top of page

Detonatori shpërthimit është në Mitrovicë, në duart e francezve, serbëve dhe rusëve.



Afrim Morina



Me datën 17.01.2017 më është kërkuar një intervistë prej “Klan Kosova” rreth temës së ridizajnimit të kufijëve në Gadishullin e Iliridës (Ballkan). Meqenëse ditët e fundit ridoli në çarkullim një hartë, që në vete ngërthen thelbin e asaj intervistës së dikurshme, e njejta gazetare, Blerta Ahmeti, tash në “Albanian.Post”, më morri në intervistë për të parë se çfarë mund të komentoja përsëri rreth kësaj teme. Shumë gjëra thelbësore që i kam thënë në intervistën e mëhershme, nuk u emetuan! Ndoshta për shkak të minutazhit që i kishte ndarë me Kryeredaktorin e “Delos”. Mu për këtë arsye, për hir të qenit korrekt me lexuesit e mi, po e bëj këtë analizë, për të përfshirë gjithë atë që u tha në intervistë, e që ndoshta nuk keni pasur mundësi ta dëgjoni.

Në fillim, gazetares i them se harta, e cila qarkullon në mediet e informimit, pa marrë parasysh ku është publikuar më parë, ajo është produkt i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë. Vet pozita gjeopolitike dhe gjeostrategjike që zënë territoret shqiptare ua shton lakminë shteteve përreth dhe shteteve mbështetse të tyre në njërën anë dhe, në anën tjetër, edhe interesi i SHBA-ve. Pra, territoret tona janë një tampon-zonë në mes dy hemisferave botërore, midis asaj të Lindjes dhe Perëndimit. Si rrjedhojë, territoret tona ndajnë dy mentalitete, prandaj kjo e bën edhe më të lakmuar këtë pjesë të Evropës. Për të konstatuar një gjëtë tillë, të bind fakti që në këtë hartë veriu i Kosovës përfshihet si pjesë e Serbisë. Mirëpo, për të qenë më bindës për këtë, duhet thënë disa fjalë për histrorikun e hartave shqipatre që u gjendën në zyrat apo tavolinat e fuqive vendosëse.

Që nga Kongresi i Berlinit e këtej, fuqitë e mëdha e kanë pasur gjithnjë në tavolinë hartën e trojeve shqiptare, për t’u kusuritur ndërveti. Kjo ndodhi pasi frako-gjermanët legalizuan dhe zyrtarizuan gjuhën greke si gjuhë të vetme të shtetit të ri grek dhe caktuan një përandor gjerman, Otonin, duke e vendosur në fron të Athinës. Dhe ajo që është edhe më interesantja, Otoni u paraqit me veshje kombëtare shqipatare, sepse deri atëherë, 1822 (për pesëmbëdhjetë vjet) Athina frymonte shqip, fliste shqip dhe qeverisej shqip. Kjo ndodhi edhe në Konferencën e Paqes në Paris, pas LDB, nga planet greke, që gjetën mbështetje të madhe, aq sa Shqipëria londineze ish-anëtare e Ligës së Kombeve, përpak sa nuk u fshi nga harta gjeorgafike.

Shqipëria pati tri kohë në krye të së cilave ishin Avdyl Frashëri, Ismail Qemali dhe Enver Hoxha që, mbi të gjitha, mision të vetin e kishin çështjen komëtare shqiptare. Në të trija kohët u derdh gjak për të ruajtur kombin dhe territoret.

Konferenca e Londrës ishte më kobëzeza, nga e cila lindën shumë teori për përvetësimin e tokave shqiptare nga serbomalazezët, të mbështetur nga sllavët dhe pansllavistët, në krye me Francën. Në këtë Konferencë patëm një fat, se ajo morri vetëm një vendim, që Ulqini pas nëntëdhjetëenëntë vitesh t’i kalojë Shqipërisë, ndërsa veprimet e tjera, që u ndërrmorën gjoja në frymën e kësaj Konference, ishin veprime pushtuese, ku gjithë shtetet e Perendimit, përfshi dhe SHBA, gjoja për ta ndëshkuar Perandorinë Turke, terriotoret shqiptare ua dhuruan shteteve fqinjë: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Serbia dhe Greqia asnjëherë nuk u ndalën së vepruari, vetëm kanë pritur momente të caktuara për të vepruar. Pas dështimit të Greqisë në Konferencën e Paqes në Paris, 1946, doli ideja për Verio Epirin, të cilën u mundua ta realizojë në vitin 1949, por aty morri goditjen ndoshta më të madhe në histori nga shteti shqiptar i porsa dalë nga LDB. Ndërsa Jugosllavia e krijoi Maqedoninë si njësi artificale, për t’i pasur nën kontrroll shqipatrët dhe më vonë duke ia marrë Rrethit - Kosovës, Luginën e Preshevës. Kjo, për t’u qeverisur Kosova më lehtë.

