top of page

Dhe agimi e kthen dritën


Vitet 70: Minushi dhe Myrvetja

Dhe agimi e kthen dritën

Fatmir Terziu


Njeriu jeton me kujtimet, memorjet, ndodhitë e fiksuara e të imagjinuara, me të gjitha ndjesitë e tij. Perceptimet janë agravime kohore në kohë. Disa mbetet përkushtime të shenjuara zemre. Kohë më parë lexova disa përkushtime zemre dhe një këngë të kënduar dikur prej të Minush Hoxhës, e të gjitha si një memorje dhe mall për bashkëshorten e tij, që tashmë është në duart e Zotit: „Kushtuar bashkëshortes sime Myrvetes, këngë kjo të cilën e këndoja në fillet e afrisë tonë në rininë e hershme (paramatersore-të fejeses) dhe pasmartesore në ahengjet e viteve të 70-ta në Hotelin ,,Pashtriku" të Gjakovës, vetëm e në ahengje, bashkë me Ismet Pejën, legjendën e të kënduarit bukur.“ E mjaft të tjera janë postuar herë pas here në murin e tij të Facebook, në dy gjuhë. I lexon dhe ndjek me arsyen e jetës, jetikes, dashurisë dhe asaj që i mungon Njeriut të dashuruar në pafundje dhe në vetë ulluqet e jetës. E ti e cilëson këtë një gjuhë jo të zakonshme. Një gjuhë zemre!

Një gjuhë e tillë nuk është vetmi. Nuk është një fund. Ajo dikton dhe diktohet në tërësinë e vetë arsyes. Sikurse ndodh…me vetë dritën, sikurse ndodh me vettë erësirën.

Errësira vendos shpejt pas perëndimit të diellit. Si e tillë e bën botën të bëhet një vend më i ftohtë, por i butë për pushimin e shpirtrave të lodhur. Një cikël tjetër mbaron, por një natë e mbuluar me yje, të cilët lajnë galaktikën me madhështinë dhe dritën e tyre nuk shihen askund, përveç në zemrën e autorit Hoxha.

Pa të gjitha, përveç një shiu të këndshëm, era ulërin nga trishtimi. Flaka e fundit dhe thëngjijtë e saj fërshëllejnë në këtë ndryshim, duke mos e dëshiruar humbjen e ndriçimit dhe shkëlqimit të tyre, pasionit dhe energjisë.

Minush Hoxha

Një stilolaps i denjë, i gatshëm, i palodhur ka mbetur duke regjistruar këto ngjarje. Zemra shkruan dhe këput pendën e tij. Ndodh… ndodh. Sepse, hedhja e fjalëve që mungojnë në letër të bardhë nuk do të bënte drejtësi. Nuk do të bënte kthim.

Kujtimet e ëmbla, ndodhitë e hidhura, të përjetësuara nën këto faqe, nuk humbasin kurrsesi, edhe pas largimit. Këtë e parathotë disa herë Minush Hoxha. E parathotë…dhe gjithnjë ka dikush çfarë të mësojë.

Ai e lëviz tastierën duke shpresuar të ndezë një dritë për ata që kërkojnë t'i lexojnë ato. Derisa më në fund, fillon një cikël krejt i ri. Dhe agimi e kthen dritën. E rikthen në fakt, për këtë boshllëk humnerë. Dhe kënga është e gjallë, është ajo që ka kënduar Minush Hoxha së bashku me të Madhin Ismet Peja. E atje Lart mes yjeve dëgjon e dëgjon vetë Myrvetja. Fjalët e tij janë fjalë gjuhe që del nga zemra. Kjo është natën, kjo ndodh dhe ditën. Dhe agimi e kthen dritën…

168 views1 comment

1 comentário


FJALA E LIRE FREE SPEECH
FJALA E LIRE FREE SPEECH
04 de mar. de 2021

Minush Hoxha:

NJE FLN. PUBLIK Z.FATMIR TERZIUT

Njerezit, me te lindur, nuk jane njesoj. Diversiteti i pafund i dhene pashpiegueshem si, jep specie te panumerta, asnje sikur tjetra, te gjithe te ndervarur, sekush me prirje te shquara, sekush pa to, ato kundershtite, ato dallimet qe bejne jeten. Jeten e cila nuk do funksiononte as edhe nje cast pa to. Dhe, ne at grupin, grupin me specie te vecante, ne grupin me prirje deri tek gjeniu, paeksplikueshem si, solli ne kete bote, ne boten tone, nje person, jo vetem me aftesi habitese kundrimi, por me zotesi te pamatura depertimi. Dhe, jo vetem kjo, por tek morri rruge te mberrijten tek objektivi caktuar qe me pare se lindja dhe me ardhje ne…

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page