top of page

DEVRA E FUNDIT E EPOKËS SË MADHE?



(Me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë) I Është e mundshme që kjo "Devër" (kthesë e madhe) të jetë e fundit e Epokës që ofron vendosjen në vendin e duhur të kombin tonë me të drejtat ligjore dhe hyjnore të tij të mohura gjatë dymijë viteve. Për t'u kuptuar dhe realizuar objektivat që ofron epoka, duhet të plotësohen disa kushte që kryesisht lidhen me cilësinë, kulturën, moshën e pjekurisë, me dijet historike, diplomatike, ekonomike, ushtarake të një pooulli. Kërkohet përvojë, patjetër edhe trashëgimi fisnikërie ndërbreznish të kupolës apo elitës udhëheqëse. Nëse analizojmë kushtet e nevojshme rezulton se ato janë plotësuar. Konkretisht: - Cilësia. Nuk vihet në diskutim cilësia që kërkohet nga popujt për të ngjitur shkallët e zhvillimit. Kombi shqiptar gjatë dymijëvjetëve të erës së re, e ka treguar cilësinë kualitative mbi popujt e tjerë (jetojmë në Europë dhe gjithçka flitet brenda saj). Është një popull që nga gjiri i tij kanë dalë udhëheqës dhe drejtues perandorish në të gjitha kohërat, jo vetëm udhëheqës, por dhe shkencëtarë, shpikës teorikë dhe praktikë që me dijet e tyre mbi të tjerët, nderohen dhe janë renditur dhe renditen në rrjeshtat e parë të historisë mbi dymijëvjeçare (nuk do të zgjatemi në këto cilësime pasi janë tepër të njohura). - Kultura. Trashëgimia kulturore e kombit tonë është e një niveli tepër të lartë, që nuk është e lehtë për tu adaptuar nga popujt e tjerë. Kjo trashëgimi, tepër e prekshme, e dukshme dhe që shkëlqen në vijimësi, reflektohet tek karakteret e veçanta shqiptare, siç janë: mbajtja e besës së dhënë; respekti ndaj popujve të tjerë, pavarësisht nga raca, ngjyra, vendi; respekti ndaj besimeve fetar të çdo populli (që thuhet tolerancë dhe që shpesh përdoret vend e pa vend, sidomos nga disa prej politikanëve tanë dhe të huaj); kujdesi i kontrolluar, maturia që kemi ndaj zilisë dashakeqe; nuk dëshirojmë tek të tjerët të ndodhin ato çka nuk i dëshirojmë të ndodhin tek ne; urrejmë pushtimet e ç'farëdo llojshme; nuk luftojmë për të përvehtësuar asgjë të tjetër kujt, kjo kudo edhe tek mania për zgjerim territori në dëmtë të tjerëve; etj. - Mosha. Është një kusht kërkues tepër i nevojshëm. Mosha e pjekurisë, si një vlerë tepër e domosdoshme, megjithëse ka ekzistuar dhe ekziston tek populli ynë, jo gjithmonë është përdorur si duhet, ka dhe raste, për fat të keq, që është mënjanuar duke e paragjykuar si të "prapambetur nga koha". Ky qendrim është në veprim edhe në ditët tona, ku përvoja zëvëndësihet me pa përvojën. Përvojat janë të ndërlidhura domosdishmerisht me moshën, me vitet e secilit, ka një masë vitesh që arrihet mosha e pjekurisë. Nuk janë të panjohura rastet kur egoja dhe ethet e pushtetit nuk përmbahen, ato vrullshëm zaptojnë politikën, bëhen të ditur pa pasur përvojë, vendosen në detyra dhe poste që duhen të jenë me "mjekër të bardhë", ata që ende nuk u është dirsur qimja në fytyrë, etj. Shembujt nuk mungojnë, janë të shumtë dhe që shfaqen çdo ditë nëpër foltoret e të gjitha llojeve. Këto veprime dhe mos veprime me moshën, kanë dëmtuar në ecurinë ekonomike, sociale, në tërësi në përparimin e zhvillimit të vendit. Kushi i moshës së pjekur, në dukje duket se nuk ofron për "devrën". Në të vërtetë kushti "mosha e pjekurisë" ka në vetvete dy të përbëra: a) Tek ne kërkesa e kushtit "mosha e pjekurisë" nuk ka munguar, ajo ka qenë dhe është e pranishme. Prandaj si kusht plotësohet; b) Vërtet "mosha e pjekurisë" ka qenë dhe është e pranishme, qendrimi ndaj saj ka qenë dhe është tepër subjektiv. Subjektivizmi ndaj saj qendron në dhënie përparsi interesave të çastit dhe mediokritetit në kuptimin e rëndësisë