top of page

DHIMBSURI NËNE


Vladimir Muça

LYPSARI Nën talljen e manikinëve Bashkë me një qen rrugaç, Dielli leckat e trupit i'a than. Thurur mes zheleve Me zërin e shpirtit nga zemra rrjedhojë, Nër mërmërimet e diellit thirrmon: "Kush zantë diellin E zantë buka e shpirtit".

Me orën diellore ai lëviz, Nga një rreze e pakët Në tjetrën më shum ngrohtësi, Me lutjen e përditëshme si qeni tijë, Me mërmërime nga i fundit shpirt: "Kush zantë diellin E zantë bukë e shpirtit."

Nën manikinë, Në dritë arë ngjyer Një jetë njerëzore lëviz, Shpirtin zvarrit; Si një fëmijë i mjerë, Lënë rrugëve pa gjind.

IMPORT Në arat e Kolzës dhe Ftadonës Erdhi fundvjeshta. Me të korrat e pambjellë Dimëri ja mbërriti hambarëve në uri. Nga importi me transoqeanik, Do sjellin mbetur nga mijtë Grurë Kanadaje, Me siguri.

DHIMBSURI NËNE Me ninull nëna më vinte në gjumë, Kur në arë që herët shkonte. Por kur qante një zogth gjëkund, Nga shpirti nënës dhimbja pikonte.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page