top of page

DHURATA NGA GJITHËSIA


Vullnet Mato

DHURATA NGA GJITHËSIA

Dashuria të bën zog të fluturosh, të rendësh hapësirave në largësi, buzët e ëmbla, diku të kërkosh, ku një zemër ruan, nektar për ty.


Nxito, o beqar, i pavendosur! Natyra s’të krijoi, në këtë botë, të presësh karierën e përsosur, por, të dashurosh, sa më fort.

Mosha vërsnike, që ti lë prapa, do vjetrohet, njëherësh me ty, pas pranverës, lulet djeg vapa, stinës së re, nuk i hy më në sy.

Kur ke kohën, po s’dashurove, s’mund të thuash, se ke jetuar, frutat e dashurisë, po nuk shijove, me të cilat njerëzimi është krijuar.

Pa dashuri, s’të do, as jeta vet, trung pa degë në mes të shtëpisë. Pa dashuri je, një pemë pa fletë, nuk vegjeton blerimin e shoqërisë.

Se pa lëshuar lastarë edhe një lis, thahet shpejt e bëhet shtyllë, të mbajë përsipër, tavanin e çatisë, pa gëzuar shushurima flladi në pyll.

Ndaj gjallesat, nxitjen e dashurisë, kanë të shkruar në kodin gjenetik, të shtojnë specien e ardhmërisë, duke përjetuar, dashuri në çift.

Këto të vërteta, ti dhe vet i di, por koha të fton, të dashurosh. Teksa pret, të peshkosh në rini, ke lenë zemrën, të dridhet bosh.

Kur dashuria fillon, tek ti të pulsojë dhe oksigjeni që thith, bëhet i ëmbël, atëherë dhe shpirti fillon të këndojë, duke prekur telat e hollë në zemër

Përjeto fenomenin, kur dashuria, ndez në deje, gjakun e përvëluar! Se është dhuratë, nga vet gjithësia, në shtatë qiej, për të fluturuar...

22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page