
(Kënga e brengosur e mikut "R")
Tani që vitet më shpejt më ikin, dhe ata që më duan nga unë presin, tani që vërtitem përmes dilemash, dhe mik i ngushtë jam bërë me stresin.
Tani që anija ime gjendet detit, dhe bën kaq rrëmet dhe tramundanē, s'ka shumë mundësira për të zgjedhur, këtij rrethimi t'i dal, paq, mbanë.
Tek eci i vetëm këtij monopati, veten gjykoj, më vjen të plas e të bëj paf, në këtë vend që e quajnë Albani, si nuk u bëra pak më esnaf.
Në një botë, ja, të trallisur si kjo, ku asgjë për be nuk mbetet e pavdirë, çfarë është virtyti, çfarë ështe vesi, ç'ka është e keqe , ç'ka ështē e mirë?!
Comments