Në vitet 1990 rizgjohen ndjenja fashiste në shtete fqinje për tërritoret shqipare. Kjo ndodhi pas vdekjes së Enver Hoxhës, duke u binur se e kanë më lehtë për t’i ndarë ato sipas kutit të tyre. Për të arritur këtë qëllim, sollën në udhëheqje të shqiptarëve, në të gjitha territoret, njerëz që ishin të rekrutuar nga sllavo-ortodoksët. Menjëherë dolën edhe kundërshtarët shqiptarë, duke e parë se tokat tona do të përdorëshin për kusuritje gjeostrategjike e gjeopolitike.

Kur kam folur para katër vitesh i kam pasur parasysh të gjitha këto dhe që atëherë kam kërkuar nga lidershipi shqiptar të jenë më syqelë dhe të bashkuar për kauzën shqiptare, duke përqendruar vëmëndjen në hartat franko-serbo-ruse, serbo-ruse dhe të hartave të tjera që i mbajnë në sirtare për t’ia nxjerr në kohën e duhur, por që të gjitha si piknisje kanë Veriun e Kosovës. Doli se një hartë e tillë, për të cilën po bëhej intervista, ka gjetur një moment të përshtatshëm, pas dështimit të ndërrimit të kufijve, apo ndrrimit të territoreve, të emërtuar edhe Minishengen, sipas kutit serb.

Sa është serioze kjo hartë pa autorësi (zaten projektet nuk mbajnë autorësi)? Pse dyshoj që ky projekt të jetë i Serbisë?

Serioziteti është shumë i madh dhe nuk duhet injoruar, por duhet që burrështetasit shqipatarë ta tejkalojnë veten, vendin ku kanë pushtet, ta tejkalojnë klanin apo subjektin që i ka sjellur në pushtet dhe t’i thërrasin mendjes, sepse kombi është në rrezik! Duhet parandaluar rreziku. Inetelktualët shqiptarë, kudo që janë, duhet të veprojnë me seriozitetin e duhur kohor, me mençuri profesionale dhe pa i nxehur gjakrat, për ta ndihmuar kombin në këtë kohë të vështirë. Serbia, me anë të kësaj harte, jo vetëm që mat pulsin e shtetarëve kudo në botë dhe interesat e të gjithëve, por edhe të popullatave që jetojnë brenda këtyre trojeve. Sesa serioz është ky projekt serb, na tregon fakti se ajo mundohet të përmbledh territoret të cilat i quan të vetat, Veriun e Kosovës dhe Bosnjën Serbe. Ajo është “dorë lirë” për shqiptarët, i jep një pjesë të Maqedonisë, e vetëdijshne se shteteve artificiale u ka ardhur fundi dhe nuk ka interes në atë territor. Kjo hartë i tegon gjithë Evropës dhe fuqive të mëdha, se problemi shqiptaro- serb është problem kyç për të siguruar paqen në Evropë, porosi e bartur nga Avdyl Frashëri, Ismail Qemali e Enver Hoxha, e tash e thotë Serbia përmes kësaj harte, sepse më në fund e ka kuptuar të vërtetën historike, dhe kjo e vërtetë duhet të dominojë, por, duke këmbëngulur ajo që Veriu i Kosovës t’i takoj asaj.

Mendimi im ka qenë dhe është që, nëse realizohet ky ridefinim kufijsh në Ballkan, duhet ecur sipas parimit të shtetit-komb. Nëse ecet sipas këtij parimi, atëherë do të kemi këto shtete-komb: Shqipëria, Serbia, Greqia dhe Bosnja “muslimane”; ndërsa Sanxhaku duhet të përcakthet që të jetë pjesë e shtetit shqipatar, ndërsa Mali i Zi do të jetë pashallëk i Beogradit, siç ka qenë edhe më herët.

Unë e shoh këtë hartë si fillimi i një furtune në Iliridë (Ballkan), sepse flaka e një lufte do t’i përfshijë një mori shtetesh të Evropës Juglindore, por edhe fuqitë e Lindjes e të Perëndimit Europian. Detonatori ështe në dorën vrastare serbe, në Veriun e Kosovë, e cila ka për të përflakur gjithë regjionin! Duhet të bëhemi parzmore dhe tri ditët e menduara serbe, për të kryer misionin e vet, t’i kthejmë në tri ditët tona dhe të kryejmë misionin kombëtar, se ka ardhur momenti, që gjithë bota demokratike të dalë në anën tone, se vet serbet po e heqin maskën.


Së fundi:

Edhe harta e “Një gruaje të zgjuar”, (lexo:- Bërnabiç me ekipin e vet qeveritar, akademinë dhe kishtarë), sipas Vuçicit është në vargun e hartave të serbisë, në hulumtim e sipër, mbështetur nga Franca dhe pansllavistët, për të ndryshuar mendjen e Evropës dhe SHBA-ve.

Ne duhet t’i analizojmë të gjitha, t’i përcjellim me kujdes, se me Borelët e Lajçakët nuk duhet të ulemi me duar në xhepa!

Një veprim ndryshe do të përckatone pushtetarët në grupin e të pamoralshmëve!


Prishtinë 28.04.2021


8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page