parësore, të pakrahasueshme të sovranitetit dhe prosperitetit të Atdheut. Qendrime të cilat janë kaq të njohura sa janë bërë të pranishme edhe në tavolinat e kafeneve. Sigurisht me pak rivendosje të sistemit të drejtësisë, kushti i "moshës së pjekurisë", është i arritshëm edhe me eleminimin e alteratives "b". Ku bazohet? Tek ekzistenca e bollshme e "mjekërbardheve". Para disa javësh lexova një studim të mikut tonë, studjuesit Illo Foto, botuar tek "Fjala e Lirë", ku flitej për shqetësimet e këtij intelektuali, ndaj qendrimeve aktuale të të dy "elitave" dhe disa analistave, mediave etj. të cilët në vazhdimësi u janë kthyer interesave vetiake dhe jo vetëm. Është arritur deri edhe në përgojimin e heronjëve tanë, në venien në dyshim të prejardhjes etj. kur këto të vërteta janë të vulosura nga historia, përfshirë dhe shkencat shoqërore si të autorëve shqiptarë dhe nga më me shumicë të autorëve të huaj. Këto fakte, të cilat ndikojnë fuqishëm në domosdoshmërinë ku duhet të mendojmë dhe të kerkojmë të ringrihet bashkëpunimi nga të gjithë institucionet shtetërore dhe jo shtetërore për një përgjegjshmëri më të madhe ndaj ndërgjegjes kombëtare. Kjo është aktuale dhe shumë e drejtë. Historia e një kombi nuk mundet të thjeshtohet në aktualitetet e disa dekadave, cilatdo të jenë ngjarjet dhe sado të vështira të jenë ato, në këndvështrimin e plus-minuseve të qendrimeve ndaj ndërgjegjes kombëtare. Njohja e historisë sonë lidhur me qendrimet ndaj ndërgjegjes kombetare, na jep mundësi që të kuptojme se ngjarjet madhore ndodhin, dallohen jo me disa por me shumë dekada, me disa shekuj. Janë ndodhitë e mëdha (devrat) që ndërrojnë fuqishëm qendrimet e çdo shoqërie në formimin ose jo të ndjenjave tërësore ndaj kombit. Ishte Mesjeta e cila hodhi bërthamën në drejtim të bashkimit fisnor, duke u mbështetur tek mosha, dituria, trimëria dhe besnikeria e lidershipit-Gjergj Kastrotit, i cili hodhi idetë e tij për një bashkësi fisnore me emërtimin tashmë trashëgues "Arbëroro-Epirote". Kaluan shekuj të tjerë me ndodhi të shumta, por jo deri në ndërrime thelbësore, kthesa të mëdha. U desh fundi i shekullit XIX (1878) që të kerkohesh një shkeputje tjetër e madhe nga statu-quoja, po thuaj 5 shekullore, që intelektualët shqiptarë të kohës të "zgjonin" vegjëline (popullin), i cili ishte "mberthyrr" fort në mbrojtje të rendit mbi baza fisnore, për të kuptuar dhe kërkuar lindjen e ndërgjegjes kombëtare, nëpërmjet bashkesive fisnore të së njëjtës etnie. Populli u zgjua, e kuptoi bashkësinë fisnore dhe mbas shumë lodhjesh, kembënguljejsh dhe përballjeve me shtetet e tjerë të fuqishëm dhe të bashkuar, arriti të ketë jo vetëm bërthamën por edhe vatrën e tij. Aktualisht jemi në një situatë jo fort të këndshme lidhur me temën që po trajtohet. Në fund të shekullit XIX ishin intelektualët-patriotë që ndërgjegjësuan "vegjëlinë" me ndërgjegjen kombëtare; ndërsa sot, për fat të mirë, jo të gjithë "lidershipët", por disa prej tyre po bëjnë të kundërtën e Rilindasve. Është ky fenomen, që në disa dekada po shqetëson gjithënji e më shume" vegjëline" dhe intelektualët me moshë pjekurie, dituri, përvoja dhe që njohin historinë, respektojne trashëgiminë fisnore, ndjejnë përgjegjshmëri për konsolidimin dhe përsosjen e ndërgjegjes kombëtare tek mbarë shqiptarizma. Ketij misioni histoik dhe kombëtar i shërbejnë shkrimi i z. Illo Foto dhe i shumë intelektualëve tanë. II Dekadat e mbas shekullit të XX, të cilat po i jetojmë, na lejojnë të arrijmë të përcaktojmë se ato janë dhe po përballen me vështirësi të mëdha, pengesa të pa parashikueshme që vazhdojnë të ndodhin kundër kombit tonë, në drejtim të asimilimit. Metoda dhe mënyra të gjithfarëllojshme, deri edhe tek konvertimi