёkohor. Vecse ai gёzon avantazhin e madh qё kurrё tё mos ketё patur nevojё tё cajё kryet pёr recesentёt gjermanё. Ai ka mundur ta mbrojё veshjen e artit tё tij nga tё gjitha luspat e shёmtuara tё “izmave” zhurmёmёdha, aq shumё tё cmuara prej “doktorёve” tanё tё kritikёs… Vepra e tij, sa c’ёshtё ushqim shpirtёror, po aq ёshtё edhe art sublime…”

( Nga Michael Kleeberg, “Die Ёelt”, Korrik 2002.)

3. “ E kam krahasuar me Gogolin, me Kafkёn, me Orёellin. Por ai i Kadaresё ёshtё zё original, universal, e prapё me rrёnjёt thellё nё tokёn e vetё…”

( Nga Shusha Guppy, Independent on Sunday )

4. “ Proza e Kadaresё vezullon me realizmin magjik tё Gabriel Garcia Marquez-it…

( Gazeta : “ Los Angelos Times Book Revieё )

5. “ Gjёja mё ideale nё letёrsi ёshtё kur lexon dicka tё sapobotuar dhe e kupton qё kjo do tё bёhet klasike. Kjo gjё ideale ka pёr titull pёrmledhjen “ Pёrball pasqyrёs sё njё gruaje” dhe I pёrket mё tё madhit shkrimtar tё gjallё tё kohёs : Ismail Kadaresё !

( Nga Guillaume Allary, “ Elle”, Korrik 2002 )

6. “ Ismail Kadare me vetёdije tё plotё shkruan pёr Shqipёrinё dhe

pёr t’ia paraqitur Shqipёrinё botёs. Cmimi “ Booker Prize” e ka

bёrё mё shumё tё njohur emrin e Kadaresё”

( Nga David Bellos, Britani e Madhe)


7. “ Si shkrimtar i madh, Kadareja ka gjetur njё mjet romantesk pёr

tё ngjallur tek lexuesi njё ankth qё e tejkalon ndodhinё e

vecantё. Ai luan si virtuoz me kohёn dhe hapёsirёn…”

( Nga Dominique Fernandez )


8. “ Vepra e Kadaresё ёshtё njё nga veprat mё origjinale dhe mё

tё shquara tё kёtij shekulli. Romancier qё rrok historinё me njё

frymё tё fuqishme shekspiriane, histori e letёrsisё evropiane…”

( Nga Eric Faye , Paris 1992 )


9. Pёr viganin e letrave tona, qё prej dekadash ka patur cilёsime nga

mё tё begatshme nga njerёz tё rrangut tё epёrm. “ Ky burrё i

qetё e rebel, i brishtё e fisnik, dashnori mё pikant i kombit tё

vetё, ёshtё ngjitur nё tё gjitha majat e kёtij universi. Kuri thua

“Shqiptar i Madh”, ke thёnё gjithcka pёr Gjeniun…”

( Dashamir Cacaj nё “ Njё sillё me Kadarenё”, faqe 61 )

10.Universit krijues tё ISMAIL KADARESЁ, qё ёshtё fitues i cmimit

“The Man Booker Internacional Prize 2005”, libri shumёfaqёsh

Studime letrare” i Isak Shemёs i jep njё vlerёsim tё posacёm :

“Ismail Kadare ёshtё njё shkrimtar qё krijon hartёn e njё

kulture tё tёrё, tё historisё, pasionit, folklorit, politikёs dhe

katastrofat e saj. Ai ёshtё njё shkrimtar universal, me njё traditё

narracioni qё e ka origjinёn qё nga Homeri…”


11. “ Mё i madhi luftёtar nё mbrojtje tё kulturёs, identitetit dhe

integrimit evropian ёshtё Ismail Kadare…”

( At Zef Pllumbi )


12.“ Cdo vit pothuaj gjatё njё dhjetёvjecari, Kadareja u ka dhёnё lexuesve tё vetё nga njё roman, qё i befason dhe i shtang ata, i prekё nё shpirtё, u ngjall ndjenja e mendime tё thella…. Ka ardhur koha qё Kadareja tё marrё Cmimin qё meriton…Jepjani Kadaresё Cmimin NOBEL !”

( “ Magazine litteraire”, Paris ).


CMIME, DEKORATA DHE TITUJ NDERI

1. Tre cmime tё Republikёs

2. Cmimi “ The Booker Internacional Prize” ( 2005 )

3. Cmimi Ndёrkombёtar “ Njeriu i librit” ( 2005 )

4. Cmimi spanjoll “ Princ Austrias” ( 2009 )

5. Cmimi nё Itali “ Lerici Pea” ( 2010)

6. Titulli i larte : “ Nderi i Kombit”,dhёnё nga Presidenti I Republikёs.

7. Urdhёrat : “ Kryqi i Legjionit tё Nderit” e “ Oficer i Legjionit tё Nderit” nga shteti Francez.

8. Cmimi letrar “Jeronim De Rada” ( 2014)

9. Cmimi “Jeruzalemi” per vitin 2015

10. Titulli i Lartё : “Komandant i Legjionit tё Nderit” nё Francё ( 2015 )

11. “ Urdhёri i Pavarёsisё”, akorduar nga Presidentja e Kosovёs JAHJAGA, pёr kontributin e tij tё madh nё pёrpjekjet e Kosovёs pёr liri dhe pavarёsi.( 2015 ).

12. Dekorata mё e lartё e Republikёs: “ Flamuri i Kombit”, dhёnё nga Presidenti i Republikёs sё Shqipёrisё ( 2016 )

13. Protagonist i mendimit intelektual shqiptar

14. Kandidat per Cmimin “ Nobel”

15. Perkthyer ne 45 gjuhe te botes.

16.Anetar i Akademise Franceze nga 18.10.1996.







24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page