top of page

Diktatura dhe Sëmundja


Astrit Lulushi

Qeveria shtypëse është një nga shkaqet kryesore të urisë, kjo dihet. Të paktën demokracitë përhapin informacione rreth korrjeve të këqija. Kështu, në Shqipëri, vend mes autokracisë e demokracisë, përhapja e lajmeve të këqia quhet përhapje paniku, shpesh edhe lajm i rremë. Sot, diktatura është gjithashtu rrezik për shëndetin, kur bëhet fjalë për sëmundje infektive. Që nga fillimi, Kina kishte frikë nga informacioni për Virusin. Po kështu Shqipëria, duke u bërë deri qesharake, me zyrtarë zgërdhirës e shtetas “të paprekshëm”. Për muaj, ndërsa Koronavirusi përhapej, nuk njoftohej asgjë dhe gazetarëve u thuhej të mos shkruanin për të mos përhapur panik. Kjo fobi informacioni ndaloi spitalet dhe njerëzit e thjeshtë të ndërmerrnin masa paraprake. Ndalimi i lajmeve të këqija ka vrarë miliona. Uria, rreth vitit 1960, e cila mori 30 milion jetë, u përkeqësua nga frika e zyrtarëve për të pranuar se të korrat ishin të dobëta pas kolektivizimit të bujqësisë nga Mao Ce Dun në Kinë. Shtypja e qeverisë inkurajon përhapjen e sëmundjes dhe kjo e fundit i vjen në ndihmë qeverisë për shtypjen, kontrollin dhe mbylljen e qytetarëve në banesat e tyre, duke eleminuar, përkohësisht, të drejtat bazë siç janë fjala, lëvizja e lirë dhe grumbullimi.

55 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page