i emrave, i toponimeve duke arritur që të hiqen, zhduken nga hartat dhe historia, emrat e krahinave tipike etnike pellazgo-iliro-epirote, të konvertimit të detyryeshem të besimit fetar etj. Metoda të kamufluara, arrijnë të gjejnë shtrat të rehatshem, duke shfrytëzuar vështirësitë ekonomiko-politike të vendit tonë, rrjedhojë e paaftësisë udhëheqëse, përdoren kundër nesh me nxjerrjen e vështirësive në lëvizjet e lira, blerje politikanësh, analistësh, studjuesish, historianë etj. si brenda kombit dhe jashtë, të cilët lëshojnë helm antikombëtar. Këto fenomene që kanë e po ndodhin në dekada, janë fakte që vërtetojnë se duhen shekujt për të arritur tek kthesat e mëdha që sjellin epokat. Siç u shprehëm më lart, janë epokat që përzgjedhin të "zgjedhurit", të cilët realizojnë në saje të moshës (njeriu duhet të arrijë një moshë të caktuar për të qenë i pjekur për kryerjen e veprave të mëdha) kthesat e mëdha në zhvillimet e shoqërisë, ku përfshihen mbrojtja, ruajtja e kombit në sasi dhe cilësi, në madhësi e në hapësirë. Epoka aq shumë e pritur, e dëshiruar nga gjysherit, prindërit dhe nga ne, bazuar në sinjalet e dukshme tashmë është e pranishme. Dekadat dhe shekujt kanë mbi 150 vjet që po "kacafyten" me pengesat antikomb kundër etnisë tonë, kundër dardano-arbëroro-epirotëve. Lëvizjet në drejtim të afrimit të epokës janë dhe idetë, qendrimet, shqetësimet dhe thirrjet e parreshtura që po dëgjohen nga "Vegjëlia" dhe intelektualët e vërtetë, që dje ishin jo shumë, kurse sot janë shumë dhe kudo me dije të përfituara brenda dhe jashtë vendit. Bashkësia e çdo kombi është një e drejtë natyrore, hyjnore, e cila heret apo vonë arrihet. Dhe kjo po konstatohet në ditët tona: Dje ishim nji shtet, sot jemi dy shtete, kjo nga këndvështrimi numerik, por sot jemi krahas numerikut edhe më të bashkuar mes etnisë sonë sa i përket ndërgjegjes kombëtare. Ndërgjegjësimi etnik është arritur edhe tek ata grupnjerëzish që si efekt i konvertimeve të dhunshme janë quajtur sllavë dhe grekë. Një dhunti hyjnore që pavarësisht nga koha dhe propaganda në kultivimn e mohimit etnik, shfaqet me tërë vitalitetin dhe merr drejtmin e riardhjes në grupin e njerëzve të së njëjtës ADN. Hap mbas hapi! Një strategji dhe taktikë që duhet kuptuar për tu udhëhequr drejt arritjes tërësore të etnisë së kombit shqiptar. Imediate në hedhjen e hapës aktuale qendron puna kembëngulese, serioziteti i të dy shteteve tona për njohjen e Shtetit të Kosovës nga më shumë shtete deri në anëtarësimin e saj në OKB. Mbas kësaj arritje vjen hapi tjetër, drejt korigjimit të kufijve të Republikës së Shqipërisë Londineze. Çpengimi i hapave, që është përdorur deri sot, duke bërë kërkesa që nuk përputhen me ligjet aktuale ndërkombëtare, janë pa dyshim kundër të vërtetës dhe të qëllimshëm si nga të tjerët jashtë nesh, dhe i disave brenda nesh që janë shfaqur tërthorazi dhe drejtë për së drejti. Duhet kapërcyer hapi i parë që të sigurohet i dyti dhe të tjerat hapa më tej. Hedhja e hapave sipas radhëve janë kërkesa të konsoliduara dhe që nuk tolerojnë. Dhe kjo duhet të kuptohet si një e vërtetë objektive. Në të gjitha kohërat ka qendruar dhe qëndron epërsia e Atdheut. Atdheun është pa diskutim parësor ndaj çdo partie politike shqiptare. Në NATO nuk hyri ndonjë parti politike shqiptare, por hyri Republika e Shqipërisë. Anëtare e Bashkimit Europian nuk pritet të bëhet ndonjë parti politike shqiptare, por pritet të bëhet Republika e Shqipërisë. Dhe e fundit, ajo që të gjithë e dimë, por që duhet t'u a kujtojmë është: "Partitë dhe individët ikin, ndërsa populli dhe Shqipëria jetojnë".- Studjues: Fahri Dahri. Itali, më 27/11/2020

39 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page