top of page

Dhimiter Canga: NUK MË LODHIN...

  • Feb 22
  • 1 min read

NUK MË LODHIN...


Nuk më lodhin rrugët e gjata plot me dritë,

e ngjitjet në majat e maleve e lartësitë;

As dallgët e deteve e të natyrës fatkeqësitë,

sa vrasja e dashurisë ,të vërtetës e drejtësisë.

 

Sa më vret ,vrasja e vlerës së qenies tonë ,

kur shoh shpresëhumbur në detin e pafund,

si gjethet që merr era  e shpirtin u përkund,

e në breg u përplas ,fatin e ëndrrën më në fund.

 

Sa më lodh lufta me gënjeshtërën ,padrejtësinë,

shpirtligësinë ,mosmirënjohjen ,intrigën ,hipokrizinë,

thashethemet që s`i sheh se nga vijnë e mbijnë

Këto rrugë më lodhin ,ky trishtim i jetës ,ky udhëtim.

 

LUTJE ÇEHOVIT  


E di Çehov vëllai

që në kohën tënde dhe më vonë

kameleonat hiqnin e vishnin pallto.

 

Tani sikur, për pronë e paranën

ndërrojnë kurorë, besë, e fe e në mos dhe vatanë.

 

Janë gati t'i heqin me nder teje

të tëra e të dalin...

Pyes veten

ku vemi?

 

Është periudhë kalimtare

evolucion, karakteri i kohëve moderne

apo çfarë?

 

Më fal që ju shqetësoj

ti si mjeshtër i përshkrimit të tyre

nga vëndi ku prehesh ç'studime

të reja ke bërë?

 

Drejt kujt po shkojmë?

Të lutem m'i dërgo.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page