top of page

Dilemë


Dilemë

Namik Selmani


Më duhet të fus në burg krëhërat dhe pasqyrat

Qofshin dhe ato që kam ruajtuar nga rinia

Të vë buzëkuqet, me të cilat zbukurohet fytyra

Të vë parfumet e kremrat e ardhura nga Italia.\


Më duhet të fsheh gjithë shampot për flokë

Të heq nga çanta dorezat e ardhura nga Kashmiri

Dhe të mërmërij monologjet më të heshtur në botë

Të bëhem si kali i djersitur që s’e mund thëllimi.


Kam harruar këngët që flasin për lule e gjethe

E numëroj stacionet ku treni nuk ndalon.

E pyes se kur do nisë sërish një ditë pranvere

Kur ngrica të mos më thajë gishtërinjtë në dorë.


Kam harruar dialogjet me shkronjën në fletë

Jam si delja që bariu nga këmba e mbërthen

Në ditët me diell shpesh grumbullohen retë

Për qershinë e pjekur nuk kam dorë ta prek.


Janë fikur semaforët në udhët me zhurmë

Shpesh tek ata rri ndezur vetëm e kuqja

Ç’të bëj, të vrapoj apo të vë qepalla në gjumë?

Apo të bëhem si sfinks i zjarrtë, mbase si lulja???

7 shkurt 2023

79 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page