top of page

“Dhe vjen një ditë” mes parametrave narrativë



Fatmir terziu

Loja, interpretimi, kompozimi, kamera dhe mjaft elementë të tjerë, duke përfshirë zërin dhe efektet filmike tek filmi shqiptar “Dhe vjen një ditë” (1986) janë objekti i tre parimeve estetike që dallohen dhe njihen në film si përsëritja, imazhet jo-domethënëse dhe shtimi me anë të zbritjes. Historia që zhvillohet në fazat e vona të regjimit komunist në Shqipëri, natyrisht është një pasqyrë e kohës me të cilën shihet dhe transmetohet mesazhi i njeriut dhe njeriu tek mesazhi. Protagonisti i filmit (Llano i luajtur nga Viktor Zhusti) është një djalë nga fshati që është ngritur në pushtet dhe ka ardhur në kryeqytet falë një lidhjeje të ndjeshme, dhe aty pikërisht është lidhja tjetër dashuria që kërkon të tregojë më shumë mes parametrave. Filmi tregon një pjesë të jetës së tij në të 30-at. Marrëdhëniet e tij me familjen, të fejuarën, miqtë dhe punën e tij. Është një histori e një personi që ngrihet shumë shpejt dhe që ama nuk është në gjendje të konsolidojë pozicionin e tij.

Këto qasje e shënojnë filmin si përpjekjen më tipologjike të kohës filmike dhe krijuese shqiptare, të paktën në qasjen e tij për organizimin narrativ. Në studimin e tij “Narration in the Fiction Film”, David Bordwell (Narracioni në filmin fikshën) përshkruan disa forma narrative nga të cilat njëri quhet “narracion parametrik”, sikurse dhe unë e kam sqaruar më parë në studimin tim rreth parametrave narrativë në filmat e Norman Wisdom. Duke përshtatur këtë term nga koncepti i Noel Burch për “parametrat”, ose teknikat e filmit, Bordwell e modelon atë në fund të përshkrimit të një rendi narrativ “në qendër të stilit”, domethënë, në të cilin “stili promovohet në nivelin e një formësimi forcë në film”. Në mënyrë që të shtjellojë efektet që ka kjo formë tek shikuesi, unë do të argumentoj se si loja dhe formëzimi i tre elementëve përbëjnë dhe karakterizojnë paramerat narrativë tek ky film.

Ecja e përkulur dhe e ngarkuar me dy çanta e Xhevdet Ferrit tek filmi artistik shqiptar “Dhe vjen një ditë” sinkronizohet me titrimet e skenaristëve Teodor Laço dhe Vladimir Prifti, ndërsa nxitimi në pasnajën e skenës qas dy gra të cilat duket se kanë ndonjë arsye më shumë se ecja e lehtë dhe e tendosur e aktorit. Sakaq muzika e bën më të plotë anën tjetër, atë që këmbët ballafaqohen me ulje-ngritjet e trotuarit të shtruar lu distanca midis mureve të godinës dhe pemëve anës është një qasje tjetër dritëhijesh në vazhdim. Në fakt duket si një përkujdesje profesionale e piktorit Alush Shima, që pason radhën e titrave që vazhdojnë të bëjnë detyrën regjisoriale nën ritmin e muzikës së kompozuar prej Thoma Simakut. Titrat shfaqin emrin e drejtorit Bujar Barçi, pikërisht në momentin ku aktori i sfondit të parë përkulet disi, si një formë e detajuar ndoshta nga rastësia, por që formon atë anë të domosdoshme të parametrit narativ, midis këndit të kameras, muzikës, dhe arsyes logjike në këtë udhëtim të tillë të gjatë, ku duket dhe lodhja, pasi njëra nga çantat tashmë merr strofkën e saj mbartëse poshtë të djathtës së Ferrit. Operatori i zërit Spiro Konduri, ka thuajse qasjen e parë të punës së tij, ku bashkë me regjisoren e montazhit Zhaneta Kosturi, duket se plotësojnë atë anë ku redaktimi i redaktorit Roland Gjoza natyrshëm ka zënë tashmë dukshëm vendin e tij pos titrave.

