top of page

Demokratët e zonës Barking dhe Dagenham dënojnë grushtin ndaj ish-Kryeministrit Berisha




Demokratët e zonës Barking dhe Dagenham dënojnë grushtin ndaj ish-Kryeministrit Berisha


Gazmend Cufaj


Demokratët e zonës Barking dhe Dagenham, thotë kryedemokrati i kësaj zone, Gazmend Cufaj kanë dënuar grushtin që goditi liderin e Opozitës shqiptare, Prof Dr Sali Berisha. Ata njëzëri kanë dënuar sulmin ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, të ndodhur këtë të martë gjatë protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përmes një tubimi ata, e cilësojnë goditjen e ish-Kryeministrit si një akt të turpshëm dhe skandaloz, që nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

Goditja ndaj doktor Berishës është një akt i turpshëm dhe skandaloz. Është një veprim i papranueshëm në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Është një akt i tmerrshëm që meriton ndëshkimin më të rëndë të forcës së ligjit dhe institucioneve. Ky akt burracak dhe i neveritshëm do jetë gjithmonë i refuzuar prej njerëzve e shoqërive të lira si veprim që bie ndesh me parimet e demokracisë, liritë e të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, parimet kushtetuese në një shtet demokratik”, shkruan Gazmend Cufaj.


Në shqetësimin e tyre i bëhet apel organeve ligjzbatuese që të veprojnë sa më shpejt në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të dhunshme. Sipas saj, sulmi ndaj Berishës është një ditë e zezë për vendin, ndërsa i uron shërim të shpejt kreut të Partisë Demokratike.

Kryedemokrati dhe grupi që drejton ai u bëjnë thirrje autoriteteve ligjzbatuese dhe organeve të drejtësisë që të veprojnë sa më shpejt në zbardhjen e plotë të ngjarjes së dhunshme e skandaloze. Goditja e doktor Berishës jo vetëm si lider i opozitës, por edhe si ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë përbën një ditë të zezë edhe për vetë shtetin shqiptar. Ata i urojnë shërim të shpejtë doktor Berishës dhe z gazmend Cufaj shpreh mbështetjen e plotë ndaj tij dhe të gjithë opozitarëve shqiptarë që kërkojnë një Shqipëri të lirë, të zhvilluar dhe demokratike”, thuhet për goditjen ndaj Sali Berishës nga një 31-vjeçar gjatë marshimit në protestën e opozitës.

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page