top of page

Diaspora

Updated: May 31, 2020


Astrit Lulushi







Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, Shqipëria ishte e uzurpuar. Njerëzit prisnin çlirimin dhe në këtë rast, kush pret, merr atë që tepron ose s’merr hiç fare. Në fund nuk mbeti gjë për të marrë dhe shqiptarët iu nënshtruan zgjedhës së re, duke iu kthyer përsëri karakterit të dikurshëm (bë sikur bën, bëjmë sikur bëjmë), duke veshur maskën e indiferencës për të bërë lojën e sunduesit, që, me mashtrime të kombinuara me dhunë, kontrollon çdo aspekt të jetës në vend, si dikur PP.

Kjo parti Pune sot Socialiste, e cila u la në skenën politike shqiptare vetëm falë mëshirês a mirësisë së popullit për të shmangur luftën civile, vazhdon si dikur të diktojë çdo ditë e më shumë - duke lënë njerëzit të ndiejnë se janë pak më shumë se skllevër në sistemin që lejuan të rimëkëmbet - urtësia u muar për dobësi. Vetëm më të mirët ishin në gjendje të shkëputeshin, dhe jo pa përpjekje të konsiderueshme.

Por, nëse kryeministri është në gjendje t’a drejtojë vendin me anë të FB — pse Diaspora të mos krijojë një ‘Qeveri virtuale të bashkuar në Mërgim’ që do t’i bënte sfidë qeverisë së Tiranës dhe ndërkombëtarëve t’u kërkonte të rishikonin politikat e tyre ndaj kësaj province fanare? Qeveria ka frikë nga një nismë e tillë, prandaj edhe ka krijuar një ministri të veçantë të Diasporës, sepse përpiqet t’a pengojë duke e përçarë atë. Pa gjykata, me parlament një-partiak, popull të zemëruar dhe polici jashtë kontrollit, vendi po shkon drejt një protektorati.

Nëse Diaspora thotë se është e organizuar, ajoduhet tē marrë edhe përgjegjësi — Ishte një Diasporë që krijoi një shtet, Izraelin. Përndryshe, duhet ta quajmë veten thjesht ‘të ikur’ dhe që nuk i perkasim më atij vendi - - ‘Diasporë’ është emër i madh që i vëmë vetes.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page