Dhe vetëm kaq, tashmë është aktori që e ka lënë trotuarin, me ikjen e tij “cut-off” në sfond duke lënë dy gratë të vijnë në kryeradhë si një pasojë për shfaqjen e një hoteli ku dhe kalimtarët para tij tashmë janë më me shumicë. Piktori i kostumeve Bujar Luca. Dhe grimi i Dashamir Turkut dhe Luçie Gjonçaj më së fundi jep një sy më shumë vëzhgimi në një aradhë të madhe emrash në titra…

E këtu tashmë shfaqet Viktor Zhusti, ku rolin e të cilit e menaxhon jo vetëm syri, por edhe tërësia e ndjenjës, shihet në sfondin kryesor, ku festivja e sallës nënkupton më së miri angazhimin e tij me fotografin, të cilin më pas e kuptojmë se nuk është thjesht një rastësi, por një paramendim logjik për të fiksuar këtë festivitet, në memorje, por edhe në qëllimin me të cilin fotografia e realizuar në atë festiviett flet e flet, dhe vetëm flet për atë që vjen më pas nga ai realitet. Xhevdet Ferri e ndjek këtë skenë. Fotografi merr udhëzimet e duhura nga Zhusti dhe kështu momenti tashmë ka thënë mjaft për vëmendjen e shikuesit.

Rastësia e ka prurë këtë skenë? Ferri nuk meton veprimet e sportelistes me regjistrimin e pasaportës së tij, por ndjek nga larg kërshërinë e muzikës dhe qasjes së mikut të tij, Zhusti në një skenë të ndjeshme. E këtë e përforcon edhe muzika e dirigjuar nga Eno Koço. E ndërsa “shot by shot” shkon tek editimi tradicional, ajo që ndahet mes dy aktorëve, është ajo që vjen në një pikë të duhur, ku parametri narrativ bën rolin më të ndjeshëm që Noel Burch e ka cilësuar si efikasitet në film.

Sporteli me tre prezencat e tij kapërcen në pjesën tjetër ku sërrish dy çantat e Ferrit flasin se klienti i këtij hoteli nuk është thjesht për një natë, por për më gjatë…., ndoshta … për t’u sqaruar në një moent tjëtër, pasi duhet pak suspansë. Dhe tashmë është dhoma, dritarja që hapet nga Ferri dhe lodhja e paracaktuar në krevat, por dhe muzika që vjen nga dritarja tashmë e hapur si një ngacmim nervash dhe kurioziteti për të parë dhe kuptuar më nga afër pse ishte Zhusti dhe roli i tij sqarues pranë atij fotografi.

E ndërsa vallëzohet Zhusti është në syrin e Ferrit, është dhe partneri i vallëzimit me Raimonda Bulkun, kjo skenë që ka dhe kërshërinë, sarkazmën e shpejtë dhe…”Dasëm?”, është pyetja e Ferrit, ku kamarieit i është vënë në gojë jo pa qëllim: “Pse, pe gjë nuse gjëkundi ti?!”

Pra tashmë miratimi vjen nga tundja e kokës së ferit dhe shikuesi e di më së fundi që nuk është dasëm… Po këtu më shumë se dora përshëndetëse e Ferrit ka rëndësi fotografi dhe kështu duket se protagonist është … tashmë njeriu i afërt i Klarës, i dashuri i saj dhe sipas Klarës, dhe një përkujdesës deri në pikën e alkoolit të babait të saj, një emër i njohur në qytet dhe në mesin e asaj armate të madhe të punësuarish nga shteti…

Në anën tjetër është një dashuri paralele. Ndryshe. Ajo kuptohet nga zilja e telefonit dhe më së shumti nga fotografia e një vajze në skenën kur kamera shkon afër ziles cingërruese, ndërsa vonesa e daljes nga dushi e elementit femëror shkon në një mendim tjetër të aktorit… që hedh cigaren e pairë në këmbim të një bisede të re, po këtë rast me një inxhnier…. Një shok tjetër të tij të vjetër.

Vazhdon…



52 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page