Dhimbje dhe mall
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 17, 2022
- 4 min read

Lirikat "bio" të poetes, DAVA GJOKA!
Libri "Dhimbje dhe mall"
(ese)
"Poezia e gjallëron shpirtin dhe e rrit përmbajtjen",kjo është thënia e JON KEATS dhe në gjykimin tim i rri për shtat edhe vëllimin poetik të poetes, DAVA GJOKA. FOLKNER shkon dhe më tej:"Poezia është historia e zemrës së njeriut dhe gjelbëron kopshtin e mendjes".
Duke u larguar,paksa, nga mendësitë me aq vlerë të NJERËZVET Të LETRAVE, duhet të them që jam i mbresuar nga poezitë e këtil libri poetik. Së pari, nga përzgjedhja dhe"kungimi" letrar,në mund të shprehem kështu, të një profesionisti sa me kulturë letrare, aq një MJESHTËR në "disenjon" që i ka bërë librit. Një kopertinë që,tek të grishë me paraqitjen, sikur të fton të hapësh kapakun dhe ke për të gjetur një krijim poetik"bio". Sikur mos mjaftonte me kaq,MJESHTRI (se i tiilë është),ka bërë një parathënie ekselente,se ka hyrë në brendësi të gjithë poezive që kanë sa mall,aq dhe dhimbje. Para se të flas për poezitë,kortezia i shkon atij MJESHTËRI,nga unë i porsanjohur(ky është faji im),që quhet NDUE DRAGUSHA! Bekim për gjithshka mjeshtërore dhe,pa besuar se po bëj reklamë komerciale,mund ta mbyll"kortezinë" time:"Nëse doni të botoni,shkoni tek MJESHTËRI NDUE DRAGUSHA në LEZHË!

* * *
DAVA GJOKA nuk e ka botimin e saj të parë. KY është libri i saj i dytë dhe,gjatë këtij izolimi made in covid,nuk e ka kaluar kohën si "ujë i ndenjur",por,përditë,ka shkruar poezi dhe jo vetëm këtë libër:po tri libra me poezi që në gjykimin tim, ka bërë atë që një antropolog amerikan,thotë:"Ne,amerikanët, e quajmë kohën si një"rryp trasmesioni" dhe mbi të vendosim shishe. Shishet bosh,janë kohë e humbur kot".Parë me këtë sy,DAVA GJOKA nuk lë"Shishe bosh".Ajo mbi"rrypin e transmesionit" vë poezitë e saj që janë sa jetësore,por dhe aq të"përtypshme" për çdo lexues.
Kur hyn në brendësi të librit, s'ke se si mos qëndrosh në një "llojdroje" të poetes,nga një"paragjykim" dhe,tek e lexoj poezinë"Poezia ime",më vjen ndërmend POETJA E MADHE AMERIKANE,EMILY DISCINSON që nga"droja",heshti dhe botoi,sa qe gjallë,veç 7 poezi. Në analogjinë nuk pretendoj se DAVA GJOKA është EMILLIA,por"droja",ëshë sëmundja e gjithë krijuesëve. Ja si thotë,poetja:
"Kush të ndrydhi, e imja poezi,
E mbete brenda meje gati një jetë?
Pse shpërtheve pikërisht tani
Në vitin tim të gjashtëdhjetë?
Të mbajta brenda vetes
Ashtu siç mbajta fëmijët e mi
Dhe tani,në gjysmën time të jetës
Erdhe tek unë, e bukura poezi.
Libri ka mbi njëqind poezi dhe larmia poetikë është e ndryshme. E ndryshme, por është dhe e "shijshme". Kjo ndodh se Poetja nuk shkruan me apriori, por"lima e saj poetIke" diku "limon" dhimbjen,diku evokon dashurinë. Dashurinë për ATDHENË e trajton mbi të gjitha dashuritë. Dashuria për ATDHENË tek POETJA,fillon nga BUKËMIRA,ai fshati i MIRËDITËS ku i ka rënë koka. "Kur më vjen në tavolinë/verë e Arbrit nga BUKËMIRA/Më kujton fëmijërinë/ti je vera më e mira,,, Jo më kot,VOLTERI thotë për ATDHEUN" Vendi ku robërohet shpirti".Ose në një vjershë u drejtohet zogjëve shtegtarë:"Andej larg kur të shkoni/O zogjtë e mi shtegtarë/Vendit tim të m'i thoni:"... se më dogji ky mall".
Veç mallit,Poetja ka dhe dhimbje për vendlindjen:"Ti,vendlindjaime/si nuse e stolisur/dhe,pse kaq e bukur,prapë të kanë braktisur. mandej e pason vargu apogje:"... mund të shkosh kudo/por s'ka si vendi yt,
Nëse do qëndroja në poezitë e mallit për vendlindjen, do "hyja" në hak në poezitë lirike apo sociale.Por s'kam si mos bie për lexuesit,poezinë"Kam mall për gurët".Densiteti i mallit në këtë poezi,pothuaj se arrin apogjeun e tij:
" Dua të fluturoj e lirë,
E të shkojë pa u ndjerë
Atje, në vendin tim,
Ku koka më ka lerë
Se malli për ty,
O vendi im, i bukur,
Shpirtin tim të vrarë
Krejt ma ka këputur.
Kam mall për tokën.
Kam mall për lisa
Kam mall për gurët,
Kam mall për plisa...
Jevtushenko thotë:"Poezia është si shpendët:injoron çdo kufi dhe kapërcen çdo distancë".A nuk ka ndodhur dhe me poeten DAVA GJOKA kështu? Por "harta e gjeografisë së poezive" të autores ka ngjyra të ndryshme.Ato gjen ngjyrën e kuqe alle në poezi patrotike,si ajo për"Komandant ADEM JASHARI". Heroizmi i tij jepet me metafora hiperbolike,si;" Udridh toka,oshtin mali/
Kur u vra,ADEM JASHARI?/ti s'ke vdekur,por je gjallë/komandant e trim i rrallë. Këto nota patriotike vihen re dhe në poezi të tjera,si"Majft qëndruam të ndarë" apo"Të këndojmë shqip në trojet tona".
Duke trajtuar tema sociale,Poetja tregon se pulson me hallet e përditshëme dhe ajo që ia rrit vlerën poezisë,është mesazhi shumë domethënës:Sinjifikative është poezia:"Përtej hekurave".Aty jepet mesazhi i bardhë:ndal vrasjeve banale e barbare,njëkohësisht.Me vlera,me këtë tematikë, janë dhe poezitë:"Fjala vret më shumë se plumbi","Ditë votimesh","Hipokriti" dhe ndonjë tjetër.
* * *
ESENINI thotë:"Poezia nuk është mafishe që të blihet në furrë" dhe, në mbështetje të kësaj thënieje, dua të them se poezitë e DAVA GJOKËS janë të ndjera nga një shpirt i dhimbshëm i një gruaje që është NËNË dhe me të ka ndodhur ai fenomen që PUSHKINI e ka lakuar që dyqind vjet më parë: "Qahem i dhimbshëm/hidhërueshëm dënes dhe vargjet e trishta askujt nuk ia fsheh. Natyrshëm që kjo ese imja do ishte e mangët,nëse nuk do qëndroja dhe në poezitë erotike të poetes.Në poezitë lirike erotike,poetja është dhe objekt,por dhe subjekt njëherësh,Ja sa për illustrim:"Nishani yt"
"Nishani yt në faqe
Ç'më tëhoqi mua
Të ta puthja pak,
Më tej:buzët e tua.
Ja dhe një tjetër;"Puthje në shi"
Qielli mbushur plot me re
Edhe hëna sot s'po duket
Bashkë shiu presim ne
TA shijojmë duke u puthur... Dhe kështu mund të vazhdoja, por ajo që dua të theksoj,është një fakt shumë domethënës:
DAVA GJOKA është një POETE që ka zërin e vet origjinal dhe ka një stil nga më të qartë,të"përtypshëm" për çdo lexues dhe nga ana metrike shkruan me rimë të alternuar me skemën AB/AB. Nuk e lodh,por e çlodh lexuesin, aq më tepër kur ka ardhur koha që lexuesi është bërë"qibar".Nuk më mbetet veç t'i uroj:vetëm suksese!
Tiranë,17 qershor 2022
Comments